Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    U vramë për 70 cm tokë, burra ndalni gjakmarrjen!

    Quhem Xhevahire Puci. Jam nëna e dy djemve të vrarë në prill të vitit 2004. Një ngjarje kjo që u pasua së fundmi me një tjetër vrasje të dyfishtë për hakmarrje ndërmjet familjeve Gjeta e Puci në Kodër-Kamzë. Është absurde! Një konflikt mes dy familjeve për 70 cm tokë, që ishte strehë e përbashkët dhe na nevojitej të dy palëve, u pagua me një tragjedi të madhe, plot katër të vdekur. Gjithçka nisi kur familja Gjeta bllokoi këtë copë tokë. Problem ky që u mundua të zgjidhej me ndërhyrjen e policisë dhe të afërmve nga të dy familjet. Në këtë çështje ndërhyri dhe Riza Ferhati, dajë në familjen Gjeta. Konflikti i tokës nuk u rregullua edhe pse u tentua duke e biseduar në shtëpinë Gjeta. Një muaj më vonë vdiq Shefif Gjeta, babai i Kujtimit dhe Petritit dhe ne familja Puci shkuam për ngushëllim sipas zakonit. Në të dyzetat e Sherifit sërisht na thirrën dhe u shkuam. Por të nesërmen, djemtë e familjes Puci në bashkëpunim me nipat e tyre, pra djemte e familjes Ferhati therën djalin tim Feritin e më pas edhe tjetrin, Sefedinin. Im shoq, Hajdari ka parë me syte e tij se si iu vranë djemtë. Hakmarrja ia verboi syte dhe vrau pas katër vitesh Bilbilin dhe pa dashje Mimozën, duke mos e ditur se ishte në makinë. Por është tmerr, s’mund të vazhdohet kështu. Prandaj përmes këtyre radhëve në gazetën “ Shekulli” dua t’u bëj thirrje burrave të të dy familjeve që të ndalin gjakmarrjen. Jam nënë dhe askush më mirë se unë s’mund të kuptojë dhimbjen e familjes Ferhati. E di çdo të thotë të humbësh dy fëmijë brenda ditës. Të dy si familje jemi fajtorë karshi njeri-tjetrit. Skemi pasur arsye të fortë për të shkuar deri në vrasje. Për hatër të të pafajshmëve që mund të vdesin kot, le të mos vritemi më. Të tre familjet në konflikt duhet të falim njëri-tjetrin. Le të pajtohemi me të drejtën, të ulim gjakrat dhe të mos shkaktojmë viktima të tjera. Para se të marrim vendime e të veprojmë duhet të mendojmë pasojat. Të dy si familje t’i bëjmë pyetjen vetes : Çfarë do fitojmë? Nëse pas kësaj ngjarjeje hakmarrja vazhdon, do shfarosim njëri-tjetrin. Ndaj si nënë dhe si një grua e përvuajtur i bëj thirrje të tre familjeve: Falni njëri-tjetrin dhe dilni lirisht në rrugë pa pasur frikë për të kthyer kokën pas. Falni njëri-tjetrin, mendoni për pasardhësit tuaj. Ka ardhë koha t’i jepet fund tragjedisë që nisi për 70 cm tokë midis lokaleve të familjeve tona.


    Marre nga gazeta "Shekulli Online"
    "Carpe Diem"

  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Nje apel i vonuar

    Eh vone kenke kujtuar nene Xhevahire..Si nuk te ra ndermend te kujtoheshete beje apel atehere kur dy djemt tuaj rrahen per vdekje nje plak si Sherif Gjeta.Apo atehere ti dhe burri jot ishit te zene me nxitjen qe ju benit djemeve tuaj per konflikt..I shkreti Sherif nuk pati nje vdekje natyrale por nga grushtat e dy djemvet tu.Ne ate kohe nuk u kujtove te beje zap djemt tu kurse sot kur e sheh se shkoi thika ne kocke je kujtuar.Mendoj se shume vone ..Nuk e di kush e kishte fajin per ato 70 cm toke por kojshite tuaj thone se bash burri jot ishte strumbullari i gjithe kesaj fatkeqesie.Ne vend qe ti dhe burri juaj te ulnit gjakrat ju i nxitet djemt tuaj qe te rrihnin per vdekje nje plak..Kush e degjoi ngjarjen ju perqeshi juve nene Xhevahire.E djemt e Sherifit nuk kishin asnje rruge tjeter perveqse te hakmerreshin.Ne fakt nuk u nisen per te vrare dy djemt tu por ora e lige e tyre ishte qe te vdisnin te dy.Nuk kishin rruge tjeter pervecse vetegjygjesise pasi po tja linte ne dore shtetit ju kishit miq ne polici.Pikerisht ato police qe vrane djalin dhe vajzen e Ferhateve.Prap po ju perqesh gjysma e Shqiperise pasi nuk kishte ndodhe dhe nuk ndodh kurre te vritet femra.Dhe ti e din mire kete se je nene malesore.Nuk ishte burri jot jo e dashur nene Xhevahire ai qe i vrau djalin dhe vajzen e Ferhateve por policet miq te juaj.Kete e din mire ti , e din mire tere Bathorja por e din mire edhe shteti.Burri juaj eshte thjeshte nje i veteviktimizuar.
    Nene xhevahire mbreti e rrihte argatin perpara se ta thyente shtamben e jo pas...

  3. #3
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    ZOti i Ndihmoft te dy familjet paskan bere nje gabim me falni

Tema të Ngjashme

  1. Shikoni qka bon pc e Juaj Kur ta Ndalni
    Nga argjenddre në forumin Informatikë dhe Internet
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-07-2009, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •