Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Vidhen telat, në errësirë tri komuna të Tiranës

    Në Librazhd kapet në flagrancë hajduti


    Disa fshatra të Tiranës kanë mbetur pa drita si pasojë e defekteve teknike dhe vjedhjes së telave të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për Farkën, Berzhitën dhe Petrelën, të cilat prej tre ditësh kanë pasur mungesë të theksuar të energjisë elektrike. Komuna e Farkës ka mbetur pa drita për shkak të vjedhjes së telit të linjës elektrike, duke shkaktuar kështu një defekt në të gjithë zonën. Për këtë, policia e Tiranës njoftoi dje se nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 u mundësua arrestimi në flagrancë i shtetasve Alfred Selman Misku, 23 vjeç dhe Ylli Hysen Tafani, 53 vjeç. Uniformat blu treguan se arrestimi i tyre u krye pasi dyshohen se dy ditë më parë në fshatin Skutërr kanë vjedhur rreth 450 metra tel të linjës elektrike. Kjo sasi teli e vjedhur është gjetur ditën e djeshme në pikën e grumbullimit të skrapit në Njull Bathore, Komuna Farkë. Nga puna hetimore rezultoi se ky tel ishte vjedhur dhe shitur nga shtetasi Alfred Misku. Ndërkohë, policia tha se po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale. Sipas të dhënave, nga vjedhja e telit të linjës elektrike kanë mbetur pa drita dhjetëra familje. Sikur të mos kishte mjaftuar kjo, banorët e zonës së Petrelës kanë njoftuar dje se kishin tri ditë pa energji elektrike. Ata janë shprehur se prej ditës së martë nuk kanë pasur drita dhe se askush nuk i ka njoftuar për ndonjë defekt teknik. Gjithashtu, edhe zona e Berzhitës ka pasur të njëjtin fat. Ndërkohë, edhe policia e Librazhdit ka njoftuar dje se ka arrestuar një person, i cili kishte vjedhur një sasi kablloje të tensionit të lartë në një firmë private. Burime të policisë lokale thanë se kanë arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin Zamir Posi, në fshatin Hotolisht të rrethit të Librazhdit. Mësohet se ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur një sasi kablloje të tensionit të lartë në mjediset e firmës private, "Çota".

    © Gazeta Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    zot na ruaj
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Albanez te rafte e mira, paske bere flood me tema te aktualitetet shoqerore.
    Na hallakate fare na hallakate.

    450m tele paskan vjedhur keta? Edhe pastaj thone, si u bene te gjithe tregtare.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

Tema të Ngjashme

  1. Parregullsi ne listat e zgjedhesve? Asnje ankese per listat ne KQZ
    Nga flory80 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 15:23
  2. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  4. PS-PD, ja përballjet në komuna
    Nga DiGiTeX në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2007, 05:07
  5. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •