Shkencėtarėt kanė zbuluar lidhjen e mundshme nė mes tė kancerit tė gjirit dhe deodorantit.

Nė fakt, pėrqendrimi i lartė i aluminit, qė ėshtė pėrmbajtja 90 pėr qindėshe e deodorantėve, ėshtė gjetur nė lėkurėn e gjirit tė femrave tė cilat kanė pasur kancer dhe u janė nėnshtruar largimit tė gjirit.

Shkencėtarėt edhe mė herėt kanė tėrhequr vėmendjen nė lidhjen e mundshme tė llojit tė kėtij kanceri dhe pėrdorimit tė produkteve kundėr djersitjes, posaēėrisht nėse ato pėrdoren menjėherė pas rrojės. Nė fakt, besohet se alumini nga produkti kundėr djersitjes mund tė absorbohet nė lėkurė, i cili, kur futet njėherė nė tru, sillet si hormoni estrogjen i cili ka rolin e krijimit dhe zhvillimit tė kancerit tė gjirit.

Tek tė gjitha pacientet, hulumtuesit kanė gjetur nivel dukshėm mė tė lartė tė aluminit nė hapėsirėn rreth gjirit, sesa nė pjesėt tjera tė trupit. Mirėpo, pėrkundėr kėsaj ata nuk kanė zbuluar lidhjen e drejtpėrdrejtė nė mes tė aluminit i cili ka qenė nė trup dhe produktit kundėr djersitjes.

Kundėrshtuesit e kėtij hulumtimit, i cili ėshtė kryer te 17 paciente, thonė se, kanceri i gjirit ėshtė sėmundje komplekse, dhe se shkaktarėt e saj nė shumicėn e rasteve janė tė panjohur.