Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Shume dakord Antimafi.

    Po kam hall se kjo cuca e re kryeprokurore nuk i njeh as kush jane as ca kane bere kta prokuroret e rinje qe do sjell kjo.
    Ata te vjetrit dihet se cfar dhe si ishin. Prandaj duheshin larguar.

    Me keta te rinjte, Ina Rama, barazimin e ka ne xhep (luan vetem per fitore).

    Sepse keta te rinjte më cope-cope se kaq nuk mund ta gjenin situaten dhe me keq se kaq nuk mund ta bejne edhe sikur te duan.
    Pra mbetet qe te bejne dicka me mire.

  2. #12
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Prokurorët e Sarandës, kritika nivelit profesional të policisë

    Analiza e organit të akuzës: Kriminaliteti është në të njëjtat nivele me vitin e kaluar


    Policia nuk është në nivelin e duhur profesional. Akuza për uniformat blu është bërë gjatë analizës njëvjeçare të punës së Prokurorisë së rrethit të Sarandës. Nga Prokuroria e Sarandës është ngritur pretendimi për nivelin e dobët të oficerëve të policisë, që janë pjesë e komisariateve të policisë në Sarandë e Delvinë. Kryeprokurori i Sarandës, Sali Hasa, tha se ata kanë treguar mangësi në formimin e tyre profesional dhe në administrimin e provave, të ardhura këto edhe nga ndryshimet e shpeshta në këtë strukturë.

    432 llogaritet të ketë qenë numri i procedimeve të bëra nga organi i akuzës në rrethin gjyqësor të Sarandës për vitin e kaluar. Kjo duket disi e frikshme krahasuar me 275 të tilla që i përkasin vitit 2006. Por kreu i prokurorisë sqaron se pavarësisht kësaj diference në leximin shifror të realitetit, kriminaliteti qëndron në të njëjtat nivele. "Nuk është rritur kriminaliteti, por profesionalizmi i hetuesve në hetimin e veprave dhe kundërvajtjeve penale në rajonin tonë, duke nisur nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe 13 komunat e zonave rurale", u shpreh Hasa. Ky ka qenë vlerësimi themelor i organit të Prokurorisë së Sarandës në analizën e punës për vitin e kaluar. Hasa e ka evidentuar si arritje hetimin korrekt dhe në kohë e brenda afateve që përcakton ligji, me gjithë mungesat e ndjeshme organike. Fakti që pjesa më e madhe e procedimeve kanë shkuar për gjykim dhe nga akuzat e ngritura gjatë një viti nuk është dhënë asnjë vendim pafajësie, është paraqitur gjithashtu si tregues i profesionalizmit në rritje në organin e akuzës.

    Kreu i prokurorisë lokale, Hasa, është shprehur edhe për përballjen me dukuri që vijnë nga mosnjohja në shkallën e duhur të legjislacionit nga komuniteti. Ndodh rëndom që prokurorisë i bëhen kallëzime të shumta e të shpeshta nga qytetarë, të cilët i drejtohen organit të akuzës pasi kanë mbetur të pakënaqur nga gjykata për përcaktimin e gjyqfituesve nga ana e saj. "Sidomos në procedimet civile paraqiten kallëzime në prokurori për falsitet dokumentesh", tha Hasa. Shqyrtimin e tyre ai e ka quajtur humbje kohe si për organin që drejton, ashtu edhe për qytetarin, duke qenë se këtë ata mund ta kërkojnë nga gjykata në çdo kohë.


    © Gazeta Shqip

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Ndryshimet në gjuhën e njësuar
    Nga dodoni në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 16-06-2013, 15:13
  2. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-06-2006, 14:18
  3. Ndryshimet më të fundit në forumet fetare
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-10-2005, 05:00
  4. Moisiu dekreton shtetesine shqiptare per Baton Haxhiun
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •