Shen Alban,
Une kam qene ne vit te trete ne gjimnaz kur kam ikur nga Shqiperia; qe atehere kane kaluar me shume se 6 vjet por mua akoma me kujtohet frika qe i zinte vajzat kur dilnin nga shkolla dhe shihnin ndonje makine me xhama te erret te afrohej ngadale. Pse? Sepse pothuajse perdite degjonin per vajza qe i kishin rrembyer. dhunuar (te pakten nga dy-tre veta), dhe pastaj ose i linin ne mes te rruges ose i conin ne Greqi apo Itali dhe i detyronin te beheshin prostituta. Dhe kete gje e benin djem (burra) qe ishin nga i njejti qytet apo lagje me keto vajza. Shume nga keto vajza kane pranuar te rrembehen, te genjyera nga fjalet e ndonje mashkulli qe i ka premtuar mrekullirat e Athines apo Milanos, por pa e kuptuar se cfare tmerri i priste atje. Gjithe cfare donin keto vajza ishte pak liri dhe pavaresi nga prinderit e tyre qe donin t'i mbanin te mbyllura ne shtepi duke iu trembur pikerisht nje gjeje te tille. Per mendimin tim, me mire te jesh e mbyllur ne shtepi sesa te te ndodhe nje gje e tille. Dhe nuk mund te quhet shtypje n.q.se te kerkohet qe kur te dalesh ne rruge t'i mbulosh floket me nje shall. Dhe nuk mund te quhet xhelozi e semure kur nje burre e ka te qarte se ka burra te tjere qe mund te kene veti me te mira se ai po edhe veti me te keqija se ai. N.q.se nje grua eshte e mbuluar sic duhet, dhe sheh nje burre qe i terheq vemendjen ne rruge, ai shall qe ka ne koke duhet t'i kujtoje Zotin dhe t'i kujtoje qe t'i ule syte. (nese ajo eshte muslimane e sinqerte) Ne anen tjeter, n.q.se nje burre sheh nje grua terheqese ne rruge dhe ajo i ka floket te mbuluar, atehere edhe ai kujtohet per Zotin dhe kujtohet qe t'i mbaje syte perdhe. (sigurisht, nese eshte musliman i sinqerte) Sigurisht qe jo cdo femer eshte e bukur dhe jo cdo burre eshte dhunues dhe lakmitar, por te tillet egzistojne, dhe me te shumte sec do te pranosh ti; pastaj e keqja nje here ndodh, por kur ndodh ka pasoja teper te renda. Dhe, sic thashe edhe me lart, nuk i kushton gje nje femre qe te mbuloje trupin e saj sipas asaj qe kerkon Kurani, n.q.se ajo e do Zotin dhe burrin e saj, nuk ka nevoje qe t'ia tregoje botes bukurine e saj.
Dhe nje gje tjeter, femra nuk lind e perdale, ajo behet e tille. Edhe vetem nje gabim mjafton qe ajo te behet e tille n.q.se ajo nuk e kupton gabimin ne kohe. Sepse gabimi i dyte eshte pak me i lehte, i treti akoma me i lehte e keshtu me rradhe derisa nje dite, pa e kuptuar ajo e gjen veten ne mes te rrugeve e perdorur nga cdo mashkull qe i teket. Kjo eshte e verteta e hidhur e atyre vajzave qe shihen te bredhin naten rrugeve neper qytetet perendimore.
Krijoni Kontakt