Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439

    Ditari : Kurora e Shpirtit

    Bije D A N I :


    K U R O R A E S H P I R T I T


    ( Ditar intim )



    Me kėto proza tė shkurtėra poetike, do tė pėrpiqem tė jap njė pasqyrė intime tė dy personave qė qėndrojnė pėrballė njėri tjetrit, nė rrethan krejtėsisht tė ndryshme! Ata, e ndjenjė njėri tjetrin ! E dėgjojnė ! E mirėpresin ! Megjithatė, i kanė tė vėshtirėsuara mundėsitė e pikėtakimeve !
    Pėr kėtė, ēdo ditė, si dikur, por edhe sot, ia komunikojnė njėritjetrit pėrshėndetjet! E pėrmes mesazheve, qė natyrėshėm vijnė nėpėr rrjetin intern, ata e lexojnė vrullin e dashurisė !
    A don, e s'din, a din e s'don !

  2. #2
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT



    1. PARANDJENJĖ


    Diēka e padukshme mė shkon vėrdallė! E ndjejė se mė lidhet njė nyje !

    Edhe kuptimin e ka ndėrruar dita e drita! Nuk e kanė atė pamje si mė parė. Sėpaku ashtu unė e parandjejė ! Por, nuk mundem ta deshifroj ! Se : njė shakullimė mė vardiset. Nuk mė kujtohet nė cilin shteg mė nxjerr ! Nė dritaren e ēastit mė rrėmbejnė kujtimet ! Dhe endem nėpėr to! Lakadredhave ku lindin pikėndalesat ! Ku presin pikėtakimet !

    Njė zė befas mė jehon. Ma prish qetėsin. M’ė turbullon brendinė e shpirtit. Por, sėrish mbaj vesh dhe e dėgjoj :

    - Pėrse rri nė vetmi ! E di se tmerrėsisht tė kėrkoj shtigjeve ! E s’tė gjejė dot !

    - Ēka tė duhem !, pėshpėrisja nė heshtje. Ku tė endem ! Nė kėtė kohė pakohė ma e mirė ėshtė vetmia! Dhe, sėrish kruspullosesha nė vetmi pa dalur shtigjeve qė s’i kisha kaluar kurrė !

    Njė peshė makthi mė mbėrthente! Desha tė ēlirohem por ngeca nė vrullin e misterit qė mė derdhte frymėzimet .

    Nė cilėn kaptinė tė jetės kishin trokitur akrepėt e zemrės ?
    Ku dilte gjithė ai vrull qė e priste zėrin e mesnatės…!
    A don, e s'din, a din e s'don !

  3. #3
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT



    2. PROLOG

    Nė pritje mbes e ngrij si magma
    sytė mė erren kur shikoj mbi xhama !
    Ishe ti Xhulijeta qė e ndoze siparin,
    apo, unė Romeo - aktor nė drama ?!


    Dua tė flej ! Dua tė flej !, pėshpėrisja.

    Nė shtrat as ėndėrrat nuk dua t’mė vijnė. Vetėm prehje dua ! Qetėsi .

    Fika dritėn ! U shtriva dhe mbylla sytė nė errėsirėn e trashė tė mesnatės! E mbuluar me jorgan prisja gjumin tė vijė.

    Pėr tė siguruar qetėsinė qyshkur e kisha vėn pikėn e stopimit nė celular me rikthim pėrgjigjeje :

    - Ky numėr nuk egziston !

    Atė ēast '' egzistimin'' ma tepėr e ndėrlidha me mua! Desha t’i shmangem vetvetes prej tė gjithė atyre , qė kur takohem mė pyesnin: Ku je ! Pėrse u humbe ! Dil ...!

    Vallė! Edhe nė errėsirė dalin shtigje! Ashtu m’u bė tek mė bridhnin mendimet. Sytė mė flakėronin. E gjumi kushedi ku kishte ngatėrruar adresėn.

    M’u bė se jam nė zgafellėn e urryer tė vetmisė qė mė kishte pėrpi tė tėrėn ! U rėqetha paditur pse !

    - Po ! Jam unė klitha! Jam unė ajo qė kėrkon e nuk di ēka ! Do, e nuk di ēka! Pres e...!
    Po!Pres pėr tė bėrė gjumė ! Por, as atė se bėj !Se ai e ka ngatėrruar adresėn dhe shpeshherė me lė nė stacionin e pritjes tė takoj agimin ! Si sonte ! Ja! Si sonte qė kanė filluar rrezet e tij ta hajnė errėsirėn!

    - Tė gjeta ! Tė gjeta !, pėshpėrisja . Njė gjysmė shekull kam rendur gjithkah. Nuk lash skutė e majė pa kėrkuar. Dhe befas trokita nė zemrėn tėnde ! Tashti kurrė nuk dal ! Nuk dal ...
    Edhe pse e zgjuar tėrė natėn m’u bė se jam nė ėndėrr!
    -Ėndėrr e trisht apo agim i blertė ishte…?
    A don, e s'din, a din e s'don !

  4. #4
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Bije DANI :KURORA E SHPIRTIT


    3. Mesazhi I parė : Pėrshėndetje

    Pėr tė gjithė atė qė bėre : Pėrshėndetje !

    Pėr tė dalė nė dritė ai krijim ka pritur dekada! Edhe sa do tė priste e do tė ndrydhej ashtu siē u ndrydh fjala e lirė shekujve .

    Megjithatė s'ka randėsi ! Punimi u publikua! Ai ėshtė I imi! Ka dalė nga llava e ndrydhur e frymėzimit ! Dhe ngeci nėpėr pritjen e gjatė . U zverdh ! Ti ia hape dritaren e blerimit tė kuptohet domethėnia e tij ! Pėrse se ka emrin e autorit , s’ka randėsi …!

    Respekt ! rilindi

    Eja ! Ēdo ēast tė pres ! Tė pres !
    Si rrezen qė e pret lulja e pranverės !
    Fjalkalimin e di pėr ta hapur linjėn
    s'ka mur kinez nė pragun e zemrės !


    Qėndrova meit ! E tronditur. Njėkohėsisht e pafajshme !

    Ai mė falnderonte pėr gjithēka. Ma tepėr se sa duhej.

    Dhe, unė ndjeja keqardhje pėrse kisha lėshuar pa publikim emrin e tij. Se kisha bėrė me kas ! Por ja u bė! Ndaj, fillova tė rishikoj faqen ! Aty ku qėndronte publikomi I krijimit pa emėr autori ! Aty rrezatonte pėrmbajtjen, domethėnien ! Me gjithė kurorėn e simboleve qė shprehej si jehonė. Pa emėr autori !
    - Ai ėshtė ! Pėshpėrita ! Por rri e struket nė zemrėn time…
    A don, e s'din, a din e s'don !

  5. #5
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Bije DANI :KURORA E SHPIRTIT

    4. Mesazhi i dytė: Tungjatjeta !


    Mbase do t’mė pėrgjigjesh !

    Prandaj mė lejo tė tė them ca fjalė qė i bluaj nė brendinė e mendjes. Ndoshta edhe nė brendinė e zemrės dhe shpirtit i kam! Po gjithkah! Mė shkojnė zi llavė vargan e vargan ! Duan tė shpėrthejnė.

    E tillė qenka jeta !

    Ajo befas mė rrėmbeu nėpėr kėto anale misteri. Dhe nuk di ku jam e ku shkoj! Por, kthim nuk ka ! Ashtu siē s’ka shpėtim kokėrra e grurit mes dy gurėve tė mullirit qė bluajnė ! Ashtu mė bluhen dėshirat ! Derisa tė ndizen zjarr e tė bėhen hi…

    Edhe sa herė duhet tė bėhem hi qė tė rilind pėrsėri ?

    E di se vetėm Ti e di !


    Me mall, rilindi

    E kuptoj ! Ti s'erdhe ! Unė tė pres !
    Pa Ty - mbeta i shkretė ! I mllefosur !
    Nė damarėt e zėrit - kėnga pa shpresė,
    digjet nga malli - e sakatosur !




    Vėrtet endem e shkoj vėrdallė nėpėr mendimet e njė domethėnie qė mė mbulon me lutje sikur thotė : Shpėtom !

    Dua tė klith ! Dua tė qesh ! Dua…! Por, nuk mundem.Bie nė mendime ! Nė mendime !
    Jam unė ajo qė e di se sa herė rilindi duhet tė bėhet hi ?!

    Katapulta lotėsh apo zjarr dashurie ndjeva atė cast ! Nuk u pėrgjigja! Mbeti ajo , peng - si lahuri nė erė…!
    A don, e s'din, a din e s'don !

  6. #6
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Bije DANI :


    5. Mesazhi i tretė : PARALAJMĖRIM



    Kam dalur nga vetja! Nuk kam durim ! Nė prak tė ēmendisė arrijė ! Dhe, pot ė trokas aty do tė nisem nėpėr natė!

    I veshur nė tė zeza do tė vi !
    Do tė vi ! Me gjuhė bilbilash ! Me kėngė e desha kėtė jetė !

    Por korbat ! Ah korbat mė verbuan sytė ! Dhe i verbėr dua tė tė takoj t’mė kthehen dritat …!

    Tashti as dritė e as ditė nuk shoh! Por, ndjejė se endem me trenin e vetmisė! Pėr njė shpresė bardhėsie ! Unė i pėrhumburi rilind i pėrjetshėm !Se:


    Je shenjtore apo hėnė qė del nė Mesnatė
    vezullon si rreze - sjell dritė agimi!
    Nė shpirt sėrish mė derdh dallgė - shtėrngatė!
    Nė log tė pėrballjes mė thėrret kushtrimi !



    Tė kėrkoj pa ndal ! Me shpirt e zemėr ! Atje majė maleve ! Fushave! Grykave . Pėrballė dallgėve tė stuhishme dhe ujit qė bėhet det !

    Kam mbetur pezull! Mė kupto! Nė cilin binarė tė nisem pėr stacionin e takimit ! Nuk jetohet gjithmonė nė udhėkryq ! Mė thuaj ...!
    A don, e s'din, a din e s'don !

  7. #7
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Bije DANI:

    6. Mesazhi i katėrt : ALARM


    Prej nė cilin qiell nisesh si Perėndi
    nė zemėr mė mbėrthen me afsh
    dy sy bojėqielli mė bėjnė det me shi,
    nė katandi kam ngecur apo dal nė rrafsh ?!


    Gjithė ajo qė e ndjej dhe e shikoj je Ti !
    Djepi ku prehet shpirti im i shqetėsuar !
    Horizonti i gjallėrisė ! Blerimi !


    Do tė kėrkoj gjithkah! Dhe do tė tė gjejė ! Qoftė edhe pėr njė cast ! Sa tė tė shoh fytyrėn! Vetullat !Hundėn. Dhe zėrin tė tė dėgjoj ! Dridhjen …!

    Pėrndryshe ia kam pėrcaktuar vetvetes vendndodhjen ! Pa hamendje ! Por, ti mė mban e mė rindez tė jetoj! Tė krijoj ! Andaj dua tė jetoj pėr Ty!

    Prandaj nuk qėndroj dot ! Nuk mundem ! As mishi dhe eshtrat e trupit s’i bėjnė ballė zjarrit tė zemrės ! I djeg ai ! Ndaj transmetojnė lengatė ! Rraskapiten ! Rropaten nė vetmi duke pritur !

    Nė rrudhat e ballit pėrditė e ma shumė shprehet libri i jetės ! Fati qė mbeti i ndrydhur ! I ndaluar ! Pėr ēka ? Pėr Kurorėn e shpirtit…!

    I vetmuar ec.E kam zbuluar misterin …!
    A don, e s'din, a din e s'don !

  8. #8
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Bije DANI: KURORA E SHPIRTIT



    7. NĖ PRITJE !


    Si mund tė prehem kėtė natė jehonash
    ēdo gjė nė rrėmbim mė ka pushtua,
    s'ėshtė kjo gjamė qė derdhet - nė pėrmasė zezonash
    por llavė qė mė djeg me klithmė : Tė dua !


    Ėshtė rrotulluar gjithēka ! Jam unė, apo u tjetėrsova ?!

    Gjithēka ndryshe frymon ! Kam filluar tė ik horizontit ku bėhet pikėtakimi!Dhe ndizet e kėndellet shpresa pėr tė !Pėr jetė tė re! Tjetėrfare…!

    Po! Jetė me zhurmė ! Me kuvendim ! Po ēka se bijnė skemat e sė kaluarės! Absurdi pa rrezejetė lirie ! Me vetmi !

    Jam bėrė strehė e pritjes ! Dua tė dėgjoj atė zė ! E tė kuvendoj gjatė- gjatė! Pėr gjithēka !, pėshpėrisja. Dhe rikujtoja nė mendje copa fjalishė, fragmente me domethėnie se mė do ! Pėrkushtime ! Urata …!

    Po! Ai mė shkruan orė e cast !

    Ėshtė bėrė gurrė qė derdh valėt e zjarrta tė dashurisė ! Dhe, vijnė e trokasin ato nė portėn time, ēdo mesnatė kur kapakėt e syrit i mbyll pėr gjumė! Por, jo ! Nuk flej !Pres!

    Pres mesazhet qė trokasin dhe mė sjellin zemrėn dhe shpirtin e tij! Mendjen! Frymėzimet e ndjenjave qė derdhen pėr tė shprehur fjalėn : Tė dua !
    Ndaj i pres! I lexoj dhe rilexoj…!

    Vėrtet e ndjejė dhe mė merr malli !Nuk mundem pa ia dėgjuar domethėniet e vargjeve tė mbushura me zjarr e vrull dashurie ! Janė tė tilla se mė do !

    - Edhe unė…pėshpėrita dhe heshta! Heshta duke pritur…!
    A don, e s'din, a din e s'don !

  9. #9
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT



    8. PAKĖNAQĖSI


    Ēysh tė shkruaj tjetėr ?

    Pos shungullimave tė tokės
    dhe bredhjeve tė njerėzve -
    nėpėr botė !


    Duke kėrkuar fatin
    kanė humbur lumturinė !



    Njė vrull i pafund dhe pa kuptim shtrihet pėrmasės sė shpirtit tim!

    Ndjejė lėngatė ! Dhembje nė trup ? Kuvendoj me vetveten ! Grindem me diēka tė padukshe qė mė rri afėr – afėr. Por as e shoh as e takoj. Dhe, kurrė nuk e harroj! Nuk e largoj !

    Ėshtė bėrė gjendje e pėrhershme nė brendinė e mendjes sime. Bile, ca herė, bėhet shtysė pėr tė shkruar nė atė ishull vetmie ! Pėr tė nis tregimin e gjatė pėr rrjedhėn e kohės qė kalon befasisht. Dhe, tė lė me shpresat e sėmbarės qė duhet tė vijė !

    - Jo kurrė nuk vjen ajo !, pėrgjigjem me nervozė ! E ndez cigaren dhe pėrpij tymin e saj t’mė derdhet mushkėrive nė brendi tė kraharorit ! Nuk e di pėrse helmi me helm shėrohet ?

    - E kėrkova fatin dhe humba lumturinė !, mė vinin rrotull vargjet. Nuk e di ku dhe nuk e di pėrse mė ngelėn kaq thellė nė mendje! Por, nė kėto ēaste kur tjetėr botė mbretėron nė mendjen time copa fjalishė e domethėniesh mė shkojnė vėrdallė. Janė vrull mesnate qė kėrkojnė tė vijė agimi apo tė mbulojė mesjeta me luftėra e kryqėzata ?

    Ajo perandori e tranuar ka nisur pushtimin! Shigjetat e padukshme bėjnė sulm! Goditet zemra dhe shpirti im !

    Sa e lumtur bėhem nė kėtė rreth kakėnaqėsie !

    Do ta flak vetminė…!
    A don, e s'din, a din e s'don !

  10. #10
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Bije DANI: KURORA E SHPIRTIT


    9. TUNDULLIMĖ

    Ēfarė misteri!

    Askush se zbuloi datėtėlindjen
    qė kėrkoj tė futet nė shekuj !

    Ironia jote hedh valle
    nė strumbullarin mister,
    siē hedh enigmat kafeja
    nė filxhanin e pėrmbysur !



    Ripėrsėris gjithė kohės Vargane mendimesh qė mė shkojnė vullkan !

    Ndjejė tundullimė ! Njė shkrirje tė pėrhershme tė asaj qė isha ! Dhe rindėrtoj vetveten e re! Atė , sa e si duhet tė jem !

    Ndaj , vendos me kėmbėngulje tė hyjė nė log. Aty ku pėrballen ndjenjat, dėshirat ! Edhe kundėrshtitė …!

    - Unė njė jetė e kam ! pėshpėrisja !

    Atė kohė grindesha me vetveten ! Grindesha me rėnien e regjimit tė vetmisė! Po ! Rėnien e asaj perandorie shėmtake ! Qysh kur ndodhesha nė kufinjt e saj! Edhe kur isha fare e re! Edhe kur u bėra grua…! Edhe… !

    Grindesha duke pėrmbysur filxhanin e kafesė tė lexoja misterin e shkruar tė fatit tim ! Megjithatė si e pėrhumbur arratisesha! Pėr orė e cast ! Nė tė vėrtetė mė arratisej zemra dhe shpirti ! Pa diktueshėm ! Vetėm me trup isha pėrditė brenda katėr murnajave tė pėrcaktuara tė vetmisė sime ! Aty i prisja agimet , e lodhur dhe , pa gjumė! Aty i ngrysja netėt! Ishte pėrditėshmėri ajo! Ishte pėrballje e pandėrprerė e vetmisė dhe e durimit!

    - Po vallė ? Kėshtu katandisen shpirti dhe trupi ?

    Pėshpėrisja nė heshtje ! Me randėsi ėshtė se e dua! Ndjej mall dhe mė dhimbset ! Edhe ai mė do !

    Ndaj, e kėmbej me lutjet tė jetė shėndosh e mirė ! Atėherė, edhe unė e lumtur jam !
    A don, e s'din, a din e s'don !

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 10-06-2025, 00:00
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Sakramentet ne Kishen katolike
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2009, 12:42
  4. Pagezimi ne Frymen e Shenjte
    Nga i krishteri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 24-10-2007, 12:39
  5. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •