Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Presidenti Topi viziton Kosovën më 25 janar

    Shqipëri: Presidenti Topi do të vizitojë Kosovën më 25 janar

    11-01-2008



    Në Shqipëri, zyra e presidentit Bamir Topi njoftoi sot pasdite se kreu i shtetit do të zhvillojë së shpejti një vizitë zyrtare tre ditore në Kosovë. Presidenti Bamir Topi do të jetë në Prishtinë nga 25 deri 27 janari me ftesë të kryeadministratorit të Kombeve të bashkuara Joakim Ryker dhe të presidentit të porsa rizgjedhur Fatmir Sejdiu.

    Kjo do të jetë vizita e parë e Presidentit Bamir Topi në Kosovë. Ai do të kryesojë një delegacion të madh prej 100 vetësh ku do të marrin pjesë anëtarë të qeverisë, përfaqësues të parlamentit si nga shumica ashtu dhe nga opozita, drejtues të pushtetit vendor dhe personalitete të njohura të jetës akademike, artit, medias dhe biznesit.

    Vizita e kreut të shtetit shqiptar zhvillohet në një moment kur autoritetet e Kosovës po përgatiten për shpalljen e Pavarësisë. Tirana gjithnjë ka mbështetur pa rezerva idenë e pavarësisë duke e cilësuar atë si një zgjidhje të pashmangshme e që do të garantojë stabilitet jo vetëm në Kosovë por edhe në rajonin e Ballkanit. //ad//
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si shqiptar e si njeri nuk mund te rri pa folur.. per nje ceshtje ne dukje pa rendesi..por nuk i dihet..nje dit del me rendesi..

    a i shkon fjala topit a jo .. aq me ben..
    po te isha vet president a kryeminister nuk do lija gje pa marre vesh..
    e kam fjalen per cka thote mileti..si ne gazeta radioe tv-era e si ne internete e kafenera.. .. sepse kur di c'thot mileti.. di sa eshte sahati.. e di cka duhet bere..

    Topi po shkon ne prishtine..
    natyrisht do takoje sejdiun.. vasalin e thaqit ..do takoj dhe jakupin.. pojataxhiun e lim llapushnikistin.. drejtorin e burgut ambulant.. ku praktikohej enverizmi ne teori e praktike.. si dhe hajna te tjere enveriste qe.. ne aleance me edvinin patjetr duan te shohin ne gremine shtetin shqiptar qe qeveriset nga pd e berishes..
    Bashk me Topin ne prishtine do shkojne dhe keshilltaret e tije.. e disa prej tyre shkojne ndoshta per her te pare.. por njeri prej tyre.. ish shefi per pun fetare i qeverive nano.. sot keshilltar per ceshtje te sigurise.. ne presidence.. pra zotnia misterioz ilir kulla.. nuk e ka per her te pare vajtjen ne Kosove..

    Ne procesin gjyqesor te prizrenit.. kunder kanibaleve te pdk-tmk-se .. te ashtuquajturit generall sali veselit me banden e tije.. te akuzuar per vrasjen e pabese te ndyte e kriminale.. te heroit e intelektualit Ekrem Drin Rexhes.. i del emri dhe ketij ekspertit te PS ..ilir kulles.. i cili gjendet ne prizren ato dite para vrasjes se drinit.. se bashku me hajno enveroistet Lim kupo m.utsihanet.. klosiste qosiste.. dhe zhduket pa nam e nishan e nga urgjenca .. e paniku.. mendimi im ky.. harron ne ato hotel bordellot e prizrenit dhe pasoshet.. te cilet bien ne dore te hetuesve qe investigonin per gjetjen e grupit vrases qe ekzekutoi pabesisht Drin Ekrem Rexhen..
    Jan ne Forum..ne temat per vrasjen e komandant Drinit.. keto informacione qe po shkruaj ketu e qe i kane sjelle Llapi i kujdeshem..ne informimin me rastin e atij procesi..

    Pra ne shpuren e Topit ka nje te perlyer e te dyshuar ne organizim vrasjesh.. qe sigurisht ne viziten e Topit ne Kosove do luaj rol ne brek-by.thezimin e Topit me mafien Enveriste kosovare qe sot dhe formalisht sundon ne Kosove..

    Pra nuk eshte vec Berisha qe ka nje debolese te cfaqur heret ndaj mafiozve polpotiste..
    Kjo do jete sic duket nje direktive ne PD..qe ti behet m. ti partise se Rugoves e te lidhen pipzat me kanibalet..


    po nje dite do i dale tymi ksaj pune sikurse i del cdo veprimi qe nuk ka per baze principe e moral te paster...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 12-01-2008 më 15:55

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    miresevjen ne shtepin tende z.president.populli i kosoves do te ju pres si presidentin e tyre .edhe njeher miresevini.

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nuk kam lexuar qe te kete pasur ndonjehere delegacion me te madh qe niset nga Shqiperia per vizite zyrtare shteterore. E qe kjo gje ndodh me nje vizite ne Kosoven ne prag te pavaresise eshte shume domethenese.

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Topi, Qytetar Nderi ne Prishtine

    Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi eshte shpallur dje Qytetar Nderi i kryeqytetit te Kosoves. Vendimin e morri Kuvendi Komunal i Prishtines, i cili e dekoroi njekohesisht presidentin Topi me medaljen e arte “Hyjnesha ne Fron”. Ky vleresim per kreun e shtetit shqiptar, vjen ne nje kohe kur presidenti Topi pergatitet te vizitoje Kosoven ne 25 janar. Gjate qendrimit te tij dy ditor ne Kosove, vec takimeve te shumta me zyrtare te larte te Kosoves, presidenti Topi do te kete rastin te takohet edhe me kryetarin e komunes se Prishtines Isa Mustafen. Vizita e presidentit shqiptar vjen gjithashtu ne nje moment teper te rendesishem, ndersa pritet shpallja e pavaresise se Kosoves.

    KORRIERI
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102

    Fjala e presidentit Bamir Topi në Kuvendin e Kosovës

    I nderuar zoti Kryetar,
    I nderuar Zoti Kryeadministrator i Kosovës,
    I nderuar Zoti President i Kosovës,
    I nderuar Zoti Kryeministër i Kosovës,
    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Të nderuar përfaqësues të prezencës ndërkombëtare,
    Të nderuar të ftuar,
    Zonja dhe Zotërinj,


    Jam shumë i lumtur që sot ndodhem në Kosovë, jam shumë i nderuar që në këto momente të rëndësishme e historike për Kosovën dhe popullin e saj, unë, ju drejtohem nga kjo foltore e nderuar. Ju përcjell, në emër të qytetarëve të Shqipërisë, përshëndetjet më të përzemërta juve dhe gjithë popullit te Kosovës, duke ju siguruar mbështetjen e pakursyer.

    Ndihem i privilegjuar që vij në Kosovë vetëm pak ditë nga përfundimi me sukses i zgjedhjeve të 17 nëntorit, të vlerësuara e certifikuara nga faktori ndërkombëtar, si dhe nga formimi i institucioneve te saj demokratike.

    Gjej rastin të përshëndes Kryeadministratorin Ryker dhe rolin e UNMIK-ut për përgatitjen dhe zhvillimin e të gjithë procesit zgjedhor si dhe atë të forcave të KFOR-it për sigurinë dhe mbarëvajtjen e tyre.

    Dëshiroj të rikonfirmoj mbështetjen time për Presidentin e Kosovës, Parlamentin e ri, Kryeministrin dhe Kabinetin qeveritar gjithëpërfshirës, dhe, njëherësh, të shpreh angazhimin tonë maksimal për një bashkëpunim të ngushtë e të frytshëm me to.

    Përfundimi me sukses i procesit zgjedhor dhe i formimit të institucioneve të reja përfaqësuese është shembulli më i prekshëm i progresit që ka bërë Kosova deri më sot. Gjej rastin të përgëzoj edhe një herë qytetarët e Kosovës, t’ju përgëzoj juve dhe gjithë faktorin politik, institucionet vendore dhe ndërkombëtare për zhvillimin e këtyre proceseve në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht.

    Njëkohësisht, vlerësoj se zhvillimi me qetësi, maturi dhe në unitet të plotë i këtij procesi dëshmoi se ecuria e proceseve demokratike në Kosovë është e pakthyeshme, se arritjet e deritanishme janë të konsoliduar, dhe se Kosova ka kapacitetet e duhura shtetformuese. Ajo është e gatshme të ndërmarrë hapin e nevojshëm dhe vendimtar, në bashkërendim me komunitetin ndërkombëtar, për shpalljen e pavarësisë së saj, dhe krijimin e kushteve të duhura që shteti i ri i Kosovës të bëhet pjesë e familjes së madhe të kombeve.

    Është pikërisht fryma e integrimit dhe e bashkëjetesës paqësore që duhet të rrezatojë ky Kuvend dhe veprimtaria juaj, si përfaqësues të të gjithë popullsisë që jeton në Kosovë. Ky forum duhet të shndërrohet në laborator ligjesh për të vënë në jetë parimet themelore të Planit Ahtisaari, të cilat garantojnë plotësisht dhe në mënyrë të paprecedentë të drejtat e komuniteteve pakicë.

    Unë e kuptoj se integrimi i të gjitha komuniteteve etnike në shoqërinë kosovare dhe në jetën politike është një sfidë e vështirë e cila duhet të përballohet me sukses. Unë vlerësoj dhe mbështes angazhimin dhe përkushtimin e lidershipit të Kosovës për përmirësimin real dhe konkret të jetës së përditshme të minoriteteve.

    Por ndërtimi i një shteti ligjor dhe i një shoqërie multietnike kërkon kontributin e të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Në këtë kuadër, prania e deputetëve të pakicave kombëtare në Kuvend, si shenjë e angazhimit të tyre në këtë drejtim, më bën optimist. Ky është modeli demokratik i përfaqësimit të qytetareve të lirë në një shoqëri të barabartë dhe multietnike, e ardhmja e të cilëve është dhe do të jetë në Kosovë.

    Zoti Kryetar,
    Të nderuar deputetë,


    Kosova ndodhet në çastin më të rëndësishëm të historisë së saj. Koha për marrjen e përgjegjesive dhe vendimeve të rëndësishme ka ardhur dhe të gjithë duhet të provojnë se janë të aftë për një fillim të ri: Ndërtimin e një shteti evropian brenda kufijve të Evropës moderne. Përmbushja me dinjitet e misionit tuaj të lartë mbetet realizimi i aspiratës shekullore të qytetarëve të Kosovës për shtetin e pavarur, demokratik, plotësisht funksionues dhe të integruar në strukturat europiane dhe euroatlantike.

    Të gjithë jemi të vetëdijshëm se më në fund, pas shumë përpjekjesh, vuajtjesh, lotësh dhe gjaku të derdhur, procesi i zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës ka mbërritur në stacionin e tij të fundit.

    Të gjithë ne kthejmë me mirënjohje dhe respekt mendimin tonë drejt ikonës së rezistencës, të mbijetesës, të vuajtjes por edhe të shpresës së popullit të Kosovës. Urtësia, mirënjohja njerëzore, shpirti i tij i paqes, durimi, por dhe besimi tek e drejta e udhëheqësit Ibrahim Rugova, mbeten parime dhe vizione projektuese për të ardhmen e vendit tuaj.

    Në këtë rrugë të gjatë e të mundimshme, Shqipëria ka qenë faktor i rëndësishëm, aktiv dhe konstruktiv, kështu do të jetë në vazhdimësi, kështu do të jetë dhe në fazën përmbyllëse, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, i tillë do të mbetet edhe në të ardhmen.

    Dëshiroj të vlerësoj, me këtë rast, edhe të gjithë faktorin shqiptar i cili, njëzëri, kudo ku ai jeton në vendet e rajonit, u bë pjesë dinamike, shumë e përgjegjshme, moderuese dhe demokratike, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në procesin e vështirë jo vetëm të përcaktimit të statusit të Kosovës por edhe në proceset e rëndësishme euroatlantike të rajonit tonë. Kam të gjithë garancinë, se ky qëndrim, do të jetë i palëkundur edhe në këto momente si i vetmi që ndihmon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të rajonit tonë.

    Më lejoni, zotërinj deputetë, të theksoj se qëndrimi i Shqipërisë është i qartë dhe i palëkundur. Ne gjykojmë, se tashmë potenciali i negociatave mes palëve është ezauruar tërësisht, dhe se ka një rezultat të mirë dhe gjerësisht i pranuar: ai është Plani Ahtisaari. Në të tilla kushte, çdo zgjatje është e panevojshme dhe nuk i shërben aspak të ardhmes së rajonit tonë. Përkundrazi, shtyrje të mëtejshme rrezikojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë rajonin, duke vënë në pikëpyetje arritjet e këtyre viteve, si dhe vetë procesin e integrimit euroatlantik.

    Shqipëria është e bindur se vetëm një Kosovë e pavarur, demokratike, brenda kufijve të tanishëm, dhe e orientuar nga Brukseli, është parakusht për t’u shkëputur përfundimisht nga e kaluara e hidhur e rajonit. Ne jemi të bindur që një zgjidhje e tillë do t’i hapë rrugën ndërtimit të një Ballkani të ri, dhe do të jetë burim paqeje, stabiliteti, prosperiteti dhe mirëkuptimi mes popujve, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare. Është pikërisht kjo frymë tolerance, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi që duhet të udhëheqë angazhimin e vendeve të rajonit në të ardhmen, për të ardhmen tonë të përbashkët.

    Procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës është pjesë e rëndësishme e kalendarit politik e diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Është një proces i ndërtuar me shumë vendosmëri, përgjegjshmëri, besueshmëri. Të gjitha kancelaritë botërore, të cilat, me vullnetin e tyre të mirë mbështetën këtë çështje të drejtë, kërkojnë domosdoshmërisht që vendimi për pavarësinë e Kosovës të merret në koordinim të ngushtë me to. Kjo frymë besimi reciprok do të jetë një bazë e qëndrueshme dhe e sigurt për një partneritet të ardhshëm të Kosovës me vendet euroatlantike dhe më gjerë. Vetëm në këtë mënyrë, mbyllet një herë e përgjithmonë hallka e fundit e zinxhirit të konflikteve që ka përjetuar rajoni ynë këto 18 vitet e fundit.

    Të nderuar deputetë,
    Zonja dhe Zotërinj,


    Gjatë kësaj vizite po konstatoj që në orët e para me kënaqësi progresin e dukshëm që ka bërë shoqëria dhe institucionet kosovare, në drejtim të një të ardhmeje më të mirë dhe evropiane. Ju përgëzoj për rezultatet mbresëlënëse në ruajtjen e stabilitetit, rendit dhe në realizimin progresiv të standardeve të kërkuara nga faktori ndërkombëtar, në funksion të shtetit ligjor dhe një shoqërie multietnike.

    Në këtë drejtim, Shqipëria vlerëson maksimalisht arritjet pozitive në përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të sigurisë dhe të lirisë së lëvizjes së komunitetit serb. Ndajmë të njëjtin shqetësim për deklaratat e herëpashershme nga qarqe të caktuara që rrezikojnë të krijojnë një klimë të frikës dhe pasigurisë tek qytetarët e Kosovës, veçanërisht tek ata të komuniteteve pakicë.

    Këto arritje optimiste janë rezultat i dëshirës dhe impenjimit tuaj të përbashkët për të ndërtuar institucione gjithëpërfshirëse e funksionuese, bazuar në vlerat perëndimore, që garantojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të individit dhe të pakicave.

    Njëkohësisht, gjej rastin të shpreh mirënjohjen për rolin dhe ndihmën që faktori ndërkombëtar, në veçanti UNMIK-u dhe NATO, kanë pasur në rezultatet dhe progresin tuaj. Pa mbështetjen, profesionalizmin dhe dedikimin e tyre, vështirë se do korreshin rezultate kaq të dukshme dhe shpresëdhënëse për të ardhmen e Kosovës. Është pikërisht kjo trashëgimi pozitive që do t’i lehtësojë punën Misionit të ardhshëm të Bashkimit Evropian, që pritet të vendoset në Kosovë së shpejti. Në vlerësojmë rëndësinë e pranisë ndërkombëtare edhe pas zgjidhje së statusit të Kosovës, si një shtyllë që do garantojë sigurinë dhe zhvillimin e shoqërisë evropiane të Kosovës.

    I nderuar z. Kryetar,
    Zonja dhe Zotërinj,


    Dëshiroj të nënvizoj se Shqipëria dhe Kosova mund të japin shembullin e bashkëpunimit të shkëlqyer në rajonin tonë. E ardhmja e tyre dhe e rajonit është integrimi i plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Shqipëria ofron të gjithë përvojën e saj integruese dhe kapacitetet e saj të specializuara për të shpejtuar integrimin euroatlantik të Kosovës. Unë mendoj se Evropa e Bashkuar nuk mund të jetë e plotë deri sa jashtë saj të jetë rajoni ynë.

    Republika e Shqipërisë ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë edhe në të ardhmen përfshirjen dhe përfaqësimin tuaj në të gjitha nismat shumëpalëshe, në rritjen e shkëmbimeve politike dhe në zgjerimin e bashkëpunimit tuaj me vendet e rajonit, të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

    Interesat e përbashkëta në shumë fusha domosdoshmërisht kërkojnë angazhim dypalësh akoma edhe më serioz në të ardhmen. Nëpërmjet porteve të Shqipërisë Kosova do t’i afrohet Bashkimit Evropian. Përfundimi i aksit rrugor Durrës-Morinë do i shërbejë pikërisht interesave të integrimit rajonal dhe rritjes së shkëmbimeve njerëzore dhe tregtare mes vendeve tona. Bashkëpunimi dypalësh ka nevojë për rritje të intensitetit në rrafshin e shkëmbimeve tregtare, turistike, investimeve, krijimin e një rrjeti unik të energjetikës, si dhe zhvillimin e lidhjeve arsimore, shkencore apo kulturore.

    Të nderuar deputetë,

    Në përfundim, më lejoni t’ju siguroj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Shqipërisë për proceset që tashmë kanë marrë udhë në Kosovë, me qëllim ndërtimin e një shteti të lirë, të pavarur, demokratik e multietnik që garanton dhe respekton të drejtat e njeriut dhe të pakicave: një shteti të ri të orientuar drejt integrimit rajonal dhe euro-atlantik.

    Faleminderit!

  7. #7
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Topi: Kosova para momentit historik të shpalljes së pavarësisë

    -Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi deklaroi në Prishtinë se Kosova gjendet para një momenti historik dhe se institucionet vendore do të shpallin pavarësinë në harmoni me faktorin ndërkombëtar dhe në kohën kur ato konsiderojnë se është e arsyeshme. Ai pohoi se Shqipëria do të jetë ndër vendet e para që do të njohë pavarësinë e Kosovës.
    Topi tha se Kosova duhet të jetë bashkësi e të gjithë qytetarëve të saj. Ai shfaqi shpresën se edhe Serbia do të ecë rrugës që çon në familjen e vendeve evropiane dhe se ajo nuk do të mbetet peng i skenarëve ultranacionalistë. Presidenti shqiptar është takuar me Presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu,i cili ka falënderuar Presidentin Topi, për angazhimet e Shqipërisë lidhur më cështjen e Kosovës. Presidneti Topi është takuar edhe me shefin e UNMIK_ut, Joakim Ryker, ndërkaq, duke iu drejtuar deputetëve në një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se vetëm një Kosovë e pavarur dhe brenda kufijve të saj të pranueshëm është parakusht për t’u shkëputur nga e kaluara e rajonit. Vizita e zotit Topi në Kosovë bëhet me ftesë të shefit të UNMIK-ut, Joachim Reucker, dhe presidentit Fatmir Sejdiu. Ajo realizohet në një moment historik për të ardhmen e Kosovës, në prag të shpalljes së pavarësisë. Diplomatë nga Tirana dhe Prishtinë thonë se vizita e presidentit Topi në Kosovë flet për një realitet të ri të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës si dy shtete shumë të rëndësishme në rajonin e Ballkanit.

  8. #8
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Senati i Universitetit të Prishtinës nderoi presidentin shqiptar, Bamir Topi me titullin, doktor “Honoris Causa” i UP së. Ky çmim presidentit Topi iu nda në shenjë respekti për kontributin e vazhdueshëm dhe rolin e presidentit Topi, në përcaktimin e shtet

    Universiteti i Prishtinës nderoi presidentin shqiptar me titullin doktor “Honoris Causa”, për faktin që Topi ka një bagazh profesional të të arriturave shkencore, e veçanërisht për kontributin e tij, për zgjidhje sa më të shpejtë të statusit të Kosovës.
    Ministri i Arsimit Enver Hoxhaj, vlerësoi se presidenti Topi shërben si model se edhe personalitetet shkencore e arsimore mund të japin kontribut në politikë. “Dhënia e një titulli të tillë është mbi të gjitha pranim, mirënjohje dhe vlerësim i shtetit shqiptar dhe veçanërisht të rolit konstruktiv të tij, dhe mbi të gjitha të vetë presidentit Topi në përcaktimin e shtetësisë së Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj.
    Ndërkaq, rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, thekson se ky çmim ndahet nga Universiteti i Prishtinës për personalitetet më meritore dhe më të veçanta që i kanë kontribuar të mirës akademike, sociale, njerëzore, paqes dhe sigurisë në përgjithësi. “Deri më sot UP ka ndarë këtë çmim për emra të njohur që kanë dhënë jo vetëm kontribut, por edhe një pjesë të jetës së tyre për lirinë e popullit të Kosovës. Ju jeni laureati i dytë që nderoheni nga Universiteti i Prishtinës me këtë titull nderi. Biografia, personaliteti dhe kontributi juaj në boten shqiptare dhe rajon e më gjerë e shtojnë madhështinë e këtij çmimi”, ka shtuar Hasani.
    Presidenti shqiptar, Bamir Topi me këtë rast tha: "Jam shumë mirënjohës për praninë tuaj në këtë ceremoni dhe veçanërisht për vlerësimin që më bëtë, duke me dhënë titullin doktor “Honoris Causa”, që sigurisht që nuk është një titull personal, por është një titull që vjen në vijim të atij bashkëpunimi të gjerë dhe intensiv që kemi pasur me të gjithë kolegët nëpër universitete, në politikë, në jetën e thjeshtë shoqërore, në atë bashkëpunim gjenetik do ta quaja midis qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë i cili fatmirësisht vjen dhe kurorëzohet në një moment që do të vlerësohet si moment historik në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës”.
    Ky çmim ndahet nga UP për personalitetet më meritore dhe më të veçanta që i kanë kontribuar të mirës akademike, sociale, njerëzore, paqes dhe sigurisë në përgjithësi. Deri më sot UP ka ndarë këtë çmim për emra të njohur që kanë dhënë jo vetëm kontribut, por edhe një pjesë të jetës së tyre për lirinë e popullit të Kosovës.

  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Thaçi takon Topin, Pavarsia do shpallet shpejt

    Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi në ditën e dytë të vizitës së tij, në Kosovë, është takuar me kryeministrin, Hashim Thaçi. Presidenti Topi dhe kryeministri Thaçi, kanë biseduar për procesin përfundimtar të statusit politik të Kosovës. Sipas presidenti Topi Kosova është në çaste historike të saj ku shumë shpjet edhe do të jetë shteti më i ri në Evropë. Ai ka thënë se me kryeministrin Thaçi kanë biseduar edhe për çështje ekonomike dhe vazhdimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri Thaçi ka çmuar lart kontributin e shtetit shqiptar e në veçanti në periudhën kur Kosova ishte në luftë. Sipas tij realiteti i krijuar në Kosovë është meritë e përbashkët edhe e Shqipërisë. Edhe për kryeministrin Thaçi përfundimi i rrugës Durrës – Morinë – Merdare do jetë prioriteti i qeverive ku edhe do ta thellojë bashkëpunimin e mëtejmë. Presidenti shqiptar ka vënë kurora lulesh edhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

  10. #10
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Topi: Pavarësia e Kosovës qetëson rajonin

    Shqipëria do të dëshironte që ta njihte Kosovën në një të 10-ën e sekondave pas shpalljes së saj, mirëpo nuk do të jetë e para, ka thënë në Prishtinë presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Ai ka theksuar se Shqipëria do të jetë në rrethin e vendeve të para që do ta njohë pavarësinë e saj. Topi ka zhvilluar takimin që ka pasur me shefin e UNMIK-ut, Joachim Ruecker. I pari i shtetit shqiptar, i cili për herë të parë po e viziton Kosovën në cilësinë e presidentit, ka thënë se vizita e tij është në një moment historik, ku pavarësia është çështje orësh. Ai pas takimit me presidentin Sejdiu është shprehur se ka emocione të veçanta për këtë vizitë dhe për shkak të interesimit të madh të personaliteteve të ndryshme për të qenë pjesë e ekipit të tij. Ai ka lavdëruar institucionet e Kosovës për maturinë e treguar gjatë procesit të zgjidhjes së statusit dhe mbajtjes së zgjedhjeve. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se pavarësia është çështje ditësh dhe orësh. Ai ka falënderuar shtetin shqiptar për mbështetjen që ka treguar për Kosovën. Presidenti shqiptar, Topi, ka mbajtur edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se ndarja e Kosovës është e papranueshme për Shqipërinë dhe është rrezik i destabilitetit të rajonit. Sipas tij, Kosova ka kapacitetet e duhura shtetformuese, ajo është e gatshme të marrë hapa të mëtejmë në bashkëpunim ndërkombëtar. “Koha për mëvetësinë ka ardhur dhe të gjithë duhet të jemi të aftë për këtë, për një Kosovë të integruar në strukturat veri-atlantike dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Të gjithë jemi dëshmitarë se pas vuajtjeve dhe sakrificave procesi i statusit ka mbërritur në stacionin e fundit”, ka deklaruar Topi. Sipas tij, Shqipëria ka qenë faktor i rëndësishëm dhe kështu do të jetë edhe tash dhe e tillë do të mbetet edhe pas pavarësisë së saj.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Presidenti Moisiu viziton Kosovën
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 23-04-2004, 18:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •