Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    QËNDRESA E REXHEP MALËS PËRBALLË TORTURAVE TË UDB-së JUGOSLLAVE

    Kush mori pjesë në gjykimin e grupit të Adem Demaçit?

    Në 24 vjetorin e rënies së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës

    Përmbajtja e lëndës:


    - Kush ishte Rexhep Mala;
    - Rexhep Mala truri i lëvizjes kombëtare;
    - Kush mori pjesë në përgatitjen e gjykimit të intelektualëve patriotë, në vitet 1975 – 1976 ?!
    - Kush mori pjesë në përgatitjen e gjykimit të intelektualëve patriotë, në vitet 1975 – 1976 ?!
    - Cilët udbashë morën pjesë në torturimin e intelektualëve patriotë?!
    - Përpara ekzekutimit të denimit në gjykatë, Fadil Hoxha dhe Mahmut Bakalli i bënë gjyqin politik Adem Demaçit me shokë!
    - Kush mori pjesë në gjykimin e grupit të Adem Demaçit?
    - Në vazhdën e këtij gjykimi mbahen edhe tri gjykime tjera
    - Fahredin Gunga: ”Grupit irredentist, i vërtetuar si armik I popullit dhe i rendit tonë kushtetues, iu shqiptuan denime të merituara” (!!!)
    - Çfarë torturash përdorte UDB-a në hetuesi ndaj të burgosurve shqiptarë ?!
    - Si u torturua truri i lëvizjes kombëtare – Rexhep Mala nga udbashët gjakpirës?!
    - Më binin në shputat e këmbëve sa mundnin. Njëri më mbante për krahësh, e tjetri ishte hypur mbi mua dhe godiste me tërë fuqinë e tij shputave të këmbëve të mia.
    - Rexhep Mala: „Ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë e ju hetuesit Serbë jeni kriminelë…“
    - Takimi i Rexhep Malës me nënë Fahrien në mes grilash!

    Kush ishte Rexhep Mala shkruar nga:
    Sheradin Berisha


    Rexhep (Mehmet) Mala u lind me 29 mars 1951 në Hogosht të Dardanës, në një familje me tradita të larta atdhetare. Shkollën e mesme e ka filluar në Gjilan, por për shkak të organizimit të demonstratave të 27 nëntorit 1968 në Gjilan, përjashtohet nga shkolla dhe dënohet për kundërvajtje. Shkollën e vazhdon në Preshevë së bashku me Fatmir Salihun, Irfan Shaqirin etj. Studimet do t´i vazhdojë në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Në vitin 1973 burgoset për herë të dytë, së bashku me Sami Dërmakun dhe Isa Kastratin, por kësaj radhe për kalim ilegal të kufirit Kosovë-Shqipëri. Në vitin 1974, dënohet për herë të tretë, po ashtu për kalimin ilegal të kufirit Jugosllavi-Austri. Ndërsa për herë të katërt arrestohet në vitin 1975 dhe dënohet në grupin e Adem Demaçit me 9 vjet burg të rëndë. Më 23 maj 1983 Rexhepi lirohet nga burgu së bashku me disa shokë. Atë vit vë kontakt me Nuhi Berishën, i cili në qershor të atij viti ishte kthyer nga Zvicra në Kosovë, dhe menjëherë e vazhdojnë aktivitetin e përbashkët kombëtar deri në vrasjen e tyre nga policia speciale, në natën e 11/12 janarit 1984 në një shtëpi në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Nuk është thënë rastësisht se Rexhep Mala ishte truri i aksioneve të lëvizjes kombëtare. Në vitin 1974 Rexhep Mala së bashku me Xhafer Shatrin dhe Xhavit Dërmakun formojnë celulën “treshen” në kuadër të organizatës “Grupi Revolucionar”, të cilën e drejtonte Kadri Osmani. Rexhepi me celulën e tij në vitin 1974 merr pjesë në shpërndarjen e trakteve në konviktet e Universitetit të Prishtinës. Pas burgosjes së Kadri Osmanit, të Xhafer Shatrit, të Binak Ulajt, të Jashar Aliajt dhe të Metë Shatrit, Rexhep Mala nuk do të ndalet dot, vazhdon aktivitetin me përkushtim edhe të madh. Kështu, më 6 e 7 korik 1974 Rexhepi së bashku me Hilmi Ramadanin do të shpërndajë trakte në fshatrat Topanicë dhe Hogosht. Në prag të mbajtjes së gjykimit kundër Kadri Osmanit me shokë, në dhjetor 1974 Rexhepi mori pjesë aktive në shpërndarjen e trakteve dhe shkrimit të parullave kundër regjimit titist, në konviktet e Universitetit të Prishtinës. Konkretisht Rexhep Mala me Hilmi Ramadanin, do të shpërndajnë afishe dhe do të shkruajnë parulla në konviktin nr.1 të qendrës studentore. Aktivitetin e Rexhep Malës do ta ndërpresë vetëm arrestimi dhe burgosja e tij më 23 maj 1975.

    Kush mori pjesë në përgatitjen e gjykimit të intelektualëve
    patriotë, në vitet 1975 – 1976 ?!

    Dihet mirëfilli se nga maji deri në tetor 1975 regjimi i egër titist ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh në Kosovë dhe me këtë rast u burgosën dhjetra intelektualë patriotë, dhe në mesin e tyre ishte edhe simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi. Demaçi u arresta me 6 tetor 1975 dhe kjo ishte burgosja e tretë e tij. Në organizimin e burgsjeve, hetimeve dhe në fund të procesit gjyqësor, kanë marrë pjesë të gjitha strukturat e pushtetit në Kosovë, duke filluar nga Komiteti i Lidhjes Komuniste të Kosovës e deri te mediumet në gjuhën shqipe dhe serbe / TV-të dhe gazetat), që ishin vënë plotësisht në shërbim të UDB-së.

    Në këtë proces kundër djalërisë atdhetare drejtpërdrejtë morën pjesë:

    1. Fadil Hoxha, zyrtar i lart i LKJ-së
    2. Mahmut Bakalli, kryetar i Komitetit të LKK-së
    3. Mehmet Shoshi, sekretar i Punëve të Brendshme të Kosovës;
    4. Hasan Mehmeti, kryeshef i Sigurimit shtetëror (UDB-së) në Prishtinë;
    5. Nazmi Juniku, sekretar Krahinor i Jurisprodencës dhe Administratës së Përgjithshme;
    6. Durak Jasharaj, gjykatës hetues;
    7. Halil Kelmendi, prokuror publik;
    8. Durmish Koçinaj, kryetar i trupit gjykues;
    9. Shefqet Bytyqi, gjykatës;
    10. Fehmi Gashi, gjyqtar porot;
    11. Mileva Grujiqi, gjyqtare porot;
    12. Hasan Berisha, gjyqtar porot;
    13. Nazmije Krasniqi, procesmbajtëse në gjykim;
    14. Fahredin Gunga, kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës;
    15. Ali Olloni, gazetar i ”Zërit të rinisë”
    16. Isak Hasani, gazetar i “Rilindjes”

    Cilët udbashë morën pjesë në torturimin e intelektualëve patriotë?!

    Hetimet torturuese në këtë proces të montuar politik i kanë kryer këta udbashë:
    1. Jusuf Karakushi
    2. Pavle Jelisaviq
    3. Mehmet Haskaj
    4. Ibush Kllokoqi
    5. Drago Dragojeviq
    6. Muharrem Dana
    7. Sllobodan Mijoviq
    8. Asllan Sllamniku
    9. Shefqet Hashani
    10. Bafti Jakupi,
    11. Svetisllav Dollasheviqi
    12. Zenun Shala
    13. Naip Hoxha
    14. Refik Tashi
    15. Metush Sadiku
    16. Zejnullah Shala
    17. Hasan Mehmeti
    18. Shefqet Obria
    19. Faik Nura
    20. Rajko Çalloviqi
    21. Metë Kuqi
    22. Ramçe nga Prizreni ....etj

    Përpara ekzekutimit të denimit në gjykatë, Fadil Hoxha dhe Mahmut Bakalli i bënë gjyqin politik Adem Demaçit me shokë!

    Para se të nis gjykimi, fillimisht atdhetarëve në krye me Adem Demaçin i bëhet një gjyq politik.

    - Fadil HOXHA - ish-zyrtar i lartë i LKJ-së, pak ditë para se të fillonte procesi i gjykimit kundër Adem Demacit dhe dhjetra veprimtarëve të tjerë, do të deklarojë:”...Sa pretendentë e të pafytyrë! Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar,e këndej as katundi i vet, as lagjja e vet nuk i njeh,Veç për të keq e hajni”. (Rilindja, 23.12.1975, fq.5)

    - Ndërkaq Mahmut BAKALLI - kryetar i atëhershëm i Komitetit Krahinor të LKJ-së, në një mbledhje në Kaçanik më 13 janar 1976, thotë: ”Irredentizmi shqiptar në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste, por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njejta. Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste - fashiste shqiptaromadhe, irredentizmit shqiptar nuk do t´i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist. (...) Në këtë baza irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin denime shembullore”. (Rilindja, 14 janar 1976)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kush mori pjesë në gjykimin e grupit të Adem Demaçit

    Dhe vërtet porosia e Mahmut Bakallit shkojë në vend. Më 7 shkurt 1976 (pas shtatë ditë gjykimi) Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish Koçinaj (pikërisht i deleguar nga Mahmut Bakalli): me gjykatësit: Shefqet Bytyqi, Fehmi Gashi, Mileva Grujiqi dhe Hasan Berisha, me pjesëmarrjen e Nazmije Krasniqit si procesmbajtëse, në çështjen penale të ngritur nga prokurori publik Mr.Halil Kelmendi, në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së, në « emër të popullit » shpalli aktgjykimin P.nr.239/75 prej 89 faqesh.



    Me këtë rast u dënuan:
    1. Adem Demaçi, me......................15 vjet burg të rëndë,
    2. Skënder Kastrati, me..................12 vjet burg të rëndë,
    3. Hetem Bajrami, me.................... 7 vjet burg të rëndë,
    4. Hasan Dërmaku, me................. 10 vjet burg të rëndë,
    5. Osman Dumoshi, me................ 7 vjet burg të rëndë,
    6. Rexhep Mala, me...................... 9 vjet burg të rëndë,
    7. Selatin Novosella, me............... 7 vjet burg të rëndë,
    8. Ilaz Pireva, me.......................... 7 vjet burg të rëndë,
    9. Fatmir Salihu, me..................... 7 vjet burg të rëndë,
    10. Xhavit Dërmaku, me.............. 9 vjet burg të rëndë,
    11. Sherif Masurica, me............... 7 vjet burg të rëndë,
    12. Sami Dërmaku, me................ 6 vjet burg të rëndë,
    13. Zijadin Spahiu, me................. 5 vjet burg të rëndë,
    14. Isa Kastrati, me...................... 6 vjet burg të rëndë,
    15. Ahmet Hoti, me ..................... 6 vjet burg të rëndë,
    16. Njazi Korça, me..................... 6 vjet burg të rëndë,
    17. Irfan Shaqiri, me.................... 7 vjet burg të rëndë,
    18. Hilmi Ramadani, me .............. 5 vjet burg të rëndë,
    19. Nazim Shurdhani, me.............. 4 vjet burg të rëndë.
    (Nga aktgjykimi: P.nr.239/75, 7 shkurt 1976)




    Në vazhdën e këtij gjykimi mbahen edhe tri gjykime tjera

    Pas këtij gjykimi, mbahen edhe tri gjykime tjera, të cilat padyshim konsiderohen si vazhdimësi e këtij procesi gjyqësor...

    ( I )

    Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në trupin gjykues të përbërë nga gjyqtari Shefqet Bytyqi, kryetar i trupi dhe gjyqtarëve porot Dushan Dimitrije e Ajet Fazliu, anëtar të trupit gjykues, me pjesëmarrjen e Xhemajl Sahitit, si procesmbajtës …, për shkak të veprës penale propagandë armiqësore nga neni 118 al.1 të KP në bashkëveprim, duke vepruqar sipas aktakuzës së prokurorit publik të qarkut në Prishtinë PP-nr.91/75 të datës 28 gusht të vitit 1975, pas seancës kryesore publike të mbajtur më 18, 19, 20, 21 e 22 shkurt të vitit 1976, në pranin e të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre si dhe përfaqësuesit të akuzës publike – zëvendësprokurorit publik të qarkut Mr. Halil Kelmendit, muar dhe me 23 shkurt 1976 publikisht në « emër të popullit » shpalli Aktgjykimin, dhe u denuan:


    1. Adem Rukiqi, me..........................9 vjet burg të rëndë,
    2. Bektesh Rudhani, me.................... 6 vjet burg të rëndë,
    3. Tafë Rukiqi, me...........................6 vjet burg të rëndë,
    4. Ymer Rukiqi, me..........................2, 6 muaj burg të rëndë,
    5. Arif Rukiqi, me............................1, 6 muaj burg të rëndë,
    6. Zydi Bilalli, me............................3 vjet burg të rëndë,
    7. Bislim Bajraktari, me.....................4 vjet burg të rëndë,
    8. Xhevdet Nasufi, me...................... 2, 6 muaj burg të rëndë,
    9. Idriz Mehmeti, me........................1, 6 muaj burg të rëndë,
    10. Sadullah Zeqiri, me.................... 2, 6 muaj burg të rëndë,
    11. Ajet Rukiqi, me..........................4 vjet burg të rëndë,
    12. Adem Pavataj, me...................... 2, 6 muaj burg të rëndë,
    ( Nga aktgjykimi P – nr.183/75, më 23.II.1976, fq. 6 dhe 7)


    ( II )

    - Më 16/17 mars 1976 në Gjyqin e Qarkut në Vranjë të Serbisë, nën kryesimin e gjykatësit Radomir Gjorgjeviq dhe prokurorit publik Radisav Stojanoviq, në bazë të nenit 117 al.1 në lidhje me nenin 100 dhe 101 të kodit penal të Jugosllavisë, « në emër të popullit » denohen:


    1. Jetullah Arfi, me......................... 12 vjet burg të rëndë,
    2. Fazli Abdullahu, me...................... 6 vjet burg të rëndë.

    (Nga aktgjykimi K.nr.101/75, më 17.III.1976, fq.3)

    ( III )
    - Dhe në gjykimin e tretë, të mbajtur poashtu në Vranjë, nën kryesimin e gjyqtarit Dushan Mitroviq dhe prokurorit Radisav Stojanoviq, në bazë të nenit 118 al.1 të KPJ-së, « në emër të popullit » denohen:

    1. Qamil Nuhiu, me........................ 4 vjet burg të rëndë,
    2. Selajdin Nuhiu, me.................... 1, 6 muaj burg të rëndë.

    (Nga aktgjykimi K.nr.4/76, më 19.III.1976, fq.2)

    Fahredin Gunga:”Grupit irredentist, i vërtetuar si armik I popullit dhe i rendit tonë kushtetues, iu shqiptuan denime të merituara” (!!!)

    Pas shpalljes së aktgjykimit kundër grupit të Adem Demaçit dhe dhjetra atdhetarëve tjerë, RTP-ja gjegjësisht kryeredaktori i këtij mediumi Fahredin Gunga bëri një Koment televiziv me titull “Dënime të merituara.”


    (Një fragment i komentit)

    ”Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës, grupit irredentist, i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar,iu shqiptuan denime të merituara.Opinioni ynë, klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës, e posaçërisht kombësia shqiptare, i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë,i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht, duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen, ashtu siç i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre.

    Pas shqiptimit të denimeve të merituara, ky grup as që meriton të mirret ngojë, sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh, të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik. Është fjala për pozitat reaksionare të grupit të përmendur, të veshur demagogjikisht nën petkun e ideologjisë, gjoja marksiste – leniniste. Ai duke e shpërdoruar pikërisht lirinë e plotë dhe barazinë në Jugosllavinë socialiste vetëqeverisëse, u përpoq t´i paraqitet popullit shqiptar gjoja dishepull shpirtëror kombëtar. Kjo na bëri që të zbërthejmë edhe një herë se ç´është në të vërtet irredentismi shqiptar dhe çka kërkon ai në mesin tonë.

    Esenca, pretendimi dhe qëllimi i parë i irredentizmit tek ne është shkatërrimi i Jugosllavisë si shtet, si sistem marrëdhëniesh socialiste vetëqeverisëse, si bashkësi e kombeve dhe kombësive, (…) Petku i tij dogmatiko-stalinist, frazat në emër të gjoja marksizëm-leninizmit, aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist, antisocialist dhe antishqiptar. (...) Prandaj, çdo tentativë e armikut, sikurse edhe e këtij irredentist, do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste, të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit,integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.”

    Rexhep Mala: „Ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë e ju hetuesit serbë jeni kriminelë…“

    Një artikull i ngjashëm me komentin e z.Gunga, por me titull tjetër: ”U denua grupi armiqësor irredentist” u shkrua nga Isak Hasani në gazetën ”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën ”Zëri i Rinisë” të datës 14 shkurt 1976, fq.7.

    Çfarë torturash përdorte UDB-a në hetuesi ndaj të burgosurve shqiptarë?!

    UDB-a gjatë procedurës së hetimeve ndaj të burgosurve politik shqiptarë ka ushtruar torturat më të tmerrshme fizike dhe psikologjike. Cilat ishin ato tortura?!

    Torturat fizike

    Nga metodat e torturës fizike u aplikuan:

    1. Rrahja sistematike ose falanga - Gjatë tërë kohës viktima torturohet me shkopinj gome, shufra hekuri ose tela etj në shputat e këmbëve etj.
    2. Tortura seksuale - është ushtrim i dhunës së dtrejtpërdrejtë në organet gjenitale me anë të goditjeve elektrike në këto organe.
    3. Tortura elektrike - ishte një nga llojet e torturave më të tmerrshme. Elektrodat vendoseshin në pjesët më të ndjeshme të trupit, si: në veshë, në gjuhë, në mish të dhëmbëve, në mollëza të gishtrinjëve, në organe genitale etj.
    4. Djegia - bëhej me anë të cigares apo me hekur të nxehtë. Përveç kësaj ekzistonte edhe një metodë tjetër e djegjes që quhej ”Pjekja”, kur i burgosuri vishej me një skarë hekuri dhe me anë të rrymës elektrike nxehej gradualisht.
    5. Tortura e mbytjes - Koka e viktimës zhytej në ujë të ndotur me jashtëqitje, urinë dhe ndytësira tjera, derisa të fillonte mbytja, apo humbja e ndjenjave dhe reflekseve fizike....!!!
    6. Gjymtimi - si torturë mund të kishte disa forma. Të tilla ishin: Viktimës i shkuleshin flokët, mjekra, i hiqeshin thonjtë, i preheshin pjesë të ndryshme të trupit si prerja e veshëve e gjuhës etj
    7. Tortura dentare - Udbashët me godtije të rënda ose më dana dhe teknik joadekuate viktimës ia thenin ose nxirrnin dhëmbët e shëndoshë.
    8. Tortura farmakologjike - Torturuesi e detyronte viktimën të gëlltiste barna ose i jepnin injeksione të rrezikshme për shëndetin e tyre.
    9. Varja palestineze - ishte një formë torture kur viktima mbahej me krahët prapa me orë ose ditë të tëra. Gjatë kësaj torture përdorej edhe tortura elektrike (elektroshoku) në pjesët e ndjeshme të trupit.

    Torturat psikologjike

    - Tortura psikologjike ishte një metodë që shkatërronte personalitetin dhe dinjitetin e të burgosurit. Gjatë torturës, sipas shumë deklaratve të të burgosurve, udbashët kanë përdorur disa lloje metodash të troturës psikologjike, si:

    1. Privimi ose rraskapitja - Viktima privohej nga gjumi, kontaktet me njerëz tjerë (siç ishte rasti me Skënder Kastratin i cili 11 muaj u izolua nga çdo gjë), nga drita, nga tingujt e muzikës, nuk e linin të pastronte trupin apo të shkonte në toalet etj; Me ditë të tëra e linin pa gjumë etj.
    2. Kërcënimi - Të burgosurit kërcënoheshin se do t´i torturonin, do t´ua kidnaponin familjen, do t´ua masakronin fëmijtë... Shumë të burgosur nga burgjet kërkonin që të distancohej familja nga ata,ose nga gratë e tyre kërkonin që të shkurorëzoheshin (siç ishte rasti me Adem Demaçäin e shumë të tjerë).
    3. Tortura kolektive - gjatë hetuesisë udbashët shpeshherë e përdorinin këtë lloj metode. I fusnin me një dhomë shumë të burgosur dhe i rrahnin deri në alivanosje para të tjerëve. Ashtu të rrahur ka ndodhur t´i ekspozonin edhe para anëtarëve të familjes (siç ishte rasti me Hydajet Hysenin...). Qëllimi i torturuesit ishte përkulja apo thyerja e dinjitetit njerëzor të viktimës; Gjatë hetuesisë ndajt të burgosurve e sidomos ndaj Metush Krasniqit (të cilit edhe pse ishte në qeli ia vunë prangat e herkurta 25 kg. të rënda), kohë pas kohe i lëshonin minjë të mëdhenj për ta kafshuar trupit dhe për ta tmerruar e thyer psiqikisht.
    4. Poshtrimi - Të burgosurit fyheshin rëndë nga udbashët, i fyenin të dashurit e tyre. I detyronin të flisnin gjëra poshtruese për të afërmit e tyre etj.

    Si u torturua truri i lëvizjes kombëtare – Rexhep Mala nga
    udbashët gjakpirës?!

    Torturuesit e atdhetarit dhe trurit të Lëvizjes kombëtare Rexhep Malës me shokë, në vitin 1975/76 ishin udbashët gjakpirës: Asllan Sllamniku, Muharrem Dana, Faik Nura e shumë të tjerë që u përmendën më lartë. Në ballafaqimin e parë në ambientet e UDB-së, udbashi Asllan Sllamniku e pyet Rexhep Malën (Shpëtim Gurin-pseudonim i i tij): ”Ti je Shpëtim Guri a?” Po i thotë Rexhepi. Duke u zgërdhirë si qenë Asllan gjakëpirësi i thotë: ”Nëna në shtëpi e bënë miellin bukë, e ne këtu e bëjmë bukën miell! Mbaje mend këtë!”

    Dhe vërtet udbashët e sojit të Sllamnikut përdorën torturat më të tmerrshme ndaj Rexhep Malës dhe shokëve të tij, mirëpo Rexhepi nuk u dorëzua për asnjë moment para xhelatëve, ai qëndroi stoik dhe i pathyeshëm.

    Më binin në shputat e këmbëve sa mundnin. Njëri më mbante për
    krahësh, e tjetri ishte hypur mbi mua dhe godiste me tërë fuqinë e tij shputave të këmbëve të mia.

    Ja si i përshkruan torturat udbeske, gjatë procesit hetimor - Rexhep Mala:

    “Në përgjigjen time të parë ”nuk e di” kërciti grushti në barkun tim, më ranë me shqelm, filloi njëri të më bjerë duarve e pastaj trupit. Pasi u lodh, punën e tij e vazhdoi tjetri. Nga të rënat fytyrës, m´u qanë buzët dhe më shpërtheu gjaku për hunde e goje. Nuk më linin as të merrja frymë. Më çuan shpejt e shpejt në tualet të ma pastronin gjakun nga fytyra e rrobat dhe më kthyen prapë. Më rrëzuan në dysheme, më urdhëruan të zbathi këpucët dhe çorapet. „Ta shohim tash në fallak se si do të përdridhet“ – tha hetuesi. Menjëherë e kuptova. E dija se ç´është falllaku. Këtë metodë e kishin përdorur që në kohërat e lashta dhe inkuizicionet e Kishës. Filluan të më binin në shputat e këmbëve sa mundnin. Njëri më mbante për krahësh, e tjetri ishte hypur mbi mua dhe godiste me tërë fuqinë e tij shputave të këmbëve të mia. Kjo ishte edhe për atë punë e vështirë fizike edhepse e bënin me ëndje të posaçme. Lodheshin dhe shkumbinin si kuajt. Por, ata kishin një përparësi, sepse sa lodhej njëri, menjëherë e zavendësonte tjetri dhe kështu me radhë. Në dy mënyra më goditni shputave, ndonjëri më binte vetëm në njërën këmbë nga 15-20 ”pendrek” e pastaj po aq në tjetrën, e prapë këmbës tjetër dhe kështu gjersa lodheshin.

    Kur më torturonin e linin derën pakëz çelë. Në fillim nuk e dija pse, por më vonë e kuptova. Donin që torturimin ta dëgjonin edhe të burgosurit tjerë në lokalet e UDB-së. Na torturonin me radhë. Kështu, gjersa torturohej njëri, të tjerët merreshin në pyetje nga ndonjë udbash, kuptohet edhe dyert e tyre ishin pakëz të çerlura që të dëgjonin të rënat e shuplakave, grushtave e kërbaçeve dhe bërtima e atij që torturohej. Të gjithë hetuesit dhe policët tjerë, 6–7 vetë, ishin në dhomën ku torturohej i burgosuri dhe të gjithë me radhë ose edhe bashkarisht merrnin pjesë në torturim. Të burgosurve tjerë u mbetej që të dëgjonin dhe të prisnin secili radhën e tij. Nuk kishte gjë më prekëse e më trishtuese se sa kur dëgjoheshin gjëmat e shokëve. Dhe kështu shkonin prej një të burgosuri te tjetri,duke shfryrë ndjenjat shtazarake dhe gjithë mllefin e tyre personal mbi ne. (...) Shtazaraku Asllan Sllamniku, bëhej gjoja human, dhe i thoshte atij që më përplaste kokën për muri: ”Mos kokën, kij kujdes se mos po e lëndon”, kuptohet me sy ia bënte të më godas edhe më shumë. Dhe ky përgjigjej: ”Pse kujdes? Këtyre duhet t´ua çajmë kokën”dhe më përplaste kokën edhe më tepër. Më kapnin për organe gjenitale dhe më bërtisnin në fytyrë: ”Kemi me të tredhë dhe më shtërngonin gjersa alivanosesha. Ujin e mbanin çdo herë gati, që kur të më binte të fikët të më hidhnin ujë fytyrës dhe trupit, dhe menjëherë do të vazhdonin punën. Më fyenin me sharjet më të ndyta, më ofendonin, më përqeshin, më pështynin. Ishin këto poshtrime të rënda, por e dija se duhej t´i duroja.

    Rexhep Mala: „Ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë e ju hetuesit serbë jeni kriminelë…“

    Pas shumë torturave, ditë e netë me radhë, duke qenë i bindur se mund ta mbysnin, Rexhep Mala u thot udbashëve se ka vendosur t´i pranojë të gjitha, me kusht që ta lënë dy – tri ditë të pushojë në qeli. Këtë kohë e kërkon për ta marrë sadopak veten, në mënyrë që të jetë në gjendje t´i përballojë më lehtë torturat e radhës. Pas tri ditëve e marrin Rexhepin nga qelia, tubohen shumë hetues dhe tashmë presin rrëfimin e tij. Rexhepi u thotë katilëve udbash se do t´i tregojë të gjitha, me kusht që të mos e pengonin gjatë rrëfimit të tij. Me këtë rast sypatremburi Rexhep Mala ju drejtohet me fjalët: “Para së gjithash po ju them se ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë e ju hetuesit serbë jeni kriminelë dhe do të dënoheni herëdo kur në gjyqin e popullit! gjithashtu po ju them se Kosova do të çlirohet dhe do të bashkohet me Shqipërinë!” Pas këtyre fjalëve udbashët gjakatarë rexhepin e lidhin dhe e torturojnë deri në alivanosje.

    Jo rrallë të burgosurit e torturuar mizorisht ashtu sikurse është torturuar Rexhep Mala, nuk kishin mundësi që të shkonin me këmbët e veta nga zyrat e UDB-ës deri në qeli, dhe tërhiqeshin zvarrë nga hetuesit barbarë.

    Takimi i Rexhep Malës me nënë Fahrien në mes grilash!

    Edhe pse i rrahur e i dërmuar fizikisht dhe shpirtërisht nga udbashët e pashpirt, Rexhep Mala në takimin e parë me nënën e tij...,në mes grilash (i përcjellur nga udbashët), nuk tregoi as ligështinë më të vogël, përkundrazi qëndroi stoik, dinjitoz e i pathyeshëm. Ja si e përshkruan Rexhep Mala këtë takim mjaftë prekës,me nënën dhe anëtarët tjerë ta familjes.

    - “Të gjithë të burgosurit tjerë kishin të drejtë nga 10-15 minuta vizitë një herë në dy javë. Por unë dhe shokët e mi jo. Neve nuk na lejonin të na vizitonte askush. Na i lejonin vetëm rrobat dhe ca gjëra ushqimore. (...) Pas disa muajsh nga presioni dhe këmbëngulja e familjes për të më parë,më në fund ma lejuan vizitën. Kur më thirrën nuk e dija se ku më çonin. Për vizitën më njoftuan vetëm kur më futën në vendin e caktuar për takime me anëtarët e familjes. Ky vend ishte i ndarë me rrjetë të hekurt e të lartë gjer në tavan. (...) Aty ishin disa udbash dhe gardianë. Një udbash dhe dy gardian më rrinin anash që të kenë mundësi të shihnin sa më mirë se çka do të flasin dhe si do të sillen ata që kishin ardhur në vizitë. Nëna posa më pa, u zgjatë mbi hekurin dhe i futi gishtrinjtë në rrjetin që së paku t´i prekë gishtrinjtë e mi. Por nuk mundja t´ja zgjas dorën,jo pse frikohesha, por pse nuk doja që nëna të m´i shohë duart e mia të enjtura e të bëra çivit nga torturat. Shpejt e shpejt i vura duart në hekurin para vetes, gjoja të them se është e ndaluar. U përshëndetëm kështu përmes rrjetit, i pyeta si janë të shtëpisë dhe pa u bërë një minut e gjysmë na urdhëruan të përshëndetemi, se vizita ishte kryer. Nuk arrita as t´i shoh mirë dhe as t´i pyes për të gjithë njerëzit e shtëpisë. Megjithatë ishte i sigurt se të mitë (familjen) nuk i ka befasuar kjo egërsi fashiste, sepse ata qysh herët e kanë mësuar dhe e kanë përjetuar në kurrizin e tyre urrejtjen shoviniste të serbomëdhenjëve”.

    Kontakti me autorin: pashtriku-pz@hotmail.de Sheradin Berisha
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kush ishte Rexhep Mala
    Data: 22.01.2006
    Tema: Histori


    Zemra e cila kendonte në zë edhe ne brendinë e saj s’mundi kush me ia ndalur deshirën për të kënduar, edhe në qeli kur isha, rrëfente Rexhep Mala `s’kishte ditë që s’këndoja edhe pse ishte

    rreptësisht e ndaluar, posa ndëgjonin zërin gardianët e burgut , vinin dhe me ndërprisnin , por s’më mungonin as ndëshkimet nga gjakpirësit e ndytë, ata posa u largonin unësërish filloja me zë të ultë e dalngadal me buronte një energji dhe e ngrisja zërin aq lartë , kujt’ i këndoja vallë..???, popullit tim, heronjëve , dëshmorëve të rënë për liri, qëndresës heroike të vëllezërve e motrave të mia shqiptare`.

    Shkruan :Ramadan S. Latifaj


    Atdhetar, simbol I qëndresës kombtare shqiptare, hero I kombit Rexhep Mala u lind në Hogosht të Dardanës me 26 mars 1951 nga e ëma Fahrije dhe I ati Mehmeti familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike.
    Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren ne tërësi Rexhep Mala e kreu ne Hogosht, me pastaj meqë I ati Mehmeti shperngulet ne Gjilan, Rexhepi e vazhdoi gjimnazin ketu e si nxënes I vitit të III-të ishte nder organizatoret e pare ne organizimin e demonstrative te 1968-tës. Në vitin shkollor 1969/1970 kur bijtë e bijat shqiptare po kërkonin te drejtat e tyre Brenda shtetit dhe okupatorit te ndytë, Rexhepin e perjashtojnë nga shkolla me qrast Rexhepi ishte I etur jo vetem ne çesjtjet atdhetare per lirinë e atdheut por edhe për pasurinë e horizontit te tij ne aspektin intelektual dhe gjimnazin e vazhdoi ne Preshevë ku edhe e kreu me sukses.

    Ne vitin shkollor 1970/71 me knaqësi të veçantë ushtroi detyrën si msimdhënës në fshatin Marec te Prishtinës, mirëpo I etur për dituri dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua ne fakultetin Ekonomik ne Prishtinë, me plot sukses kryen vitin e pare te studimeve, ishte edhe ne ilegalitet dhe pas nje nderprerjeje kaloi ne Shqipëri nga edhe ktherhet shumë shpejt me bindjen se xduhet vepruar nga afër dhe pikërisht në Prishtinë, rrugetimi, shkuarja-ardhja e tin ne Shqipëri I kushton me burg qe ndeshkohet nga Gjykata për kundervajtje e Gjilanit, e burgosën plot 28 ditë, del nga burgu per te kaluar nje kohë edhe jasht shtetit te jugosllavisë të cilin Rexhep Mala s’e njohu kurrrrr si shtet te tij.Kaloi nje kohë edhe në Francë, Gjermani, Itali dhe në Zvicërr. Rexhepi kudo që ishte, kado që shkonte dhe me këdo që ishte ne shoqërim, e kishte vetem idealin e tij për një Kosovë të lire dhe të pavarur por ishte ne perndjekje nga barbarët hap pas hapi, me çrast si pjesëtar I Levizjes Nacional Çlirimtare pikërisht ne vitin 1974 së bashku me Adem Demaçin e shumë anëtarë të tjerë arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh denohet me 9 vite burgim të rëndë.

    Ndonëse ishte I papërkulur me qendrimet e tij prej patrioti të denjë dhe me parime e synime te qarta , Rexhën e shetisin neper shume burgje te ish jugosllavisë fashiste si në Prishtinë, Mitrovicë, Zenicë, Shtip, Idrizovë, Prizren, Foçë e ne Mostar eqë me pikrisht me 23 maj 1983 pas 8 vite vuajtjesh e malltretimesh lirohet nga dyert plot egërsi dhe vuajtje te pashlyera ngase pjesën më të madhe te denimit e kishte kaluar I vetëm nëpër qeli të burgjeve te sipërpermendura te cilat s’arritën dot ta thyejn apo të detyrojnë të jetë I urtë për pushtetin komunist që s’e njohu kurrë ne jetën e tij.

    Doli nga ato dyer te ndyta dhe e gjen atdheun, Kosovën po atgy ku e kishte lënë më pare, pas 8 vitesh Rexhep Mala nuk vëren se diç kishte ndërruar, jo… sërish të roberuar me qrast atë jetë me atë robëri Rexha s’e deshti kurrë dhe me plot energji futet serish ne rrugen drejt realizimit te synimeve dhe idealit të tij, gjen shokun e idealit Nuhi Berisha dhe futen prap ne ilegale, pas daljes nga burgu e shkroi edhe nje shkrim net e cilin thot: “Tash e tutje edhe ne do ja fillojme kenges, bile kenges te cilen askush s’do te mund ta kendoj me mire se ne, zjarrit do t’I pergjigjemi me zjarr meqe s’na keni lene rrugë tjeter, s’lat’ gje pa bere mbi kete popull e qe me ju s’ ka kurrfare marreveshje, jemi dy palë te papajtueshme e kundershtare e pasi qe e keni mbushur kupen qe moti, durim me nuk ka, e ju e keni humbur çdo ndjenje humane…” ndonese ne çdo hap I percjellur, UDB-ja u bie në gjurmë, por trimat ne fjalë lidhen besa-besë për t’mos u ra ne dorë te gjallë gjelatëve dhe me 7 tetor 1983 kalojnë ne ilegalitet , ne lagjen e trimave te Prishtinës , ne një luftë të pabarabartë por me këngë dhe refale armësh me 11/12 janar 1984 ranë heroikisht per t’mos vdekur kurrë.

    Pa dyshiim se Rexhep Mala ishte njeri nder trimat me te medhenjë kosovarë që pas LDB-së I parapriu luftes se armatosur te popullit shqiptar te Kosovës per çlirim nga armiku shekullor sebo-sllav andaj Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Tahir meha, Afrim Zhitija e Fahri Fazliu, Ali Ajeti e Bajram Bahtiri e shume te tjerë u shendrruan ne nje ushtri te madhe me te pjekur e me te organizuar e cila do te behet realitet vite me vonë me çka edhe gjaku I tyre bashk me amanetin qe paten sikur do te permbushet ne nje masë nga shoket e tyre te idealit.

    Ne dosjet e SPB-së te Kosovës ceket kjartë se Rexhep Mala ishte nder te burgosurit me te pathyer i cili me se gjati kishte mbajtur grevë urie, megjithekete ai arrin që edhe pse ne kushte te veshtira të shkruaj ditarin nga burgu “Kujtime nga Burgu” ku paraqet jeten shume te veshtire dhe torturat me çnjrezore mesjetare te UDB-së qe ishin perdorur e ushtruar kunder tij.

    Meriton te theksohet edhe inervista ne vazhdim me Kryetarin e Frontit Për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH) Valdet Vardarin:


    Kosova Live:
    Bashkimi kombëtar a mendon se është projekt i hershëm apo i vonuar i shqiptarëve dhe si mendoni ta bindni opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar për një ide të tillë?

    Valdet Vardari:
    Ribashkimi Kombëtar është projekt i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe si një pe i kuq ky program ka vazhduar që nga kjo periudhë e deri në ditët e sotme. Për ketë ideal kanë luftuar të gjithë heronjtë dhe deshmorët e kombit, ndër të cilët janë edhe deshmorët: Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Zija Semsiu e Bajram Bahtiri, Afrim Zhitija e Fahri Fazliu, Bahri Fazliu e Agron Rrahmani dhe Ilir Konushevci, Adem e Hamzë Jashari me Familje, Fehmi Llafrovci e Xhevë Krasniqi, Luan e Shkelzen Hajradinaj, Iljaz Kodra e Abedin Rexha e dhjetera e dhjetra deshmorë e deshmore të kombit. Populli shqiptar ka filluar të bindet se e vetmja rrugëdalje ngaky udhëkryq, si dhe për t'u zhvilluar e për të përparuar si komb, rrugë tjetër nuk ka, përveç ribashkimit kombëtar; kurse, faktori nderkombëtar ka filluar të vetëdijesohet se për t'u krijuar paqja e vertetë dhe stabilitetit i përhershëm në Ballkan duhet qe kombi shqiptar të ribashkohet në një shtet të vetëm kombëtar në Ballkan, në SHQIPERINE E RIBASHKUAR.

    Intervista e radhes


    EPOKA E RE: Dhe…
    Ramadan Avdiu: Më 11 janar të vitit 1984 do të vriten bartësit kryesorë të këtyre përpjekjeve të ristrukturimit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ndërkaq Bajram Bahtiri do të vritet më 8 shkurt 1984. Në vazhdën e kësaj fushate jam arrestuar edhe unë, më 14 shkurt të vitit 1984, në Velika Goricë, afër Zagrebit. Të njëjtën ditë është arrestuar edhe Afrim Zhitija, i cili po ashtu ishte në shërbim ushtarak në Banja Llukë................


    . marrur nga “lajmet 16.01.2004”
    Pas 20 vjetësh rënie bëhet rivarrimi i heronjëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha bëhet në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan

    Rivarrimi i eshtrave të dëshmorëve të kombit, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, ka bashkuar në Gjilan mijëra qytetarë nga Kosova dhe të gjitha viset shqiptare

    Dy dëshmorët e lirisë u rivarrosën pas 20 vjetë të rënjës së tyre, përkrah dëshmorëve të tjerë të luftës çlirimtare të UÇK-së, UÇPMB-së, Ushtisë Kombëtare të Maqedonisë, pikërisht më 11 janar 2004, në ora 12.30, në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan



    Dy dëshmorë të lirisë u rivarrosën pas 20 vjetësh të rënjës së tyre, përkrah dëshmorëve të tjerë të luftës çlirimtare, pikërisht më 11 janar 2004, në ora 12.30, në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan. Rivarrimi i eshtrave të dëshmorëve të kombit, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, bashkoi në Gjilan mijëra qytetarë nga Kosova dhe shumë vise tjera shqiptare; në shenjë të 20-vjetorit të rënies së tyre heroike. Secili qytetarë donte t`i nderonte në këtë ceremonal rivarrimi, ku merrnin pjesë struktura nga Qeveria e Kosovës, udhëheqësia Komunale e Gjilanit, përfaqësues të T. M. K-ës, subjekte politike jo vetëm të Kosovës,por edhe nga Kosova Lindore e Maqedonia, familje dëshmorësh, dhe ish luftëtarë të UÇK-së e të tjerë që kishin ardhur për t`i bërë ndërimet veprës së tyre madhore dhe heroike për çlrimin e Kosovës nga armiku barbar serb. Humazhet u bënë para platos së teatrit të Qytetit nga qyetarët, ku ishin vendosur eshtrat e tyre në dy arkivole pranë njëri- tjetrit ashtu siç kishin rënë 20 vjetë më parë, qytetarët përkulen para tyre ngase ata derdhën gjakun e tyre që Kosova të jetë pa pranga dhe mbi të të buzëqesh dielli i lirisë që ata e deshen me shumë se vetë jeten e tyre ndaj edhe per kete tokë u flijuan e ranë që mos të vdesin kurrë.

    Pas homazhit në qendër të qytetit,para Teatrit,eshtrat e tyre u bartën deri tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit,ku u rivarrosen me nderime të larta ushtarake nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
    Rexhepi e Nuhiu ishin dy shokë të pandarë që i bashkoi ideali dhe lufta për lirinë e Atdheut të robëruar, Kosovës nënë, robëria armike-prangat e të cilit kishin filluar t`ndryshkën, pranadaj veprimtaria në ilegalitet ishte më se e domosdoshme.






    Prandaj sot per vepren patriotike te Rexhep Males me plot krenari flasin bashkepunetoret, bashkeluftetaret, bashkefshataret dhe mbarë Kosova ne përgjithesi ndonese emrin e Rexhep Males e shohin ne çdo flamur me shqiponje dykrenare, e hasim ne shume rrugë te cilat me ndere e krenari mbajne emrin e tij , ne shume sheshe e vatra edukativo-arsimore, e piktoreve, poeteve dhe kengetareve u linden frymezime dhe vargje te reja, po ta vizitoni Gjilanin, aty do te jeni edhe me te gezuar ngase shtatorja e ngritur vitin e kaluar ne Gjilan ku qytetit i bejne roje edhe ne ditet e sotme duke ndriçuar dhe shtuar krenarine dy simbole te kombit Rexhep Mala e Nuhi Berisha që shquhen nder figurat me te ndritura te qendreses sone kometare.

    Lavdi dëshmorëve të kombit
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •