Pas pak kohesh, shqiptaret nuk do te sfiliten me neper butiket e Tiranes per te gjetur veshjen e preferuar, sepse me ne fund edhe ne do te kemi linjen e stampuar "Made in Albania". Industria e veshjeve ne bashkepunim me stilistet shqiptare do te krijojne marken shqiptare te veshjeve. Gjithcka ka nisur te konkretizohet fale nje programi ekonomik 3-vjecar te Ministrise se Ekonomise se Gjermanise, i cili ka perfshire edhe Shqiperine si nje nder vendet e rajonit te Evropes Juglindore, me potencial te pazbuluar estetik, qe do te beje te mundur perfshirjen e konfeksioneve shqiptare ne tregun boteror. Presidentja e Shoqates se Tekstileve, Modes dhe Dizajnit te Gjermanise, e cila drejtoi nje workshop me stilistet shqiptare keto dite ne Tirane, tha se "stilistet shqiptare jane shume te mire dhe nuk kane dallime ne nivel evropian. Jane tejet te talentuar dhe nga sa pashe, nuk dallojne as nga vendet e rajonit, por as nga ata te Frances, Anglise etj. Shqiperia nuk duhet te qendroje me e fshehur, por te dale ne dukje. Une njoha stiliste shqiptare, te cilet kane lidhur vete kontrata individuale me shtepi mode ne Spanje, France etj., dhe kjo eshte shume domethenese.
Edhe stilistet shqiptare duhet te arrijne te jetojne me punen e tyre. Por per te arritur deri ne kete objektiv, duhen plotesuar disa kushte paraprake, sikurse jane trajnimi per tendencat e fundit te modes boterore, krijimi i kontakteve me rrjetin e marketingut tregtar-shites-bleres, por sidomos krijimi i kontakteve me industrite e veshjeve qe jane ne Shqiperi. Kesisoj, pare ne nivel boteror, eshte koha qe stilistet shqiptare te nisin bashkepunimin me panaire te medha boterore, sikurse eshte ai i Dyseldorfit ne Gjermani, me i madhi ne bote qe hap cdo vit dy sezone panairesh te modes se veshjeve te te gjitha llojeve, moshave dhe sekseve", perfundoi ajo. E pare ne kete kontekst, shihet me prioritet edhe perfshirja e stilisteve shqiptare ne tregun boteror, gje qe do te beje te mundur edhe krijimin e konfeksioneve origjinale "Made in Albania".
KORRIERI
Krijoni Kontakt