Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 90
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e arius
    Anėtarėsuar
    02-12-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    16

    Arrow Hm

    nuk e kuptoj se perse i jeni qepur kaq keq kesaj qeshtje dhe ajo qe eshte me e forta eshte se te gjithe flisni pa baza (ka dhe perjashtime).
    kush ju tha juve se ne pakistan na qenkan denuar 421 femra per pune te keqija apo ja futet keshtu rumpalle vetem sa per te thene dicka.
    a e dini ju more te mjere se ne gjithe historine e islamit jane me gishta ato raste qe jane denuar per imoralitet, e kjo per shkak se qe te vertetohet ajo gje duhen te jene se paku kater deshmitare te rritur , te pjekur, dhe te drejte.
    keta deshmitaret duhet te kene qene bashke kur e kane pare aktin seksual dhe duhet qe te paraqiten njekohesisht tek gjykatesi dhe ti thone te katert qe ne e kemi pare filan burre qe ja kishte futur penisin ne vagine filan gruaje. ne te kunderten keta rrihen me 80 shkopinj.por qe ta dini ju muslimani e ka te ndaluar qe te shikoje ne haram (pjeset e turpshme te te tjereve) prandaj nuk mund te imagjinohet nje musliman i mire qe qendron doke shikuar koitusin ndermjet dy njerezve-kafshe qe e bejne ne rruge.
    nese burri e gjen nje tjeter qe ja ka futur gruas se tij duhet te shkoje tek gjykatesi dhe te betohet kater here ne Allahun qe e kam pare aktin, e nese gruaja betohet kater here qe nuk eshte e vertete atehere nuk denohet por llogaria e atij qe ka genjyer ne kete mes eshte para Allahut dhe ai eshte i mallkuar.
    keshtu qe 80% e atyre pak rasteve qe jane denuar eshte se ata kane ardhur dhe kane treguar vete dhe kane kerkuar me cdo kusht qe te denohen. lexoni po deshet historine e gruas gamidije dhe te maiz ibn malik qe te bindeni.
    me thoni se cili civilizim e respekton gruan ashtu sic e respekton islami. ne perendim dhe gjetke gruaja duhet ti hape shalet fort dhe te lejoje qe te trajtohet si prostitute e maskuar vetem e vetem per te fituar te drejten e saj qe mund ta kete fituar me shkolle.
    nuk e kuptojne femrat e shkreta se po perdoren si karrem per degjenerimin e shoqerise, por mashtrohen nga iluzionet vezulluese qe ju ofron i ashtuquajturi civilisim.
    me duhet ta mbyll swe me doli nje pune por sidoqofte reflektoni pak, mundohuni qe ta shikoni cdo gje me syrin e pranimit dhe jo te kritikes.

    "Get all fools around you, and you will be elected to everything"

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    115
    mos u ben aq i verber edhe mos thuaj ashtu si mendon por si ka argumente se po ky krishterim i shenjt e futi luften ne palc per shkak te urrejtjes ndaj islamit. nese nuk te besohet i ke librat ne shqip "Komploti boterore" 3 pjese dhe vellime te tjera librash.
    Une e kam lexuar "Komploti Boteror" po s'e ditkam qe qenka ne tre pjese. Madje ne librin qe kam lexuar une nuk ka ndonje shenim se cili vellim eshte. Do ishte shume mire sikur te ishte e vertete kjo.

  3. #63
    ALB4EVER
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    83
    mo po kush i ndrron kto dergesat e mia. o huggos pse mo vlla e nrrove, po pse do le njerez si puna e albanit un t'flasin ca tu teket
    baby if u give 2 me
    i'll give it 2 u
    i know what u wan

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Mbi femren ne Islam , lexoni me posht

    (krishterizmi don nuk don, ekzistencen ja falemnderon ISLAMIT)

    Nuhe kete nuk e kuptova!

    Kam lexuar edhe une se thuhet ndermjet 12 - 16. Ne Albilsam kane qene 16, nuk di sa kane qene me kurore! Pak ka rendesi kjo, me rendesi eshte se njekohesisht i ka pasur 9. Se pse i mori nuk po spekulojme tani, sepse e dijme te gjithe se grate mirren per disa arsye. Ti nuk pajtohesh edhe me versionin e Drites.
    Kjo deshmon vazhdimisht se ne Islam nuk ka nje gjuhe te perbashket dhe nje te vertete e cila vlen te te gjithe dhe se ciles i besojne te gjithe. Keshtu ndodh edhe me interpetimin. Nje dite , Nuhe kur te kem kohe, do ta deshmoje me fakte edhe nje gje tjeter. Kurani ne shqip eshte i cenzuruar dhe ka shume gjera qe jane ndryshuar. Kryesisht jane zbutur. Nuk di si ta kuptoje kete, si reforme e llojit te protenatizmit gjerman, apo fshjehje e qellimshme e fjaleve qe per kohen tone nuk jane te mira.
    Do te deshiroja te ishte e para dhe keshtu krijohej Islami me fytyre shqiptare, ashtu edhe si eshte ne popull!

    Ja edhe nje mednim te hoxhes nga albislami dhe shiko se si i meson rinine shqiptare: Gruaja nuk ka te drejte ta pengoje burrin nese Ai don te rimartohet.
    Nusja e pare sigurisht duhet t“i bjere defit dhe te gezohet se po i martohet burri. Hoxha nuk i jep keto udhezime duke u bazuar ne ndonje fe tjeter!!!! Nese eshte keshtu sic thot hoxha, e keshtu duhet te jete, sepse ai ka mesuar, atehere cka eshte familja dhe kush ka te drejte ta rrenoje dhe ta baltose institucionin e pare brenda nej kombi apo shoqerie!!!!

    Numri: 166 Data: 18.12.2000
    Pyetja: Burri im dėshiron tė martohet me njė grua tjetėr, por unė nuk pranoj, sepse, pėr mendimin tim, unė i kryej tė gjitha detyrimet ndaj tij, ndaj nuk ka pse tė martohet me njė tjetėr. Nėse ai insiston tė martohet, a mė lejohet mua qė tė kėrkoj ndarjen?

    Pėrgjigjja:
    Gruaja nuk ka tė drejtė qė ta ndalojė tė shoqin tė martohet pėr sė dyti, pavarėsisht bėse i kryen detyrimet e saja ndaj tij apo jo, sepse ai mund tė dėshirojė tė martohet pėr sė dyti qė tė ketė mė shumė fėmijė apo qė tė plotėsojė nevojėn e tij seksuale, pasi, njė grua mund tė mos i mjaftojė.
    Sido qė tė jetė, gruas nuk i lejohet qė tė ndalojė tė shoqin tė martohet me njė tjetėr, mirėpo nėse ajo ka frikė se i shoqi mund t’i bėjė padrejtėsi ose mendon se nuk do tė jetė nė gjendje qė tė mirėkuptohet dhe tė bashkėjetojė me njė tjetėr, atėherė mund ta kėrkojė ndarjen, sepse kėrkimi i ndarjes nuk lejohet pa pasur ndonjė arsye tė fortė.

    Aty gjeni edhe keshilla gjinekologjike, hoxha natyrishte e ndjen veten kompetenet edhe per gjera te tilla: Ja adresa
    http://www.albislam.com/pyetje/ dhe shikoni se si prishet rinia shqiptare dhe lexoni s ecfare pyetje i bejne dhe cfare pergjigje marrin!

    Student blu,,

    me truqe te tilla jemi mesuar ketu. Akuzat qe i ben ti , deshmojne vetem se vuan nga mungesa e kunderargumenteve. Me akuzon per shtremberime; nese ke princip, silli orgjinalet dhe krahasoi te miat, nese nuk ke, atehere hesht , edhe me heshtje deshmohet mencuria!
    NE ketu nuk i besojme atyre shtremeberimeve tendecioze, nese vertete mendon se kam ndryshuar hadithet, atehere silli ti versionet origjinale, nese jo....mos shkruaj per te mos thene asgje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 18-12-2002 mė 15:26

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Postuar mė parė nga sakip shehu
    mo po kush i ndrron kto dergesat e mia. o huggos pse mo vlla e nrrove, po pse do le njerez si puna e albanit un t'flasin ca tu teket
    Sakip,

    Sigurisht nuk do lesh "njerez si puna e Albanit" te flasin ca tu teket, por me menyren me te mire, me kulture e me pergjigje bindese, do perpiqesh te komunikosh me te.

    Fundi i fundit, ketu jemi per te diskutuar (gje te cilen e harrojme ndonjehere..)

    Me respekt per te gjithe ju,
    huggos

  6. #66
    Postuar mė parė nga iliria e para
    Per mendimin tim gjithe ja teproni.


    Se pari ju them per vten time qe kurr ne jete nuk do te urrej dikenin perse i takon nje feje ose nje tjetre.
    Une si takoj asnjeres edhe kurr nuk do ti takoj.
    Me behet qefi per ty dhe te pershendes sinqerisht.. besoj qe te rralle jan ato qe kan 1 urejtje te tille.. 1 nga ato mikrobe eshte mes nesh ne forum Shen Albani
    "Sa i perket shqiptarizmit ne MAqedoni, permenda se ka fshatra qe shkruhet turq: Ti je nga Kumanova dhe e din se ne ate xhami qe keni nuk mbushet kurre. Ti e din se Rrahmanlia nuk ka luftuar kurre dhe ka bashkejtuar me sllavet me mire se me shqiptaret. Aty ka shume qe jane shkruar turq. Po e deshiron edhe ndonje fshat ne komunen tende: Nakushtaku, Hotla- me mire qendorojne , Sllupcani, Likova - Cerkezi ka nje perzierje!!! Nje gjedje e tille gjendet edhe ne komunen e Shkupit...etj. tash te mos i numroj!!! Ndosha kur je duke ecur rrugeve te Kumanoves degjon piskamen e muzikes turke kudo!!! Ti e din se akoma pleqt aty ku je bejne be : " N`kofsha turk ! si betim me te madh qe bejne!!!"
    Ta them une per xhamiat ne Maqedoni e te ul pak injorancen tende. NE XHAMIJAT (Jo vetem 1 po 7 vetem ne qytet) E QYTETIT TIM(jam dibran) NE MUAJIN E SHENJTE TE RAMAZANIT XHUMATI DEL DERI TE DERA E JASHTME SE NUK I MER TE GJITHE BRENDA, perkundra kesaj jo s'mbushen por S"EGZISTON ASNJE KISHE SHQIPTARE.
    100000000000000 here te kemi then e s'mbushesh me ment ti. ATO QE FLASIN TURQISHT NE MAQEDONI JANE TORBESHE (MAKEDONSKI MUSLIMANI) E JO SHQIPTARE.

    Kjo ishte sa per informim te vogel!!!



    Shendet dhe suksese
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 18-12-2002 mė 17:54

  7. #67
    Dhe se harova mos shaj kumanoravet per lufte o i shitur.. ku ka thyrur shqiptaria atje i ke pasur dhe do ti kesh 100% i sigurte.. e jo fillozof perallash si ty qe edhe ne TV kur kerset ndonje arme i mbyll syte nga frika.... TURP per ty..

  8. #68
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Pse mor alban nuk e kupton???

    Lufta ndaj islamit, si ajo fizike, si ajo psihike ka qene motori KRYESORE per te MOTIVUAR besimtaret. Krishterimi kundershtare tjeter KURRE nuk ka patur, dhe TY je nje prej atyre qe USHQEHET nga ky fakt historik, APO GABOJ???, se, perndryshe do te diskutoje ketu ne menyre tjeter, e jo ala "christliche mitte" (sqarim: parti krishtere ne gjermani, me platforme tejet antiislame, thjesht nje parti qe eshte ne PANIK te panderprere vetvetiu, dhe natyrisht qe shkakton PANIK edhe ne popullate me shkrime antiislame).
    Tregom sinqerisht, a i njeh shkrimet e Adelgunde Mertensacker-s???

    Sa i perket tekstit qe vijonte, PSE mendon se une e kundershtoj Driten?, mendoj se nuk me kupton mirre, o alban?, apo?, une thash se ato rreshta qe i solli drita mund te jene ZBUKURIME te tradites muslimane, ne kete rast ne aspektin pozitiv. Tradita islame njeh edhe shume ZBUKURIME tjera, ja nje shembull "wenn der prophet nicht zum berge will, dann kommt der berg zum propheten", me siguri e ke ndegjuar, apo?.

    Burim i vetem sa i perket biografise te prophetit mbetet Ibn Hishami. Kurse tjerat shenime jane hadithe, dhe ketu mvaret cfare kategorie i perkasin.

    Ne islam NUK MUND TE KET nje mendim te perbashket, pasiqe islami nuk eshte FE diktatorike, por fe LIBERALE. Vetem shkollat juridike, qe jane KATER, vertetojn kete. Natyrisht se islami ka kufijt e caktume, por ata jane ne aq menyre effikase te ndertum, saqe per cdo pyetje arrihet nje KOMPROMIS.

    Eshte abzurd te merren ato keshilla te HOXHES si PERFUNDIMTARE. Kush ta thote kete?, ne islam ekziston institut i perhstatshem, i cili leshon te ashtuquajturat FETVAJA, qe jane vendime te komisiionit te Ulemave mbi pyetje te renda. Por, sa i perket martese, ke si shembull edhe Umar Ibn Abdulaziz, i cili nga shume dijetare numerohet si kalifi i peste, pershkak te sjelljes se tij shembullore, KA PATUR NJE GRUA. Ne anen tjeter e ke djalin e Muawijes, Jezidin, nipin e Abu Sufjanit (nje nder kundershtaret me te medhenj te islamit), per te cilin thuhet se ka qene qefli i alkoolit, edhe ate, ka qene bashkkohas i pejgamberit. A ke aftesi llogjike te mi shpjegosh keto kundershtime?, JO, natyrisht JO. Por ty ta ka mbush mendjen nje HOXHE tek albislami, mirre, bre burre, ja pafsh hajrin.

    Te tregoj nje rast une ty, ne nje takim brenda muajit te ramazanit ndodha ne nje bisede te gjere pas namazit te taravise, dhe nje nga vellezerit, njeri me arsim te thjeshte, punetore "gastarbeiter" i thjeshte ju drejtua hoxhes 8bashkfshatare i imi) e i tha "o hoxhe, si qendron puna me agjerimin nese ne vere, ku ka temperatura te larta, e ty bile edhe punon psh. me asphaltim (deri 140°C) te rrugeve, a e ke patjeter te agjerosh, apo mund ta prishehs ramazanin?", hoxha ju pergjigj, natyrisht se nuk ke mundesi ta prishesh, shkaqet e prishjes jane te deffinum dhe pik."

    Kur dolem jasht une rastesisht ndodha prane atij vellaut qe pyeti (mbi 50 vjecare), i cili dukshem i deshperuar tha, JO BRE, KY HOXHA NUK BENKA, NUK QENKA I DITUR.

    Sidoqofte, ai vellau mendon ashtu, sepse hoxha i tregoj me gjakftohtesi si qendrojn punet, kurse ai perseri e ndijti vehten ne te drejte, dmth. ka te drejte ta prish agjerimin, sipas ndjenjave te tij perzonale.

    E, nese dikush don te martohet, ai DO TE MARTOHET. Kjo ndodh edhe ne perendim, apo?, menyra, ku, si, pse, etjjj,. eshte jorelevante. A e lash gruan, dhe mora tjeter, a e mbaj kete dhe mar nje tjeter, ne te dy rastet shkaktohet dem psihik. Ketu eshte vec per tu sqaruar cili shkakton me shume dem.


    Flm
    albanish by nature

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nuhe,

    Nese nuk duhet t“i marrim si te drejta mendimet e hoxhallareve, ne kete kuader edhe te atij te albsilamit, atehere shume gjera nuk duhet t“i marrim si te tilla, dhe i lejohet vend interpretimeve personale dhe interpretimi personal eshte mekat, sepse nje fjale Zoti nuk guxon te interpretohet prej filozofeve, sepse ata libra jane shkruar per njerez te rendomte, per ata qe nuk kane mbaruar fakultete, sepse kur u krijuan fet nuk pati univerzitete!!!

    Ja c“me tregoi nje koleg iranian sot:

    Ne Iran per te marre nje lavatrice duhet gruaja te sjelle nje certifikate mjekesore se nuk mund te laje rrobe me duar se eshte allergjike.
    Ai tha se Irani importon lavatrice, por pastaj u jipen njerzve dhe keta i shesin me shtrenjet ne te zeze.
    Ajo zonje kishte shkuar te mejku dhe e kishte marre nje vertetim te tille sepse i kishte 7 femije dhe niset drejte e ne xhami ku duhej te vinte Mulla i cili vendose per gjera te tilla.

    Ajo po priste para dere dhe aty nga ora 17.00 mbrrin Mulla me Mercedes.
    Kur i tregon ajo arsyen e pritjes dhe vertetimin, mulla ia kthen: Shko moter e nderuar ne shtepi se edhe motra e pengamerit nuk ka pasur lavatrice dhe i ka lare rrobet me dore!
    Atehere zonja ia kthen:
    Po, un e di kete fakt, por as Muhameti nuk ka ardhe ne xhami me Mercedes!!!

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    se pse mu kujtua Enveri dhe ideollogjia e tij komuniste .tani po te kesh durim lexo
    " TRADHETIA" E JEAN BERTOLINOS


    Dy filosofėt e shquar modernė tė ideologjive totalitare, Hannah Arendt dhe George Orwell, nė shumė vepra tė tyre kanė
    analizuar, ndėr tė tjera, edhe mėnyrat se si kėto ideologji manipulojnė faktet e realitetin, si edhe pėr mundėsitė e tyre tė pafund
    pėr Falsifikimin e sė Vėrtetės. Njė shembėll tipik i falsifikimit tė realitetit e sė vėrtetės nė Shqipėrinė staliniste ka qenė edhe
    propaganda e drejtuar pėr opinionin jashtė vendit.
    Ajo, ashtu si edhe propaganda pėr brenda, kish trajtat e njė makinerie tė madhe e cila konsistonte nė emisionet e pafund tė
    Radio-Tiranės nė dhjetra gjuhė tė huaja, buletinet e pėrditėshme tė ATSH-sė, artikujt emfatikė e fotografitė tipike
    propagandistike tė revistės Shqipėria e Re ( organ i Komitetit Shqiptar tė Marrėdhenjeve me Botėn e Jashtme ) etj.
    Por, kjo nuk qe asgjė, po tė kihet parasysh atė ēka ėshtė bėrė e harxhuar pėr botimin e shpėrndarjen nėpėr botė, tė
    materialeve tė Partisė e Veprave tė Enver Hoxhės, si edhe pėr mbėshtetjen e financimin e aktivizimin e dhjetra e dhjetra
    militantėve marksistė-leninistė qė, tė organizuar nė grupe, shoqata e parti tė vogla, propagandonin e mburrnin pa u lodhur
    sistemin ideologjik e realitetin shqiptar.
    ...Nė rradhėt e militantėve, idhtarė e nostalgjikė tė fanarit ndriēues nė Europė, aso kohe bėnte pjesė dhe Jean Bertolino 1),
    veprimtar i revoltave studentore tė Majit '68 e i grupeve marksiste-leniniste franceze. I ardhur pėr herė tė parė nė Shqipėri nė
    vitin 1971, Jean Bertolino, ndėr tė tjera, u entusiazmua kur pa se ēdo qytetar i saj, nėpėrmjet fletė-rrufeve, mund tė kritikonte pa
    frikė e hapur gjithė ndikimet e huaja e ēdo sjellje kundėr moralit komunist. Pas tre muajsh, ai erdhi pėrsėri pėr xhirimin e njė njė
    reportazhi televiziv. Duke pėrshkuar itinerarin e parapėrgatitur qysh mė parė nga autoritetet, kudo qė shkoi, ai takoi e bisedoi me
    njerėz tė bashkuar rreth njė ideali tė vetėm : ndėrtimin e njė shoqėrie tė re, tė drejtė e tė begatė.
    Djaloshi Bertolino, i egzaltuar nga Edeni i marksizmit botėror, s'kėrkoi tė shihte e as tė zbulonte mė tej se ato ēka i treguan
    shoqėruesit e tij. Ai trajtoi subjektet e dėshiruara prej tyre e, nė fund, dokumentari televiziv nė fjalė, u cilėsua prej Udhėheqjes
    mjaft realist e dashamirės. Kėshtu, me realizimin e atij filmi pozitiv, Jean Bertolino pat kaluar me sukses provėn e parė tė
    besimit. Kjo do tė thosh ndryshe se, kėtej e tutje, ai konsiderohej i mirėpritur e bėnte pjesė nė rradhėn e miqve tė zgjedhur tė
    Partisė ...
    Mbas 5 vjetėsh, Jean Bertolino, morri pėrsėri pėlqimin dhe aprovimin pėr realizimin e njė filmi tjetėr dokumentar pėr
    Shqipėrinė. ( Aso kohe, reportazhet e artikujt nga reporterė a gazetarė tė huaj, ishin inegzistentė. Nė ndonjė rast tė veēantė,
    viston pėr hyrjen e ndonjė gazetari tė rrallė perėndimor, e jepte vetė Enver Hoxha ).
    Ndėrkohė, prej vizitės sė parė, kanė kaluar vite. Nė botkuptimin e bindjet e Bertolinos, me sa dukej, kishin ndodhur
    ndryshime. Ai, nuk qe mė djaloshi i dikurshėm i barrikadave tė Quartier Latin, me kokėn mbushur plot endėrra utopike. 1)
    Tashmė, ai kėrkon t'i vėzhgojė e t'i gjykojė faktet e ngjarjet mė qetėsisht, duke pikėsynuar tė hyjė nė thelbin e tyre e jo tė
    egzaltohet thjesht nga pamja e tyre e jashtme.
    Pas njė mungese tė gjatė, nė vitin 1976 erdha pėrsėri nė Tiranė - tregon ai, nė njė shkrim tė botuar shumė vite mė vonė, nė
    gazetėn Le Monde - Objektivi i udhėtimit qe pėrgatitja e njė skenari pėr njė film tjetėr, tė parashikuar pėr vitin nė vijim. Pėr kėtė,
    ndėr tė tjera, u kėrkova shoqėruesve tė mi qė tė kisha pėrsėri me vehte, Edmond Tupen. Pra, tė njėjtin pėrkthyes qė pata pasur
    dhe rradhėn e parė. Kjo ėshtė e pa mundur, mu pėrgjegjėn ata. Ai s'ėshtė mė nė Tiranė. Pastaj, mė shpjeguan se nė vend po
    zbatohej njė qarkullim i madh i kuadrove e, Edmondi, qe caktuar tė punonte mėsues nė njė fshat tė Elbasanit. U shtanga nga
    habia. Si qe e mundur qė, njė profesor i aftė universiteti, tė caktohej pėr tė punuar nė njė shkollė fshati ?... Por, ēudia ime u bė
    edhe mė e madhe kur, njė ditė ndėrsa kaluam me makinė pranė zonės ku e kishin ēuar, me gjithė kembėnguljen time, ata qė
    mė shoqėronin mė thanė se takimi me tė s'mund tė bėhej. (...) Gjatė udhėtimit tim nė Shqipėri, ndjeva se isha i rrethuar nga
    njerėz, tė cilėt gjithmonė mundoheshin tė mė fshihnin "diēka". E, ajo "diēka", qe e pamundur tė mos vihej re. Nė mbarė vendin,
    kudo qė hidhje sytė, shihje vetėm kantjere pėr ndėrtimin e bunkerėve. 2)
    I shoqėruar nga njė kameraman dhe, i paisur me vizat e ēmuara tė akorduara nga vetė
    __________________________________________________ _________________________________________________
    1) Jean Bertolino ėshtė aktualisht grand reporter e njė prej gazetarėve mė tė njohur tė kanalit televiziv francez TF 1, ku drejton
    emisionin me reportazhe speciale "52 sur Une ". ( Shenim i autorit )
    2) Sipas reportazhit "Njė ekstrateresre nė Tiranė" ( Un huron ą Tirana ), shkruar nga Jean Bertolino nė tė pėrditshmen e njohur
    franceze Le Monde. 14 prill 1985
    - 2 -

    Javer Malo, ambasadori shqiptar nė Paris, ai pritet nė Rinas nga funksionarė tė Komitetit Shqiptar pėr Marrėdhenje me Botėn e
    Jashtme. Kėta tė fundit, kishin marrė masat pėr gjithėēka qė kish tė bente me realizimin e filmit. Pra, miku nga Franca, s'kish
    pse tė lodhej. Ēdo gjė qe gati. Subjekti, skenari, njerėzit qė do t'a shoqėronin, vendet e xhirimit etj. Gjithėēka. Mbetej vetėm qė
    shoku Bertolino e kameramani i tij tė vendosnin tripiedin e kamerės e mikrofonat, pėr tė nisur nga puna. Pėr tė filluar tregimin
    mbi fitoret e Shqipėrisė, ndėrtimin e socializmit, krijimin e njeriut tė ri, punėn e tij transformuese...
    Vėrtet, qėllimi i Bertolinos qe realizimi i njė dokumentari me karakter informativ, por nė tė njėjtėn kohė ideja e tij ish gjithashtu
    qė, nė tė ēdo gjė tė pasqyrohej sa mė thjesht e besueshėm. Kėtė kėrkesė, ai e konsideronte tė nevojėshme e interesante, jo
    vetėm pėr vehte por dhe pėr mbarė shikuesit francezė. Pra, kish vendosur tė bente diēka krejt ndryshe nga filmi i parė. Tė hynte
    nė brendėsi tė jetės. Tė fliste pėr botėn shpirtėrore tė njerėzve. Tė tregonte si punonin e jetonin. Tė njihte nga afėr vėshtirėsitė,
    luftėn e pėrpjekjet nė jetėn e tyre tė pėrditėshme. Tė hynte nė shtėpitė e tyre. Tė shihte ku jetonin, si e kalonin kohėn e lirė etj.
    Njė vėshtrim i tillė i jetės, pėr autoritetet shqiptare qe jo vetėm i egzagjeruar por edhe i panevojėshėm. Porosia nga lart, qysh
    mė parė, kish qenė e prerė: atij do t'i jepej aq sa duhej. Qe kjo arsyeja pse, kur shoqėruesit e Bertolinos u njohėn me
    pretendimet pėr realizimin e filmit, u vunė nė siklet tė madh. Ata nuk ishin aspak dakord me idenė dhe kendveshtrimin se si ai
    e shihte subjektin e dokumentarit tė tij tė ardhshėm. Pse, thoshin ata, shoku Bertolino donte tė futej aq thellė e tė vriste
    mendjen aq shumė ? Pse vallė t'i komplikonte gjėrat ? Nė fund tė fundit, pse tė lodhej, ndėrkohė qė ata ia kishin pėrgatitur
    gjithėēka, me kujdes e ashtu siē duhej ?
    Ndėrkohė, Bertolino, kėmbėngul nė tė tijėn. Sipas tij, ai dėshiron tė realizojė njė film tė vėrtetė e tė besueshėm pėr
    Shqipėrinė. Pavarėsisht se vendi ėshtė i varfėr. Paēka se njerėzit janė veshur keq e fėmijėt tė dobėt e rakitikė. Sipas mendimit
    tė tij, ato gjėra pėr shikuesin francez s'ishin befasuese,sepse varfėria qe e pranishme kudo nė botė. Pėr tė, e rendėsishme
    ishte qė ngjarjet tė paraqiteshin me realizėm, tė shpjegoheshin qartė e tė tregoheshin ashtu siē ishin. Pa truke e zbukurime. Pa
    eufori. Lirshėm e pa paragjykime.
    Por, pėr censorėt e tij, ai vėshtrim i realitetit qe jo vetėm i papranueshėm, por edhe skandaloz. Nė Shqipėri varfėria nuk
    egziston absolutisht. Vendi jeton nė bollėk. Njerėzit janė tė lumtur. Kėto dhe vetėm kėto duhet tė pasqyrohen nė film! -
    kėmbėngulin ata, nė mėnyrė kategorike ...
    Bertolino zihet ngushtė. E kupton se duhet tė bėjė lėshime, ndryshe projekti i tij do dėshtojė. Ai e njeh mirė kuptimin e fjalės
    sė urtė shqiptare se, murit nuk i bihet me kokė. Pėrfundimisht, me keqardhje ai bindet e nis xhirimet, sipas skenarit tė
    parapėrgatitur e porosive tė dhena nga lart. Ky do tė qe dhe fillimi i njė aventurė me plot tensione, grindje, mosmarrėveshje e
    episode tragji-komike, tė cilat pėr pasojė, do tė luanin njė rol tė madh transformues, jo vetėm nė konsideratat e tij rreth
    PPSH e socializmit shqiptar, por edhe nė vetė botkuptimin e idetė e tij tė majta.
    Njė ditė - tregon Jean Bertolino 1) - do tė xhironim daljen e punėtorėve nga puna nė uzinėn "Petro Papi" nė Korēė. Ishim gati
    pėr tė nisur xhirimet, kur njė nga shoqėruesit
    __________________________________________________ _________________________________________________
    1) Jean Bertolino "Albanie - La sentinelle de Staline". Editons Seuil. 1979

    - 3 -

    tanė, Vehbiu, siē kish ndodhur edhe herė tė tjera, doli para kamerės duke ngritur duart lart:
    - Stoponi, stoponi kamerėn! - urdhėroi ai i shqetėsuar.
    - Pse ? Ē'ka ndodhur? - pyeta i nevrikosur.
    Vehbiu, bėri njė grimasė e mė tregoi me gisht njė karrocė tė tėrhequr nga dy kuaj, e cila po vinte drejt sheshit para uzinės.
    - E, ēka pėr t'u alarmuar, kėtu? - ndėrhyra - Nė se, nė Shqipėri ka karroca me kuaj, s'ka asgjė tė keqe. Pse duhet fshehur ?
    S'duhet tė keni komplekse pėr tė tilla pamje. S'ja vlen...
    Fjalėt dhe toni qė pėrdora, nuk i pėlqyen fare shoqėruesit tjetėr, Mistos. I nxehur, ai ndėrhyri, duke thenė:
    - Gaboheni!... Ne nuk kemi komplekse, shoku Bertolino! Por, ajo karrocė nuk ėshtė parashikuar tė ndodhet nė kėtė skenė.
    Ajo ėshtė jashtė programit. Nėqoftėse ju doni t'a filmoni atė, duhet t'a kishit bėrė mė pėrpara kėrkesėn.
    I demoralizuar hoqa dorė dhe iu pėrgjegja i dėshpėruar:
    - Dakord! Atėhere boshatiseni krejt vendin, e kėshtu ne mund tė filmojmė vetėm punėtorėt qė hypin nė autobuz, nė njė shesh
    krejt tė shkretė.
    Por sugjerimi im nuk i kėnaqi shoqėruesit tė cilėt kėrkuan t'a shtynin pėr mė vonė xhirimin e asaj skene.
    - Po, pse, pėr ē' arsye? - pyeta i habitur.
    - Sepse autobuzi i punėtorėve nuk ėshtė nė rregull. Eshtė i pa larė...
    Nė fakt, autobuzi qe i pluhurosur, por ashtu ishin tė gjithė autobuzėt qė kisha parė gjer atėherė nė Shqipėri.
    (... ) Njė ditė tjetėr, sipas skenarit, duhej tė filmonim njė dialog midis dy punėtorėve tė cilėt qenė dhe personazhet kryesore tė
    dokumentarit tonė. Skena zhvillohej pikėrisht para shkallės sė pallatit ku ata banonin. Para se tė fillonim xhirimet, shoqėruesi
    ynė, Vehbiu, u muarr me largimin e gjithė fėmijėve qė loznin para pallatit. Ne fakt, ata ishin fėmijė normalė, as tė pastėr e as tė
    pistė. Ēuna e goca, si kudo nėpėr qytezat punėtore: tė qeshur, ēamarrokė e qė i jepnin gjallėri dekorit. Pėr pak minuta, pas
    britmash e kėrcėnimesh, sheshi u " pastrua" e mbeti i heshtur e i shkretė.
    - Tani jemi nė rregull. Mund tė filloni... - shfryu Vehbiu, duke marrė frymė thellė e me kėnaqėsi.
    - Jeni gati ? - pyeta puntorėt.
    - Gati jemi ! - u pėrgjegjėn ata.
    - Qetėsi ! Motor !...
    Pesėmbėdhjetė sekondat e para tė xhirimit kaluan pa ndonjė incident, por mė pas si gjithmonė, Vehbiu doli pėrsėri para
    kamerės duke venė dorėn mbi objektiv. Ē'kish ndodhur ? Njė shitės ambulant akulloresh, kish dalė papritur nga rruga pėrbri e
    pat hyrė nė " kuadėr " duke tundur njė zile e duke thirrur:
    - Akullore ! Hajde, akullore !...
    Vehbiu, i ēakėrdisur vrapoi drejt tij, duke bėrtitur:
    - Stop... Stop... Ku vete ti, more ?...
    E po, ky qe kulmi !... Nuk e mbajta dot vehten. E humba kontrollin e nisa tė bėrtas me sa zė qė kisha. Banorėt e pallatit
    dolėn nėpėr ballkone, kureshtarė pėr tė parė ē'po ndodhte.
    - S' e kuptoj fare sjelljen tuaj ! - murmėriti pranė meje, tepėr i shqetėsuar, Mistoja. - Pėrse ju, shoku Bertolino, jeni kaq shumė i
    interesuar tė filmoni fėmijė tė palarė e shitėsa ambulantė akulloresh?...
    - Epo, nė fund tė fundit, - i'a pėrplasa unė i skuqur nga inati - ē' tė keqe ka kėtu ? Kėta fėmijė janė si gjithė fėmijėt e botės, as mė
    tė mirė e as mė te kėqinj. E, pėrveē kėsaj, shitės tė tillė ambulantė akulloresh, kemi edhe ne nė Francė.
    Atėhere, Mistoja gjeti rastin, tė mė kėshillojė me ironi:
    - Pikėrisht kėtu e kam fjalėn! Ju, nuk duhet tė filmoni gjėra qė ka dhe tek ju. Filmoni mė mirė ato gjėra qė ju nuk i keni...
    - Ju e dini shumė mirė ē'po ndodh - i'a ktheva sikur nuk kuptova gjė - Sa herė qė dua tė filmoj pamje tė cilat janė ndryshe nga
    tek ne, ju nxitoni tė mė ndaloni me lloj-lloj mėnyrash.
    - Tamam ! Ashtu ėshtė ! - aprovoi Mistoja - E, kėtė e bėjmė sepse e shohim qė ju jeni i interesuar vetėm pėr gjėra tė cilat i
    pėrkasin tė prapambeturės e sė kaluarės. Pse vallė, ju, shoku Bertolino, e shikoni Shqipėrinė me kėtė kendvėshtrim? Pse nuk
    shikoni drejt sė ardhmes ?...
    ... Mė kish ardhur nė majė tė hundės e, pėr njė ēast, mendova tė lija gjithėēka nė mes e ti hipja avionit pėr t'u kthyer nė Paris.
    Marrėdhenjet me shoqėruesit e mi - vazhdon tregimin e tij, Jean Bertolino 1) - kalonin sipas rastit, herė ditė me diell, e herė tė
    tjera, me qiell tė errėt e plot shkrepėtima rrufesh. Mbremjeve apo drekave e darkave, shpesh herė bisedat delnin jashtė temės
    sė punės, e deri diku arrinte edhe tė mirėkuptoheshim. Ndėrsa, gjatė xhirimeve, tensioni mes nesh qe vazhdimisht nė kulm e,
    unė urreja pozicionin e tyre tė censorit tė pamėshirshėm. Kėto marrėdhenje, tė cilat po bėheshin gjithmonė e mė tė
    gėnjeshtėrta e tė pa sinqerta, mė vunė jo vetem nė mendime, por edhe mė tronditėn thellė nė shpirt. Miqėsia jonė e
    dikurėshme, po kthehej nė mosmarrėveshje e kontradikta.
    (... ) Shoqėruesit e mi, me kokėfortėsinė e tyre tė verbėr nuk arritėn tė kuptonin kurrė se, qėllimi im ishte tė realizoja njė film
    sa mė tė besueshėm pėr Shqipėrinė. Jo njė film kritik, apo mė keq akoma, njė film qesharak. Nė atė kohė, ( e kėtė nuk kam
    pse t'a fsheh ), e shihja me entusjazėm pėrvojėn e Shqipėrisė e pėr tė ushqeja iluzione. Por, megjithatė, prirja ime ishte qė t'a
    paraqesja realitetin ashtu siē qe. Qė, ajo ēka do realizoja, t'a pasqyronte sa mė besueshem atė vend. Mua, nuk mė mungonin
    mundėsitė qė po tė doja, me pamjet e xhiruara tė bėja truke e tė paraqesja njė Shqipėri sa mė " pozitive" e pa asnjė anė
    negative. Por, vetė shoqėruesit e mi, Mistoja e tė tjerėt, mė shtrengonin tė filmoja vetėm ato gjėra qė ata donin e qė ishin tė
    programuara. Ata harronin se, duke vepruar nė atė menyrė, i benin dėm vendit tė tyre duke u kthyer edhe vetė nė njerėz
    groteskė.
    (... ) Nė fund tė "aventurės" sime nė Shqipėri, kisha kuptuar pėrfundimisht se, idetė e mėnyra si kisha kėrkuar tė realizoja
    filmin nė fjalė, kishin ngjallur jo vetėm kundėrshtime,
    por kishin bėrė qė tė konsiderohesha edhe njeri i dyshimtė. Nė fakt, kėtė e kuptova pak nga pak, me kalimin e kohės. E kjo, pėr
    mua ish diēka mjaft e mirė, sepse, pėrfundimisht mė hapi sytė. Nėqoftėse, drejtuesit partiakė do tė kishin treguar besim ndaj
    meje, ndofta, unė do t'a kisha vazhduar endé " kengėn" time naive e entusiazte. Por, qenė pikėrisht "miqtė"
    __________________________________________________ _________________________________________________
    1) Jean Bertolino. Idem
    - 4 -
    e mi, ata, tė cilėt, tė pa pėrmbajtur pėr t'a paraqitur sa mė tė pėrkryer gjendjen nė vend, mė benė t'a shoh nė sy tė vėrtetėn e
    cila gjer atėhere, pėr mua qe fshehur...
    Filmi i Bertolinos pėr Shqipėrinė, i transmetuar nga televizioni zyrtar francez, shkaktoi tėrbim dhe urrejtje tė thellė nė rradhėt e
    udhėheqjes shqiptare. Ai u cilėsua falsifikim dhe nxirrje e qėllimtė e realitetit socialist, provokim ndaj jetės e punės sė njė
    populli heroik.Pas kėsaj, natyrisht, Bertolino u cilėsua tradhėtar, armik e agjent i borgjezisė perėndimore dhe, natyrisht, i'u
    ndalua njė herė e pėrgjithmonė hyrja nė Shqipėri.
    Njė vit mė pas, mė 1979, Bertolino lėshoi njė bombė tjetėr. Ai botoi librin Shqipėria - Roja e Stalinit ( Albanie - La sentinelle de
    Stalin ), qė ishte edhe botimi i parė nė Francė qė hidhte dritė mbi figurėn tiranike tė Enver Hoxhės ... i cili, nuk qe veēse njė tiran i
    etur pėr pushtet qė shtypte egėrsisht kėdo qė shprehte njė mendim tė ndryshėm nga i tij. Njeriu, qė pėr t'u bėrė Zot absolut, futi
    nėpėr bunkerė njė popull tė tėrė e ishte gati tė vriste pa mėshirė kėdo qė guxonte t'a kundėrshtonte".1)
    Libri nė fjalė, i hiqte maskėn jo vetėm diktatorit shqiptar, por edhe hipokrizisė, falsitetit, mashtrimit, egėrsisė e shtypjes
    totalitare nė atė cep tė humbur e tė fshehtė tė Ballkanit ...

    pjese nga libri i z.VASIL QESARI

    POST - SCRIPTUM
    PER
    DIKTATUREN
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Thėnie kushtuar femrės.
    Nga ZANOR nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:38
  2. Civilizimi nė Islam
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  3. Gruaja nė Islam
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  4. Prirjet qe Kundershtojne Rolet e Mashkullit dhe te Femres
    Nga Arb nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2004, 00:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •