Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966

    Stresi tek femijėt

    STRESI TEK FEMIJET

    Femijet jane viktima te stresit si edhe te rriturit, por ai kalon si i padukshem. Ne ditet tona ritmi i jetes eshte me i shpejte dhe ndryshimet ndodhin ne menyre me te shpeshte dhe me te shpejtuar. Ka faktore te shumte qe shtojne stresin ne jeten e femijerise. David Elkind autor i librit “the hurried child” mbeshtet idene se stresi eshte i qenesishem ne jete. Ai shton se nje nga faktoret me te rendesishem te stresit tek femijet eshte nxitimi per tu pergatitur, per te shkuar nga nje vend tek tjetri, per te arritur suksese, per tu rritur. Shqetesimet qe shfaqen ne gjirin e familjes ne raste vdekje, divorci, probleme shendeti, tensioni dhe zenka sjellin frike, ankth, stermundim afektiv dhe kontribuojne ne stresin kronik.
    Sipas Harold Minden - prof psik, dhe specialist ne fushen e stresit, stresi mund te demtoje ne mireqenien fizike, afektive, sociale, intelektuale dhe ne rendimentin shkollor te femijerise. Ai mund te influencoje ne motivim, vemendje, perceptim, memorje dhe ne procesin e te mesuarit. Cdo femije reagon ndaj stresit me menyren e vet. Si te rriturit ai zoteron kapacitete te ndryshme per te zbutur fenomenin. Pervec kesaj ajo qe eshte burim stresi per nje femije mund te mos jete per nje tjeter.

    Disa nga simptomat e stresit tek nje femije:

    1. Dhimbje ne qafe, dhimbje koke, barku qe perseriten.
    2. Irritim, trishtim, panik, inat i rritur.
    3. Qetesi e pazakonte
    4. Veshtiresi per te fjetur ose per tu relaksuar
    5. Letargji, endrra, mospjesemarrje ne aktivitete
    6. Energji ose nervozitet i madh
    7. Kthim ne sjellje me pak te maturuara. Zakone nervoze: kafshimi i thonjve, perdredhje e flokeve, thithja e gishtit te madh ose nxjerrja e psheretimave te renda.
    8. Reaksione mendjeholle, te gjetura si: nje shikim i hidhur ose pamje e ngrysyr.
    9. Veshtiresi per tu kuptuar me shoket
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Stresi emocional,shkaktar i belbėzimit tek fėmijėt!!!!

    Njė raport i kohėve tė fundit tregon se fėmijėve qė e kanė mė tė vėshtirė tė pėrballojnė stresin emocional, shpesh u mbahet goja. Ndėrsa shkencėtarėt thonė se 50 deri nė 80 pėr qind tė kėtyre fėmijėve e kalojnė kėtė fazė deri nė moshėn pesė vjeē, nuk ka ndonjė kurė pėr belbėzimin nėse vazhdon pėrtej kėsaj moshe.

    Nuk ka shėrim pėr mbajtjen e gojės dhe askush nuk e di nga se shkaktohet, megjithėse besohet se trashėgimia dhe tani temperamenti luajnė njė rol. Fondacioni ndėrkombėtar pėr belbėzimin vlerėson se deri nė 60 milionė vetė nė gjithė botėn e kanė kėtė problem.

    Paaftėsia pėr tė komunkuar siē duhet sjell dėshpėrim dhe zemėrim dhe ndonjėherė edhe tėrheqje, thotė profesor Edward Conture i Universitetit Vanderbilt nė Nashville tė Tenesisė: “Nuk mund tė komunikosh kur tė duash, apo atė qė do tė thuash dhe si tė duash. Dhe gjithkush mund ta kuptojė sesa pa shpresė tė bėn tė ndihesh njė gjė e tillė”.

    Doktor Conture ndoqi 111 fėmijė nga mosha dy nė 5 vjeē. Ėshtė grupmosha kur bėhet mė e qartė qė dikujt i mbahet goja. Megjithėse studimi ėshtė bėrė nė Shtetet e Bashkuara, fėmijėt ndjekin tė njėjtėn rutinė loje, mėsimi dhe pėrpjekjesh nė gjithė botėn. Djemtė janė 3 herė mė shumė tė prirur sesa vajzat qė tė belbėzojnė.

    Megjithėse ka njė lidhje gjenetike familjare, doktor Conture arriti gjithashtu nė pėrfundimin se shumė nga kėta fėmijė bėhen mė shumė emocionalė gjatė kėmbimeve tė njė situate normale loje. Nė pėrgjithėsi iu desh mė shumė kohė qė tė qetėsoheshin pasi ishin nervozuar. Reagimet emocionale shkaktonin pastaj belbėzimin.

    Doktor Conture thotė se prindėrit dhe mėsuesit mund tė ndihmojnė duke krijuar njė ambjent mė qetėsues, qė i jep fėmijės kohė tė mjaftueshme pėr t'u shprehur. Ata duhet gjithashtu tė mos kritikojnė apo tė zėmėrohen kur fėmija nuk i nxjerr dot fjalėt dhe tė kėrkojnė ndihmėn e njė terapisti tė tė folurit qė tė punojė me fėmijėn. Me kėto masa ka shpresa qė fėmija ta kalojė kėtė problem.

  3. #3
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Stresi, shkaktari kryesor i ērregullimeve neurologjike

    Graviteti i stresit dhe rrjedhimisht shkalla e veprimit tė tij mbi organizmin varet nga rėndėsia, zgjatja, shpeshtėsia, shumėllojshmėria, shkalla e ndėrlikimit tė kėrkesave qė i parashtrohen njeriut, etj. Sa mė i zgjatur nė kohė tė jetė stresi, aq mė i rė

    Stresi, shkaktari kryesor i ērregullimeve neurologjike

    Shkruar nga Elberta Spaho

    Sėmundjet neurologjike shkaktohen nga ērregullime dhe shqetėsime psikologjike, por nė disa raste edhe nervore. Disa nga kėto sėmundje neurologjike janė mė tė shpeshta me fillimin e stinės sė nxehtė, por nuk mungojnė edhe rastet tė cilat shfaqen vetėm nė kohėn e lagėsht ose nė stinėn e ftohtė. Sėmundjet neurologjike janė mė tė shpeshta me fillimin e stinės sė nxehtė dhe nė varėsi tė kėsaj edhe shqetėsimet e pacientėve shtohen. Kohėt e fundit ėshtė vėnė re njė shtim i vizitave ose urgjencave, tė cilat i pėrkasin mė tepėr sėmundjeve tė Epilepsisė, hemorragji cerebrale, por edhe sėmundje tė tjera tė cilat kanė tė bėjnė me sėmundjet neurologjike kanceroze. Me fillimin e stinės sė nxehtė edhe shqetėsimet dhe rreziku ėshtė mė i madh. Kėto shqetėsime kėto kohėt e fundit janė mė tė shpeshta tek moshat e reja, por nuk mund tė veēojmė edhe moshat e vogla, porse kategoria mė e prekur ėshtė grupmosha e parė. Njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm qė ėshtė shkaktar i kėsaj sėmundjeje ėshtė edhe stresi dhe sipas specialistėve, nga studimet mė tė fundit ky ėshtė faktori pėr tė cilin nuk mund tė ketė njė mjekim specifik, por vetėm trajtime mė shumė psikologjike, teknologjia e tė cilave ende nuk ka arritur nė vendin tonė.

    Disa nga faktorėt qė shkaktojnė ērregullime neurologjike

    - Faktorėt ushqyes si: ēokollata, agrumet si portokalli, limoni, brumėrat, djathėrat, alkooli veēanėrisht vera e kuqe, kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime tė pėrpunuara.
    - Faktorėt hormonalė: menstruacionet, hipertensioni apo menopauza.
    - Faktorėt psikologjikė: presioni i larte i gjakut, dhimbjet e dhėmbėve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundėve.
    - Streset emocionale: zemėrimi apo depresioni, emocionet e forta, shokimet, ēlirimi i tensioneve, ēlirimi nga streset.
    - Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinės, ērregullimet e gjumit, ērregullimet seksuale.
    - Faktorėt ambientalė: ndryshimi i klimės, lagėshtira, zhurmat, zėrat e lartė, drita.

    Migrena sėmundja mė e pėrhapur neurologjike

    Migrena ėshtė sėmundja mė e pėrhapur neurologjike nė vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrėn mbi 10% tė popullsisė dhe ēdokush mund tė provojė migrenėn, megjithatė trashėgimia gjenetike dhe faktorė tė tjerė socialė kanė njė ndikim tė rėndėsishėm. Kryesisht kap moshat 20 deri nė 50 vjeē, veēanėrisht seksin femėr. Tė rinjtė, vajzat dhe djemtė ndikohen nga shumė simptoma paralajmėruese deri nė kėtė moshė. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena pėr shkak tė ndryshimeve hormonale. Femrat janė veēanėrisht tė prekura nga kjo sėmundje gjatė ditėve tė paraardhjes sė menstruacioneve si dhe gjatė tre muajve tė parė tė shtatzėnisė apo menopauzės. Mendohet se migrena shkaktohet nga ēlirimi nė gjak i njė substance kimike tė quajtur serotoninė, e cila shkakton ndryshime nė enėt e gjakut nė tru.

    Shqetėsimet emocionale, faktorė ērregullues

    Shqetėsimet emocionale mund tė bien nė sy nė mungesėn e vetėkontrollit ose mund tė jenė tė pazotė tė rregullojnė sjelljen e tyre nė rrethana apo situata normale. Duhen pėrfshirė nė sjelljen e kėtyre fėmijėve frika jonormale, haluēinacione dhe sjellje agresive, qoftė tė dyja ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve. Shkaku i shqetėsimeve emocionale nuk njihet, por shpeshherė lidhet me faktorė familjarė, socialė ose tė mjedisit. Trajtimi nė shumė raste mund tė jetė i suksesshėm ose tek mė e pakta tė zhvillojė sjelljen e fėmijės. Nė trajtim pėrfshihet gjithė familja, pediatėr tė sjelljes dhe zhvillimit, psikologė, psikiatėr, punonjės socialė. Shumė sjellje mė tė buta dhe simptoma emocionale mund tė menaxhohen me efektivitet, me njė kujdes primar mjekėsor.

    Fėmijėt me ērregullime emocionale

    Shqetėsimet emocionale nė moshė tė vogėl janė tė vėshtira pėr t'u dalluar. Ndėrsa fėmija rritet, bėhet mė e lehtė pėr tė dalluar ekstremet e sjelljes duke pėrfshirė tėrheqje domethėnėse dhe shkėputje ose agresivitet tė shkalles sė lartė, e quajtur ndryshe sjellje destruktive. Mund tė bėhet njė trajtim i madh i variacioneve nė karakterin e fėmijės normal. Pėr tė vendosur qė njė sjellje ėshtė jonormale, ėshtė e rėndėsishme qė tė njohėsh se sa ka zgjatur kjo sjellje, sa shumė ka ndėrhyrė nė aktivitetin normal tė fėmijės dhe situatat pėrreth problemit tė sjelljes. Ėshtė e rėndėsishme qė trajtimi dhe kurimi i kėtyre simptomave dhe ērregullimeve tė para te fėmijėt tė bėhet qė nė fillimet e shfaqjes sė sėmundjes duke parandaluar problemet e mėvonshme.

    Sėmundjet e shkaktuara nga faktori stres

    Janė disa sėmundjet e shkaktuara nga veprimi i faktorėve stresues, duke filluar nga ulēerat e stomakut, sėmundjet nervore dhe deri tek kanceret. Graviteti i stresit dhe rrjedhimisht shkalla e veprimit tė tij mbi organizmin varet nga rėndėsia, zgjatja, shpeshtėsia, shumėllojshmėria, shkalla e ndėrlikimit tė kėrkesave qė i parashtrohen njeriut, etj. Sa mė i zgjatur nė kohė tė jetė stresi, aq mė i rėndė ka tė ngjarė tė bėhet ndikimi i tij nė shėndetin e njeriut. Veprimi i faktorėve stresues bėhet mė i rėndė kur kėta veprojnė nė tė njėjtėn kohė dhe kur janė radhitur e ngjeshur njėri pas tjetrit. Situata tė tilla prodhojnė ose shpėrthejnė sėmundje tė ndryshme, disa edhe tė rėnda. Jo tė gjithė njerėzit reagojnė nė tė njėjtėn masė ndaj stresit.

    tiranaobserver.com

  4. #4
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    STRESI PREK GJITHASHTU FEMIJET

    Ne vorbullen e jetes se perditshme, harrohet ndonjehere qe femijet ndjejne frikera, perjetojne deshtime dhe jane deshmitare te pafuqishem te ngjarjeve gjeneruese te stresit. Nganjehere reaksionet e tyre - apati, kriza, te qara jane keqinterpretuar, mendohej se behej fjale per nje etape te zhvillimit te tyre ose te nje tipari te karakterit dhe jo te manifestimit te stresit. Perkundrazi, nje stres i madh sic eshte nje ndarje, nje vdekje, nje operacion qe do te behet, ose nje semundje e rende eshte thjesht per ta identifikuar. Ai shfaqet me nje humbje te oreksit, dhimbje barku, ose shenja depresioni. Tek bebet nje stres shume i rendesishem mund te ngadalesoj ritmin e njohurive te reja. Duke i analizuar ngjarjet qe u kane paraprire ketyre simptomave mund te jesh ne gjendje te kuptosh arsyen e stresit.
    Termi “stress” eshte futur ne literaturen mjekesore ne 1936 nga psikologu kanadez Hans Selye. Eshte nje reaksion i organizmit kur ai i nenshtrohet nje agresioni: traumatizim, goditje emocionale, operacion kirurgjikal te lehte dhe ne pergjithesi detyrimet e jetes se pergjithshme. Edhe pse nje stres i vogel mund te luaj nje rol pozitiv, sepse ai perforcon kapacitetet e pershtatjes se individit njihen tashme te keqijat, dhimbjet dhe semundjet e lidhura me nje stres te madh ose perserites. Stresi ekziston gjithashtu tek bebet dhe tek femijet e cdo moshe edhe pse shpesh eshte i nenvleftesuar ose eshte tendence per te minimizuar rendesine. Disa femije kane nje temperament qe duket i predispozuar ndaj stresit. Per me teper familja dhe konteksti social mund te jene gjeneratore te tensionit.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  5. #5
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    NJE MJEDIS FAMILJAR NEN TENSION

    Kur prinderit jetojne tensione te rendesishme, te gjithe anetaret e familjes, perfshire edhe femijet pesojne kundergoditje. “Divorci” ose cdo forme tjeter ndarje eshte nje faktor stresi madhor per femijen. Pervec ndarjes se prinderve ai peson ndryshime ne jeten e tij te perditshme, shpesh ai shikon qe shpenzimet e tij pakesohen, koha e tij e lire, argetimet, pushimet, aktivitetet jane corientuar. Plus kesaj ne te shumten e kohes divorci eshte sinonim i transferimit. Femija duhet te ndrroj shkollen, jeton nje shkeputje me miqte e shoket e tij dhe largohet nga gjysherit. Se fundi prinderit jane me pak disponibel ne planin afektiv dhe i kushtojne me pak kohe femijeve te tyre. Keto i jane dhene pas vetvetes, merren si te besueshem ose me keq akoma si deshe kurbani. Te deshperuar dhe te stresuar prinderit neglizhojne rutinen: psh: ora e fakteve ndryshon, s’ka rendesi se cfare ka apo jo ne cepin e tavolines.

    STRESI I PERFORMANCES

    Me perjashtim te tensioneve qe vijne nga abuzimi i alkoolit dhe drograve me te favorizuara ne mjedise te pafavorizuara, femijet e mjedisit social-ekonomik te pafavorizuar nuk i nenshtrohen me shume stresit se te tjeret. Perkundrazi disa femije te sferes se larte shoqerore jetojne nje stres dinak i lidhur me performancen sportive ose me suksesin shkollor me cdo kusht. Prinderit i shtyjne femijet e tyre drejt nje aktiviteti qe ata vete kane enderruar te praktikojne pa llogaritur qe te vegjelit e tyre nuk kane te njejtat shije me ta. Kjo ben qe te behen shume vizita te mjeku para se te behet lidhja midis dhimbjeve te renda te barkut tek nje femije dhe faktit qe ai nuk pranon te luaj nje loje vecse per ti bere qejfin te atit. Ndodh qe kontakti i pare me disiplinen dhe garen, kur fillon viti i ri shkollor psh, provokon nje stres te rendesishem.
    Si perfundim, eshte e rendesishme te njihni cdo ngjarje te rendesishme qe ndodh ne jeten e femijes. Te rriturit jane te rendesishem ne jeten e femijeve. Krijoni nje mjedis qe inkurajon nje stil jete relaksues. Perdorni teknika qe favorizojne qetesi dhe relaksim.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  6. #6
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Stresi, nuk njihet si sėmundje ngjitėse, por, nė tė vėrtetė ėshtė i tillė.
    Kuptohet fare thjesht se, nje familje me probleme, do tė rris nje fėmij me probleme, nė kuptimin e zhvillimit tė tij si njeri, apo tė llogjikės sė tij.

    Lum si ata qė e pranojne jetėn nė familje dhe me bukė e kripė, por qė stresin e mbajnė larg, dhe i jepen lumturisė me ato pak gjėra qė kanė,sepse familja duhet jo pėr ato tė mira materiale qė ka, por, sepse duhet dashur, ndėrtuar, dhe mjerė, shumica qė e var gjithshka tek Paraja apo tek Uni, egoja vetjake.
    Rėndom ndosh kėshtu, qė tė jemi tė varur nga Paraja, dhe skllevėr tė mosnjohjes sė vet-vetes.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    13

    djali 6 vjecar

    Citim Postuar mė parė nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    STRESI TEK FEMIJET

    Disa nga simptomat e stresit tek nje femije:

    2. trishtim, panik, inat (jo) i rritur.

    4. Veshtiresi per te fjetur ose per tu relaksuar
    5. endrra,
    6. Energji ose nervozitet i madh7. Kthim ne sjellje me pak te maturuara. Zakone nervoze: thithja e gishtit te madh ose nxjerrja e psheretimave te renda.
    9. Veshtiresi per tu kuptuar me shoket

    pershendetje

    kam djalin 6 vjecar, dhe mua si prind me ben te merakosem nga fakti se nuk ben gjum te rehatshem naten. nuk adhuron gjumin e nates dhe rehatine e trupit por edhe ate cope gjum qe ben, e ben me frike ...

    para disa nete i doli gjumi se kishte pare nje enderr te trishtuar ku si pasoje e saj mbeti pa bere gjum ne sy deri ne mengjes. thonte qe ka pare enderr disa HIJE qe i flisnin e e ndjeknin dhe pastaj ka filluar te vrapoje mirepo kur i jane afruar i ka dalur gjumi dhe filloi ta kape paniku e i shikonte tere dhomen ne menyre te cuditshme.

    simptomat e cekura me lart jane te shfaqura kohe pas kohe tek djali si paniku dhe inat jo fort te theksuar (mendimi im)

    ka veshtiresi per te fjetur naten si dhe nuk e ka preferuar gjumin e pas dites pothuajse asnjehere (qe nga mosha 2-3 vjecare)

    ka energji te tepert, sepse tere diten po t`a lesh ai vetem do te vrapoje dhe asnehere nuk thot qe eshte lodhur apo eshte i uritur

    ka si ves kur bjen ne gjume cdo here e fut gishtin ne goje, per te cilin ves jemi munduar dhe mundohemi te ia largojme mirepo nuk eshte i suksesshem

    kohe pas kohe kur e ka disponimin ne nivel te larte leshon edhe psheretima (britma) te cilat ndonjehere na bejne merak se mos eshte lenduar apo diq tjeter

    e ka nje loje tjeter per dallim nga moshataret e vet djem, te cilet luajne me top apo me lojra tjera, ky zakonisht luan me lojra tjera ku si pasoje e imagjinates se bujshme perdor disa lapsa apo gjesende tjera, dhe i paramendon si objekte kinse fluturuese (jo aeroplane)...

    Eshte adhurues i madh i librave per femije dhe filmave te vizatuar. kohet e fundit ia kemi redukuar shikimin e televizorit (filmat e vizatuar) pas ores 6. eshte nje vizatues i talentuar dhe vizatimet qe i ben poashtu i vizaton personazhe te ndryshme te filmave vizatimore (kryesisht personazhet qe fluturojne)

    JU LUS NESE MUNDENI TE ME KESHILLONI SE CKA DUHET BERE UEN SI PRIND NE BASHKEPUNIM ME DJALIN TIM, T`I ELIMINOJME APO TE PAKTEN T`I ZBUSIM KETO PROBLEME QE NA BEJNE TE MERAKOSEMI...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar mė parė nga meekra69 Lexo Postimin

    Djali yt paska simptomat e njejta me njerin nga binjaket e motres sime i cili poashtu shikon shume tv d.m.th filma te vizatuar.Edhe motra ime ishte shume e merakosur pasi ai donte ose lojra ne komjuter ose tv dhe nuk perziehej me moshataret e vet,por tani eshte mire pasi vazhdimisht i kemi folur se keta jane vetem filma e skane te bejne asgje me te verteten..Edhe ai ehste 6 vjeqar.Merre me mend kur ka qene 5 vjeqar i ka then motres sime ,mam une kam lindur po spo di cte bej me jeten,per njerezimin spo mundem te bej asgje, pasi eshte frymezuar nga heronjet e filmave carton.Keshtu qe mos u merakos se eshte kaluese,do ta shohesh edhe vet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MIRIAM : 04-10-2008 mė 12:43

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    13

    faleminderit

    Citim Postuar mė parė nga MIRIAM Lexo Postimin
    Djali yt paska simptomat e njejta me njerin nga binjaket e motres sime i cili poashtu shikon shume tv d.m.th filma te vizatuar.Edhe motra ime ishte shume e merakosur pasi ai donte ose lojra ne komjuter ose tv dhe nuk perziehej me moshataret e vet,por tani eshte mire pasi vazhdimisht i kemi folur se keta jane vetem filma e skane te bejne asgje me te verteten..Edhe ai ehste 6 vjeqar.Merre me mend kur ka qene 5 vjeqar i ka then motres sime ,mam une kam lindur po spo di cte bej me jeten,per njerezimin spo mundem te bej asgje, pasi eshte frymezuar nga heronjet e filmave carton.Keshtu qe mos u merakos se eshte kaluese,do ta shohesh edhe vet.
    te falemnderit per kete KURAJO qe po me jep...
    me beri te qeshem ajo pyetja e bere sepse me po te njejtat gjera ne perballemi gati cdo dite ...

    megjithate faleminderit

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-02-2008
    Postime
    49
    Citim Postuar mė parė nga Qendi Lexo Postimin
    Stresi emocional,shkaktar i belbėzimit tek fėmijėt!!!!

    Njė raport i kohėve tė fundit tregon se fėmijėve qė e kanė mė tė vėshtirė tė pėrballojnė stresin emocional, shpesh u mbahet goja. Ndėrsa shkencėtarėt thonė se 50 deri nė 80 pėr qind tė kėtyre fėmijėve e kalojnė kėtė fazė deri nė moshėn pesė vjeē, nuk ka ndonjė kurė pėr belbėzimin nėse vazhdon pėrtej kėsaj moshe.

    Nuk ka shėrim pėr mbajtjen e gojės dhe askush nuk e di nga se shkaktohet, megjithėse besohet se trashėgimia dhe tani temperamenti luajnė njė rol. Fondacioni ndėrkombėtar pėr belbėzimin vlerėson se deri nė 60 milionė vetė nė gjithė botėn e kanė kėtė problem.

    Paaftėsia pėr tė komunkuar siē duhet sjell dėshpėrim dhe zemėrim dhe ndonjėherė edhe tėrheqje, thotė profesor Edward Conture i Universitetit Vanderbilt nė Nashville tė Tenesisė: “Nuk mund tė komunikosh kur tė duash, apo atė qė do tė thuash dhe si tė duash. Dhe gjithkush mund ta kuptojė sesa pa shpresė tė bėn tė ndihesh njė gjė e tillė”.

    Doktor Conture ndoqi 111 fėmijė nga mosha dy nė 5 vjeē. Ėshtė grupmosha kur bėhet mė e qartė qė dikujt i mbahet goja. Megjithėse studimi ėshtė bėrė nė Shtetet e Bashkuara, fėmijėt ndjekin tė njėjtėn rutinė loje, mėsimi dhe pėrpjekjesh nė gjithė botėn. Djemtė janė 3 herė mė shumė tė prirur sesa vajzat qė tė belbėzojnė.

    Megjithėse ka njė lidhje gjenetike familjare, doktor Conture arriti gjithashtu nė pėrfundimin se shumė nga kėta fėmijė bėhen mė shumė emocionalė gjatė kėmbimeve tė njė situate normale loje. Nė pėrgjithėsi iu desh mė shumė kohė qė tė qetėsoheshin pasi ishin nervozuar. Reagimet emocionale shkaktonin pastaj belbėzimin.

    Doktor Conture thotė se prindėrit dhe mėsuesit mund tė ndihmojnė duke krijuar njė ambjent mė qetėsues, qė i jep fėmijės kohė tė mjaftueshme pėr t'u shprehur. Ata duhet gjithashtu tė mos kritikojnė apo tė zėmėrohen kur fėmija nuk i nxjerr dot fjalėt dhe tė kėrkojnė ndihmėn e njė terapisti tė tė folurit qė tė punojė me fėmijėn. Me kėto masa ka shpresa qė fėmija ta kalojė kėtė problem.
    Kam vajzen time afer 10 vjeqare dhe ka probleme me te folur.Qe nga mosha me e vogel ka pasur problem te tille dhe po me duket se gjendja e saj vetem sa po keqesohet .Deri para nje viti kam shpresuar se ajo do ta tejkaloje kete problem mirepo me kot .Jam shume i brengosur per kete ,dhe kur ta degjoje gjat te folurit ne zemer me therre.Eshte nshume intelegjente dhe nxenese me e mire ne klase .Eshte interesant se kur te reciton vjershe apo kur te lexon fare nuk verehet reciton pa asnje pengese .Por kur deshiron te tregoj dicka apo kur flete me te ateher problemi eshte shume i theksuar.Ajo gjithashtu eshte shume e ashper (temperamante.)
    Kam lexuar se femijet e prinderve te veshtire (temperamant-nervoz) dhe grindjet e prinderve shkaktojne keto probleme te femijet,cka tek une jane prezente keto te dyja.Dhe brengosja per mua eshte edhe me e madhe per faktin sepse e konsideroj veten fajtor per kete.Edhe djali 8 vjeqar ka ngapak probleme por shume me pak te theksuara dhe muajin e fundit po me duket se gjithqka tek ai eshte normale.
    I dua shume dhe me done gjithashtu dhe gjate ter jetes jam munduar te jap maximumin per ta.

    Ju lutem si te sillem me vajzen ,a ben ce kete problem shtruar ta bisedoj me te ,apo aktualizimi i ketij problemi do te ndikoj negativisht dhe ne perkecesimin e gjendjes .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Tė mėsosh aktrimin njėherėsh me abetaren
    Nga TiLoNcE nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Femijet anemik behen agresiv!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 19:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •