PARALAJMĖRIMI I PEJGAMBERIT PĖR SHPĖRNGULJE NGA KJO BOTĖ

Paraqet,Sabri Selmani

Shpallja pėrfundoi, detyra e tė dėrguarit u krye me sukses. Rregullat islame u shpjeguan me fjalė dhe vepėr tė Muhammedit a.s. U themelua shteti I ri dhe u vu themeli I fortė pėr ndėrtimin e shoqėrisė sė re islame. Erdhėn gjeneratat e reja tė bashkėluftėtarėve tė pejgamberi, tė kalitur me Kelimei Shehadet dhe tė gatshėm qė me ndihmėn e Kuranit dhe hadithit tė pranojnė tė gjitha punėt qė I presin nė ardhmėri.


PARALAJMĖRIMI I PEJGAMBERIT PĖR SHPĖRNGULJE NGA KJO BOTĖ


Muhammedi a.s. pėrgatitjen ngadalė qė tė shpėrngulet te Zoti I tij,sepse misioni I tij si I dėrguar dhe si njeri nė kėtė botė ishte gati nė pėrfundim. Nė disa raste, Muhammedi a.s. ka paralajmėruar shkuarjen e tij nga kjo botė, duke dashur qė nė kėtė mėnyrė tua bėjė me dije sahabėve se dita e ndarjes ėshtė afėr dhe pėr kėtė duhet tė jenė tė gatshėm. Sė pari herė kjo ndodhi nė vitin e dhjetė tė hixhretit, kur Muadh Bin Xhebelin e dėrgoi nė Jemen, dhe ndėr tė tjera I tha: Muadh, ndoshta pas kėtij viti nuk do tė takohemi mė, me siguri ti do tė kalosh pėrskaj kėsaj xhamie dhe pėrskaj varrit tim. Kjo deklaratė e pejgamberit e pikėlloi shumė Muadhin, sepse nuk mund ta paramendonte ndarjen prej Muhammedit a.s. Vitin e njėjtė, nė muajin Ramazan, u tėrhoq nė Itikaf 20 ditė, edhe pse viteve tė tjera tėrhiqej nė Itikaf vetėm nga 10 ditė. Me atė rast, me Xhibrilin dy herė e ka pėrsėritur Kuranin nė tėrėsi.

Shpėrnguljen e tij nė ahiret, Muhammedi a.s. e ka paralajmėruar edhe nė haxhin e lamtumirės para njė numri tė madh tė haxhinjėve, duke u thėnė se pas atij viti nė atė vend nuk do tė takohen mė. Fjalė tė ngjashme Muhammedi a.s. ka thėnė edhe nė vitin e 11 sipas hixhrit nė Uhud, dhe pas tij nė njė vizitė tė varreve Xhennetul Bekije.


FILLIMI I SĖMUNDJES


Tė hėnėn, mė 29 tė muajit sefer tė vitit tė 11 hixhri, Muhammedi a.s. mori pjesė nė njė xhenaze nė varret Xhennetul Bekije. Duke u kthyer nga ky rast, ndjeu lodhje dhe temperaturė tė shtuar. Fytyra I kishte marrė ngjyrė pembe ndėrsa sytė iu kishin skuqur. Ishin kėto shenjat e para tė sėmundjes.Muhammedi a.s. edhe njėmbėdhjetė ditė ka falur namazet si imam duke udhėhequr xhematin e tij,ndėrsa ka lėnguar gjithsejt 13 apo 14 ditė.


JAVA E FUNDIT E SĖMURJES SĖ MUHAMMEDIT a.s.


Sėmundja pėrparonte. Muhammedi a.s. ndjente mė shumė lodhje tė trupit. Me lejen e grave tjera, pejgamberi javėn e fundit e kaloi nė dhomėn e Aishes. Nė dhomėn e saj e kanė bartur El Fadl Bin Abas dhe Aiu Ebi Talibi.

Aisha kujdesej pėr Muhammedin a.s. dhe nė tė njėjtėn kohė shfrytėzoi rastin ta pyesė pėr shumė kėshilla pėr tė cilat mendonte se I janė tė domosdoshme pas vdekjes sė tij.


PESĖ DITĖ PARA SHPĖRNGULJES


Ishte e mėrkurė, pesė ditė para vdekjes. Gjendja shėndetėsore e Muhammedit a.s. keqėsohej. Temperaturėn e kishte tė lartė, ndėrsa dhimbjet tė shtuara, saqė nganjėherė humbte vetėdijen. Kėrkonte tI sjellin ujė tė puseve afėr shtėpive. E kanė freskuar me atė ujė dhe ndjehej mė mirė. Kėrkoi qė ta ēonin nė xhami, hypi nė minber dhe u fliste sahabėve tė cilėt ishin ulur rreth tij. Dėshiroi tė japė kėshillat e fundit dhe foli pėr shumė gjėra tė cilat mė herėt I kishte thėnė. Posaēėrisht thėksoi qė Zotit mos tI pėrshkruhet shokė,qė varret mos tI shpallin vende tė shenjta, qė tė ruhen nga pasuria e huaj dhe qė tė jenė nė ujdi mes veti. Me atė rast pyeti se mos I ka borxh dikujt apo mos mos e ka ofenduar dikė. Posaēėrisht theksoi qė tė kapen pėr Kuranin dhe pėr sunnetin si dy burime kryesore tė islamit.

Fjalėt e Muhammedit a.s. u dėgjuan me gojė tė hapur, nganjėherė ndėrprehej me zėrat e miklueshėm tė sahabėve tė cilėt nuk mund tė pėrmbaheshin. Edhe ata e kishin tė qartė se kėto janė fjalėt e fundit tė tė dashurit tė Allahut, Muhammedit a.s.


KATĖR DITĖ PARA SHPĖRNGULJES

Nė ditėn e katėrt para vdekjes sė Muhammedit a.s. sėmundja u shtua edhe mė shumė. Shtėpia e tij ishtė pėrplot me sahabė, nė mesin e tyre ishte edhe Umeri I cili lexonte Kuran dhe shikonte Muhammedin a.s. I cili ishte dobėsuar shumė. Deri nė kėtė ditė edhe pse shumė I sėmurė, pejgamberi a.s. I ka falur tė gjitha namazet si imam, kėshtu qė edhe kėtė ditė e kishte falur akshamin, mirėpo para jacisė sėmundja kishte marrė mė shumė hov, saqė nuk kishte mundur tė dalė nė xhami.

Aisheja pėrcjell se Muhammedi a.s. e kishte pyetur, se a janė falur njerėzimi, ndėrsa ajo I ishte pėrgjigjur: Jo, presin ty o I dėrguari I Allahut.

Kėrkoi ujė pėr abdest dhe ne I dhamė ujė, pastaj doli te xhamia. Duke ecur ishte alivanosur dhe I kthyer nė shtėpi prapė pyeti se a janė falur? Jo, iu pėrgjigja, ju presin juve. Tri herė ka tentuar Muhammedi a.s. qė tė falet dhe tri herė ishte alivanosur. Pas kėsaj porosity Ebu Bekrin qė tė falė jacinė dhe ai prej atėherė ka falur si imam gjithsejt 17 namaze.


DY DITĖ PARA SHPĖRNGULJES

Ditėn e dytė para vdekjes sė Muhammedit a.s. ishte e shtunė, ai e ndjente veten mė mirė dhe me ndihmėn e dy sahabėve, doli tė falė drekėn. Ebu Bekri ishte nė mihrab dhe pasi qė e vėrejti Muhammedin a.s. dėshiroi tia lėshojė vendin. Mirėpo, pejgamberi me gjest I dha shenjė tė vazhdojė, ndėrsa vetė ishte ulur nė anėn e majtė tė tij dhe kėshtu e fail drekėn.


NJĖ DITĖ PARA SHPĖRNGULJES

Njė ditė para vdekjes ishte ditė e dielė dhe kishte ardhur njė grup I tė rinjėve qė tė pranojnė islamin. Muhammedi a.s. u dhuroi disa para tė cilat I kishte me veti. Pastaj sahabėve ua ndau armėt. Aishes I urdhėroi qė tė kthejė borxhet, pak vaj ulliri, njė fqinje dhe njė fqinji hebre, disa kilogram elb. Kishte shumė kujdes qė mos tI mbetet kujt borxh.


DITA E FUNDIT E JETĖS SĖ MUHAMMEDIT a.s.

Enes Bin Malik pėrcjell se muslimanėt tė hėnėn kanė falur namazin e sabahut me Ebu Bekrin dhe se Muhammedi a.s. ishte dalur nė dritare tė dhomės sė tij dhe shikonte mirė duke u falur tė radhitur nė safe; ishte shumė I kėnaqur dhe buzėqeshte.

Nė kėto momente sahabėt menduan se ėshtė mė mirė dhe u gėzuan, e pritnin tė dalė, mirėpo ai I pėrshėndeti me dorė dhe u dha shenjė tė vazhdojnė. Tjetrin vakt tė namazit, Muhammedi a.s. nuk e priti.

Kur gdhiu ajo ditė, Muhammedi a.s. e thirri vajzėn e tij Fatimenė dhe e lajmėroi pėr diēka, ndėrsa ajo filloi tė qajė, pastaj I tha prapė diēka e ajo buzėqeshi. Aisheja tregon se e ka pyetur Fatimenė pėr kėtė rast dhe ajo ishte pėrgjigjur: I dėrguari I Allahut mė paralajmėroi se ėshtė shumė I sėmurė, dhe se sė shpejti do tė shpėrngulet nė ahiret, kėshtu qė fillova tė qaj, e pastaj mė premtoi se unė e para nga familja ime do tė shpėrngulem, dhe pėr kėtė buzėqesha.

Pas bisedės me Fatimen, pejgamberi kėrkoi nipat e tij, Hasanin dhe Husejnin, I pėrkdheli dhe I puthi, sepse shumė I donte, e pastaj I thirri gratė e tij dhe I kėshilloi duke u folur pėr rolin e tyre pas vdekjes sė tij.

Trupi I tė dėrguarit tė Allahut dobėsohej shumė e mė shumė, ndėrsa sėmundja pėrparonte shumė. Pasojat e helmit, e cila iu hodh nė Hajber, ishin shumė prezente; rrahjet e fundit tė zemrės sė tė dėrguarit tė Allahut dhe frymėmarrja e vėshtirėsuar paralajmėronin ndarjen e shpejtė tė shpirtit nga trupi I Muhammedit a.s., trupit tė tij fisnik.

Edhe momentet e fundit tė jetės sė kėsaj bote, ai I shfrytėzoi duke dhėnė kėshilla deri te ummeti I tij, dhe I lutej Allahut tė Lartėsuar qė tu ndihmojė ithtarėve tė tij nė rrugėn e tyre. Fjalėt e fundit tė Alejhiselamit ishin: Es-salatu es-salatu ve ma meleket ejmanukum dhe ajeti kuranor: Inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun.

Pushoi tė rrahė zemra e tė dėrguarit tė Allahut mė 12 rebiul-evvel tė vitit tė 11 tė hixhrit, para se tė vijė koha e namazit tė drekės. Muhammedi a.s. jetoi 63 vjet e katėr ditė.


PIKĖLLIMI I SAHABĖVE

Lajmi pėr vdekjen e Muhammedit a.s. edhe pse e pritur nga sahabėt, shpejtė u pėrhap nė Medine dhe I befasoi banorėt e saj. Shumica nuk besonin apo thėnė mė mirė, nuk kanė mundur tė besojnė se nė mesin e tyre nuk ėshtė Muhammedi a.s. I gjallė. Pasoi pikėllimi I pėrgjithshėm, qahej nė secilėn shtėpi.

Enes Bin Malik nė atė moment tha: Nuk kam parė ditė mė tė mirė dhe mė tė gėzuar se atė ditė kur na erdhi Muhammedi a.s. dhe nuk kam pėrjetuar ditė mė tė pikėllueshme se kjo ditė kur na la Muhammedi a.s. Fatimja atė ditė tha: O baba, Allahu I Lartmadhėrishėm e pranoi lutjen tėnde.


QĖNDRIMI I UMERIT

Lajmi pėr vdekjen e Muhammedit a.s. shumė e goditi Umerin. Nxorri shpatėn dhe ishte I gatshėm qė tė vrasė secilin qė thotė se Muhammedi a.s. ka vdekur.

Muhammedi a.s. nuk ka vdekur, thoshte ai, por shkoi te Zoti sikur qė shkoi Musa a.s. pėr tu kthyer pas 40 ditėve. Pasha Zotin, I dėrguari I Zotit me siguri do tė kthehet dhe do tia pres kėmbėt e duart atij qė thotė se Muhammedi a.s. ka vdekur.


QĖNDRIMI I EBU BEKRIT

Kur Ebu Bekri dėgjoi pėr vdekjen e Muhammedit a.s. menjėherė shkoi nė xhami ku nuk foli asgjė deri sa hyri nė dhomėn e Aishes, ku ishte shtrire trupi I tė dėrguarit tė Allahut. Iu afrua Muhammedit a.s. ia zbuloi fytyrėn dhe duke qarė e puthi. Ishte shumė I tronditur me vdekjen e Muhammedit a.s. dhe I vinte keq pse ai nuk shkoi nė ahiret para Muhammedit a.s.

Pastaj Ebu Bekri u kthye nė xhami dhe u tha sahabėve qė ishin aty: Kush prej jush e adhuroi Muhammedin a.s., ta dijė se Muhammedi a.s. ka vdekur, ndėrsa kush prej jush e adhuroi Allahun, dine se Allahu me tė vėrtetė ėshtė I gjallė dhe nuk do tė vdesė. Pastaj e tha ajetin kuranor: Ve ma Muhammedun il-la resul nė tė cilin flitet se Muhammedi a.s. ėshtė vetėm I dėrguar dhe se edhe ai do tė vdesė sikur qė kanė vdekur tė dėrguarit e tjerė.

Kėto fjalė nga kurani ndikuan pėr tu qetėsuar situata, sahabėt dhe shumicės iu duk se sė pari herė I dėgjojnė kėto fjalė. Nė fund kuptuan se Muhammedi a.s. ėshtė njeri dhe se ėshtė mė se e logjikshme qė edhe ai tė vdesė sikur qe vdesin edhe njerėzit e tjerė.


PĖRGATITJA E TRUPIT FISNIK TĖ MUHAMMEDIT a.s. DHE FALJA E XHENAZES


Para se tė pėrgatisnin trupin e Muhammedit a.s. sahabėt u takuan qė tė zgjidhin ēėshtjen e halifes. Mendonin se kėtė ēėshtje domosdo duhet zgjidhur menjėherė. Pas disa diskutimeve u pajtuan qė tė zgjedhet Ebu Bekri.

Tė hėnėn nė mbrėmje, pas zgjedhjes sė halifit, sahabėt pėrgatiteshin pėr xhenaze. Tė martėn trupin e Muhammedit a.s. e kanė larė: Abbasi, Aliu, El Fadl dhe Kasimi, djemtė e Abbasit, Shekrani, Usame Bin Zejd dhe Evsi.

Abbasi dhe djemtė e tij El Fadl dhe Kasimi e kanė rrotulluar, Usame dhe Shekrani e kanė larė me ujė, Aliu e ka larė ndėrsa Evsi e ka mbajtur pėr gjoksi. Pas kėsaj e kanė mbėshtjellė nė qefinė. Nė xhenaze erdhėn shumė pauses tė Muhammedit a.s. nga tė gjitha pjesėt e Arabisė. Falej shumė herė, deri nė thellė si tė natės.

Muhammedit a.s. I janė falur shumė namaze tė xhenazes, ndėrsa tė parėt kanė falur anėtarėt e familjes sė tij, pastaj muhaxhirėt dhe ensarėt. Ėshtė karakteristike tė pėrmendet se edhe fėmijėt dhe gratė kanė falur xhenazen. Muhammedi a.s. ėshtė varrosur nė dhomėn e Aishes nė tė cilėn edhe vdiq. Varri I tij tani gjendet nė pėrbėrje tė xhamisė sė madhe tė Pejgamberit nė Medine.

Gjermani