Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    LETER NGA GABRIEL GARSIA MARKES

    E shkruar ne ditet e fundit te jetes.

    Miqte e mi lamtumire!
    Sikur zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec I ndrequr me rrecka;dhe te me dhuronte nje cope jete,mbase nuk do te thoja te gjitha ato qe po mendoja,por,sigurisht ,do te mendoja te gjitha ato qe po them.Do ti jepja rendesi gjerave ,por jo vetem nga vlera e tyre,por per domethenien qe kane.
    Do te flija pak,e do te enderroja me shume ,sepse cdo minute qe mbyllim syte,humbasim 60 sekonda drite.Do te vazhdoja kur te tjeret te ndalonin,do te zgjohesha kur te tjeret te flinin...dhe do te shijoja nje akullore me cokollate!!!
    Nese zoti do te me jepte nje cope jete,do te vishesha thjesht,do te shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin .Zoti im,nese do te mundja do te shkruaja urrejtjen time mbi akull,dhe do te prisja sa te dilte dielli.
    Do te pikturoja nje ender te Van Gogut mbi yje,do te recitoja nje poezi te Bernardit,dhe nje kenge e Shtradus do te ishte serenata qe do ti dhuroja henes.Do te ujisja me lotet e mi trendafilat,qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre ,dhe puthjen ngjyre-kuqe nga fletet e tyre.
    Ah,zoti im,sikur te kisha nje cope jete ,nuk do te lija te kalonte as edhe nje dite pa u thene njerezve qe I dashuroj.Do te beja cdo burre e cdo grua te besonte se I dashuroj,dhe do te dashurohesha me dashurine.
    Njerzve do t”u tregoja se sa gabim bejne kur mendojne se ndalojne se dashuruari kur plaken,pa e kuptuar se plakemi kur pushojme se dashuruari.
    Femijes do t’I jepja pende,por do e lija te mesonte vete se si te fluturonte.Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”.Mesova kaq gjera nga ju njerezit…
    Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”pa e kuptuar se lumturia qendron ne menyren sesi e zbret “faqen e pjeret”.
    Mesova se kur femija I porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel per here te pare gishti qe I zgjatet nga babai I tij,e roberon ate perjete.
    Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga lart ,vetem kur duhet te ndihmoje ate te ngrihet.
    Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush ,por ne te vertete nuk do te me hyjne ne pune,sepse kur te me mbajne te mbylur Brenda ne kete valixhe,fatkeqsisht do te kem vdekur.
    Te thuash ate qe ndjen dhe te besh gjithnje ate qe mendon,sepse askush nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta.Nese do te dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur,do te te perqafoja fort…fort..,dhe do t’I lutesha zotit te behesha roje e shpirtit tend.Nese do te dija se sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera,do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje,dhe do te te therisja perseri te te jepja te tjera…


    U mallengjeva me kete shkrim kaq domethenes dhe vendosa ta ve ketu...
    Cili eshte mendimi juaj pasi te keni lexuar ato qe ky personazh ka "perjetuar"!
    Sa e çmuar eshte jeta dhe sa e shkurter,sa endrra kemi dhe sa kohe do te donim qe te kishim per te jetuar!


    Respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 15-05-2009 më 12:00
    "Carpe Diem"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DI_ANA për postimin:

    sirena_adria (21-01-2023)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    po shume prekes shkrimi,
    te kujton se sa bukur jane disa gjera te thjeshta nje jete,
    se sa lumturi mund te gjejme ne kenaqesite e vogla te jetes,
    nje çokollate, nje veshje e thjeshte, pak pushim nen rrezet e diellit, etj.
    Vetem kur je ne çastet e fundit kupton se sa te rendesishme jane.

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2007
    Postime
    101
    Shtoj tonin dhe pastroj zerin sepse eshte pyetja qe na perball te gjithve eshte pyetja e pa ndare perball te medhenj dhe te vegjel. Jemi gjalles e vogel pajtohemi me gjithshka pervecse mosarritjes instikti jone eshte i till te arrijm sa kemi mundesi.Te krijuar nga nje dore e hekurt jemi, ne nje dore perfekte (DORA NATYRE), jemi prur ketu per te bere ekzistencen dhe te trajtojm evolucionin sepse po vjen koha qe ne mund ti japim evolucinit formen qe duam madje po te duam trajtojm dhe ekzistencen sepse inteligjenca humane ka arrir deri aty. Thash keto gjera per sa i perket asaj qe jemi ne gjendje ne te bejm duke ditur se ajo qe ne bejm sot eshte mesim per ata qe do vine neser pra keshtu rrjedh mesim pas mesimi. E jeta vijon rrjedhshem hallk pas hallke, une ndjek rrugen e jetes jetoj sipas stilit tim here here me pelqen here here jo zhgenjehem iluzionohem krenohem kenaqem rruga qe ndjek keto manifestime mi peson.Shume here kjo form jete me perball me nje pakenaqsi te patolerueshme dhe une kokulur e toleroj sepse skam alternativ tjeter sa do doja qe jeta te ishte plastelin ti jepja formen qe dua por per fatin tim te keq nuk eshte ashtu, dhe pakenaqsia ime shtohet, sa here do doja tu ktheja mbrapa nostalgjia ma kerkon me ngulm kete gje por natyra me pergjigjet me karakterin e fort te saj vazhdo rrugen miku im, shume gjera qe kam pare nuk do doja ti shifja por ato jane fiksuar ne memorien time per fatin tim te keq i shof prap. Ja pra keshtu jeta jon skalpitet bukur me formen e saj ne murin e te kaluares dhe e kaluara me dalten e saj gerrmon memorien ton per te qene prezent ne cdo aspekt nostalgjie dhimbjeje gezimi, Pra kjo eshte ajo, qe jeta me ka mesuar mua, jeto biri im thot cdo moment mos harro te kaluaren sepse eshte enciklopedi e te ardhmes analizoje ne te tashme pa u tkurrur.Autopsin nga jeta nuk e pranoj perderisa viktim e saj nuk jam akoma do mundohem te matem kunder forces se saj derisa shpirti im te mbaj ne jete personin tim................... dhe nje here kjo jete qe pranon sfiden e time mu afrua nje dite ne heshtje dhe me zerin butes dhe te ftoht me reflektoi nje keshill SAKRIFIKOHU SEPSE KONKLUZIONI JOT ESHTE FLIJIMI PER MUA

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Postime
    33
    njeriu kupton vlerat e cdo casti qe kalon vetem kur vdekja kercenon...

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2007
    Postime
    101
    DI ANA e bukur kjo letra e autorit NOBEL TE VITIT 1982 gjithmon me ka pelqyr stili i tij pra te bej komplimentet e mia per ate cka ke vlersuar dhe ke cituar ne kete tem

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e miledi
    Anëtarësuar
    27-06-2006
    Postime
    35
    shum shum e bukur....
    gjithmon kur vjen nje fund ateher arrijm te kuptojm se cfar kemi bere dhe cfar do te benim

  8. #7
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    LETER NGA GABRIEL GARSIA MARKES
    E shkruar ne ditet e fundit te jetes.

    “Miqte e mi lamtumire!Sikur zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec I ndrequr me rrecka;dhe te me dhuronte nje cope jete,mbase nuk do te thoja te gjitha ato qe po mendoja,por,sigurisht ,do te mendoja te gjitha ato qe po them.Do ti jepja rendesi gjerave ,por jo vetem nga vlera e tyre,por per domethenien qe kane.
    Do te flija pak,e do te enderroja me shume ,sepse cdo minute qe mbyllim syte,humbasim 60 sekonda drite.Do te vazhdoja kur te tjeret te ndalonin,do te zgjohesha kur te tjeret te flinin...dhe do te shijoja nje akullore me cokollate!!!
    Nese zoti do te me jepte nje cope jete,do te vishesha thjesht,do te shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin .Zoti im,nese do te mundja do te shkruaja urrejtjen time mbi akull,dhe do te prisja sa te dilte dielli.
    Do te pikturoja nje ender te Van Gogut mbi yje,do te recitoja nje poezi te Bernardit,dhe nje kenge e Shtradus do te ishte serenata qe do ti dhuroja henes.Do te ujisja me lotet e mi trendafilat,qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre ,dhe puthjen ngjyre-kuqe nga fletet e tyre.
    Ah,zoti im,sikur te kisha nje cope jete ,nuk do te lija te kalonte as edhe nje dite pa u thene njerezve qe I dashuroj.Do te beja cdo burre e cdo grua te besonte se I dashuroj,dhe do te dashurohesha me dashurine.
    Njerzve do t”u tregoja se sa gabim bejne kur mendojne se ndalojne se dashuruari kur plaken,pa e kuptuar se plakemi kur pushojme se dashuruari.
    Femijes do t’I jepja pende,por do e lija te mesonte vete se si te fluturonte.Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”.Mesova kaq gjera nga ju njerezit…
    Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”pa e kuptuar se lumturia qendron ne menyren sesi e zbret “faqen e pjeret”.
    Mesova se kur femija I porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel per here te pare gishti qe I zgjatet nga babai I tij,e roberon ate perjete.
    Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga lart ,vetem kur duhet te ndihmoje ate te ngrihet.
    Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush ,por ne te vertete nuk do te me hyjne ne pune,sepse kur te me mbajne te mbylur Brenda ne kete valixhe,fatkeqsisht do te kem vdekur.
    Te thuash ate qe ndjen dhe te besh gjithnje ate qe mendon,sepse askush nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta.Nese do te dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur,do te te perqafoja fort…fort..,dhe do t’I lutesha zotit te behesha roje e shpirtit tend.Nese do te dija se sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera,do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje,dhe do te te therisja perseri te te jepja te tjera…


    U mallengjeva me kete shkrim kaq domethenes dhe vendosa ta ve ketu...
    Cili eshte mendimi juaj pasi te keni lexuar ato qe ky personazh ka "perjetuar"!
    Sa e çmuar eshte jeta dhe sa e shkurter,sa endrra kemi dhe sa kohe do te donim qe te kishim per te jetuar!

    Respekte
    E diti ky qe do te vdes ne ate moment apo veq ja shkrehi fare , une e di qe pergjigjja e te vdekurit eshte O Zot do te adhuroja , por ai qe se ka adhuruar i thuhet kurre , kerkon kohe ende mu kethy dhe me adhuru sepse ateher i bje ne mend .
    KOSOVA E MADHE

  9. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga miledi Lexo Postimin
    shum shum e bukur....
    gjithmon kur vjen nje fund ateher arrijm te kuptojm se cfar kemi bere dhe cfar do te benim
    Do ishte me mire qe ta kuptonin kete vlere gjate jetes sone dhe jo ne fund te saj.
    "Carpe Diem"

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,180

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    https://tiranapost.al/stil-jete/mesi...e-jete-i524549

    Mësimet që njerëzit i mësojnë shumë vonë në jetë

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,180

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    Mësimet më të rëndësishme të jetës që çdo grua duhet të dijë!

    Edhe sot, gratë përballen me sfida dhe vështirësi të ndryshme në jetën e tyre personale dhe profesionale. Nga pabarazia gjinore te presioni social, mes gjithë kaosit dhe konfuzionit, ka disa mësime të rëndësishme që gratë duhet të mësojnë dhe t’i vënë në praktikë për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor, emocional dhe fizik.

    1. Mësoni të përqafoni veten tuaj autentike

    Pranimi i vetvetes është në fakt pranimi i vetes suaj të vërtetë, me të gjitha të metat dhe papërsosmëritë e saj. Do të thotë të heqësh dorë nga nevoja për përsosmëri dhe të mësosh ta duash veten pa kushte. Njihni betejat dhe dështimet tuaja dhe ofrojini vetes ngushëllim dhe inkurajim në vend të vetëkritikës dhe gjykimit. Trajtojeni veten me mirësi, mirëkuptim dhe mbështetje, ashtu si do të bënit me një mike të mirë.

    2. Nuk mund t’i bësh të gjithë të lumtur

    Gratë e ndiejnë se është përgjegjësi e tyre të kujdesen për të gjithë (përveç vetes!) dhe t’i bëjnë të lumtur. Por ndërsa është mirë të jesh i dhembshur dhe të kesh parasysh lumturinë e të tjerëve, nuk duhet ta vendosësh gjithmonë veten të fundit.

    3. Mos u ndjeni fajtorE që nuk dëshironi të keni fëmijë

    Të vendosni nëse do të keni apo jo fëmijë është një vendim personal i bazuar në dëshirat, vlerat dhe rrethanat tuaja. Ju kurrë nuk duhet ta merrni këtë vendim nga detyrimi, presioni ose faji. Shoqëria shpesh ushtron presion ndaj grave që të kenë fëmijë dhe supozon se amësia është roli natyror dhe parësor i gruas. Megjithatë, vetëm ju vendosni nëse amësia është një përshtatje e natyrshme për ju apo jo. Askush nuk ka të drejtë t’ju gjykojë ose t’ju detyrojë të keni fëmijë nëse kjo nuk është ajo që dëshironi.

    4. Mos lejoni që të tjerët t’ju mbyllin gojën

    Ky është një nga mësimet më të rëndësishme që çdo grua duhet të mbajë mend. Mos lejoni askënd të flasë për ju (sidomos një burrë!), vetëm sepse ju jeni grua. Edhe sot ka kaq shumë gra që nuk mund të shprehin mendimet e tyre, sepse automatikisht supozohet se nuk kanë asgjë me vlerë për të kontribuar. Çdo grua duhet të ketë më shumë vetëbesim dhe të ndihet më e sigurt në talentin, aftësitë dhe arritjet e saj. Sa herë që dikush nuk ju lejon të përfundoni, thoni: “Më falni. Nuk kam mbaruar së foluri.” Jepini fund sjelljeve të tilla toksike dhe dërgoni një mesazh të qartë se nuk do të toleroni sjellje joprofesionale dhe të padrejta.

    5. Mësoni të thoni “jo” pa u ndjerë fajtore dhe egoiste

    Ky është një tjetër mësim jetësor për çdo grua. Të thuash jo nuk të bën egoiste ose të pasjellshme; do të thotë që ju vlerësoni kohën dhe energjinë tuaj. Shumë gra e kanë të vështirë të thonë jo, shpesh nga frika se mos zhgënjejnë të tjerët. Megjithatë, të thuash po për gjithçka mund të çojë në lodhje, stres dhe mungesë kohe për gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju.

    6. Rrethojeni veten me njerëz pozitivë dhe të sjellshëm

    Njerëzit përreth jush kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën tuaj. Rrethimi me njerëz pozitivë mund t’ju përmirësojë humorin, t’ju frymëzojë dhe t’ju motivojë për të ndjekur qëllimet tuaja. Anasjelltas, rrethimi i vetes me njerëz negativë dhe toksikë mund t’ju thajë energjinë dhe të ulë vetëvlerësimin tuaj.

    7. Asnjëherë mos e nënvlerësoni veten

    Të jesh e vetëdijshme për vlerën tënde do të thotë të vlerësosh veten dhe të dish se meriton respekt, dashuri dhe mirësi. Fatkeqësisht, shoqëria shpesh i mëson gratë të vënë në dyshim vlerën e tyre dhe të pranojnë më pak se sa meritojnë. Është e domosdoshme që gratë të kuptojnë se vlera e tyre nuk varet nga pamja, arritjet apo marrëdhëniet e tyre. Ju jeni të vlefshme thjesht sepse ekzistoni. Kur jeni të vetëdijshme për vlerën tuaj, ka më pak gjasa të kënaqeni me më pak se sa meritoni. Njohja e vlerës suaj ju lejon gjithashtu të vendosni kufij të shëndetshëm dhe t’u thoni jo gjërave që nuk përputhen me vlerat ose qëllimet tuaja.


    Bota.al

    https://bota.al/mesimet-me-te-rendes...duhet-te-dije/

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,683

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    Jeta është një udhëtim me sfida dhe mundësi të pafundme. Gjatë udhëtimit tonë në jetë, ne mësojmë leksione të shumta dhe vlera të rëndësishme që mund të na ndihmojnë të rritemi dhe të zhvillohemi si njerëz. Në vijim, unë do të përmend disa mësimet që jep jeta dhe vlera e saj:

    Përulësi: Është e rëndësishme të kesh një qëndrim të përulur ndaj jetës dhe kundërshtive që na vijnë. Nëse nuk jemi të gatshëm të përulim, nuk mund të jemi të hapur ndaj mundësive dhe sfidave të reja që mund të na ndodhin.

    Besimi: Besimi në vetvete dhe në jetën në përgjithësi është thelbësor për t'i bërë ballë sfidave dhe për të arritur qëllime të vështira.

    Besnikëria: Një vlerë e rëndësishme në jetë është besnikëria në lidhjet tona me miqtë, familjen dhe kolegët. Kjo ndihmon në ndërtimin e besimit dhe harmonisë së qëndrueshme në marrëdhëniet tona.

    Mësimi nga gabimet: Gabimet janë pjesë e jetës dhe nuk mund të shmangen. Në vend që të ndjehemi fajtorë për gabimet tona, duhet të mësojmë prej tyre dhe të bëhemi më të fortë dhe më të zgjuar në vijim.

    Respekti: Respekti është një tjetër vlerë e rëndësishme në jetë. Duke respektuar veten dhe të tjerët, mund të ndërtojmë marrëdhënie të shëndetshme dhe të kultivojmë një mjedis të respektit dhe përkrahjes së reciprocitetit.

    Të bësh ndryshime të vogla: Njëra nga mësimet më të rëndësishme në jetë është që ndryshimet më të mëdha vijnë nga ndryshimet më të vogla që bëjmë çdo ditë. Nëse bëjmë ndryshime të vogla pozitive në veten dhe në botën tonë çdo ditë, ato mund të ndikojnë në një ndryshim më të madh në jetën tonë dhe në botën që na rrethon.

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,180

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    MËSIME NGA RUMI

    “Pjekuria shpirtërore fitohet kur… ”


    Konica.al ju sjell sot një mësim mbi jetën nga Rumi që vlen të lexohet nga secili.

    Çfarë është helmi?

    Gjithçka përtej asaj që na nevojitet është helm. Mund të jetë pushtet, rehati, ushqim, ego, ambicie, frikë, zemërim… çfarëdo.

    Ç’ është frika?

    Mospranimi i dyshimit. Nëse pranojmë pasigurinë, kthehet në guxim.

    Ç’ është zilia?

    Mospranimi i lumturisë së tjetrit. Nëse e pranojmë, kthehet në frymëzim.

    Ç’ është zemërimi?

    Mospranimi i asaj që është përtej kontrollit tonë. Nëse e pranojmë, bëhet tolerancë.

    Ç’ është urrejtja?

    Mospranimi i njerëzve ashtu siç janë. Nëse i pranojmë pa kushte, atëherë, kjo kthehet në dashuri.

    Ç’ është pjekuria shpirtërore?Është kur ndalojmë së përpjekuri për të ndryshuar të tjerët dhe kur përqendrohemi në ndryshimin e vetes.

    Është kur ne i pranojmë njerëzit ashtu siç janë.

    Është, kur ne kuptojmë se të gjithë janë të përshtatshëm, sipas perspektivës së tyre.

    Është kur mësoni të thoni “lëreni të shkojë”.

    Është kur ju jeni në gjendje të mos keni “pritshmëri” në një marrëdhënie dhe jepni nga vetja për kënaqësinë e dhënies.

    Kur kuptojmë se atë që bëjmë e bëjmë për paqen tonë.

    Është kur ndalojmë së treguari botës sa të zgjuar jemi.

    Është kur ndalojmë së kërkuari miratimin e të tjerëve.

    Është kur ndalojmë së krahasuari me të tjerët.

    Është kur ju jemi në paqe me vetveten.

    Pjekuria shpirtërore është kur jemi në gjendje të dallojmë midis “nevojës” dhe “dëshirës” dhe jemi të aftë të çlirohemi nga kjo dëshirë…

    E fundit dhe më e rëndësishmja!Pjekuria shpirtërore fitohet kur pushojmë së shtuari “lumturinë” gjërave materiale!


    Konica.al

    https://konica.al/2023/04/pjekuria-s...e-fitohet-kur/

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,683

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    Këtu janë disa nga thëniet më të njohura të Rumi për jetën:

    "Jeta është një lojë shumë e ndjeshme. Nëse përpiqemi të mbajmë gjithçka nën kontroll, humbasim shijen dhe vlerën e jetës."

    "Në vend që të shikoni atë që e keni humbur, shikoni atë që keni ende."

    "Dashuria nuk është vetëm në qiell; ajo është edhe në tokë."

    "Nëse të gjithë janë të lumtur me ty, atëherë po bën diçka gabim."

    "Nëse thoni se nuk mund të ndryshoni diçka, atëherë me siguri nuk do ta ndryshoni."

    "Marrëdhëniet tona me njerëzit janë si ujërat e një lumit; nuk mund të ndalohen, por mund të bëhen më të pastër dhe më të shkëlqyeshëm."

    "Një ditë pa dashuri është një ditë e humbur."

    "Nëse kuptoni veten tuaj, kuptoni botën."

    "Sekreti i jetesës është të ndërtoni ura, jo mure."

    "Liria në jetë vjen nga të qenit vetvetja juaj."

    Këto janë vetëm disa prej thëniesve të Rumi për jetën, por ai ka lënë një trashëgimi thelbësore për njerëzit të gjitha kohëve që mund të frymëzojnë dhe të ndihmojnë njerëzit të kuptojnë më mirë jetën dhe veten e tyre në botë.

  15. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,180

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    Disa të vërteta universale për jetën, prej njerëzve të urtë

    - Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Gjithçka që kemi është ajo që ndodh midis përshëndetjes dhe lamtumirës.
    - Pak njerëzve u bëhet vonë. Pjesa tjetër janë thjesht kuriozë.
    - Shumica e miqësive janë të cekëta.
    - Të gjithë janë të paragjykuar deri në një pikë të caktuar.
    - Shoqëria jonë po përparon por jo në vijë të drejtë.
    - Fjalët e gënjeshtërta nuk janë vetëm të liga në vetvete, por edhe e infektojnë shpirtin me ligësi.
    - Mendja e shëndoshë nuk është gjë shumë e zakonshme.
    - Mendja e shëndoshë nuk funksionon në çdo gjë, sepse do të injoroni gjithçka që bie në kundërshtim me pikëpamjen tuaj të botës.
    - Tregjeve nuk u bëhet vonë pë drejtësinë. Drejtësia është një kufizim për të arritur fitime.
    - Shumë gjëra që janë të drejta, nuk janë fitimprurëse apo racionale.
    - Të pasurit përdorin frikën dhe lakminë për të fituar para nga njerëzit dhe për t’u bërë më të fuqishëm. Ata ju kërcënojnë me mungesë furnizimesh për t’ju bërë të veproni shpejt për shkak të frikës dhe ju ofrojnë disa ulje, për t’ju bërë të blini më shumë për shkak të lakmisë suaj.
    - E kaluara nuk është domosdoshmërisht një udhërrëfyes për të ardhmen, por pjesërisht ndihmon në shpjegimin e së tashmes.
    - Kujdesuni për miqtë dhe familjen e vërtetë.
    - Shëndeti juaj është pasuria juaj.
    - Shoqëria jonë gradualisht po bëhet më e cekët.
    - Njerëzit flasin të vërtetën kur janë të dehur.
    - Mos u tërhiqni gjithmonë nga njerëzit më karizmatikë në marrëdhënie dhe biznes. Shpesh yjet që digjen më fort në fillim, dështojnë në fund.
    - Bëni një përzierje mes të qenit shumë cinik dhe shumë naiv. Bëni një proces. Lexoni provat dhe vendosni me mendjen tuaj.
    - Nuk duhet të jeni pa borxhe para se të filloni të investoni. Rregulli financiar 70-20-10 thotë se: 70 për qind e të ardhurave tuaja pas tatimit duhet të shkojnë për shpenzimet bazë mujore si strehimi, shërbimet komunale, ushqimi, transporti dhe shpenzimet personale të jetesës; 20 për qind duhet të kursehet ose të futet në investime, duke lënë 10 për qind për shlyerjen e borxhit.
    - Leximi është një nga investimet më të mira që mund të bëni.


    Bota.al

    https://bota.al/disa-te-verteta-univ...rezve-te-urte/

  16. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,683

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    Ka disa të vërteta universale për jetën që njerëzit e urtë kanë përcjellë përmes shekujve. Këtu janë disa prej tyre:

    1. Nuk ka asgjë të sigurt në këtë botë. Ndërsa jeta është e pasigurt, është e rëndësishme të jemi të hapur ndaj ndryshimeve dhe të gatshëm për të marrë rreziqe.

    2. Të ndjekësh pasionin tënd është kyç për të jetuar një jetë të lumtur dhe të qetë. Kur bëjmë atë që na pëlqen, kemi më shumë gjasa të jemi të kënaqur dhe të realizojmë potencialin tonë.

    3. Jeta është e shkurtër, prandaj duhet ta shijosh atë. Është e rëndësishme të mos harrojmë të jetojmë të tashmen dhe të mos e lëmë për nesër.

    4. Shumë herë, pasojat e gjërave që bëjmë mund të jenë më të rëndësishme se vetë veprimi ynë. Ndaj, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mendojmë për pasojat e mundshme para se të ndërmarrim një veprim.

    5. Të jesh i ndershëm dhe i sinqertë është gjithmonë më e mira. Kjo ndihmon në ndërtimin e besimit dhe respektit ndaj të tjerëve.

    6. Të bësh mirë për të tjerët është një formë e investimit në veten tënde. Ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe në rritjen e vetëvlerësimit.

    7. Rruga drejt suksesit është e mbushur me sfida dhe pengesa. Është e rëndësishme të jemi të vendosur dhe të mos dorëzohemi lehtësisht.

    8. Të kesh një sjellje pozitive dhe të jesh i hapur ndaj të tjerëve ndihmon në krijimin e një atmosfere të këndshme dhe të kënaqshme.

    9. Të jesh i hapur për ide dhe pikëpamje të reja është mjaft e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin tonë.

    10. Të jesh i kujdesshëm me fjalët dhe sjelljen tënde është e rëndësishme. Janë fjalët dhe sjelljet tona që ndikojnë në marrëdhëniet tona me të tjerët dhe në atë se si na shohin ata.

  17. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,180

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    10 mësime për jetën, që nuk jua mëson kush në shkollë

    1. Nuk keni nevojë për lejen e askujt për të ndjekur ëndrrat tuaja. Ju duhet vetëm leja juaj, sepse ju jeni që mund të krijoni pengesa në jetën tuaj ose të hapni rrugën për suksesin.

    2. Koha mbaron shpejt, por ata që e përdorin më keq kohën e tyre janë të parët që ankohen për shkurtësinë e saj.

    3. Nuk keni lindur për të punuar në një punë që e urreni, por mos e lini punën pa një plan. Kur të largoheni pa siguruar një punë tjetër, të ardhurat tuaja do të zhduken, ndërsa shpenzimet vazhdojnë të akumulohen.

    4. Koha perfekte për të filluar ishte dje. Sot është tashmë vonë, por nëse mund të filloni tani, mund t’ia dilni sërish.

    5. Mos ndiqni pasionin tuaj, ndiqni qëllimin. Pasioni nuk është një pikë fundore, por i shërben egos. Kur ndiqni pasionin, kufizoheni vetëm në atë që egoja ju lejon të imagjinoni. Qëllimi është arsyeja, ose arsyeja që qëndron pas asaj që bëni. Qëllimi është shumë më i fokusuar. Pasionet gjithashtu mund të vijnë dhe të ikin, ndërsa qëllimi priret të jetë afatgjatë.

    6. Mos humbisni vite duke ndjekur qëllimet e gabuara. Shumë njerëz ndjekin qëllimet e gabuara, duke ndjekur gjërat për hir të marrjes së miratimit nga shoqëria. Ndërkohë që duke u bërë përshtypje të tjerëve mund të ndiheni mirë në një afat të shkurtër, në fund do t’ju bëjë të ndiheni të mjerë dhe të paplotësuar.

    7. Nëse nuk ju pëlqen procesi, nuk do t’ju pëlqejë rezultati. Nëse vendosni të gjithë energjinë tuaj dhe fokusoheni vetëm në rezultatet përfundimtare duke injoruar procesin, nuk do të largoheni kurrë të përmbushur sepse lumturia juaj do të bazohet vetëm në rezultate dhe jo në proces. Praktikimi i procesit nuk është gjithmonë magjepsës, emocionues, por do t’ju çojë atje ku dëshironi të jeni nëse mësoni ta përqafoni atë.

    8. Qëllimi nuk ka të bëjë me krijimin e rrjedhave të shumta të të ardhurave, por të paguheni për qëllimin tuaj në mënyra të shumta.

    9. Potenciali juaj është shumë më i madh nga sa mund ta imagjinoni. Keni më shumë potencial sesa mund ta imagjinoni, por sa herë që i thoni vetes se nuk mundeni dhe nuk ndërmerrni veprime, si rezultat, po e shisni veten lirë. Ju duhet të besoni se mundeni dhe bëjeni gjithmonë. Sa më shumë veprime të qëndrueshme të ndërmerrni drejt qëllimeve tuaja, aq më shumë ka gjasa që të jeni të suksesshëm.

    10. Rehatia është kërcënimi i vetëm më i madh për rritjen. Rritja dhe rehatia nuk mund të ngasin të njëjtin kalë.


    / bota.al

    https://bota.al/10-mesime-per-jeten-...sh-ne-shkolle/

  18. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,683

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    Këtu janë 10 mësime për jetën që mund t'ju ndihmojnë në rrugën tuaj të suksesit ne jete:

    1. Besoni në veten tuaj: Besimi në veten tuaj është thelbësor për të arritur qëllimet dhe për të arritur suksesin.


    2. Mos u ndalni në pengesa: Ndonjëherë do të hasni në pengesa në rrugën tuaj, por mos u ndalni. Vazhdoni të përpiqeni dhe të kërkoni zgjidhje.


    3. Respektoni kohën tuaj: Koha është një nga burimet më të çmuara të jetës. Respektoni kohën tuaj dhe përdorni atë me mendje të hapur dhe produktive.

    4. Bëni ndryshime: Nëse nuk jeni të kënaqur me diçka, bëni ndryshime. Ndryshimi është pjesë e rritjes personale dhe profesionale.

    5. Ndani dijen tuaj: Ndani dijen tuaj me të tjerët dhe mësoni nga ata. Kjo mund t'ju ndihmojë të zgjidhni problemet dhe të zgjidhni sfidat.

    6. Mos u ndalni në një karrierë: Nëse ndjeni se nuk jeni të kënaqur me karrierën tuaj, mos u ndalni. Kërko një mundësi të re dhe zhvilloni aftësitë tuaja.

    7. Mos u ndalni në mësimet e jetës: Mësimet e jetës janë të vlefshme dhe mund të ndryshojnë perspektivën tuaj. Mos u ndalni në mësimet e jetës dhe mësoni nga ato.

    8. Jini të përkushtuar: Përkushtimi është thelbësor për të arritur qëllimet tuaja. Jini të përkushtuar dhe punoni me vullnet.

    9. Mos u ndalni në marrëdhëniet tuaja: Marrëdhëniet janë të rëndësishme në jetë. Mos u ndalni në marrëdhëniet tuaja dhe punoni për t'i përmirësuar ato.

    10. Jini të mirë me veten tuaj: Jini të mirë me veten tuaj dhe pranojeni veten tuaj ashtu si jeni. Kjo do t'ju ndihmojë të ndjeheni më të sigurt dhe më të kënaqur me jetën tuaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 07-05-2023 më 15:19

  19. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,180

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    Disa mësime që e bëjnë jetën tonë pak më të lehtë

    Vitin e kaluar, kam shkruar për rritjen e mahnitshme që mund të ndodhë në një dekadë të vetme. Por, për këtë ditëlindje, u ktheva dhe mora parasysh këto mësime të vlefshme që përkojnë me jetën time. Disa janë specifike për financat personale dhe investimin, ndërsa të tjerat janë të përgjithshme.

    1. Është e vështirë të jesh i pafuqishëm

    Unë, si ju, isha një topth i vogël i pafuqishëm. Fatmirësisht, prindërit bëjnë sakrifica të mëdha për të ndihmuar fëmijët e tyre të pafuqishëm. Por, kjo mirësjellje përfundon në një moment. Më në fund, ju duhet të mësoni të ndihmoni veten.

    2. Luani lojëra

    Disa nga kujtimet e mia më të hershme në shtëpi përfshijnë lojëra me prindërit ose vëllezërit e mi. Rezulton se jeta reale gjithashtu përfshin pak matematikë, strategji, fat, aftësi, politikë, kujtesë, njohje modelesh, etj. Lojërat janë më shumë se thjesht lojëra.

    3. Disa njerëz duan të shikojnë botën të digjet

    Në kopësht, Eriku (ende një nga miqtë e mi më të mirë) dhe unë ndërtuam një kullë nga blloqe shkume. Më pas, Roberti erdhi pa hezitim dhe rrëzoi kullën. Krijimi ynë ishte shpërndarë nëpër dysheme. 12 minutat e punës sonë u kthyen në rrënoja, “Disa njerëz duan vetëm të shikojnë botën që digjet”.

    Bota nuk ka mungesë të njerëzve si Robert. Një mësim i mirë për të mësuar që në moshë të hershme.

    4. Të ndihmosh është kënaqësi

    Klasa e parë përfshinte përpjekje në aritmetikë. Ishte e lehtë për mua. Por, gjithashtu mësova në klasën e parë se më pëlqente t’i ndihmoja njerëzit të kuptonin shumëzimin e numrave.

    Të ndihmosh njerëzit është kënaqësi.

    5. Dështimi ndodh

    Unë isha një studente e mirë, kështu që marrja e një note të ulët në një test ishte diçka shkatërruese për mua. Nuk kisha mjetet për t’u marrë me atë që e konsideroja një dështim masiv.

    Është një mësim i mirë për të mësuar herët. Sigurisht që është një mësim që do ta hasni shpesh. Dështimi ndodh. Të përballesh me dështimin është një aftësi e mahnitshme. Unë jam ende duke praktikuar.

    6. Përshtypjet e para janë vetëm përshtypje

    Ne kishim një fëmijë të ri në shkollë, i cili ishte shumë i lezetshëm. Brenda disa ditësh, ai ishte si një mik i vjetër. Dhe brenda një muaji, ai doli të ishte një ngatërrestar i vërtetë.

    Epo përshtypjet e para mund t’ju mashtrojnë.

    7. Ne jetojmë histori të ndryshme

    Në anglishten e klasës së nëntë, një nga shokët e mi të klasës u grind me mësuesen. Ai u dërgua në zyrën e drejtorit për ndëshkim. Në vend që të bindej, ai hapi dritaren e klasës, doli jashtë dhe shkoi në lokalin aty pranë.

    Në atë kohë, nuk mund ta imagjinoja kurrë ta bëja këtë. Por kjo sepse unë dhe ai jetuam jetë të ndryshme. Për të, shkolla – ky mësim, kjo detyrë, kjo disiplinë – nuk ia vlente të kuptohej. Tani kthehem pas dhe e kuptoj këndvështrimin e tij.

    Jetë të ndryshme, lente të ndryshme. E njëjta botë, perceptime të ndryshme.

    8. Një herë në jetë

    Pavarësisht historive të mia të basketbollit dhe bejsbollit, Red Creek ishte një shkollë futbolli. Ne kishim një trajner të Hall of Fame dhe lojtarë të mëdhenj, duke fituar tre tituj të shtetit të New York në katër vjet deri në diplomimin tim.

    Unë nuk kam luajtur gjatë viteve të mia në shkollë. Pse? Sepse do të isha ulur në stol gjatë gjithë sezonit. Vjeshtën e kalova duke punuar në basketboll dhe bejsboll.

    Por, humba mundësitë për t’u shoqëruar me miqtë, për të luajtur me një trajner të madh dhe për t’u ulur nëpër netët me shi të vjeshtës në stola të fortë alumini, duke parë shokët e mi të skuadrës duke u përpjekur drejt një titulli.

    Në retrospektivë, duhet të kisha luajtur, por e humba atë rast.

    Në vend të kësaj, mora një mësim jete: Përfitoni nga mundësitë tuaja të çmuara.

    9. Mesazhi vs dhënësi i mesazhit

    Një mësues i mirë mund ta kthejë përmbajtjen e keqe në një mësim të dobishëm. Por, një mësues i keq mund ta kthejë përmbajtjen e mirë në një mësim të mërzitshëm. Mund të humbisni mësime të rëndësishme sepse mësuesi ishte i keq (jo vetë mësimi).

    Është shumë e lehtë të ngatërrosh dhënësin e mesazhit për mesazhin. Sa më mirë të jeni në ndarjen e të dyjave, aq më shumë do të mësoni.

    10. “Të mbajmë zemërimin…”

    “…është si të kapësh një qymyr të ndezur me qëllim për ta hedhur te dikush tjetër; ti je ai që digjet” – Buda.

    A e kam përmendur prejardhjen time sportive? Natyra ime konkurruese ka çuar në shumë zemërim. Unë jam ende duke gabuar, ende duke u përpjekur të përmirësohem.

    Në 99.9% të rasteve e kam djegur veten.

    11. Bisedat e vështira janë të vështira (por jetësore)

    Kur shikoj marrëdhëniet e mia të dështuara – platonike apo romantike – një emërues i përbashkët është hezitimi (ose paaftësia) ime për të bërë biseda “të vështira”.

    Alternativa ime zakonisht përfshin një formë të mbajtjes së gjërave përbrenda derisa të shpërthej. Kjo mbushje e emocioneve është shumë, shumë më e keqe sesa të bësh një bisedë të vështirë.

    12. Rrethojeni veten me njerëz të zgjuar

    “Ju jeni mesatarja e pesë njerëzve me të cilët kaloni më shumë kohë.”

    “Nëse jeni personi më i zgjuar në dhomë … atëherë gjeni një dhomë tjetër.”

    Kjo është kaq klishe. Por është gjithashtu e vërtetë. Dy anekdota të vërteta.

    Unë punoj me një grup inxhinierësh satelitorë. Të mësosh nga njerëz të zgjuar është kënaqësi.

    Jam krenar për mënyrën se si grupet e mi të miqve kanë pasur sukses në jetë dhe ia atribuoj absolutisht aftësisë sonë për të frymëzuar njëri-tjetrin dhe për t’u rritur me njëri-tjetrin.

    13. Shkruani më shumë

    Shkrimi ju bën më të mirë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një ditar, një blog, një libër, një gazetë, një email për miqtë tuaj. Shkrimi është i mirë për ju.

    14. Bëhuni të mirë. Jepni komplimente!

    Unë jam larg të qenurit një person social. Por kam “këtë truk” ku mbështetem. Socializimi është i lehtë kur e përdor dhe i vështirë kur nuk e përdor.

    Truku është 1) jini të këndshëm dhe 2) jepni komplimente. Truku brenda trukut është se ju duhet të jeni vërtet të mirë dhe të jepni komplimente të sinqerta.

    Nëse njerëzit ju shoqërojnë me pozitivitetin, lumturinë, mirësinë, bujarinë, etj…atëherë bota do të hapet për ju.

    15. Dëgjojeni partnerin tuaj

    Kelly e dinte se do të më pëlqente të kujdesesha për qentë përpara se unë ta dija. Unë e kundërshtova, por tani, më pëlqen të kem qen në shtëpinë tonë. Kelly kishte të drejtë. Duhet ta kisha dëgjuar.


    (Mediafeed) / Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/disa-m...k-me-te-lehte/

  20. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,683

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    Ka shumë mësime që mund të na ndihmojnë të bëjmë jetën tonë më të lehtë. Në vazhdim, disa nga mësime më të rëndësishme:

    1. Organizimi: Organizimi është thelbësor për të bërë jetën tonë më të lehtë. Nëse organizojmë kohën tonë dhe hapësirën tonë përshtatshëm, do të jemi në gjendje të kryejmë detyrat dhe qëllimet tona më lehtë.

    2. Menaxhimi i financave: Menaxhimi i financave është një mësim që mund të na ndihmojë të bëjmë jetën tonë më të lehtë. Nëse kemi një plan të qartë financiar dhe njohim buxhetin tonë, mund të shmangim stresin e papritur të kohëve të vështira financiare.

    3. Komunikimi efektiv: Një mësim tjetër që mund të na ndihmojë të bëjmë jetën tonëmë të lehtë është komunikimi efektiv. Nëse jemi në gjendje të komunikojmë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme me të tjerët, mund të shmangim konflikte dhe keqkuptime, dhe të ndërtojmë marrëdhënie të shëndetshme dhe produktive.

    4. Kujdesi për veten: Kujdesi për veten është një mësim tjetër që mund të na ndihmojë të bëjmë jetën tonë më të lehtë. Nëse kujdesemi për trupin tonë, shëndetin tonë dhe mirëqenien tonë emocionale, mund të ndihmojmë për të pasur një jete të shëndetshme dhe të lumtur.

    5. Ndërtimi i aftësive: Ndërtimi i aftësive është një mësim i rëndësishëm që mund të na ndihmojë të bëjmë jetën tonë më të lehtë. Nëse zhvillojmë aftësi të reja dhe të mësojmë gjithnjëherësh, mund të jemi më produktivë dhe të punojmë më efektivisht në detyrat tona.

    6. Mësimi i ndarjes së kohës: Nëse mësojmë si të ndajmë kohën tonë në mënyrë efektive, mund të jemi në gjendje të kryejmë më shumë detyra në një kohë të shkurtër dhe të reduktojmë stresin tonë.

    7. Mësimi i qëndrueshmërisë: Mësimi i qëndrueshmërisë mund të na ndihmojë të bëjmë jetën tonë më të lehtë duke ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit dhe në përparimin e shoqërisë sonë në mënyrë të qëndrueshme.

    8. Përqendrimi në pozitivitet: Përqendrimi në pozitivitet është një mësim që mund të na ndihmojë të bëjmë jetën tonë më të lehtë. Nëse jemi të fokusuar në aspektet pozitive tëjetës sonë dhe në mundësitë që kemi, mund të jemi më të lumtur dhe të optimistë, dhe të ndihmojmë për të reduktuar stresin dhe ankthin tonë.

    9. Mësimi i faljes dhe pranimit të gabimeve: Mësimi i faljes dhe pranimit të gabimeve mund të na ndihmojë të bëjmë jetën tonë më të lehtë, duke na lejuar të ndryshojmë mendësinë tonë dhe të mësojmë nga gabimet tona. Nëse jemi të gatshëm të pranojmë gabimet tona dhe të marrim mësime prej tyre, mund të ndihmojmë për të pasur një jete më të qetë dhe më të lumtur.

    10. Mësimi i vlerësimit të gjërave të vogla: Mësimi i vlerësimit të gjërave të vogla mund të na ndihmojë të bëjmë jetën tonë më të lehtë, duke na lejuar të shohim bukurinë dhe vlerën në gjëra të thjeshta të përditshme. Nëse jemitë gatshëm të vlerësojmë gjërat e vogla, mund të ndihmojmë për të ndryshuar perspektivën tonë dhe për të pasur një qasje më pozitive ndaj jetës sonë. Mund të ndihmojë për të reduktuar stresin dhe ankthin tonë dhe për të na bërë të ndihemi më të lumtur dhe të kënaqur me jetën tonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 19-05-2023 më 17:50

  21. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,180

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    6 gjëra që m’i mësoi jeta

    Ndërmarrësia ka të bëjë me fitimin e parave duke bërë atë që vlerësoni dhe duke përdorur ato që fitoni për të jetuar një jetë më të mirë.Studentët e mi gjithmonë më pyesin se si jam bërë i suksesshëm. Unë u them atyre se përvojat e mia në jetë më kanë mësuar gjithçka që duhej të dija për suksesin. Mësimet më të mira vijnë nga ato që përjetojmë në botën e vërtetë. Por nga të gjitha gjërat që i kam mësuar mund t’i përmend gjashtë prej tyre.

    Udhëtoni kudo që të mundeni

    Shpenzimet e mia më të mëdha personale kanë të bëjnë me udhëtimet që bëj. Është qëllimi im që të vizitoj çdo vend të botës. Çdo shtet dhe njerëzit e tij kanë gjëra të mrekullueshme për të ofruar. Ju mësoni aq shumë për mënyrën se si njerëzit punojnë dhe se si funksionojnë shoqëritë e tyre. Unë kam marrë shumë nga këto mësime dhe i kam inkorporuar ato në biznesin tim. Asgjë nuk më ka mësuar më shumë se udhëtimet.

    Paraja nuk mund të blejë lumturinë por blen kohën dhe përvojën

    Paraja është e kotë. Nuk do të motivoheni nga ajo. Por ajo që blen është koha për të bërë ato që dëshironi. Blen eksperiencën tuaj që të beheni ekspertë në atë që e doni. Kur gjeni pasionin tuaj, ju jeni të motivuar për jetën, edhe kur kohërat janë të vështira.Sigurisht që duhet të synoni të bëheni të pasur, por vendoseni në një perspektivë. Pyesni veten: pse dëshironi të pasuroheni?

    Ne jemi në një kohë si kurrë më parë

    Është e lehtë të ankoheni për tregjet e mbushura dhe efektet e globalizimit në biznese të vogla. Por kur ndaloni dhe mendoheni e kuptoni se jemi në një kohë si kurrë më parë. Mundësitë të cilat kanë ekzistuar gjithmonë në botën e vërtetë janë ende aty. Megjithatë, tani kemi botën online. Ajo është një botë e dytë të cilën nuk e kemi pasur më parë.

    Përdorni këtë botë shtesë për të krijuar ndërmarrje të reja përfituese. Nganjëherë kur jam i stresuar vetëm mendoj se kam përparësitë të cilat prindërit dhe gjyshërit e mi nuk i kanë pasur. Më inkurajon të kthehem në punë.

    Jini ambiciozë

    Ëndrrat janë ato që i kam ndjekur gjithmonë dhe ato që i inkurajoj studentët e mi të bëjnë. Rrjedha e përgjithshme është përplot me njerëz të pa suksesshëm, kështu që mos u kushtoni vëmendje atyre. Nuk ka asgjë që nuk mund të përmbushni nëse punoni.

    Gjetja e asaj që e doni është çelësi i lumturisë

    Dështoni në diçka që e urreni dhe do të mërziteni. Dështoni në diçka që e doni dhe do të jeni të lumtur që të ktheheni tek ajo sërish. Gjatë kohërave të vështira, e gjitha ajo që më ka bërë të vazhdoj përpara është dëshira ime të vazhdoj të bëj atë që dua. Tingëllon si diçka nga një film i Disney, por pasioni është e gjitha për të cilën keni nevojë në jetë.

    Ndërtoni ëndrrat tuaja, jo të dikujt tjetër

    Unë kam takuar shumë njerëz të suksesshëm. Gjithashtu kam takuar edhe shumë njerëz të suksesshëm të cilët janë plotësisht të mërzitur. Po, ata kanë arritur atë që shumica e konsiderojnë si një sukses, por ata nuk kanë bërë atë që me të vërtetë kanë dashur. Ata kanë realizuar ëndrrat e dikujt tjetër. Ndoshta prindërit e tyre i kanë shtyer drejt tyre? Ndoshta ishte ajo që shoqëria dëshironte? Por ata nuk janë duke bërë atë që kanë dashur. (Entrepreneur)

    *Timothy Sykes është ndërmarrës , ekspert i monedhave, tregtar dhe avokat. Ai është përmendur në CNN, Fox News, CNBC dhe ka folur në institute prestigjioze si Harvard University.


    Ekonomia Online

    https://ekonomiaonline.com/6-gjera-qe-mi-mesoi-jeta/

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_në_TR në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. A i permbushni te gjitha mesimet e Kuranit?
    Nga Ryder në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 01-06-2003, 15:35
  5. Cilat jene mesimet qe marrim nga Bibla???
    Nga Ndriçimi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2002, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •