Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 90
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nuhe ja po te sjelle shkrimin mbi familjen e Muhametit, nuk dua ta komentoj fare, sepse ofendohesh, por po e sjell ashtu si e ka shkruar nje profesor i fakultetin ne Indi, lexo me vemendje dhe shiko se si Ajshen e ka martuar ne moshen 6 vjecare, mirepo raporte ka pasur me te ne sheval thot, nuk di cfare muaji eshte ky!!! Por se shpejti do ta marre vesh dhe se shpejti do ta dijme se ne cafre kohe ka pasur ai raporte te plota mertesore!
    LExo me veemendje dhe shiko se si i thot Allahu se pse nuk ben ai seks me garte e tija:
    “O Pejgamber, pėrse po ia ndalon vetes atė qė ta ka lejuar All-llahu ty, - nė kėrkimin e kėnaqėsisė sė grave tuaja. E, All-llahu ėshtė falės dhe Mėshirėplotė...” e gjer nė ajetin e pestė (66, 1-5).

    mendoj se e verteta nuk eshte shpifje e as qellimkeqe!
    Lexim te kendshem!

    --------------------------------------------------------------------------------

    FAMILJA E RESULULL-LLAHUT [SAL-LALL-LLAHU ALEJHI VE SEL-LEM]

    --------------------------------------------------------------------------------
    Familjen e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė Mekė para hixhretit e pėr_mbanin Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe bashkėshortja e tij, Hatixhja, e bija e Huvejlit. U martua me tė nė moshėn njėzet e pesė vjeē, e ajo ishte dyzet vjeē. Hatixhja ka qenė bashkė_shortja e parė e Resulull-llahut, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Gjatė jetės sė saj nuk ėshtė martuar me tjetėr grua. Me tė ka pasur djem e vajza. Prej djemve asnjėri nuk i ka mbetur gjallė. Vajzat e tij kanė qenė: “Zejnebja, Rukaja, Ummu Kulthum dhe Fatimja.

    Zejneben e ka martuar pėr Ebu-l-As b. Er-Rebia, djalin e hallės. Rukajėn dhe Ummu Kulthumen i ka martuar pėr Uthman b. Affanin[radijall-llahu anhu] dhe atė sė pari njėrėn, e pas vdekjes sė saj edhe tjetrėn. Fatimen e martoi pėr Ali b. Ebi Talibin, nė kohėn mes dy betejave tė Bedrit dhe tė Uhudit. Fatimja ia lindi dy nipa: El-Hasanin dhe El-Husejnin, dhe dy mbesa: Zejneben dhe Ummu Kulthumen.

    Ėshtė e njohur se Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka pasur privilegj nė raport me muslimanėt tjerė, pėr sa i pėrket grave tė kurorėzuara, mė tepėr se katėr, pėr arsyera tė shumta. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė kurorėzuar mė trembėdhjetė gra. Dy i kanė vdekur derisa ishte gjallė, ndėrsa nėntė kanė jetuar pas vdekjes sė tij. Kanė vdekur Hatixhja [radijall-llahu anha]. dhe “Nėna e tė vobektėve, Zejnebe bint Huzejmeh. Me dy gra nuk ka hyrė nė kurrfarė lidhje bashkė_shortore.

    Ja tani emrat e grave tė tija dhe diē pėr to:

    2. Sevda, vajza e Zum’atit, me tė cilėn Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė martuar nė muajin shevval tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut tė tij, e vetėm disa ditė pas vdekjes sė Hatixhes. Para Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Sevda ka qenė e martuar pėr djalin e axhės sė saj, Es-Sekran b. Emėr, i cili ka vdekur, e ajo mbeti e vejė.

    3. Aishja, vajza e Ebu Bekrit, me tė cilėn u martua nė shevval tė vitit njėmbėdhjetė tė pejgamberllėkut tė tij, apo njė vit pas Sevdės, ose dy vjet e pesė muaj para hixhretit. E martoi si vajzė gjashtė vjeē. Me tė hyri nė lidhje martesore nė shevval, shtatė muaj pas hixhretit, nė Medinė. Vetėm Aishja ka qenė vajzė prej tė tėra grave tjera. Ajo ishte krijesa mė e dashur e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Ka qenė gruaja mė e arsimuar nė fikh (sheriatit) dhe pėrgjithėsisht muslimanja mė e arsimuar.

    4. Hafsa, vajza e Umer b. El-Hattabit. Ka mbetur e vejė, pas burrit Hunejs b. Huzafet es-Sehmi mes betejės sė Bedrit dhe Uhudit. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me tė u martua nė vitin e tretė hixhri.

    5. Zejnebja, vajza e Huzejmetit nga fisi Benu Hilal b. Amėr b. Sa’sa’a. Kjo e ka pasur ofiqin “Nėna e tė vobektėve”, pėr shkak tė mirėsisė dhe butėsisė ndaj tyre. Ka qenė e martuar pėr Abdul b. Xhahshin i cili ra shehid nė Uhud. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me tė u martua nė vitin e katėrt hixhri. Ajo vdiq tre-katėr muaj pas martesės me Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

    6. Ummu Selemja, Hinda, vajza e Umejjes. Ka qenė e martuar pėr Ebu Selemin i cili ka vdekur nė muajin xhumadel-uhra tė vitit 4 h. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me tė u martua nė muajin shevval tė po atij viti.

    7. Zejnebja, vajza Xhahsh b. Rebabit nga fisi Benu Esed b. Huzejme. Ajo ka qenė vajza e hallės sė tij. Ka qenė e martuar pėr Zejd b. Harithin, tė cilin Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kishte adoptuar pėr djalė. Zejdi ėshtė shkurorėzua nga ajo, ndėrsa All-llahu [subhanehu ve teala] e shpalli ajetin me tė cilin i drejtohet Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Dhe, meqė Zejdi kishte jetuar me tė dhe ishte shkurorėzua, Ne tė martuam me te, nė mėnyrė qė pėr besimtarėt tė mos jetė mėkat tė martohen me gratė e djemve tė tyre tė pėrvetėsuar, pasi qė ata janė ndarė; si e cakton All-llahu ashtu duhet tė bėhet.” (33, 37).

    Nė lidhje me kėtė martesė janė shpallur disa ajete nė suren “El-Ahzab” nė tė cilat ėshtė sqaruar problematika e tė birit tė adoptuar. Nė lidhje me kėtė ende do tė bėhet fjalė. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u martua me Zejneben nė muajin dhul-ka’de tė vitit 5 h.

    8. Xhuvejrijja, vajza e El-Harithit, kryeparit tė fisit Benu-l-Mustalak nga Huza’ati. Ajo ka qenė mes robėrve tė luftės tė Benu Mastalakėve. Me rastin e ndarjes sė plaēkave lufte, ajo i ra hise Thabit b. Kajs b. Shemmasit. Ajo kėrkoi qė tė lirohet, ndėrsa Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e zgjodhi problemin e saj dhe u martua me tė nė muajin shaban tė vitit 6 h.

    9. Ummu Habiba, vajza e Ebu Sufjanit, ishte e martuar pėr Ubejdullah b. Xhahshin. Sė bashku janė shpėrngulur nė Abisini. Ubej_dullahu renegoi nga Islami dhe e pranoi krishterimin. Ky vdiq, ndėrsa Ummu Habiba mbeti nė Islam si muhaxhirkė nė Abisini. Kur Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e dėrgoi Amėr b. Umejjeh Ed-Dameriun tek Negusi me mesazh pėr tė pranuar Islamin, nė muajin muharrem tė vitit 7 h., Amri e lypi Ummu Habiben pėr Resulull-llahun, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Pastaj e dėrgoi nė Medinė me Sherhabil b. Hasenetin, e Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u martua me tė.

    10. Safija, e bija e Hujej b. Ahtabit, nga fisi Benu En-Nadir. Kjo hebreje ka qenė mes robėrve tė luftės tė Hajberit. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e zgjodhi pėr vete, e liroi nga robėria dhe u martua me tė pas pushtimit tė Hajberit nė vitin 7 h.

    11. Mejmunja, e bija e El-Harithit, motra e Ummul-Fadėl Lubabe El-Harithit. Me tė u martua nė muajin dhul-ka’de tė vitit 7 h., gjatė kohės sė umres suplementare, pasi qė e ka kryer umren.

    Kėto janė njėmbėdhjetė gratė me tė cilat ėshtė martuar Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], me tė cilat ka pasur jetė bashkėshortore dhe prej tė cilave dy kanė vdekur gjatė jetės sė tij: Hatixhja dhe Zejnebja, nėna e tė varfėrve. Nėntė gra tė tjera kanė jetuar edhe pas vdekjes sė Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

    Dy gratė, me tė cilat nuk ka pasur jetė bashkėshortore, janė nga dy fise tė ndryshme. Njėra ėshtė nga fisi Ebu Kulab, ndėrsa tjetra nga fisi Benu Kinda.

    Xhuvejnijja ka qenė me origjinė nga Benu Kindėt. Aty-kėtu ekzis_tojnė mospajtime mendimesh, por kėto nuk na interesojnė gjithaq.

    Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka pasur edhe dy robėresha. njėra ka qenė Maria Koptase, tė cilėn ia ka dhuruar Mukavkisi. Ajo ia lindi djalin Ibrahimin, i cili ka vdekur nė Medinė, mė 28 apo 29 shevval tė vitit 10 h., qė i pėrgjigjet 27. janarit 632.

    Robėresha e dytė ka qenė Rejhanja, e bija e Zejd En-Nadarit apo El-Kurejdhit. Ka qenė mes robėrve tė luftės tė Benu Kurejdhėve. Resu_lull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kėtė e zgjodhi pėr vete. Disa thonė se e ka liruar dhe ėshtė martuar me tė. Mendimi i parė, sipas Ibnu-l-Kijamit, ėshtė mė i saktė.

    Ebu Ubejde, pos kėtyre dy robėreshave, i pėrmend edhe dy tė tjera. Njėra ėshtė Xhemilja, tė cilėn e ka fituar mes robėrve tė luftės dhe tjetrėn ia ka dhuruar Zejnebja, vajza e Xhahshit.

    Ai i cili pak mė mirė e studion jetėn e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] do tė kuptojė se martesat e Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me kaq shumė gra para mbarimit tė jetės, dhe gati tridhjetė vjet pas djalėrisė sė vet, kanė pasur domethėnie mė tė thellė se sa kėnaqėsitė fizike. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė lulen e rinisė sė vet e ka pasur vetėm Hatixhen dhe Sevdėn, dhe atė Hatixhja ka qenė gati plakė.

    Shumica do tė mendojnė se numri kaq i madh i grave i ėshtė nevo_jitur Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ngase ka pasur aso fuqie, qė ka mundur t’a frenonte vetėm nė kėtė mėnyrė.

    Por jo, assesi, ky nuk ishte shkaku! Kanė ekzistuar qėllime tjera, shumė mė fisnike dhe shumė mė madhėshtore se ato tė cilat arrihen pėrgji_thėsisht me martesė.

    Pėrcaktimi i Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qė ta pėrforcojė miqėsinė me Ebu Bekrin, Umarin dhe Aliun, ėshtė realizuar me anė tė lidhjeve tė forta martesore pėrkitazi me Aishen e Hafsėn, dhe me martesėn e vajzės sė vet Fatimen me Aliun. Miqėsinė e Uthmanit e ka lidhur pėr vete me martesėn e vajzave tė veta Rukajėn dhe Ummu Kulthumen. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe kėta katėr njerėz kanė qenė shtyllė dhe mbėshtetje e mbarė muslimanėve, sikurse pesė vaktet e namazit, qė janė gjithsesi shtyllė e fesė Islame.

    Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka ditur mirė tė tėrė atė se ēka kanė pėrjetuar kėta sė bashku me te, duke u flijuar pėr Islamin. All-llahu ka dashur qė tė gjithė kėta viganė, me sukses t’i pėrballojnė tė gjitha mynxyrat, tė gjitha befasitė, vėshtirėsitė dhe sakrificat pa pasoja tė mėdha.

    Nga zakonet e mira arabe ka qenė edhe respektimi i miqėsisė. Vjehrri ka paraqitur derėn pėrmes sė cilės janė afruar familjet me origjinė tė ndryshme fisnore. Ka qenė turp tė mos respektohet vjehrri, familja e tij dhe tė afėrmit e tij.

    Andaj Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me anė tė martesave tė shumta ka pasur dėshirė qė t’i rrėnonte bedenet e armiqėsisė mes fiseve, pėr hir tė Islamit. Ka dashur qė tė ērrėnjoset urrejtja mes tyre.

    Ummu Selemja ka qenė nga fisi Benu Mahrum. Kjo ka qenė lidhja mes Ebu Xhehlit dhe Halid b. Velidit. Kur u martua me tė, Halidi mė nuk ka pasur qėndrim armiqėsor kundėr muslimanėve, por pėrkundrazi, pas njė kohe tė shkurtėr vullnetarisht pėrqafoi Islamin. Gjithashtu, Ebu Sufjani mė nuk ndėrmori kurrfarė armiqėsi kundėr Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pas martesės sė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me vajzėn e tij.

    Fiset Benu Nadir mė nuk ndėrmorėn kurrfarė provokimesh e as armiqėsi pas martesės sė Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me Xhuvejnijjen dhe me Safijen. Pėrkundrazi, Xhuvejnijja me martesėn e vet i solli fisit tė vet kėnaqėsi dhe mirėqenie. As’habėt liruan robėrit nga afro njėqind shtėpi, pas martesės sė saj.

    Askush, pra, nuk mund tė mohojė kontributin e madh qė kanė dhėnė kėto martesa pėr pėrmirėsimin e situatės, dhe sa ndikim tė madh kanė pasur tek njerėzit.

    Gjėja mė madhėshtore prej tė gjitha kėtyre ėshtė ajo qė Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenė i urdhėruar ta arsimojė dhe ta edukojė popullin i cili kurrgjė nuk ka ditur pėr kulturėn, civilizimin, arsimin, edukatėn, pėr normat themelore pėrkitazi me ndėrtimin e shoqėrisė dhe ngritjen e saj.

    Bazat sipas tė cilave ėshtė ndėrtuar shoqėria islame, i kanė penguar mashkujt tė pėrzihen me gra tė panjohura. Andaj, sipas parimeve nuk ka qenė i mundur arsimimi i drejtpėrdrejtė i grave, ndonėse nevoja pėr arsimimin e tyre, nuk ka qenė mė e vogėl se pėr arsimimin e mash_kujve, por ndoshta mė e madhe dhe mė e fuqishme.

    Prandaj Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ka pasur tjetėr rrugėdalje, pos t’i zgjedhė gratė me aftėsi, mundėsi, dhe afinitete tė ndryshme, pėr t’i arsi_muar dhe edukuar, pėr t’ua mėsuar Islamin dhe dispozitat e Islamit, nė mėnyrė qė ato t’i kushtohen edukimit tė beduineve dhe qytetareve, tė moshuarave dhe tė rejave dhe nė kėtė mėnyrė tė bartin amanetin e ed-da’vetit - mėsimit dhe arsimimit islam te bota femrore.

    Gratė e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] - nėnat e besimtarėve, kanė luajtur rol tė madh nė transmetimin e gjendjes familjare, veseve dhe sjelljet e natyrės sė Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] posaēėrisht ato qė kanė jetuar gjatė me tė, sikurse Aishja, [radijall-llahu anha] Ajo ka transmetuar shumė fjalė tė tija dhe ka bėrė pėrshkrimin e shumė veprave tė tija.

    Ka ekzistuar edhe njė martesė, me tė cilėn ėshtė dashur tė ndėrpri_tej njė zakon paraislam pėrkitazi me tė birin e adoptuar. Djali i adoptu_ar nė kohėn paraislamike gėzonte tė gjitha tė drejtat dhe ligjshmėritė sikurse i biri i lindur. Kjo ngjarje ka pasur pasoja tė mėdha, sepse nuk ka qenė lehtė tė anulohet diē qė ishte e rrėnjosur nė zemrat e njerėzve.

    E drejta e tė birit tė adoptuar ishte nė kundėrshtim me rregullat, tė cilat Islami i kishte themeluar nė tė drejtėn bashkėshortore - martesėn dhe shkurorėzimin, pastaj trashėgimia dhe procedurat tjera tė sė drejtės tė sheriatit.

    Pėr shkak tė fshirjes sė kėsaj rregulle paraislame, All-llahu [subhanehu ve teala] e ka urdhėruar Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tė martohet me vajzėn e hallės sė tij, Zejneben, vajzėn e Xhahshit, gruan e mėparshme tė Zejdit. Kėta dy nuk kalonin mirė, andaj Zejdi deshti tė ndahej prej saj gjatė kohės kur fiset e bashkuara Arabe luftonin kundėr Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe muslimanėve. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] frikėsohej nga propaganda e munafikėve, mushri_kėve dhe hebrenjve, dhe pasoja qė do tė kishte kjo propagandė tek muslimanėt dhe besimtarėt e dobėt, andaj dėshironte qė Zejdi tė mos ndahet nga Zejnebja, pėr shkak sprovimeve, nė tė cilat do tė mund tė binte. Kjo hamendje nuk pėrputhej me misionin e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], prandaj All-llahut [subhanehu ve teala] e ka qortuar:

    “Ndėrsa kur i the atij, tė cilit All-llahu i dhuroi tė mira, e edhe ti i ke bėrė tė mira: “Mbaje gruan tėnde dhe frikėsohu All-llahut!” - nė vetvete e ke fshehur tė vėrtetėn, atė qė All-llahu do ta qet nė shesh, dhe je frikėsuar nga njerėzit, ndėrsa All-llahu ėshtė mė i denjė t’i frikėsohesh...” (33, 37).

    Nė fund Zejdi i dha shkurorėzim Zejnebes, e Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u mar_tua me Zejneben mu atė ditė kur ėshtė caktuar rrethimi i Benu Kurejdhėve, e pas iddetit - kohės postmartesore.

    All-llahu [subhanehu ve teala] e ka urdhėruar kėtė martesė, e Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ka pasur tjetėr zgjidhje e as tjetėr rrugėdalje pos ta bėnte kėtė. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

    “...Dhe, meqė Zejdi kishte jetuar me tė dhe ishte shkurorė_zua, Ne tė martuam me tė, nė mėnyrė qė pėr besim_tarėt tė mos jetė mėkat tė martohen me gratė e djemve tė tyre tė pėrvetėsuar, pasi qė ata janė ndarė; si e cakton All-llahu ashtu duhet tė bėhet.” (33, 37).

    Kjo ndodhi qė tė anulohen rregullat e adoptimit, si me fjalė ashtu edhe nė vepėr:

    “Thirrni ata sipas etėrve tė tyre, kjo ėshtė mė e drejtė te All-llahu.” (33,5). Muhammedi nuk ėshtė prind i asnjėrit prej njerė_zve tuaj, por ėshtė Pejgamber i All-llahut dhe Lajmėtar i fundit i fesė - e All-llahu e di mirė ēdo gjė.” (33, 40).

    Ekzistojnė shumė doke tė shėmtuara, tė cilat nuk mund tė zhdu_ken vetėm me fjalė, apo tė pėrmirėsohen vetėm me ligjėrime. Ėshtė e domos_doshme tė ndiqen me shembuj nė praktikė, sipas personaliteteve shembė_llorė. Kjo shpjegon ngjarjen e cila i ka ndodhur muslimanėve nė umre, pas marrėveshjes nė Hudejbije. Ka pasur muslimanė, qė i ka njohur Urvete b. Eth-Thekafi, pėr tė cilėt ēdo gjest i Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenė mė i rėndėsishėm se vetvetja e tyre. Kėshtu pėr shembull gati sa nuk rriheshin mes veti rreth qitjes ujė Resulull-lla_hut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr tė marrė abdest, duke garuar se cili mė tepėr do t’i shkonte pėr huji. Garonin nė dhėnien e betimit nė besnikėri gjer nė vdekje, ndėr_sa pas marrėveshjes kur i urdhėroi tė ēohen e t’i prejnė kurbanet, askush nuk deshti ta dėgjonte, pėr ēka u pikėllua dhe u mėrzit shumė. Por kur Ummu Selemja i propozoi qė sė pari ai vetė tė vepronte kėshtu dhe pėr kėtė tė mos fliste me asnjėrin, e ky e dėgjoi dhe veproi ashtu, atėherė as’habėt shpejtuan duke garuar qė edhe ata tė veprojnė siē veproi ai. Tė gjithė i prenė kurbanet e vet, duke imituar Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

    Kjo na flet se zbatimi praktik i ndonjė dispozite ka qenė shumė mė efikas se sa urdhri me fjalė.

    Martesa me Zejneben gjithsesi ka qenė shkas qė munafikėt dhe shpirtligėt tė nxisin tek muslimanėt e dobėt dėrdėllira, delendisje dhe dyshime, sidomos duke pasur parasysh se Zejnebja ka qenė gruaja e pestė e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Deri atėherė muslimanėt nuk kanė ditur pėr mė tepėr se katėr gra nė Islam, e sidomos pėr gruan e tė birit tė adoptuar.

    Atėherė, pėr tė parėn herė kuptuan se All-llahu [subhanehu ve teala] e ka veēuar Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga rregulli i sheriatit pėr katėr gra, qė nuk i ka lejuar askujt tjetėr prej muslimanėve, pos atij, pėr shkak tė qėllimeve pėr tė cilat kemi shkruar.

    Ėshtė e vlefshme tė pėrmendet se tė afėrmit (farefisi) e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kanė pasur respekt tė madh ndaj grave tė Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] I kanė ēmuar ato, kishin sjellje njerėzore ndaj tyre dhe i donin ato si nėnat e veta. Ato gjithashtu kanė gėzuar autoritet dhe nder tė madh, dhe kanė qenė kre_nare, tė durueshme dhe tė sjellshme. Njėra-tjetrės ia respektonin tė drejtat bashkėshortore ndaj Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Nuk ziheshin mes veti dhe nuk kishin kėrkesa tė mėdha. Kanė qenė tė kėnaqura edhe pse jeta ishte shumė e vėshtirė dhe e mundimshme.

    Enesi[radijall-llahu anhu] thotė: “Nuk e di se ndonjėherė Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė jetėn e vet ka parė pogaēe tė butė dhe taze, apo somun, e as dele tė tėrė tė pjekur nė shtėpinė e vet.”

    Aishja [radijall-llahu anha] ka thėnė: “Nė shtėpinė e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] rrallėherė ndizej zjarri, ndoshta, dy-tri herė nė dy muaj,” e Urvete pyeti: “E me ēka ju ka ushqyer?” U pėrgjigja: “Me hurma dhe me ujė.” Ndodhira tė ngjash_me ka pasur shumė gjatė jetės sė tij fisnike.

    Pėrkundėr jetės kaq tė vėshtirė, Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ka pasur anke_sa nga gratė e veta, pos njė herė, e kjo ngjarje ka qenė shkas qė All-llahu [subhanehu ve teala] tė shpallė kėtė dispozitė: “O Pejgamber, thuaju grave tuaja: “Nėse e dėshironi jetėn e kėsaj bote dhe shkėlqimin e saj, atėhe_rė vendosni e unė do t’ju pėrgatisė e do t’ju lėshoj si ėshtė mė mirė. E nėse e doni All-llahun dhe Pejgamberin e tij edhe botėn tjetėr, e All-llahu, me tė vėrtetė, pėr ato, nga mesi juaj, qė bėjnė vepra tė mira , ka pėrgatitur shpėrblim tė madh.” (33, 28-29).

    Nderi i tyre ka qenė mėshira e tyre qė kanė qenė drejtpėrdrejtė tė lidhura me All-llahun dhe Pejgamberin e tij. Asnjėra prej tyre nuk shprehi dėshirėn tė zgjedhė jetėn e kėsaj bote. Gjithashtu, asnjėra prej tyre nuk ka bėrė ndonjė vepėr tė turpshme e as qė e ka cėnuar nderin dhe dinjitetin e autoritetit qė gėzonin.

    Ndoshta ka pasur lėshime tė vogla njerėzore, pėr shkak tė cilave All-llahu [subhanehu ve teala] vetėm i qortonte, e ato korrigjoheshin. Njė shembull tė tillė e kemi tė cekur nė suren “Et-Tahrim”, ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

    “O Pejgamber, pėrse po ia ndalon vetes atė qė ta ka lejuar All-llahu ty, - nė kėrkimin e kėnaqėsisė sė grave tuaja. E, All-llahu ėshtė falės dhe Mėshirėplotė...” e gjer nė ajetin e pestė (66, 1-5).

    Mė nė fund, e shoh tė arsyeshme se nuk ka nevojė tė hulumtohet ēėsh_tja e poligamisė nė Islam, e cila ėshtė reduktuar nė suazat e ligjshmėrisė sė Sheriatit.

    Ai i cili sadopak vėshtron jetesėn nė Perėndim, posaēėrisht nė Evropė, prej nga edhe arrijnė protestat mė tė mėdha dhe mohimi i kėtij fakti, mjafton ta shikojė mėnyrėn e paligjshme (pranė tė ligjshmes) tė jetesės sė tyre, plot amoralitet, neveri dhe kriminalitet, dhe se ēfarė probleme kanė ata pėrkitazi me kėtė, i mjafton qė tė respektojė qėndri_min islam nė lidhje me kėtė ēėshtje pa studime dhe argumentime inten_sive, sepse vetė jeta e muslimanėve ėshtė dėshmitarja mė e mirė pėr drejtėsinė e kėtij rregulli, e kjo vėrtetė ėshtė instrukcion i All-llahut pėr largpamėsit.

    Adresa: http://albislam.com/nektari/
    Autori: Safijjur-rahman El-Mubarekfuri
    Universiteti Selefik -Indi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 20-12-2002 mė 21:37

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    11
    Na habit me faktin se islami paska arritur aty ku ka arritur shpata, gabohesh rende, shteti me i madh musliman Indonezia nuk e ka njohur kurre luften nga muslimanet por nga perendimi, indonezjanet dhe malezianet e kane pranuar islamin nga ana e tregetareve, harrove se i vetmi rast ne historine boterore ka ndodhur qe pushtuesi te marre fene e pushtuesve, tartaret i pushtuan muslimanet dhe bene maskara te pashoqe, por pas largimit nga keto vende moren edhe fene e te pushtuarve duke u kthyer muslimane. dukesh se je injorant ne histori, nese ti nuk kenaqesh se Zoti i ka caktuar Muhamedit me shume se 4 gra.


    Verejtje e Moderatorit: Kujdes, me perdorimin e fjaleve kundrejt anetareve te tjere
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 29-12-2002 mė 14:56

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2002
    Vendndodhja
    Kopenhagen
    Postime
    24
    Une dua te di pse ne nje debat te tille ku shume veta argumentojne (mbi te gjithe Shen Albani argumenton sepse shume te tjere - perjashto Nuhen e ca ilire ia fusin kot), debat per pabarazine e femres me burrin sipas ligjit islamik, nuk ka vajza apo gra qe diskutojne.

    Me korigjoni nese gaboj, po ne 5 faqe diskutimi eshte enigmatike qe asnje dore femre nuk shkruan per poziten e femres.

    Ne perendim argumentat e feminizmit i kane ne maje te gjuhes vete femrat, kur hapet nje diskutim i tille argumentet jane apanazh i tyre dhe burrat ruhen nje qind here para se te bejne nje koment kunder grave kur ka me shume se 2-3 veta. Kjo sepse kultura e tyre nuk i lejon te jene macho (si shume shqiptare) apo myslimane te tjere.

    Ku jane femrat shqiptare? Si e mendojne ato problemin? A eshte e vertete qe jane te ndrydhura? A eshte i drejte sipas tyre ligji islamik? Nese jo, behuni trime e shkruan dy fjale per nje problem madhor si pabarazia ndermjet burrit dhe gruas ne vendet islamike. Tregoni qe keni solidaritet me ato qe vuajne ne vende arabe. Heshtja juaj eshte gjeja me e keqe ne nje diskutim te tille.
    Tregoni sa perendimore jeni. Tregoni c'fryme keni. Tregoni nese mentaliteti juaj ndryshon nga ai i gjysheve tuaja, remisiv dhe i tulatur. Vertetoni qe s'jeni te shkembyeshme e te tregtueshme.
    A mund te luftoni per te drejtat tuaja? Apo lexoni "Sikur t'isha djale" dhe qani ne heshtje?

    Lum rebelet
    Ku shkel turku, nuk mbin bari.

    (Thenie popullore shqiptare)

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    18
    edhe nje here Don Kishoti (shen Albani) dhe Dylqynja (iliria e fundit) moren shpaten i hipi gerdalles dhe u .... Sa here duhet ta themi se nuk ben per kete pune, pse nuk e ibesojne 5 miliarde nuk do te thote se nuk i besojne te tjeret, ne islam femra eshte e shenjte dhe jo madone, apo Naomi qe te beje koncerte nudo dhe parada mode. as nuk eshte mall qe shitet tregjeve te Europes. persa i perket marteses se profetit me shume gra, kur te marresh here tjeter pasazhet meri edhe shkaqet se ndryshe do te akuzojme per Mr. Lupin qe vjedh pasazhe dhe i pershtat deshirave te eproreve te tu. nese studiome traditen profetike dhe ndarjen kalsike te saj konkludojme se tradita profetika ndahet ne tre kategori. 1. Fjalet, veprat dhe miratimet e tij qe jane burim legjislacioni per muslimanet. si p.sh. "Faluni sic me shikoni duke u falur". 2. Fjalet dhe veprat e tij qe jane zakone te popullit qe ka jetuar apo provoje jetesore personale, dhe nuk jane burim ligjislacioni dhe muslimanet nuk jane te detyruar qe ti kryejne. Si veshja zakonore, ngrenja me duar etj. 3. Fjale dhe veprime qe jane vecanerisht per te dhe nuk i lejohet dikujt tjeter qe ti kryej nga pasuesit e tij. nga keto jane agjerimi i tij pa nderpreje per dite me rradhe dhe martesa me shume gras. Fjala e profetit eshte e vertete pasi vertet intrigat e femrave jane te medhaja. Harron Don kishot se gruaja eshte themeli i familjes dhe nese ajo eshte e perdale dhe e pandershme si mundet qe familja eshte ideale??? Hadithin e dyte e ke kuptuar teper gabimisht (Don Kishot mo). Profeti sqaron se gruaja ne pergjithsi martohet per kater gjera, e kjo eshte e vertete, nese je i martuar edhe ti je martuar per njerin nga keto qellime apo ben jete shen jehovajsh, kurse ai i nxit besimtaret qe te martohen me ate qe eshte e pajisur me vyrtitin e besimit, ndershmerise she krenarise. Profeti nuk ka qene mbret ashtu sic e mendon ti, aty ku ke marre pjesen qe flet per grate e profeteve, aty ke edhe oferten qe i kane bere paganet e asaj kohe per mbreteri, femra, dhe pasuri. i sjkrti ti qe nuk di asgje ose merr pagen qe te flasesh vetem per ate qe te imponohet. ti more si shembull volterin kurse une po te sjell si shembull Bernard Shoun qe ka thene: "Te gjitha problemet qe ekaistojne ne bote Muhamedi eshte ne gjende ti zgjidhe duke pire vetem nje filgjan kafeja". Sa keq qe nuk e di kete shprehje. Mjeran je dhe mjeran do te mbetesh. Sa keq nuk e di moj Dylqynje (Iliri e fundit) se islami vertet e ka ngritur lart poziten e femres. Profeti thote: "Parajsa eshte nen kembet e nenave". Dikush e pyeti profetin kush e meriton me se shumti perkijdesen time. Ai i tha tre here "Nena jote". Tregimi per Alakmen nuk eshte i panjohur, ai po vdiste dhe nuk po e shqiptonte dot maksimen. profeti tha shkoni dhe pyetni nenen e tij. e pyeten dhe ajio tha se a i jepte me shume perparsi gruas se tij sesa mua. Nga mekatet e medha eshte mosrespektimi i prinderve. sa per injorancen gabohesh rende, nese viziton ndonje universitet ne boten islame me se shumti do te gjeje gra.
    Islami i dha liri gruas. kurse ju doni ta roberoni ate duke e ber me tte lire sesa malli dhe te ndjekni degradimin moral qe ju i perkisni.
    ky eshte sqarim per njerezit ...

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    kiufiu,
    e kuptoj qe kur ke 5 faqe te mbushura me debate, nuk mund t'i lexosh te tera, por po te deshirosh, mund te kthehesh ne faqet e para te ketij debati dhe te shikosh cfare kam shkruar. E kam thene atje dhe po e them perseri se jam nje grua muslimane dhe se Islamin e kam perqafuar me bindje dhe deshire dhe jo sepse jam lindur ne te apo se me ka detyruar kush. Per mua Islami eshte feja me e paster dhe me e drejte ne bote. Dhe per sa u perket femrave, Islami eshte emancipues i tyre dhe jo shtypes. Nuk mund te trajtohen meshkujt dhe femrat njesoj, sepse vete Zoti i ka bere te ndryshem; ata ndryshojne nga ana anatomike, fiziologjike, mendore dhe emocionale. Ne Islam, meshkujt dhe femrat kane secili detyrat dhe te drejtat e tyre ashtu sic u pershtatet gjinise se tyre. Nuk po u hyj detajeve sepse do zgjatesha shume. Por merri keto fjale si deshmi te nje gruaje muslimane qe eshte e bindur per vertetesine e fese se saj, qe eshte e kenaqur me ligjin ne Islam (Sha'ria), qe nuk eshte as analfabete e as injorante dhe qe di ta ngreje zerin per te mbrojtur te drejtat e saj.
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

  6. #76
    I sinqert me tė gjith Maska e Shkupjani
    Anėtarėsuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    Zoti e shperbleft DRITEN

    -OShen Albani un jam nji antar i ri student i drejtesis islame viti i tret nuk di a spo e kuptoni apo spo doni te kuptoni kete te lutem ma sqaro edhe nese nuk e kupton kerko nga motra e nderuar DRITA qe te te shpjegoj pak me thjesht kurse nese nuk deshiron te kuptosh ateher leje edhe ate motren te qet se argumentet nuk jan per cdo KOK qe eshte e mbushur me gjera te kota dhe qon vetem pluhur e tregon asnjigje.
    te lutem refej njiher keta dy gjera pastaj bisedojm pa problem..
    me respekt Shkupjani
    www.muslimani.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjė pėr tė cilėn duhet tė vdes,ska vler jeta e tij nė kėt botė...

  7. #77
    I sinqert me tė gjith Maska e Shkupjani
    Anėtarėsuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    KELMED
    Ska nevoj persqarime pasi qe jeni muslimani ju kisha citur nji Ajet kuranor qe tia thoni keti djaloshit qe con pluhur.
    " VE IDHA HATEBUKUMUL XHAHILUNE KALU SELAMA"
    DHE NESE JUVE JU FLASEN INJORANTET THUANI SLAM PAQA QOFT MBY TY" Ose qysh thojn kosovaret "tung e bafsh"
    me respekt per motren driten dhe kelmed zoti ju shperbleft me XHENETULFIRDEUS. dhe ju dhasht cdo te mir dhe lumturi ne jet.

    Shkupjani
    www.muslimani.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjė pėr tė cilėn duhet tė vdes,ska vler jeta e tij nė kėt botė...

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    Keni te drejte, Shkupjani; falemnderit per keshillen dhe All-llahu jua shperblefte
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    71
    bismilahi rrahmani rrahim

    eselamun alejkum vellezer e motra te besimit te paster islam.
    Dua t`ju pershendes dhe te shtoj vetem nje gje se ky far shen pali i vonuar deshiron te beje polemika dhe enderron te ngadhenjen , por ka harruarr se ngadhenjimi i takon vetem te vertetes, dhe se ky nje do te pshtjellohet aq fort ne ato paragjykime te tija sa qe as ve kurre s`do t`ia gjej fillin.
    we selamun alejkum
    besniku29
    haker007

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Besnik ti je anetar i ri, prandaj mund te mos marresh parasysh disa norma te forumit kur shkruan. Me dashamiresi po t'i kujtoj:

    1. Kur ke ndonje mendim shprehja gjithe forumit, pa u munduar te krijosh partine tende islamike pas se ciles te fshihesh.
    2. Mos sulmo anetaret nese s'ke ndonje gje te re per te thene, dhe mos i etiketo, sepse asnjeri nuk te ka borxh, aq me pak Shen Albani qe eshte anetar i nderuar i ketij forumi.
    3. Mos perdor shprehje arabisht me shkronja latine.
    4. Kujto shprehjen "Kush i ben gropen tjetrit, bie vete brenda".
    Ignore List: Den Bossi

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Thėnie kushtuar femrės.
    Nga ZANOR nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:38
  2. Civilizimi nė Islam
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  3. Gruaja nė Islam
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  4. Prirjet qe Kundershtojne Rolet e Mashkullit dhe te Femres
    Nga Arb nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2004, 00:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •