Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Gjumi i fëmijëve!

    Nga Dr.Shkëlqim Koçiaj
    26-01-2008

    Dikur nje shok, me tre femijë të vegjël, që e takoja çdo ditë tek stacioni i autobuzit, dhe përditë të lodhur, me humor pak të keq e me sytë të fryra ma ktheu me pyetje, pyetjen që i bëra se si shkonte e si ishin fëmijët…

    "Fëmija që kemi tani është i treti në rradhë dhe me të po vuajmë shumë. Me të parin kemi qënë shumë të lumtur sepse ai flinte dhe ngrihej në të njejtën orë çdo ditë. Edhe nëse ngrihej ndonjëherë natën pinte pak dhe e zinte gjumi menjëherë. Me fëmijën e dytë patëm pak probleme sepse ai flinte shpejt por edhe ngrihej herët. Gjithsesi ndiheshim mirë. Ky i treti na ka vënë në vështirësi të mëdha sepse fle shumë vonë, nuk bën gjumë të qetë e të plotë gjatë natës dhe pasi na torturon mirë e mirë, fle në mëngjes kur ne duhet të fillojmë aktivitetin e ditës së re, pa u ngopur asnjë natë me gjumë. Pastaj pyeti: Pse ndryshojnë fëmijët tanë në mënyrën e të fjeturit? Si mund ta ndihmojmë për të mos u zgjuar natën? Për sa gjumë ka nevojë fëmija?"

    ***

    Gjumi është një fenomen apo proçes sa i mistershëm aq edhe i rëndësishëm për njeriun dhe gjithë botën e gjallë; sa çlodhës aq edhe gjysëmvdekje. Pothuajse 1/3 e tërë 24-orëshit e po kështu edhe të tërë jetës, ne e kalojmë në gjumë, në këtë gjendje gjysëm vdekjeje siç e krahasojnë njerëzit por edhe shkencëtarët. Por, që kurrë nuk është kohë e vdekur apo e humbur sepse, vetëm gjatë gjumit ne jemi në gjendje të rigjenerojmë forcat tona fizike, mendore dhe shpirtërore. Një njeri pa gjumë duket i lodhur, pa vëmendjedhe pa humor. Një njeri që ka fjetur mirë duket i gjallë, aktiv e plot humor. E njejta gjë ndodh edhe me foshnjet.

    Studimet rreth gjumit kanë treguar se ai ka dy faza: - Fazën e parë, gjumin sipërfaqësor, ku vihet re një frymëmarrje e pa rregullt, dhe lëvizje të shpejta të kokërdhokëve të syve brënda kapakëve të tyre. Për hir të këtyre lëvizjeve ky lloj gjumi quhet REM, që formohet nga bashkimi i gërmave të paratë fjalëvë angleze Rapid Eye Movement.

    - Fazën e dytë, gjumin e thellë, apo jo-REM, në të cilin nuk lëviz asnjë muskul pra, nuk kemi as lëvizje të syve. Frymëmarrja është e rregullt dhe veprimtaria e të gjithë organizmit e të organeve të tij është krejtësisht minimale. P.sh. zemra punon më ngadalë, veshkat prodhojnë më pak urinë, madje edhe vetë truri bën pushimin e tij të domosdoshëm sepse edhe ai ka nevojë për "gjumë". Këto dy faza të gjumit janë po kështu edhe tek të porsalindurit dhe foshnjet, por, jo aqtë qarta se tek më të rriturit.

    Të gjitha funksionet e organizmit dhe të organeve të tij, ashtu si edhe në të gjithë botën e gjallë, edhe atë bimore, kryhen sipas një ritmi biologjik në varësi të të qënit ditë apo natë. Ky lloj ritmi, tek gjumi, përbëhet nga zëvendësimi i dy fazave të gjumit me atë të qënit zgjuar dhe anasjelltas, në mënyrë ritmike. Këto ritme quhen ciklet e gjumit ose ritmet cirkadiane të tij. Në fazën e gjumit sipërfaqësor apo dremitjes jemi në një gjendje as gjumë as zgjuar, mund të ëndërrojmë dhe shpesh dridhemi apo trembemi se na duket se po biem në humnerë apo nga tarraca e shtëpisë. Këto trembje nuk na ngrenë nga shtrati dhe nuk na sjellin ndonjë shqetësim sepse, shumë shpejt vjen gjumi thellë gjatë të cilit nuk dëgjojmë e nuk ndiejmë asgjë.

    Dallimi i këtyre dy fazave, do të vlente më shumë për ju prindër qëmerrni pjesë në vënien e fëmijës në gjumë, do t'ju ndihmonte të largoheshit tamam kur të ketë filluar faza e gjumit të thellë, që ai të mos ju kthejë përsëri. Pas gjumit të thellë, para zgjimit, ne rikthehemi përsëri për rreth 20 minuta në gjumin sipërfaqësor gjatë të cilit shohim ëndrrat. Pas kësaj faze zgjohemi. Zgjimi zgjat pak minuta dhe ato përgjithësisht nuk mbahen mend kur ngrihemi përfundimisht në mëngjes. Ritmet gjumë-zgjim janë prezente edhe tek të porsalindurit dhe foshnjet. Tek foshnjat një cikël gjumi zgjat 50 minuta, tek të rriturit 90-120 minuta.

    ***

    Edhe fëmijët, sikurse edhe tek të rriturit, nga mënyra e të fjeturit klasifikohen në 3 forma: Gjumi i fëmijëve të ekuilibruar: Flenë dhe zgjohen në të njejtin orar dhe janë një dhuratë e çmuar për prindërit. Gjumi i fëmijëve të mëngjesit: Të cilët flenë shpejt "E zë gjumi duke ngrënë darkë" dhe ngrihen herët në mëngjes. Gjumi i fëmijëve të natës: Apo "Gjumashët", të cilët flenë shumë vonë, bëjnë një gjumë të çrregullt dhe ngrihen shumë vonë në mëngjes. Besoj se kuptohet nga të gjithë, përgjigjia e pyetjes, pse fëmijë të ndryshëm kanë mënyra të ndryshme të të fjeturit.

    Kohëzgjatja e gjumit, varet nga mosha për të cilën flasim në momentin e dhënë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, varet edhe nga një fëmijë tek tjetri, brenda të njejtës moshë, P.sh: Të porsalindurit kanë nevojë për 14-20 orë gjumë. Të rriturit mesatarisht kanë nevojë për 7-9 orë gjumë. Për gjumin e fëmijëve duhet kujdes nga ana e prindërve pasi edhe në këtë proçes çdo e fjetur tej masës së domosdoshme mund të sjellë pasoja të pakëndshme e jo të mira aq sa edhe pagjumësia. Pra edhe këtu duhet gjetur masa e duhur. Por për sa gjumë ka nevojë fëmija? A mund të ndikojnë prindërit në gjumin e fëmijëve të tyre dhe si? Prindërit mund të ndikojnë, por, faktori kryesor është vetë fëmija dhe karakteri i tij. Shumica e fëmijëve si për ushqim ashtu edhe për gjumin arrijnë të krijojnë vetë një regjim të rregullt kohor të të ngrënit apo të fjeturit. Disa të tjerënuk e arrijnë një gjë të tillë edhe kur e kanë mbushur vitin e madje edhe më tej. Tek këta fëmijë del në plan të parë puna e prindërve që ti ndihmojnë në krijimin e regjimit të rregullt ditor. Me forcë do të theksoja: Ju prindër, për asnjë arsye, nuk duhet ti lejoni vetes që të bëheni shkaku i thyerjes së regjimit ditor të fëmijëve, kjo do të ishte ndihma juaj më e madhe.

    Si të luftojmëme zgjimin e përhershëm natën. Kjo mund të kthehet në një torturë të vërtet: veç përpjekjeve për të krijuar një regjim ditor sa më të rregullt do të vlente edhe ndihma reciproke e prindërve mes njëri tjetrit. Gjumë me turne. Një pjesë të natës të flejë babai enjë pjesë tjetër nëna. Gjumë me ditë të veçanta. P.sh. një natë njëri e një natë tjetri. Katër gjëra nuk duhen bërë: Të mos i lini fëmijët të qajnë per kohë të gjatë natën! S'ka asnjë teori apo praktikë që të vërtetojë se kjo gjë e mësonë fëmijën të flejë vetë. Të mos i japim ushqim jashtë rradhe fëmijës para gjumit, me idenë se ngopet më mirë dhe fle gjithë natën! Mos harroni! edhe stomaku ka nevojë për pushim e duhet të flejë. Mos e merrni fëmijën, në shtrat, për të fjetur me ju! Mos mendoni! Mos tentoni! Mos u jepni fëmijëve barna gjumësjellës! Sepse mundet që të dëmtojë zhvillimin psikomotor të tyre.

    "Gazeta Shekulli "
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 28-01-2008 më 22:30
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,972

    Për: Gjumi i fëmijëve!

    Koha e Duhur Kur Duhet të Flenë Fëmijët – Këshillat e Duhura

    Gjumi është thelbësor për shëndetin e mirëqenien e njeriut.

    Kur vjen puna tek të vegjëlit, rëndësia e gjumit dyfishohet, thonë ekspertët.

    Një studim i Universitetit të Ohajos konfirmon se fëmijët që nuk flenë mjaftueshëm janë shumë herë më të rrezikuar nga mbipesha dhe probleme shëndetësore.

    Gjumi, Mbipesha, Humori Dhe Aftësitë e Të Nxënit Tek Fëmijët

    Sipas të dhënave të studimit, 23 përqind e fëmijëve që flenë gjumë pas orës 21:00 të mbrëmjes janë më të predispozuar të jenë obezë kur të arrijnë moshën e adoleshencës.

    Ndërkohë, fëmijët që flejnë gjumë në orën 20:00 të mbrëmjes janë 13% më pak të rrezikuar nga këto probleme.

    16 përqind e fëmijëve parashkollorë që bien në gjumë mes orës 20:00 deri në 21:00 bëhen obezë kur arrijnë adoleshencën.

    Në vija të holla, rreziku i obezitetit përgjysmohet kur fëmijët parashkollorë flenë herët maksimumi deri në orën 20:00.

    Gjumi është i rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve.

    Ai ndikon jo vetëm tek sjellja por edhe aftësitë e të nxënit dhe vëmendja.

    Një rutinë e mirë, e rregullt dhe e përpiktë e gjumit është thelbësore për mirëqenien e të miturit.

    Nëse fëmijët flenë më pak, atëherë hormonet në organizmin e tyre të vogël do të ndryshojnë duke ndikuar tek oreksi dhe metabolizmi.

    Ora e duhur kur fëmijët duhet të jenë në shtrat është 20:00 dhe asnjë minutë më vonë.

    Kjo orë është e rëndësishme edhe për shëndetin e trurit, humorin dhe shëndetin mendor.

    Nëse fëmija fle si dhe sa duhet, atëherë trupi dhe mendja e tyre do të kenë kohën e mjaftueshme për tu rimëkëmbur.

    Mungesa e gjumit ndikon edhe tek mënyra se si një fëmijë i përpunon dhe shpreh emocionet.

    Nëse fëmija fle pak, atëherë ai do të jetë më shpërthyes, emocional, më i stresuar dhe më pak i aftë të bëjë një gjumë të qetë.

    Sipas ekspertëve, nëse fëmija fle një orë pas orës së caktuar, pra orës 20:00, performanca e tij në shkollë dhe në kopësht do të jetë më e vështirë.


    Oraret e Rekomanduara Të Gjumit Për Çdo Grupmoshë

    - Foshnjet nga 4 deri në 12 muaj duhet të flenë nga 12 deri në 16 orë
    - Fëmijët nga 1 në 2 vjeç duhet të flenë nga 11 në 14 orë në ditë
    - Fëmijët nga 3 në 5 vjeç duhet të flenë nga 10 në 13 orë në ditë
    - Fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç duhet të flenë nga 9 deri në 12 orë
    - Adoleshentët nga 13 deri në 18 vjeç duhet të flenë nga 8 në 10 orë.

    - Bebet duhen vendosur në gjumë në orën 19:00
    - Të vegjëlit duhet të jenë në shtrat në orën 19:30
    - Të miturit duhet të jenë në shtrat në orën 20:00
    - Fëmijët para adoleshencës duhet të shtrihen për të fjetur në orën 08:30
    - Adoleshentët duhet të jenë në shtrat diku mes orës 9 deri në orën 10:30.

    E fundit, por jo për nga rëndësia është që prindërit duhet të përqendrohen tek cilësia e gjumit dhe të përpiqen që ai të jetë i patrazuar.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/lajme/koha-duhur...llat-e-duhura/

Tema të Ngjashme

  1. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  2. Trafikimi i Fëmijëve
    Nga Gimi3 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 15:08
  3. Ndal! Punes Dhe Trafikut Te Femijeve Ne Shqiperi
    Nga StormAngel në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 04:45
  4. Raporti i UNICEF-it për trafikimin e fëmijëve shqiptarë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •