Lexoni në vazhdim sesi të veproni!
Veprimi i parë: Titulli - numri 1
Është i detyrueshëm vendosja e një titulli. Titulli duhet të jetë sa më i shkurtër dhe përshkrues mbi artikullin/mesazhin i cili do postohet!
Veprimi i dytë: Mesazhi që do të postohet - numri 2
Shkruani mesazhin apo artikullin që dëshironi të postoni, dhe mos harroni se mesazhi duhet të përmbajë më shumë se 10 shkronja!
Keni mundësi të përdorni shumë nga opsionet që ju ofron forumi në postimin e një teme, lexoni këtu sesi të veproni me një temë: Si të veproj në një temë [postimi, vendosja e imazheve, citime, etj...]
Veprimi i tretë: Ikonat e postimit - numri 3
Këto ikona shoqërojnë titujt e temave. Vendosja e tyre nuk është e detyrueshme, thjesht nëse keni dëshirë mund të përdorni ose jo ato gjatë postimit të një teme të re në forum.
Veprimi i katërt: Posto një Temë të Re - numri 4
Si edhe vetë emri i butonit, mjafton të shtypni këtë buton për të postuar temën. Para se të postonit temë ju rekomandojmë të lexoni shënimin e mëposhtëm.
Numri 5 shërben për të shqyrtuar mesazhin tuaj nëse ka gabime ortografike apo mesazhi do të postohet ashtu siç doni ju.
Për më tepër ndiqni udhëzimet e treguara në imazhin e mëposhtëm!
Krijoni Kontakt