Komisioni parlamentar i Medias miratoi dje nė mėnyrė unanime, dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes, duke garantuar nė kėtė mėnyrė njė hapėsirė mė tė madhe lirie dhe veprimi pėr pėrfaqėsuesit e medias sė shkruar dhe asaj elektronike. Shpifja dhe fyerja tashmė nuk do tė konsiderohen si vepėr penale, por do tė gjykohen mbi bazėn e Kodit Civil. Ndryshimet e bėra nė ligj synojnė pėrforcimin e garancive ligjore, pėr ushtrimin e fjalės sė lirė nė vend dhe kanė pėr qėllim tė mbushin vakuumin e krijuar nga dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes. Kėto ndryshime do tė mundėsojnė mbrojtjen e reputacionit tė individit, tashmė nėpėrmjet gjyqeve civile. Gjithashtu, Komisioni i Medias vendosi dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes jo vetėm pėr pėrfaqėsuesit e medias, por pėr tė gjithė qytetarėt. Deputetėt e opozitės u shprehėn se, ligji duhej tė pėrfshinte vetėm pėrfaqėsuesit e medias, por njė gjė e tillė ėshtė kundėrshtuar nga deputetėt e mazhorancės, tė cilėt thanė se pėrjashtimi nga Kodi Penal duhet tė jetė i vlefshėm edhe pėr qytetarėt. Anėtari i mazhorancės nė Komisionin e Medias, Astrit Patozi tha se, dispozitat e ligjit duhet tė jenė njėlloj pėr tė gjithė. "Ne duhet ta kalojmė kėtė projektligj tė rėndėsishėm dhe nuk kemi pse t`ia kalojmė pėr shqyrtim Komisionit tė Ligjeve. Unė jam i mendimit se, ligji duhet tė pėrfshijė edhe ata qė nuk punojnė nė media. Ne nuk mund tė themi me ligj, se pėrfaqėsuesi i medias mund tė shpifė mbi kėdo se e mbron ligji nga burgu, dhe tė penalizojmė qytetarin me burg pėr tė njėjtėn gjė", u shpreh Patozi, duke nėnvizuar se ligji duhet tė parashikojė dėnim tė njėjtė si pėr qytetarin ashtu edhe pėr pėrfaqėsuesit e medias. Njė tjetėr pikė debati nė komision ishte edhe mėnyra me anė tė cilės ėshtė bėrė shpifja. Sipas anėtarėve tė mazhorancės, nė komision shpifje duhet tė konsiderohen vetėm ato tė pėrdorura nė mjetet e informimit publik, si gazeta, televizione e radio. Nga ana e tyre, pėrfaqėsuesit e opozitės kėrkuan qė ligji tė sanksiononte si shpifje tė konsiderohet jo vetėm ajo qė pėrcillet nga organet e medias, por edhe ajo e bėrė nė ambjente tė tjera. Nė pėrfundim palėt ranė dakord, qė projektligji tė kalojė pėr diskutim edhe nė Komisionin parlamentar tė Ligjeve. Projektligji ėshtė konsultuar me njė sėrė organizmash tė huaja, si Gjykata Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Ndėrkohė nė njė rezolutė tė saj, Asambleja parlamentare e Kėshillit tė Europės nė prill tė vitit 2000 i rekomandon qeverisė shqiptare tė shfuqizojė substancialisht ligjin penal pėr shpifjen nė mėnyrė qė tė parandalohet zbatimi abuziv i tyre. Mė vonė nė vitin 2004, Bashkimi Europian i kėrkon qeverisė shqiptare tė pėrshtasė ligjin me standardet europiane. Paketa e masave tė miratuara nė mbledhjen e djeshme synon forcimin e garancive ligjore pėr ushtrimin e tė drejtės sė fjalės. Ndryshimet nė projektligjin e paraqitur nga qeveria, kanė nė thelb respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe lirinė e shprehjes. "Nuk ka vend tė lirė, demokratik pa garantimin e lirive tė fjalės dhe tė shprehjes, e garantuar kjo nėpėrmjet instrumentave ligjore. Ky pohim ėshtė i pamohueshėm nga qeveria shqiptare ndaj pėrfaqėsuesve tė medias dhe pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile", thuhet nė relacionin bashkangjitur me projektin. Kjo paketė masash do tė realizohet nėpėrmjet kėtyre ndryshimeve, tė cilat shfuqizojnė disa dispozita tė Kodit Penal dhe saktėsojnė disa tė tjera. Nga kjo paketė ligjore nuk mbetet i pambrojtur dinjiteti i qytetarėve. Nė funksion tė kėsaj fryme ligjore, pėr tė ruajtur lirinė e shprehjes dhe tė fjalės, njėkohėsisht dhe mbrojtjen e reputacionit qytetar nga kapėrcimi i kufijve tė kėsaj lirie, projektligji nė fjalė ka pėr qėllim dekriminalizimin e veprave penale tė fyerjes dhe shpifjes, duke i kthyer ato nė vepra me rregullim ligjor civil.
SAT Copyright
Krijoni Kontakt