
Postuar mė parė nga
bili99
Une dhe Jeta
Sa here i kam thene jetes do te vras,
kur me ec me hile ,pse s'mendon?
Mushkerite cjerre ,ty kur te bertas,
Pse shpesh me mbyt,me mundon.
Kur rrugen me ferra ma shtron,
kot mendon se me ke rrexuar.
Shpirti im ne kembe qendron,
a me ndegjon Ti moj e uruar?
Kur hapin me gracka ma pret,
c'mendon ti se une aq shpejt dorzohem?
Mendon ti qe me vret,
Me i forte behem, kur nga ti mundohem.
Me merr rruges me te dashurit gjithnji,
ketu vertete , thuaj qe me ke fituar.
Se mua edhe te me vrasish, se kam merzi,
as me pergedhelje , as me tradhetine tende te kulluar.
Tek varret ne Vendlindje kur shkoj,
atje ku ndaheni Ti dhe vdekja.
Sa koha shkon , me pak te dashuroj,
A thua egziston Pikpjekja?
Nga Vendlindja ,larg ne mergim;
njerezit dhe varret i dua njesoj.
Kur shkoj ne Vendlindje per pushim,
I hutuar, ne mes udhekryqit qendroj.
Nuk di te shkoj para ne shtepi,
Te shoh Prinderit dhe vellaun e gjalle.
Te shkoj varrin e vellaut te perqafoj,
Jete dhe vdekje, balle per balle.
Perqafoj vellaun dhe motrat qe me presin,
bashke shkojme tek shtepia, dhe tek varret.
Zemrat tona , bashke pergjithmone mbesin;
S'na ndajne vdekjet, jeta as malet.
Enigme mbetesh, pergjithmone per mua;
sa e veshtire dhe e mundimshme Ti.
Shpesh nuk dij , pse them se te dua,
shpesh jete dhe vdekje me dukeni nji.
Cast merzie do ta quaj sot,
Kujtoj njerezit e gjakut,miqt e Vendit Tim.
Per Ata qe na lan, ju coj nga nje lot;
te gjalleve te dashur, nga nje perqafim.
.................................................. ...................
Fryma jote dhurate e shtrenjte per mua,
mundimin qe me bere, sot do ta fal;
Me goje plot te them se prape me shume ty te dua,
Kur shoh vazhdimsine , me behet zemra mal.
Me nderime per njerezit e Vendit Tim,
Xhabir Alili,Chicago,USA
Krijoni Kontakt