-
Tuni Papuēiu
Kujtim pėr njė njeri tė letrave (Tuni Papuēiu)
Nė datėn 23 mars 2002 u mbushėn 80 vjet nga dita e lindjes sė tė paharruarit tonė Tuni Papuēiu. Ai u nda nga ne, papritmas, njė ditė tė fillimit tė qershorit 1975, pa mbushur 53 vjeē. Larg nesh. Nė Shkodėr, midis miqsh e dashamirės qė i donte dhe e donin. Edhe nė ēastet e fundit tė jetės nuk donte tė shqetėsonte njeri, as kolegun e tij tė dhomės. Iku, megjithėse tė dashurit e tij do tė donin ta kishin shumė mė tepėr pranė tyre, pėr tė dėgjuar zėrin e tij meliodioz qė i jepte jetė darkave midis miqsh, dasmave tė tė afėrmve, gėzimit tė afrimit tė njė Viti tė Ri midis komshijve.
Nuk kėrkoi asnjėherė pėr vete diēka edhe pse i takonte mė tepėr.Punoi gjithė jetėn me modesti, pa u qarė pėr meskinitetet qė ju desh tė pėrballojė nga njė pakicė keqdashėsish e arrivistėsh. Mbi tė gjitha ishte i ndershėm dhe krenar dhe ashtu mbeti deri nė fund tė jetės sė tij tė shkurtėr.
Gjithēka e motivonte dhe e bėnte pėr tė mirėn e atdheut tė vet, tė njerėzve tė thjeshtė.Tė afėrmit dhe dashamirėt e tij do ta kujtojnė si njeriun e ēiltėr, me karakter, qė tė bėnte pėr vete me zėrin e tij kur kishte njė gėzim nė familje apo shoqėri, por qė shprehte edhe keqardhjen e tij tė thellė pėr fatkeqėsinė e njė miku apo tė njohuri, qė u ndodhej pranė, me mish e me shpirt, pėr tė kaluar dhembjen sėbashku. Sa herė, bashkėqytetarė e fshatarė tė krahinės sė tij vinin nė Tiranė, pėr t'i ndihmuar Tuni i thjeshtė, pėr njė hall, pėr tė takuar njė mjek tė mirė, pėr tė treguar kujdesin e duhur, pėr t'i ndihmuar fėmijėt qė tė shkolloheshin, duke njohur zemren e tij tė madhe, shpirtin e tij tė dhimshėm, gjerėsinė e tij, megjithėse e dinin se ishte vetėm njė punonjės i zakonshėm i njė reviste pėr fėmijė. Dhe ai me sa kishte mundėsi i ndihmonte sikur tė ishin njerėzit e familjes sė tij. Pa kėrkuar si shkėmbim ndonjė favor apo privilegj pėr vete apo familjen e tij. E vetmja gjė qė m!
ė kujtohet, kur vdiq babai erdhėn pėr ngushėllim shumė e shumė njerėz qė nuk i njihja por qė me fjalė tė thjeshta shprehnin mirėnjohjen pėr tė.
Tuni ishte vėllai i vetėm midis pesė motrave. Qe i dyti nga fėmijėt, mbas motrės Kristinė. I jati, Peēi, si arsimdashės, duke njohur inteligjencėn e tė birit qė nė moshėn dhjetė vjeē e ēoi nė Tiranė pėr studime, pasi Fieri, vendlindja e tij, nė ato vite kishte vetėm shkollė fillore. Tuni pothuajse u rrit nė Tiranė. I kreu studimet me shpenzimet e tė jatit i cili shpesh shkonte e shihte pėr tė ndjekur ecurinė e tij. Me bujarinė qė e karakterizonte ndihmonte edhe shokėt konviktorė tė tė birit. Siē tregon e motra e Tunit, Pandora: Nė familje shpėrthente gėzimi i madh kur Tuni kthehej nė pushime pranė nesh. Me vete gjithnjė do tė sillte libra, ato vepra tė pakta origjinale dhe pėrkthime qė botoheshin nė atė kohė. Kėshtuqė nė shtėpinė tone u krijua njė bibliotekė e pasur pėr kohėn, e cila na dha mundėsi tė lexonim. Fillimisht nė netėt e gjata tė dimrit mblidheshim rreth vatrės dhe ne mė tė vegjėlve na I lexonte motra e dytė, e treat nga fėmijėt Ksanthipi
Megjithėse Tuni u rrit m!
e tė gjitha tė mirat nga prindėrit, ai nuk e shpėrdoroi asnjėherė pėrkujdesjen e tyre, pėrkundrazi, ai qe gjer nė fund tė jetės njeri shumė I dhemsur pėr familjen e vet, pėr prindėrit, pėr motrat dhe kjo sjellje e bėri shumė tė dashur jo vetėm pėr tė afėrmit e tij, por edhe pėr miqtė e shokėt
Shpėrthente nė gėzimin e tij tė papėrshkruar bashkė me tė paharruarin Anton Mazreku pėr fitoren e madhe nė Ballkaniadėn e 1946, gjė qė e ka shprehur dhe nė shkrimet e tij tė "Sportit" tė asaj periudhe. Ishte kryeredaktori i pare i Sportit shqiptar pas ēlirimit. Nėna mė thotė se kur isha fare i vogėl mė merrte me vete tek studio e stadiumit Qemal Stafa ku shoku i tij Andon Mazreku transmetonte ndeshjet e futbollit dhe babai pėrgatiste kronikat pėr gazetėn. Dikur ndihmoi njė tipograf, duke retushuar bashkė me tė me mijra kopje tė revistės sė fėmijėve, gabimin qė ky i fundit kish kaluar pa dashje, qė tė mos paguante njė shumė tė madhe si ēdėmtim.
Ndihmoi piktorė tė rinj nė vitet 70-tė, nė fillimet e tyre si Agimin, Edin, Vlashin, etj., dhe letrarė, pėr tė ecur nė rrugėn e artit. Faqet e Fatosit ishin tė mbushura me vizatime e ilustrime tė piktorėve tė rinj qė hapat e para i kanė nisur ndoshta tek Fatosi qė botohej nė fillimet e veta nga i vetmi redactor pėrgjegjės, Tuni, me kryredaktor prof. Bedri Deden. Revista kishte njė rrjet tė gjerė bashkėpunėtorėsh, nxėnės por edhe shkrimtarė tė dėgjuar qė Tuni i afroi rreth vetes. Sa here shkonte tek Safo Marko pėr tė krijuar njė ilustrim tė bukur qė ti joshte fėmijėt. Aty qėndronte dhe bisedonte edhe me Petro Markon e madh qė kishte njė shpirt tė pastėr por qė mbeti njė rebel krenar qė nuk i pranonte meskinitetet dhe njerėzit e ngushtė. Shtėpia e Petro Markos pranė maternitetit ishte e mbushur me pikturat e bukura tė piktores sė shquar, gruas sė tij Safos, e cila bashkė me piktorin e merituar Agim Faja kishin prioritetin nė revistėn Fatosi.
Tuni i donte tė rinjtė e punonte me pasion pėr tė redaktuar shkrimet e tyre qė ato tė shihnin dritėn e botimit. Shpesh, edhe pse njė shkrim nuk ishte i goditur, me takt bisedonte me autorin, apo i shkruante njė letėr dashamirėse, pėr tė mos e vrarė shpirtėrisht. Letėrkėmbimet me miqtė e tij tė pėrhershėm piktorė e shkrimtarė, me Agimin, Lajden, Skėnderin, e shumė e shumė tė tjerė mbeten njė shembull i dashurisė sė tij pėr artin e letrarėt, shkrimtarėt qofshin kėta tė ēdo moshe. Jo mė kot, kolegu i tij i dikurshėm i revistės Llambi Blido e cilėsoi nė njė shkrim pėrkujtimor pėr tė "njeriu-redaksi". Edhe Llambi nė njė bisedė nė shtėpinė e tij para disa vitesh, e kujtonte si peng qė Tuni iku aq shpejt, pasi mbi tė gjitha ishte njeri i pastėr dhe shumė i matur pėr gjithēka. Nuk ja prishte qefin as shokut, as mikut, as atij qė ishte meskin, por nėse me miq e shokė tė vėrtetė ishte i ēiltėr, me atė qė ishte meskin nuk afrohej. Shoku i tij qė pėrherė kur kalonte nė Tiranė vinte e t!
akonte, piktori i meritur Agim Faja, nė njė letėr tė tij tė 23 qershorit 1975, mė shkruante : Kanė kaluar afro 20 ditė qė kur Tuni sėshtė mė. Do kalojnė muaj, vite do tė kalojnė, do kalojnė dekada e Tunin sdo ta kemi kurrė mė mes tonė. Unė, Fredi, nuk e pashė Tunin tė vdekur. U njoftova vonė, ndaj arrita tamam nė kohėn kur ai po dilte nga shtėpija, kur po dilte qivuri i tij, i kuq, si gjaku i tij i pastėr, si shpirti i tij i kulluar, si mendimet e tij tė sinqerta
Kisha kohė pa e takuar Tunin dhe e din Fredi ? Donja ta shikoja edhe njėherė, tė fiksoja tėrė ato tipare tė tij, tė njė njeriu tė vėrtetė. Megjithatė nuk jam shumė pishman. Tre javė para se tė vdiste, unė kam ndenjur me tė shumė, (ashtu siē vinja zakonisht e rrinja me tė), duke biseduar rreth ēdo gjėje e mbi ēdo gjė
Nuk jam pishman, sepse Tunin se kam imagjinuar kurrė tė shtrirė nė arkivol. (E si mund tė shtrihen burra si Tuni, puntorė tė atillė si qe ai ?) ; ndaj dua qė nė mendjen time ai tė mbetet gjithnjė as!
htu siē ka qenė i gjallė, dinamik, qė mendonte pėr punėn edhe kur isht
e shtruar nė spital, e mbi tė gjitha i ndershėm. Njerėz tė tillė si Tuni lindin rrallė dhe nuk vdesin ; ani se shtrihen nė arkivol (ky ėshtė ligj e tė tėrė do tė shtrihemi atje)
Atė ditė pėr Tunin ndjeva njė dhembje tė madhe dhe kam qarė si fėmijė. Spėrmbahesha dot, Fredi, bile edhe tani qė po tė shkruaj, mė mbushen sytė me lot. Se marr me mend se si kur tė vij nė Tiranė, tė mos e takoj mė Tunin. Tani e kuptoj edhe vetė se sa e paskėrkam dashur atė. Dhe ai mė ka dashur shumė...Tė e ke patur babė; ndaj dhe tė ka vrarė shumė vdekja e tij, por unė e kam patur shok, e kam patur mik, e kam patur mėsues atė, o Fredi! Pėr shumė gjėra konsultohesha me tė dhe i besoja atij mė shumė se vehtes sime; ndaj dhe mė kot nuk e pyesja...Dhe Durrija u prek shumė. Cili mbeti pa u prekur kur na iku Tuni? Sa herė qė biem, sa herė qė ngrihemi, nė ēdo moment e kujtojme atė dhe njė si pikėllim tė madh ndjejmė nė zemėr thellė. Ta them hapur edhe njė fare pesimizmi na pushton
Ti ke patur njė babė tė!
pėrsosur, cilido qė e ka njohur ka gjetur tek ai shokun dhe mikun e sinqertė, unė mbi tė gjitha kam humbur MĖSUESIN!
Pak mė vonė, Agimi do na dėrgonte kėto radhė pėr kujtim tė tim eti: Pėr fėmijėt punove tėrė jetėn papėrtuar, i deshe shumė, tamam si sytė e ballit; ndaj dhe ata, kur ndjenė se tė erdhi fundi tė thirrėn pranė vetes E tė morėn.Tek hidhnin valle e kėndonin kėngėt e festivalit...
Nė njė letėr tė fundit qė Agimi mė ka dėrguar nė Gjenevė, ndėr tė tjera mė shkruan: Librin e Tunit Njė sirtar i veēantė
natyrisht e ke marrė. Qe njė botim i bukur, vėrtetė i veēantė. Pėr tė kam bėrė edhe njė shkrim nė gazetėn Drita. Shumė jam impenjuar nė kopertinėn e tij, dyfaqėshe, duke ngulmuar qė tė evokoja ato vite tė mbushura me punė, dashuri e respekt pėr fėmijėt fatosa dhe bashkėpunėtorėt. Ato vite, o Fredi nuk kthehen mė dhe (e them me bindje) revistė si Fatosi, zor se del mė nė Shqipėrinė tonė. Kjo ka ndodhur Fredi se ne kemi qėnė idealistė dhe se atje punonte njė Tun qė mendonte e krijonte pėr filizat e rinj, brezin e ardhshėm.
Mėsuese Bora mė shkruante: Ai ishte njė njeri me zemėr tė bardhė, njė njeri i dhemshur, i papėrkulur nė vėshtirėsi e optimist, ishte i dashur me njerėzit, punėtor i paepur e miku i mirė i fėmijėve, ishte babai i revistės Fatosi...Me vdekjen e tij edhe unė humba shokun e mirė, me tė cilin qaja hallet si motra me vėllanė, humba redaktorin e mrekullueshėm tė tregimeve tė mija tepėr modeste, tė cilat mi ndreqte me aq kujdes Tuni ynė...
Ndėrsa nė letrėn qė i dėrgonte profesor Bedri Dedes dhe tė shoqes Pandora Dedja, shkrimtari Aristotel Mici ndėr tė tjera shkruante:Artikullin qė kishit bėrė tok me Xhevatin pėr poezitė e tė nderuarit Tuni, mė pėlqeu. E lexova me interesim. Mu duk si njė lamtumirė entuziaste. Komentet mu dukėn tė sinqerta siē janė vetė vjershat. Artikullin e quaj si njė plotėsim tė dėshirės sime pėr poezitė e Tunit, qė lėvroi me pasion lirikėn qytetare e festive pėr tė vegjėlit. Valbona ime 6 vjeēe mburret me vjershat e bukura tė Tunit. Krenarinė e saj pėr librin ia pata shkruar nė njė letėr tė vogėl autorit. Libri i xhaxhi Tunit nė bibliotekėn e shtėpisė sonė ėshtė vendosur ndryshe nga tė tjerėt. Ai qėndron pas xhamit, si njė fotografi, si pasqyrė e njė shpirti tė thjeshtė e tė sinqertė
Shkrimtarja nga Shkodra Lajdja Staku e ndjerė, pėr tė cilėn babai kishte respekt tė veēantė, si dhe pėr shkrimtarin Skėnder Drini e shumė tė tjerė shkodranė, na shkruante disa muaj pas vdekjes sė tim eti ndėr tė tjera kėto radhė: E kemi gjithnjė kėtu emrin e Tunit, nė mes tė emrave tė tjerė tė shokėve e tė shoqeve, tė cilėt i kujtojmė gjithmonė nė kėto ditė festash. Tani nė kėtė vit po ndjejmė diēka tė vėshtirė, po ndjejmė boshllėkun e njė miqėsije
Miqtė e dashamirėt gjithnjė e kujtojnė Tunin e Fatosit me respekt e mirėnjohje, si njė njeri qė la vetėm kujtime tė mira tek tė gjithė, si njeri i punės dhe i mirėkuptimit. E ky ėshtė njė sadisfaksion mė i madh. Me dėgjue mire pėr njeriun tėnd, gjithnjė e kudo, ėshtė ngushėllim i madh
E na urojmė qė kjo traditė e mire e babės suaj, tė pėrsėritet gjithnjė nė familjen tuaj
Nė letrėn qė shkrimtari Muharrem Xhaxho i dėrgonte familjes sonė, ndėr tė tjera shkruan: Vdekja e Tunit mė preku thellė, jo vetėm sepse ai ishte njeriu i afėrm i juaji, por edhe se ai ishte i afėrt dhe mik i gjithė letrave e dashamirėsve tė letėrsisė pėr fėmijė. Atė e takova pėr herė tė pare, e njoha nė janarin e kėtij viti kur i paraqita njė tregim dhe ne shkėmbyem njė bisedė tė shkurtėr dhe miqėsore, sa mu duk sikur tė ishim shok prej kohėsh. Nuk mė harrohet gjithashtu njė takim qė pata me tė nė redaksi, nė ditėt e simpoziumit tė majit. - Mos je zėmėruar qė sta kam botuar tregimin- mė tha.
- Jo- i thashė- tregimin e pres nė korrik, se pėr atė kohė ėshtė actual.
- Unė e kam vėnė nė njė nga numrat e qershorit-mė tha.
Me tė pata rastin tė bisedoj disa here dhe mė dha porosi shumė tė vlefshme. Mua dhe kujtdo tjetėr qė iu dha rasti tė njihemi sado pak me Tunin, do tė na mbetet nė kujtesė i paharruar, Tuni, i palodhur, i papėrtuar, mik dhe dashamirės i letrave.
Sa herė jemi ulur pėr tė punuar mbi bocat e revistės, pothuajse rregullisht pėr ēdo numur, e gjithmonė dashamirėt e shtypshkronjės kur shihnin se maketi ishte gati, i bėnin vend me kėnaqėsi pėr nxjerrjen e saj me prioritet.
Me pasion e dashuri, ashtu siē i kėndonte kėngėt e trevės sė tij, i mblodhi dhe ja dhuroi njė kompozitori nė Institutin e Folklorit, pėr t'i pėrtėrirė. Rridhte nga njė familje patriote. I jati, gjyshi Peēi kishte qėnė njė nga themeluesit e lagjes Liri nė Fier e ishte rropatur gjithė jetėn pėr tė rritur tė pesė vajzat dhe djalin e vetėm qė duke vėnė re inteligjencėn e tij, u detyrua ta ēojė nė Tiranė pėr tė vazhduar shkollėn, megjithėse ishte i vetėm krah pune nė njė familje me 6 fėmijė. Megjithėse skishte tė holla tė mjaftueshme, donte ti jepte djalit shkollė
Ishte njė nga familjet mė tė dėgjuara nė Fier dhe qė pėrmendet me dashuri e ngrohtėsi nga shkrimtari fierak Jakov Xoxa tek romani disa vėllimesh Lumi i vdekur.
Im atė Tuni mori pjesė nė Luftėn Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe nga shtatori i vitit 1943 deri nė ēlirim ai ishte i inkuadruar nė zonėn e parė operative tė Vlorės me qendėr nė Sevaster. Me ēlirimin e vendit nė qytetin e Vlorės nxori gazetėn Pėrpjekja e Rinisė, ekzemplarė tė sė cilės i ruaj me kujdes nė arkivin tim. Nė atė gazetė ai punoi dhe bashkėpunoi afėr me shkrimtarin Jakov Xoxa, tė cilin edhe unė mė pas e kam takuar shpesh herė kur qėndronte nė Apolloni, por edhe nė ditėt e fundit tė jetės sė tij kur kurohej nė pavionin 12 tė Spitalit tė Tiranės e ne bisedonim pėr letėrsinė dhe Fierin tonė tė dashur dhe me njerz tė mirė e tė thjeshtė, mikpritės tė gjirokastritėve por edhe tė trevave tė tjera nga Shqipėria dhe Kosova.
Nė Historikun e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare tė rrethit tė Fierit, i hartuar nė vitin 1975, ndėr tė tjera shkruhet nė faqen 148:
.Nė zjarrin e kėsaj lufte kundėr armikut, tė rinjtė fierakė si Abaz Kondi, Tuni Papuēiu, Ndreu Dema, Milika Budo, etj., punojnė duke grumbulluar informata e materiale pėr Lėvizjen Nacionalēlirimtare, duke shpėrndarė trakte e duke marrė pjesė nė aksione luftarake kundėr armikut. Familja e Tunit dhe gjithė fisi ishin tė lidhur me Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare. Dy nga dera e Papuēinjve, Miēo dhe Loni Papuēiu ranė dėshmorė. Nė radhėt partizane ishte dhe njė nga motrat e tij, Olimbia.
Nė librin e tij Tafil Boletini, nga Kosova, i afėrm i Isa Boletinit dhe miqve tė mi doktor Enis Boletinit dhe Nysret Telkiut, ndėr tė tjera shkruan pėr kohėn qė ishte prefekt nė Fier: Si ēėshtje kryesore e me qejf, nė qendėr tė vėmendjes kisha ngrehjen e lagjes Liri (Bishanak). Dhe tue pas se akulli u thye dhe ngrehjen e shpijave populli e ka marr me zell, gati ēdo ditė me plan nė dorė shkojsha pėr me i tregue parcelat e me iu nda troje. Por u prekėn shumė. Bejlerėt e Fierit, veēanėrisht nga leja qė iu dhashė Vangjel Lulės me hap dyqan e furrė pranė shpisė dhe Peēi Papuēiut me hapė dyqan kėpucarie nė Bishanak, sepse kjo gja damtonte monopolin e tregut tė tyne dhe populli dita mė ditė shkonte tue u kurajue e po largohej nga influenca e tyre. Populli i Fierit, ndonėse i butė e i dindun, ka pasė edhe asi burrash qė nuk iu janė nėnshtrue bejlerėve
Mė poshtė Tafil Boletini vazhdon: Nė nji rast me Sami Begun kemi pasė njė polemikė tė gjatė, bile nė prezencė tė dr. Musa Delvinės. Nė mes tė tjerash, me fjalė tė ambla, mė ceku punėn e nji shpije
Pastaj ai vazhdoi : Nė je burrė, ma thuej sinqerisht e haptazi, pse e me ēfarė qėllimi po na damton kaq shumė ?. Qe, besa, vetėm pse e quej pėr detyrė njerėzore qė edhe populli i Fierit tė ketė banimet e veta e mos tu paguaj gjithmonė qira juve qė e keni komplet nji qytet e shumė ēifliqe me mijėra hektarė tokė. Kurrgja tjetėr . U ēudit : Domethanė, e keni vetėm pėr tė drejtė tė perėndisė? Atėhere unė:More, Sami Beg, ēfarė interesi mund tė kem prej Peēi Papuēiut qė ska pėr veti, apo prej Vangjel Lules, qė furrė e dyqan i ka ba me ndihmėn e Taq Bozos e tė Nazmi Skėndulit e tė Elmaz efendi Poces? Tė isha i interesit edhe ju do tė mė kishit kuptue deri tash.
Shpesh babai mi tregonte shkrimet e tij para se ti botonte dhe unė i lexoja me kujdes. Por nuk kisha dėshirė ti bėja edhe vėrejtjen mė tė vogėl, pasi ashtu siē ishte njeri i pėrkryer, I ēiltėr, ashtu mendoja se i kishte edhe shkrimet e tij. Nuk mė harrohet kur krijoi vargjet e bukura, qė mbetėn pėr njė kohė tė gjatė tė skalitura, mbi varrin e tij : A e dini pse nėna folenė nė zemrėn time e ka, se bashkė me gjirin e saj, dashurinė pėr atdhenė ma dha
Ruaj si kujtim tė rrallė nė apartamentin tim bllokun e tij me shėnime, ku ndėr tė tjera ėshtė edhe pema gjenealogjike e familjes, qė dėshmon se jemi den baba den shqiptarė tė kulluar
Mbaj nė kujtesė bisedat e babait me akademikun Mahir Domi, pėr gjuhėn e pastėr shqipe qė donte tė pėrdorte nė Fatosi . Prof. Mahiri ishte komshiu ynė mė i afėrt. Shpesh prof. Mahir i madh merrte bocat e Fatosit dhe i korrektonte me kujdes. Kopjet e para tė Fatosit sa dilnin nga shtypshkronja i jepeshin atij pėr Etlevėn dhe Benin, fėmi!
jėt e tij qė ēdo darkė vinin e qėndronin tek ne pėr ta lėnė sadopak tė qetė tė punonte pėr librat e tij tė gjuhėsisė profesorin e shquar Mahir Domi, fjalėpakė qė jetonte vetėm nė njė dy dhoma e guzhinė. Poema pėr Vedihanė, shoqen e Prof. Mahirit ėshtė njė hymn qė im atė ka shkruar pėr atė grua nikoqire nga Delvina, qė kujdesej aq mire pėr fėmijėt dhe burrin e saj professor qė nuk shkėputej kurrė nga librat. Ruaj si kujtim dhe librin e fundit qė e motra Pandora mblodhi nė kujtim tė tij me titull Njė sirtar i veēantė, me kopertinėn aq tė bukur tė shokut tė tij mė tė ngushtė Agim Fajės. Me Agimin vazhdoj shpesh here letėrkėmbimin, dhe mbaj edhe pikturėn qė mė ka dhuruar ai me njė peisazh nga Shijaku, si dhe me prof. Bedriun, hallėn time Pandorėn qė gjithė jetėn ka ndihmuar nipa e mbesa dhe njerėz tė panjohur, shkrimtarin e urtė dhe tė talentuar Xhevat Beqaraj, pasi i kam si njerėz tė afėrt dhe mė kujtojnė tim atė tė paharruar. Mbaj mend se tim atė kishte njė letėrkėmbim t!
ė rregullt me dajėn e vet, Vangjel Lulen, megjithėse kishte njė difere
ncė moshe prej 25 vjet me tė. Ai ishte njė fanolist demokrat, njeri me horizont tė gjerė, njihte disa gjuhė tė huaja. Daja e donte shumė Tunin dhe Tuni dajėn, si edhe daja Komin, prandaj pėr ēdo gjė kėshilloheshin me njeri-tjetrin, sikur tė ishin shokė tė njė moshe.
E motra Pandora, nė kujtimet e saj tregon ndėr tė tjera:Dhembja e Tunit, ishte e madhe kur nė moshėn 45 vjeēare vdiq njėra nga motra, Ksanthipi, duke lėnė jetime vajzėn 8 vjeēare. Ai u pėrkujdes nė mėnyrė tė veēantė pėr tė. Flinte natėn me tė, kujdesej pėr detyrat e saj nė shkollė, pėr ushqimin, pėr dėfrimet fėminore. Ai e ndjente shumė thellė pėrgjegjėsinė pėr fatin e vajzės jetime. Siē na tregonte mė vonė e paharrueshmja Lajde Staku, qė i ndenji tek koka gjer nė fund, deri nė regėtimėn e mbrame, ai shqiptonte: Jeta
Jeta.Jeta, sikur qe amaneti i tij i fundit dhe unė dhe Bedriu kėtė amanet e ruajtėm tė shenjtė, gjersa Jetėn, sot inxhinjere dhe nėnė e dy fėmijėve, e nxorrėm nė jetė
Dikush mendoi pas vdekjes tė botonte njė libėr me tregimet e tij, si kujtim e mirėnjohje pėr tė. Nė shtypshkronjė, kopjet e para tė Midis shelgjeve, buzė lumitdolėn me fotografinė e tij tė madhe (tė pėrgatitur nga dashamirėt e tij tipografė) dhe tė gjithėve na u duk se e kishim pranė nesh dhe u pėrmalluam. Mė vonė u botuan edhe vėllimi me tregime, pėrralla, vjersha e skeēe, mbledhur nga shkrimtari Xhevat Beqaraj dhe botuar nga Toena. Me kėtė rast atij ju dha njė ēmim i veēantė pas vdekjes pėr veprimtarinė e pasur letrare, pėr vogėlushėt qė i donte aq shumė dhe qė u shkruante tekstet mė tė arrira nė Festivalet e Fėmijėve qė organizoheshin nė Shkodėr. Vitin e kaluar, me kujdesin e prof. Bedri Dedes dhe motrės sė tim eti, u organizua njė mbrėmje pėrkujtimore pėr Tunin e paharruar. Herė pas here, kur jam vetėm dhe i lodhur nga puna e pėrditėshme, vendos videokasetėn dhe dėgjoj fjalėt aq tė dashura dhe prekėse tė pjesėmarrėsve nė atė mbrėmje pėrkujtimore: prof. Alfred Uēit, !
shkrimtarit Xhevat Beqaraj, shkrimntarit Nasho Jorgaqi, shkrimtares Shpresa Vreto, e sa e sa tė tjerėve
Libri Njė sirtar i veēantė qė u botua sė fundi ėshtė njė kujtim i bukur pėr krijimtarinė e pasur tė babait. I paharruar dhe i pėrjetshėm qoftė kujtimi i tė mirit, tė dashurit, njerėzorit, tim eti.
Alfred Papuēiu
(Marrė nga libri : « Nxėnėsja e etur e gjuhės romanshė »(TOENA)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt