Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 90
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    Shen Alban,
    Une kam qene ne vit te trete ne gjimnaz kur kam ikur nga Shqiperia; qe atehere kane kaluar me shume se 6 vjet por mua akoma me kujtohet frika qe i zinte vajzat kur dilnin nga shkolla dhe shihnin ndonje makine me xhama te erret te afrohej ngadale. Pse? Sepse pothuajse perdite degjonin per vajza qe i kishin rrembyer. dhunuar (te pakten nga dy-tre veta), dhe pastaj ose i linin ne mes te rruges ose i conin ne Greqi apo Itali dhe i detyronin te beheshin prostituta. Dhe kete gje e benin djem (burra) qe ishin nga i njejti qytet apo lagje me keto vajza. Shume nga keto vajza kane pranuar te rrembehen, te genjyera nga fjalet e ndonje mashkulli qe i ka premtuar mrekullirat e Athines apo Milanos, por pa e kuptuar se cfare tmerri i priste atje. Gjithe cfare donin keto vajza ishte pak liri dhe pavaresi nga prinderit e tyre qe donin t'i mbanin te mbyllura ne shtepi duke iu trembur pikerisht nje gjeje te tille. Per mendimin tim, me mire te jesh e mbyllur ne shtepi sesa te te ndodhe nje gje e tille. Dhe nuk mund te quhet shtypje n.q.se te kerkohet qe kur te dalesh ne rruge t'i mbulosh floket me nje shall. Dhe nuk mund te quhet xhelozi e semure kur nje burre e ka te qarte se ka burra te tjere qe mund te kene veti me te mira se ai po edhe veti me te keqija se ai. N.q.se nje grua eshte e mbuluar sic duhet, dhe sheh nje burre qe i terheq vemendjen ne rruge, ai shall qe ka ne koke duhet t'i kujtoje Zotin dhe t'i kujtoje qe t'i ule syte. (nese ajo eshte muslimane e sinqerte) Ne anen tjeter, n.q.se nje burre sheh nje grua terheqese ne rruge dhe ajo i ka floket te mbuluar, atehere edhe ai kujtohet per Zotin dhe kujtohet qe t'i mbaje syte perdhe. (sigurisht, nese eshte musliman i sinqerte) Sigurisht qe jo cdo femer eshte e bukur dhe jo cdo burre eshte dhunues dhe lakmitar, por te tillet egzistojne, dhe me te shumte sec do te pranosh ti; pastaj e keqja nje here ndodh, por kur ndodh ka pasoja teper te renda. Dhe, sic thashe edhe me lart, nuk i kushton gje nje femre qe te mbuloje trupin e saj sipas asaj qe kerkon Kurani, n.q.se ajo e do Zotin dhe burrin e saj, nuk ka nevoje qe t'ia tregoje botes bukurine e saj.
    Dhe nje gje tjeter, femra nuk lind e perdale, ajo behet e tille. Edhe vetem nje gabim mjafton qe ajo te behet e tille n.q.se ajo nuk e kupton gabimin ne kohe. Sepse gabimi i dyte eshte pak me i lehte, i treti akoma me i lehte e keshtu me rradhe derisa nje dite, pa e kuptuar ajo e gjen veten ne mes te rrugeve e perdorur nga cdo mashkull qe i teket. Kjo eshte e verteta e hidhur e atyre vajzave qe shihen te bredhin naten rrugeve neper qytetet perendimore.
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nuhe ti ben pyetjen se pse vajza te marre aq pasuri si edhe djali. Ti kete e argumenton me legjislacion islamik dmth. me ligje te shekullit 6. Ja se pse duhet femijet te trajtohen njesoj. Ndarja e pasurise mund te permiresoj jeten dhe ardhmerine materiale te te dyve. Dhe nese nje prind i don femiejt e vet ne menyre te barabrte, atehere ai nuk guxon ta diskriminoje te bijen, sepse eshte pak relevante kush rrin ne shtepi e kush del. Fudi i fundit edhe djemt dalin nga shtepia!
    Prindi i vertete shpreh dashurine ndaj bijes se vet edhe kur ndahet pasuria, natyrisht nese nuk eshte diskrikminator!
    Dikund me poshte thua se dikund linden femijet cokollate dhe ben te qarte se je perkrahes i racizmit. Nuk po ndalem ketu te mbaje ligjerata, por po te perkujtoj nje fakt dhe atehere kupton qendrimin tim dhe tendin.
    Meshkujt shqiptare kane martuar: boshnjake ( sllav me fe muslimane ), turke , greke, italiane, polake, gjermane, franceze, angleze dhe amerikane. Nese nje pune e tille eshte arsyeshme per djalin, e arsyeshme eshte edhe per femren shqiptare!

    Turqia i ka fajet akoma se derisa ka hjekur bishtin na ka shtypur dhe keshtu nuk eshte sjellur me greket dhe sllavet, ata kane pase hapur universitetet gati 100 vite pa u larguar Turqia! Turqia i ka fajet per kete mentalitet anadollak dhe per shkeputjen tone nga kontineti jone! Shpirterisht mendoj!
    Ne shkrimin tend te meposhtem fatkeqesisht nuk pash gje pos ironise dhe aty nuk kam cka te pergjigjem nje fjali nuk e mora vesh dhe po ta citoj ketu :

    "Musa: po natyrisht bre engjull, je i paster si uji i burimit, ndoshta nuk ke verejtur, vetem, nxjerja e FJALEVE te vecanta nga konteksti i pergjithshem eshte gabim qe ne fillester, dhe nuk eshte baze diskutimi. Cdo gje ne jete ka rregulla, edhe diskutimete mirrefillta i kane rregullat e veta."

    Sa i perket pozites se femres te hadithet, nuk e kam ende gati, seps enuk kam shume kohe, mirepo do ta sjelle se shpejti!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    KelMed

    Po kuptoj brengen tende dhe po kuptoj qendrimin tend, mirepo perseri edhe nese dhunohen 1000 e 10.000 femra nuk mund te perligjet kufizimi i lirise i te gjitha femrave. Nuk mund te denohet e shendosha, per shkak te liges.
    Nese nje njeri eshte i semure nga aids , nuk mund t“i japim injeksione te shendosheve! Kjo menyre e te menduarit mund te vije vetem nda nje ideologji totalitare, nga islami ose nga fashizmi ku te gjithe futen ne nje thes!
    Ti je marre kete here shume me mbulesen. Pak jane ato femra qe do te mbuloheshin nese nuk ushtrohet trysni mbi to. Ato ose edukohen si te tilla, dmth. ushtrohen qe nga shtepia se t“i nenshtrohen burrit, ose ushtrohet presion. Keto gjera po i them se i kam degjuar vet nga vajzat!

    Zakonisht kete qendrim te ashper ndaj femres dhe veshtrimin e saj jo si femer, por si objekt seksual, e bejne meshkujt. Ata e bejne kete se kane perfitime nga kjo dhe ju konvenon. Psh. falja pese here ne dite meshkujve nuk ju pelqen dhe nuk e bejne. Por nga shtypja e femres nuk hjekin dore se kane dobi personale dhe sherojne paranojen e tyre dhe komplekset!
    Pra meshkujt kane dobi, keshtu ruajne pushtetin e vet dhe prepotencen, por me habit qe ti si femer arsyeton nje qendrim te tille, e ne anen tjeter qindra miliona gra jetojne ne mjerim. Dhe jam i bindur se ti sheh kontradiktat ne Islam, ti kritikove perkthimin, por nuk i solle perkthimet e drejta. Sado te drejta te jene jane perbuzezse per femren!

    Ja po te perkujtoj nje fakt trishtuese te ne: Kthehn dy djem ne shtepi, njeri 22 tjetri 25 dhe posa hyjne brenda i kerkojne nenes dreken, nese ajo nuk e ka bere gati ata deshprohen ose bertasin: Po a eshet e mundur nena te jete skllave e djemve te kesaj moshe? A nuk munden keta djem ta bejne dreken vet gati, por sillen me nene e tyre sikur ishte sjellur babai i tyre, dmth. si robe...

    Edhe nje fakt tjeter:

    ti e din mire se islami eshte antidashuri. Veshtro nje here nje dasme dhe shiko nje nuse shqiptare e cila kur martohet duket se po shkon ne varrim!

    Pse nuk gezohet ajo ?

    Ajo nuk gezohet sepse nuk ka te drejte, ajo nuk gezohet sepse e kane martuar pa dashuri, ajo nuk gezohet sepse ajo diten e pare te martese dhunohet, sepse nuk eshte normale qe njeriu te kete seks me nje njeri pa e njohur dhe pa e ditur!
    Nje njeriu i vjen turp kur flet me nje njeri per here te pare dhe merre me mend te lutem sa barabre, sa pagane dhe sa dhunuese, perbuezese eshte nata e pare per nje femer e cila martohet pa u takuar kurre me burrin e vet, pa shkembyer nje puthje, pa shkembyer nje perkdhelje direkt ne seks. Islami thot nuk ben te takohen djali dhe vajza sespe u futet djalli ne mes, ne fakt shejtani thojne ata. Shiko cfare muri ka ngritur ndaj dy gjinive, shiko cfare frike perhapin ndaj njeri tjetrin sa te vijme deri aty sa grate kane frike te dalin ne rruge se armata e dhunuesve dhe lakmitareve presin per t“i dhunuar. Dhe ata duke u mebshtetur ne butesine femrore arrijne ta shtypin duke e terorizuar me ankthe, me trauma sa ne fund kur te plaken nuk dalin me jasht sepse jane mesuar te jene te mbyllura dhe jane pushtuar nga paranoja!

    Ky eshte dhunim i shpirtit dhe i trupit ! E jo dhunuesit ne rruge! Kjo menyre depersonalizon femren dhe e neshtron deri ne vdekje duke e shndrruar ne nje qenie te dores se dyte , ne nje qenie anonime! Ne vendet ku jetohet sipas traditave orientale te gjithe jane martuar ose martohen pa dashuri, dhe kur mashkulli martohet pa dashuri eshte mizor ndaj femres, sepse ai nuk e konsideron grua, por robe, dhe keshtu e quajne!

    Bukuria nuk eshte turp te tregohet, sepse nuk eshte turp ta tregojme fytyren qe na ka falur Perendia. Floket dhe veshet nuk jane eksituese dhe nuk ka asnje nevoje sot per t“i respektuar ligjet e shek. VI ne shek. XXI.

    Thash me larte se me habit qendrimi yt. Sikur t“i shohish femrat shqiptare me shenja blu ne fytyre e trup, vetem pse ka dalur ne treg pa i treguar burrit, atehere do te ndrroje mendimin. Dhe sikur te bisdeoje me ndonje cilterisht ajo do te tregoje se burrin qe ka marre, e ka marrre jo me deshire, por e obliguar dhe nese ka besim te tregon se ajo kishte pasur deshire te kishte nje burre tjeter dhe ne keto martesa me dhune ato nuk kane kujtime te mira nga nata e pare e marteses, por pikerisht ate nate jane traumatizuar!!!

    Te perkrahet i forti nuk eshte guxim dhe parim,por adaptim, konformizem. Te luftohet padrejtesia , pabarazia kjo eshte virtut dhe domosdoshmeri!!! Per ndere te nenave, motrave dhe grave dhe bijave tona.
    Liria eshet e mire universale dhe nuk eshte e parapare per meshkuj! Nga barazia mashkulli nuk humb , por fiton ne dashuri! Aty ku ka dashuri reciproke nuk ka dhune dhe ka femije te edukuar mire. Aty ku ka respekt reciprok dhe jo sundues dhe te sunduara, ka harmoni si ne dashuri si ne bashkejtese, te tjerat jane tragjikomedi!

  4. #34
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    albano,

    me trego mua, ai shkrimi yt, qe ja drejtove kelmedit, ku ka kontradikta me islamin?, natyrisht se nje grua e shtypun, e roberuar, ndjenjat seksuale te se ciles shtypen, behet frigide. E din sa gra ne perendim jane frigide????, ka shume statistika, e din sa gra jane nymphomane?, ka statistiska, e din sa burra jane donhuanista (pendanti i nympfomanise per meshkujt), ka statistika.

    Ja ku ti tregoj (nuk jane te sakta shenimet, por perafersisht)


    Frigid ............... 6% i femrave
    Nymphomane....15% i femrave
    Donhuanista......90% i meshkujve


    Ne krahasim me kete devijim te madh tek ndjenjat dhe NEVOJA seksuale (15% krahas 90%), Kur'ani me ajetin "jane ara, mbjellni cka dhe kure te doni" e prek ate PIKEN e zeze mu ne mes.

    Une e shoh me se te nevojshme ne ditet e sodit ti plotesohen burrit NEVOJAT seksuale nga gruaja, DON nuk DON, sepse ai detyrohet te SHKARKOHET tjeter kund (prostitucioni, seks te fshehur me tjere, shkaterim familjesh, vrasje, hakmarje), pasiqe stressi dhe shtypja ne pune e ne perditshmeri jane aq te larta, saqe nepermjet te seksit MUND te lehtesohen keto gjera.

    Eshte tjeter gje, nese ty ke vendos prioriete, se patjeter do te kesh SEKS me gruan tende, nese edhe ajo e ndjen vehten per te bere. Por, cka nese BURRI don e gruaja JO???, dhe sipas statistikave me larte, Burri ka NEVOJE gati ne permasa astronomike per SEKS, apo?, cka atehere?

    Kush eshte shkaktari kryesore per divorce?, lere ketu edhe islamin edhe biblen anesh, KUSH eshte shkaktari kryesore?

    VIP-at kur ndahen thuan ate thenjen klasike "kemi differenca te pakalueshme", shkaku kryesore eshte se deri diku ndjenjat seksuale FTOHEN, e kurre FTOHEN?, kur mbreteron passiviteti, e kurre mbreteron passivite`t?, kur burri apo gruaja nuk terhiqen njeri me tjetrin?, e kurre nuk terhiqen?, kur njeri ja prish tjetrit QEJFIN, i del nga shpirti, e kurre ja prish qejfin?, o burr, "sonte jo", o burr "sonte jo",. o burre "edhe sonte jo", etjjjjj. Ai Burre qe e tolereon nje shtypje psihike te NEVOJAVE te tija nga bashkeshortorja, atehere ai eshte i rrezikum edhe te mbetet inpotent, kush peson me shume dem atehere?, Burri, natyrisht se ka NEVOJEN me te madhe (shih perqindjet me larte).

    Une e kosnideroj nje "refuzim" te bashkeshortes per SEKS si padrejtesi ndaj BURRIT e jo si te drejte perzonale te saj. Arsyeja qendron tek NEVOJA e burrit. Natyrisht se njeriu mund edhe ti frenoj ndjenjat, por, cfare eshte pesoja e nje detyrimi te organizmit per moskryerje te nje NEVOJE trupore. Paramendo tash, ty nuk e ben ēishen sepse shkon me inat me trupin tend.
    Prandaj, edhe pse neve nuk na duket si i tille, pershkak te TABUVE qe ekzistojn per seksin, por, edhe SEKSI eshte nje NEVOJE trupore, e jo vetem per te bere femije. Prandaj, nese tek organizmi i burrit dhe i gruas NUK ekziston nga VET NATYRA nje barazpeshe, PERSE atehere te manipulojm ne natyren, kur dihet mirre, se ajo po hakmiret?

    Flm
    albanish by nature

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    Shen Alban,
    deri tani jam munduar te t'i shpjegoj gjerat urte e bute duke menduar se do kuptosh, por po e shoh se e kam humbur kohen kot, se ti nuk dashke te kuptosh.
    Te kam shpjeguar qe nuk eshte Islami ai qe i shtyp grate, por njerezit vete, dhe shoqeria ku ato jetojne. Pse kujton ti se nuk ka te krishtere qe i rrahin grate e tyre, dhe nuk i lene te dalin nga shtepia? Plot ka, dite per dite degjojme per keto raste. Mos do thuash qe edhe krishterimi eshte fe mashkullore? Ato gjysma ajetesh qe ke paraqitur ti nuk vertetojne gje prej gjeje, sepse nuk mund ta gjykosh Kuranin nga nje ajet, ai duhet marre ne teresi dhe sigurisht nje njeri me paragjykime si puna jote nuk mund ta kuptoje drejt ate.
    Njerezit, si burrat ashtu edhe grate, kane dobesite e tyre; djalli (shejtani, quaje si te duash) i sulmon ata pikerisht nepermjet ketyre dobesive prandaj duhen rregulla per sjelljen e tyre qe ata te mos bien pre e lehte e tundimeve te djallit.
    Pothuajse gjithe djemte amerikane e kane per qellim te flene me sa me shume vajza qe te munden. Vajzat, nga ana tjeter e quajne si nam te mire kur kane pasur marredhenie me me shume se nje djale. (shko ne nje shkolle te mesme amerikane dhe do bindesh per vertetesine e fjaleve te mia -sidomos ne qytetet e medha) Cfare del nga kjo? Del qe vajzat ngelen shtatzene qe 15 vjece dhe as qe e kane idene se kush eshte babai i femijes. Ja pra, cfare bejne njerezit me lirine e tyre.
    Rreth 50% e martesave amerikane mbarojne ne divorc megjithese keta jane martuar me dashuri. E pra, ku vajti dashuria? Pasioni i fillimit nuk eshte dashuri, eshte vetem deshire per njeri tjetrin dhe nuk zgjat shume. Dashuria e vertete duket atehere kur vyshket pasioni dhe kur zgjohesh ne mes te nates nga pordhet (me falni per shprehjen) e burrit apo gerhimat e gruas, dhe perseri ngrihesh ne mengjes dhe i buzeqesh njeri tjetrit dhe perpiqesh ta kenaqesh tjetrin me cte mundesh. Kjo lloj dashurie ndoshta nuk duket aq romantike sa e para, por eshte shume me e qendrueshme. Por shumica e amerikaneve rendin pas pasioneve, dhe kur gjerat behen monotone ne familje, atehere ata fillojne te kerkojne per ndonje stimul tjeter, dhe shume prej tyre i tradhtojne grate apo burrat e tyre. Ja, pra cfare tjeter njerezit bejne me lirine e tyre.
    Ne Islam ka rregulla, keshtu qe cdo njeri, burre apo grua e di vendin qe i perket ne shoqeri dhe se si duhet te sillet. Jo si ne perendim, ku burrat kujtojne se jane gra dhe grate kujtojne se jane burra. Grate muslimane jane po aq fetare sa edhe burrat, kush me shume e kush me pak. Ato qe i dine parimet e Islamit dhe jane besimtare te sinqerta e mbulojne veten me deshire dhe e pranojne rolin e tyre ne Islam me bindje dhe perulje, jo sepse keshtu u thone burrat, por sepse keshtu u ka kerkuar Zoti.
    N.q.se ti do te nisesh nje fushate per crrenjosjen e Islamit te keshilloj te heqesh dore dhe te merresh me ndonje gje me te dobishme. Grate muslimane nuk kane nevoje qe t'i lirosh ti nga feja dhe besimi i tyre. N.q.se me te vertete te dhimbsen "nenat dhe motrat tona", atehere do ishte me mire t'i shikoje me me objektivitet arsyet per mjerimin e tyre, (varferia, injoranca, mungesa e arsimit, shtypja nga te huajt, shtypja nga nje diktator, etj.), por jo te nisesh me shpate te madhe dhe me paragjykime ndaj Islamit.
    Nuk jam aq naive sa te besoj se ti do ndrrosh mendje; e vetmja arsye qe po i shkruaj keto fjale eshte sepse nuk dua qe dikush, i cili nuk di shume per Islamin, te genjehet nga fjalet e tua.
    ***Thuaj: "E verteta vjen nga Zoti juaj", lere ate qe keshtu deshiron, ta besoje dhe ate qe keshtu deshiron, ta refuzoje ate...*** (Kuran, 18:29)
    Mire mbetsh
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

  6. #36
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Student, une nuk te kundershtoj kurr per se je musliman.
    I kundershtoj te gjithe e edhe prinderit e mij kur mendoj se
    gabojne.

    Kam mjaft shokė te fese muslimane, te gjithe i respektoj por nuk do te thote qe nuk diskutojme e shpesh ka edhe kundrshtime, por kjo nuk do te thote qe sejmi vellezer pse besimet per nje jete
    qe as nuk dimese a eksiston i kemi te ndryshme.

    Po te them qe une flas per te verteten, per realitetin,per ate qe po ngjan me femra ne ate bote muslimane.

    Saper veten time besoj se e ke kuptuar qe nuk i takoj asnje feje
    perveē asaj te Zotit e sigurisht se ti por edhe te tjeret do te me quanit ateist.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Keni shkruar si ti, si Nuha per nje temen per te cilen ketu nuk flasim. Keni permendur grate ne perendim, ketu e kemi fjalen per femren ne Islam dhe lirine e femres shqiptare.
    Homoskesual ka edhe ne vendet arabe, por nuk guxojne te deklarohen. Ne France kane edhe nje shtepi si xhami ku takohen marokenet homoseksual.
    Po ju pergjigjem te dyve shkurte se qellimisht ikni nga tema. Une po citoj ketu fjali nga hadithet dhe Kurani per femren, nuk po citoj kushtetuat perendimore te cilat nuk e ndajne njeriun sipas gjinise, por e konsiderojne njeri, si burrin si gruan!
    Une po citoj fjali gjoja qe i ka folur Allahu, ju heshtni aty dhe niseni ne kundersulm, edhe ate duke u marre me gjera tjera. Me ikje te tilla dhe taktika te tilla, kur kapitullohet, jam mesuar! Nuha e tha boterisht se nuk ka ndermen ta trajtoje si femren si mashkullin!

    E nderuar zonje ne po flasim ketu per kete profet DHE MENDOHEU se a mund te jete profet nje njeri me pune te tilla!?

    -I pati mbi 16 gra (nuk i mori t“i ruaj 16 jetim, por Allahu i tha merri 16 gra!!!!
    -Kishte fuqi sekuale sa 30 burra ( keshtu mburet ne hadithe )
    -E martoi Ajshen ne moshen 6 vjecare dhe pati mardhenie me te ne moshen 9 vjecare
    -I mori nusen djalit te vet adoptiv Zeidit
    -Ne lufta ua mirrte pasurine dhe e ndante ne mes te luftetareve te vet.
    -Atyre qe kishin humbur ua merrte grate dhe i ndanin ne mes vete.
    -I mori nusen per grua bashkeluftetarit te vet qe kishte rene ne lufte.
    -Nisi luften per te perhapur Islamin edhe pse vet nuk dinte se cfare fundi do te kishte kjo fe! Qysh ne vitin e pare me shpate ne dore, e fen do ta perfundoje shume me vone, mbi deve!
    -Derisa mbaroi Kuranin iu nevojiten 25 vjet! Zotit nuk i duhen 25 !
    - Luftoi, deboi dhe ngriti taksa kunder atyre qe nuk pranonin Islamin. PErvec taksave ata duhej femijen e peste t“i falnin islamisteve!
    - Prishi familjen si institucion i shenjte dhe shpalli femren Djall konstant e cila duhet te ruhet dhe te byllet sic mbyllet kafsha qe na jep qumsht!
    -Me ardhjen e Islamit erdhi lufta , dhe po te mos shpallte ai veten profet, nuk do te kishte pasur as kryqezata e as nuk do t“ishte ndare atdhey yne.
    - Ai ketu shpalli mashkullin Skllavopronar dhe ne Parrjas i tha se te presin 12 hyri symedha. Seks ketu, seks ne PArrajs, ketu me katra, atje me nja 12!
    -Gruan e pare qe mori ishte mbi njezet vjet me plak se ai, grate i deshi shume dhe mori shume dhe ne fund u helmua nga nje vajze hebraike. U helmua se ai pasi i kishte vrare tere famlijen deshi ta mare per grua dhe ajo i dhe nje shishe uje te perzier me helm.
    lexo me gjersisht ketu : http://www.albislam.com/libraria/lulishta.asp?NrTema=2
    -Asnje mrekulli nuk beri ne kohen e vet, por iu shtuan sa kalonte koha ne hadithe.
    -U rrit si nje bonjak vdiq si nje mbret dhe jetoi si nje mbret!
    -Per prinderit e vet thot se jane ne xhenem, sepse nuk ishin musliman dhe ne te mjeret vejme fmijeve emrin e nenes se tij qe eshte dikund duke u djegur!
    - Nuk i erdhi feja si profeteve te tjere si inspirim , por i erdhi si fjale, qe vetem ai i degjonte dhe prandaj kudo eshte i perhapur mendimi se ai ishte i poseduar dhe kjo deshmohet me simptomet qe tregohen ne hadithe se si perperlitej kur degjonte zera! Dhe shume te huaj ne baze te ketyre simptomeve, lufta, deshires per vrasje, potencen seksuale , e konsiderojen te pushtuar nda djalli!!!

    Eshte lehet te jetohet ne Amerike dhe te mbrohet Islami , te mbrohet shtypja e femres , por t“i mbyllish syte para te vertetes eshte mekat, mekat se shoqet e tua me muaj nuk kane te drejte te dalin nga shtepia sepse Prfoeti jot thot se vetem ajo grua qe si sherben burrit futet ne xhenet.
    Dhe pasi ta kesh lexuar kete, ndalu pak dse mendohu , a eshte vertete profet njeriut qe i beson apo ishte kalores dhe politikan!!!
    A guxon duksh te sillet si ai, a guxon te kopjohet jeta e profetit ? Dhe nese e bejme kete a kemi moral!???

    Se une nuk i besoj sqarimeve tua mos u habit, 5 miliard te tjere nuk i besojne ketyre sqarimeve!
    TE gjitha faktet ne lidhje me profetin i kam thene duke i nxjerre nga albislami dhe faqet tjera islamike shqiptare!

    Muhametin nuk e urrej, por e urrej njeriun pa moral! E urrej genjeshtren. PErendia nuk ndalon te kerkohet e verteta, por denon po te besohet e pamoralshmja sepse dyshohet ne mencurine e tij dhe ne baze te veprave qe jane bere ne emer te tij Perendia nuk eshte me perendi , por Shejtan! PErendia nuk ben vepra te tilla!!!
    Ai eshte dashuria dhe krijuesi i perhershem. Ti mund ta besosh, por mos u perpjekt t“infektosh te tjeret!

    Ja si vdiq ky njeri:Citim nga albsilami!

    Sėmundja sa vinte e bėhej mė e rėndė. Edhe helmi qė pati ngrėnė nė Hajber i vėrshoi ne vena dhe filloi ta ndiente mė shumė dhembjen qė i shkaktonte helmi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte hedhur mbi fytyrėn e vet njė shami tė madhe dhe kur i binte tė fikėt, e zbulonte fytyrėn.

    NE adresen qe te dhash shko lexo luften e BEdrit dhe disa luftra tjera dhe atehere pasi t“i kesh mbaruar eja e me trego cfare dallimi ka ne mes tij dhe Milloshevicit! I ke te gjitha luftat aty, vrasjet, plackitjet dhe marrjen e grave roberesha dhe shiko si shiten grate!!!

    U perpoqa te trokas ne dyerte e ndergjgjes tende si femer, me duket se eshte e kote, sepse nuk i beson cillesise , por beson ga frika. Ayt ku ka besim nga frika, nuk ka Perendi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 13-12-2002 mė 20:15

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    Shen Alban,
    arsyen sepse besoj une ti nuk mund ta kuptosh; une nuk jam rritur muslimane, e kam thene me pare se kete fe e kam zgjedhur vete. prandaj te them te mos nisesh me paragjykime, duke menduar qe s'paska grua ne bote qe ta zgjedhe Islamin si besimin e saj. ato qe ke thene ti me lart nuk meritojne pergjigje; ti i ke shtremberuar faktet. Dhe sa per dijenini ka mbi 1.2 bilione njerez ne bote qe besojne tek Muhamedi (saws) si i derguari i Zotit, dhe numrat e besimtareve rriten dita dites, dhe keta jane te perhapur nga te kater anet e botes. Po te them edhe nje here qe ti nuk mund ta kuptosh se c'domethene Islam, prandaj na lere te qete ne te tjereve qe duam te besojme.


    Verejtje e Moderatorit: Kujdes, mos ofendoni anetaret
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 15-12-2002 mė 15:31
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

  10. #40
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    albano, cfare eshte per ty barazi e njejte???

    Une e them boterisht se gruaja NUK ka te drejte ta refuzoj deshiren seksuale te burrit te vet. Tregom ty mua PERSE ajo ka te drejte ta bej kete. Thenjen time ta vertetova nepermjet te statistikave shkencore dhe nepermjet te natyres se mashkullit e femres. Nese ty mendon se nuk eshte ashtu, atehere te lutem ne te NJEJTEN menyre refuzoj thenjet e mia. Perndryshe nuk ka nevoje te diskutojm me gjate, sepse e shoh vehten time ne te drejte, i lus edhe tjeret te japin mendimet e tyre.

    Flm
    albanish by nature

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Thėnie kushtuar femrės.
    Nga ZANOR nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:38
  2. Civilizimi nė Islam
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  3. Gruaja nė Islam
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  4. Prirjet qe Kundershtojne Rolet e Mashkullit dhe te Femres
    Nga Arb nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2004, 00:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •