Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Breçani, 7 vjet burg për vrasjen e "përdhunuesit"

    Gjykata ndryshon cilësimin e veprës penale


    Është shfaqur shumë e qetë, e madje kur ka hyrë në sallë nuk ka mundur ta përmbajë emocionin teksa shikonte familjarët e saj dhe u ka qeshur, e madje edhe është përpjekur të shkëmbejë disa fjalë me ta. E veshur me një xhaketë ngjyrë jeshile të errët dhe pantallona jeshile tip ushtarake kamuflazhi, me flokët e mbledhura pas koke, 18-vjeçarja nga Tropoja dukej se kishte marrë parasysh çdo lloj vendimi që do të shqiptohej nga kryesuesi i trupit gjykues. Vrasja e një personi, për të cilin ka pretenduar se kishte tentuar ta përdhunonte, do t‘i kushtojë 7 vjet heqje lirie Aurora Breçanit. Gjykata e Tiranës ka dhënë dje vendimin përfundimtar, duke e shpallur fajtore vajzën nga Tropoja. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Breçanit me 18 vjet burg për akuzat e "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake". Por, në argumentimin e vendimit, gjykata, duke marrë parasysh edhe provat e paraqitura nga mbrojtja, ka ndryshuar cilësimin e veprës penale, duke dhënë fajësi për "vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike".

    Historia e Aurora Breçanit zë fill në dhjetorin e vitit 2005 në fshatin e saj në Breçan të Tropojës, kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe. Sipas deklarimeve të saj në proces, personi që kishte qëlluar donte ta përdhunonte. Viktima, 35-vjeçari Agron Rrahmani, sipas vajzës i kishte hyrë në shtëpi dhe kishte tentuar ta përdhunonte. E gjendur pa rrugëdalje, ajo e kishte qëlluar me automatik dhe e kishte vrarë. Por akuza ka pasur një tjetër version lidhur me ngjarjen. Sipas prokurorisë, midis viktimës dhe Breçanit kishte pasur më parë një lidhje dashurie. Për të vërtetuar këtë akuzë në proces është paraqitur edhe një foto e vajzës, e cila ndodhej në celularin e Rrahmanit.

    © Gazeta Shqip

  2. #2
    Po ka qene se i ka hyre ne shpi per ta perdhunu dhe kjo e ka vrare atere nuk duhej te denohej fare per vrasje, po thjesht per armembajtje pa leje.

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Po ka qene se i ka hyre ne shpi per ta perdhunu dhe kjo e ka vrare atere nuk duhej te denohej fare per vrasje, po thjesht per armembajtje pa leje.
    Jam shume dakort me ty...sa per fotografi ne celular dhe une psh kam Bred Pitt aty...edhe po u vra ky(largqofte) do denohem une?!lol

    Ja nje vajze trime tropojane..Kjo eshte heroine dhe per mendimin tim duhet te dilte e pafajshme!
    Per armet le te pergjigjen ata qe hapen depot dhe sot jane ne krye...
    Ajo ka mbrojtur vetveten,personalisht e admiroj!
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Po qe se ka ndodh ashtu.

    Po nese ajo ka thene qe kishte ndodhur ashtu dhe ka thene se nuk e njihte fare, dhe me pas eshte provuar qe e njihte atere behet shume e pabesushme gjithe historia e vajzes.

    Kshuqe varet

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    per mendimin tim sduhej te denohej
    une se kutoj kete ligjin tone
    te hy tjetri ne shpi
    te perdhunon mos valle duhet ta qerasesh me llokume?
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ja ka ba.. aurora ketij gangsterit..
    avokatet kan dashur te mashtrojne kinse ka pas lidhje.. se sipas tyre paska pas ne celular ai gangoja foto te aurores..
    e cili gango ska foto te vajzave.. apo sot me daljen e celulareve me kamera..
    cdo vajz duhet ta ket nji kallash me qeru hesapet me kriminelet..
    patjeter ky pis do ket qen shok i jaho salihit..perdhunuesit e vrasesit te shum e shum vajzave..
    te lumte pushka oj aurore..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Po ka qene se i ka hyre ne shpi per ta perdhunu dhe kjo e ka vrare atere nuk duhej te denohej fare per vrasje, po thjesht per armembajtje pa leje.
    Po sikur mos ta kishte at armen automatike afer veti, ai bisha do ta perdhunonte.
    Kshtu qe per mendimin tim sdot duhet as te denohej per arm mbajtje pa leje :P

    p.s - kemi marr rrolin e gjykatesit ne ketu

  8. #8
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Jam shume dakort me ty...sa per fotografi ne celular dhe une psh kam Bred Pitt aty...edhe po u vra ky(largqofte) do denohem une?!lol

    Ja nje vajze trime tropojane..Kjo eshte heroine dhe per mendimin tim duhet te dilte e pafajshme!
    Per armet le te pergjigjen ata qe hapen depot dhe sot jane ne krye...
    Ajo ka mbrojtur vetveten,personalisht e admiroj!
    Bravo DI_ANA edhe une jam dakort me tyja.

    Po nuk kuptova ate punen po vdiq Bred Pitt.

    Ta ka dhene vet Foron apo ja ke vjedhur???
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Po sikur mos ta kishte at armen automatike afer veti, ai bisha do ta perdhunonte.
    Kshtu qe per mendimin tim sdot duhet as te denohej per arm mbajtje pa leje :P

    p.s - kemi marr rrolin e gjykatesit ne ketu
    sot e perdor kjo, po neser e perdor vllai a babai per sherr armen

  10. #10
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Denimi i dhene eshte teper i rende, duhej te denohej me 2 apo 3 vite burg, kshu eshte llogjikisht e shendoshe, ama provat mbase edhe kan qene knder vajzes nuk i dihet....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Përgjigje: 195
    Postimi i Fundit: 08-10-2013, 14:03
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Kapet Izet Haxhia në Turqi, rihapet dosja "Hajdari"
    Nga Homza në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-09-2010, 04:13
  5. Hetim i BBC për krimet në Kosovë - Thaçi i hedh poshtë ato
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 12:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •