Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Gratë e Kukësit lindin ende në shtëpi

    KUKES -Më shumë se 10 për qind e grave kuksiane lindin në kushtet primitive të shtëpisë. Ato rrezikojnë jetën e tyre, vetëm e vetëm për shkak të mentalitetit fanatik që legjitimon ende lindjen në shtëpi. Burrat dhe vjehrrat, nuk i lejojnë nuset e reja t’u “zbulohen” mjekëve. Ky mentalitet i brezave të mëparshëm, ndonëse është zbehur disi, për fat të keq ende nuk është zhdukur. Mjekë të Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik të qytetit të Kukësit, bëjnë me dije se pjesa më e madhe e grave që preferojnë të lindin në banesat e tyre në kushte tejet të vështira, janë nga zonat e thella rurale. Sipas tyre, rreziku i lindjeve jashtë ambienteve të maternitetit është në ato zona ku mungojnë mamitë e specializuara për lindjet natyrale. Ndërkohë, mjeku Gëzim Basha pohon se lindjet janë në raport të kënaqshëm me shtimin e popullsisë ne vend, Ai pohon se numri i vdekjeve të foshnjave është 12 në 1 mijë lindje.
    FENOMENI
    Gjatë dy dekadave të fundit janë shtuar lindjet nën kujdesin mjekësor në rrethin e Kukësit. Sipas mjekëve, brezi i viteve 70-të i kushtonte shumë pak vëmendje lindjes së grave në maternitetin e vetëm të këtij rrethi. Por referuar statistikave të Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik të qytetit verilindor, rezulton se ka ende gra që lindin fëmijët e tyre në shtëpi, në kushte të papranueshme për bluzat e bardha. “Është e trishtueshme ta çosh nëpër mend, por ja që duhet pranuar se 10 për qind e nënave kuksiane lindin në kushtet e shtëpisë, duke rrezikuar infeksione të ndryshme që mund të jenë fatale si për shëndetin e tyre dhe të fëmijës”, - thotë për “Gazeta Shqiptare”, mjeku Gëzim Basha. Sipas tij, përveçse mentalitetit, gratë shtatzëna e kanë të vështirë të shtrohen për të lindur në maternitet dhe për shkak të largësisë së zonave ku ato banojnë dhe mungesës së infrastrukturës rrugore. “Në kohën time kishim shumë turp që t’i thonim burrit apo vjehrrës se dua të shkoj për të lindur në maternitet e me iu zbulu burrave (mjekëve). Ishte traditë, sepse edhe vjehrrat tona në shtëpi kanë lindur”, - thotë Hana 74-vjeçare. Ndërkaq, e moshuara shprehet se mendimet e asaj kohe ishin një budallallëk i vërtetë, pasi gratë e nuset e reja torturoheshin duke lindur me shpirt ndër dhëmbë. Nga ana tjetër, plaka tregon se nuset e djemve të saj kanë lindur gjithë fëmijët në maternitet dhe i ka shëndoshë si molla. Disa nëna fëmijësh pohojnë se ende ruhet mentaliteti, se femrat që lindin në shtëpi ndjehen më të respektuara nga burrat.
    “Tani pak burra kundërshtojnë kur u thua se lindja duhet bërë në maternitet”, - thotë Shefie Peposhi, e cila punon prej 15 viteve si mami në fshatin e thellë të Lusnës. Ajo nuk harron të përmendë një rast fatal të një fshati fqinj, të ndodhur katër vjet më parë, ku një grua nga fisi i saj humbi fëmijën gjatë lindjes në shtëpi.
    MATERNITETI
    Spitali Obstetrik-Gjinekologjik i Kukësit është ndërtuar rreth viteve ‘50-të, ku kontributin themelor në formësimin dhe funksionimin e tij e mban doktor Korab Shehu, emrin e të cilit katër vjet më parë e mori ky institucion, pas ndarjes së tij nga jeta. Shehu, i cili punoi për rreth pesë dekada si gjinekolog, priti afërsisht 50 mijë lindje nga të gjitha trevat e Kukësit. Ai krijoi besimin e këtij institucioni shëndetësor tek popullata, nëpërmjet aftësive të tij të rralla profesionale dhe njerëzore duke thyer mentalitetin, traditën dhe fanatizmin e zonave të Kukësit për lindjet në shtëpi, duke i sensibilizuar ato mbi rrezikun që u kanoset nënave dhe fëmijëve.

    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=28920
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Pse mer Tropoja e Dibra ku i lindin? Edhe ata ne batanije po he...

    Ai qe ka shkruar artikullin duhet te kete parasysh nje gje: qe ato jane zona te thella, me rruge te keqija ose pa rruge fare, dhe femija nuk del me orar, po kur ti teket. Deri tu ik ne maternitet, gruja bo femine tjeter.
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Pse mer Tropoja e Dibra ku i lindin? Edhe ata ne batanije po he...

    Ai qe ka shkruar artikullin duhet te kete parasysh nje gje: qe ato jane zona te thella, me rruge te keqija ose pa rruge fare, dhe femija nuk del me orar, po kur ti teket. Deri tu ik ne maternitet, gruja bo femine tjeter.

    Per Tropoj flas une mer, ti fol per Tropojen tate apo se ku je le...nga je ti i her?



    Une mendoj qe spitalet duhet sa me shum te kene mjeke femra ne rrepartin e gjinekologjise....kjo do hiqte shum siklete apo vujtje mentaliteti qe ne SHqiptaret kemi dhe nuk besoj qe do hiqen edhe aq lehte.

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Për të lindur në maternitet duhen krijuar kushtet.

    Duhet të ketë vetëm një dhomë për një grua, që burri të jetë dëshmitar i lindjes, e jo të marrin mjekët fëmiun e t'a ndërrojnë me një tjetër.

  5. #5
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Per Tropoj flas une mer, ti fol per Tropojen tate apo se ku je le...nga je ti i her?

    Hahaha e kishin per qarkun ne teresi mor...

    Anej okolla jam ka njani prrind.
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #6
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Hahaha e kishin per qarkun ne teresi mor...

    Anej okolla jam ka njani prrind.

    Pranaj pra qe e kishim per zona kshu, thash per Tropojan flas une.

    prap sjom ka e di se ka je.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga Son-Of-Ishtar Lexo Postimin
    Për të lindur në maternitet duhen krijuar kushtet.

    Duhet të ketë vetëm një dhomë për një grua, që burri të jetë dëshmitar i lindjes, e jo të marrin mjekët fëmiun e t'a ndërrojnë me një tjetër.
    Une do ta lindi ne shtepi !
    Në maternitet tona Asgje seshte e sigurte.
    Ne shqiperi ska kushte?
    Ne Maqedoni: Kushte ka, po ka ma shum rezik se i mbysin shqiptaret e posalindur, kjo ka ndodhe ne maternitetin e Shkupit ne cair, ku eshte zbuluar nje sllavomaqedon (mjek moster) per mepak se nje vit, 600 ( gjashqind) te posalindur i ka damtuar ne qafe, e i ka hedhe per te vdekur! E denuan si gjoja i semure??????
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 21-01-2008 më 15:15
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Per Tropoj flas une mer, ti fol per Tropojen tate apo se ku je le...nga je ti i her?



    Une mendoj qe spitalet duhet sa me shum te kene mjeke femra ne rrepartin e gjinekologjise....kjo do hiqte shum siklete apo vujtje mentaliteti qe ne SHqiptaret kemi dhe nuk besoj qe do hiqen edhe aq lehte.
    te kete spitale njer e kushte e dyta se pastaj rregullohet dhe puna e mjekeve femra

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Son-Of-Ishtar Lexo Postimin
    Për të lindur në maternitet duhen krijuar kushtet.

    Duhet të ketë vetëm një dhomë për një grua, që burri të jetë dëshmitar i lindjes, e jo të marrin mjekët fëmiun e t'a ndërrojnë me një tjetër.
    Po ja, ne ketu ne Amerike kete bejme, shkojme ne spital dhe garantojme qe eshte femija yne e jo ndonje maskara.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e pellumbi
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Postime
    320

    Talking

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    KUKES -Më shumë se 10 për qind e grave kuksiane lindin në kushtet primitive të shtëpisë. duke i sensibilizuar ato mbi rrezikun që u kanoset nënave dhe fëmijëve.

    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=28920
    nga e ke marre kete ankete shoku, nuk besoj te jete % me e madhe se ne disa fshatra ketu rreth tiranes , rreth dajtit si lunder priske lalaj etj etj pa permendur disa te tjera ketej rreth e rrotull dhe pa marre parasysh disa te tjera qe kane dhe ne qytet me te medha si Durresi, Shkodra, Vlora etj etj...
    Nese ajo qe do te thuash nuk eshte me e mire se heshtja atehere me mire hesht.

Tema të Ngjashme

  1. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Kreditë për shtëpi, interesat në ulje, afati në rritje
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-02-2005, 09:25
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •