Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 57
  1. #11
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Topi: Kosova dhe Shqiperia behen bashke ne familjen evropiane

    Prishtine 25.01.2008

    Pavaresia e Kosoves eshte premise per stabilitetin e rajonit dhe dy vendet tona, te ardhmen e perbashket e kane ne familjen e vendeve evropiane, tha te premten ne Prishtine, Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, duke u shprehur i bindur se me shpalljen e pavaresise nuk do destabilizohet vendi, sepse populli i Kosoves, sipas tij, eshte i matur.

  2. #12
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Presidenti Topi në Prishtinë
    Edona Demaj
    25-01-2008




    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, tha sot në Prishtinë se shteti shqiptar do të jetë ndër të parët që do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

    Presidenti Topi, i cili po viziton Kosovën në një periudhë vendimtare për statusin politik të saj, u tha deputetëve të Parlamentit në një mbledhje solemne për nderë të tij, se zhvillimi me qetësi dhe maturi i proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova ka dëshmuar se ajo ka mundësitë e duhura shtet formuese. Ai tha se Kosova është e gatshme të ndërmarrë hapin e nevojshëm dhe vendimtar për shpalljen e pavarësisë së saj. “Të nderuar deputet! Më lejoni t'ju siguroj edhe një herë mbështetjen e plotë të Shqipërisë për proceset të cilat kanë marrë udhë në Kosovë me qëllim ndërtimin e një shteti të lirë, të pavarur, demokratik dhe multi-etnik që garanton dhe respekton të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Një shteti të ri të orientuar drejt integrimit rajonal dhe euro-atlantik”, tha presidenti i Shqipërisë para deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

    Presidenti Topi shprehu mbështetjen e tij të plotë për propozimin e presidentit Maarrti Ahtisaari, parimet themelore të të cilit tha ai garantojnë plotësisht dhe në mënyrë të pa shembullt të drejtat e komuniteteve pakicë.

    Presidenti Topi, i cili po takohet me udhëheqësit më të lartë vendas e ndërkombëtarë, i ripërsëriti sot homologut të tij Fatmir Sejdiu, mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën në synimin drejtë pavarësisë së saj. Sipas tij, realizimi i këtij synimi është çështje ditësh, apo edhe orësh, gjë të cilën e përsëriti edhe presidenti, Fatmir Sejdiu. “Shqipëria dhe institucionet e sa, intelektualët dhe i gjithë populli shqiptare kanë qenë dhe janë me zemër një mbështetje e rëndësishme, shpirtërore e pastaj institucionale që Kosova të arrije në atë ditë e cila sot konsiderohet çështje ditësh a po edhe orësh ... ”, tha presidenti i Shqipërisë. Presidenti i Kosovës, Fathmir Sejdiu, tha ndërkaq se “shumë shpejt do të jetë momenti i marrjes së vendimit në Parlament. Besojmë se është çështje ditësh apo edhe çështje orësh”. Të dy presidentët kanë mohuar mundësinë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, duke shtuar se synim i të dyja vendeve është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

    Presidenti Topi në orët e pasdites është ndeuar me titullin ‘Honoris Causa’ nga Universiteti i Prishtinës, një titull ky që u është dhënë disa prej personaliteteve të larta botërore.

    Gjatë vizitës së tij që po i bënë Kosovës, presidenti Topi i shoqëruar nga një delegacion 100 anëtarësh, pritet të takojë udhëheqësit e të gjitha partive politike të të gjitha komuniteteve, ndërsa dy qytete, Prishtina dhe Peja do ta shpallin atë qytetar nderi të tyre. Vizita e presidentit Topi në Kosovë po përcillet me interesim të madh për shkak të periudhës në të cilën ndodhet vendi, por edhe rolit të Tiranës zyrtare në procesin politikë të zgjidhjes së statusit të Kosovës.

    Voa News

  3. #13
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Vizita, Topi: Pavarësia e Kosovës, çështje orësh


    "Çdo shtyrje e mëtejshme rrezikon paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë rajonin"
    "Kuvendi duhet të shndërrohet në laborator ligjesh, për të vënë në jetë parimet themelore të Planit Ahtisaari"

    KOSOVË- Në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është vetëm çështje orësh. Pas takimit të zhvilluar me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kreu i shtetit tha se, pavarësia e Kosovës është çështje orësh gjatë këtyre momenteve të rëndësishme, delikate e historike. Kreu i shtetit shqiptar e siguroi presidentin Sejdiu gjithashtu për bashkërendimin e të gjitha veprimeve institucionale mes dy vendeve, në mënyrë që Kosova të jetë një vend integral, brenda kufijve të saj, me të gjitha standardet e kërkuara Euro-Atlantike, duke respektuar pakicat dhe të drejtat e tyre. Nga ana e tij, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se Kosova është në kohën e një dinamike të shpejtuar të konsultave me aleatët e saj, deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës. "Mendojmë se shumë shpejt do të jetë edhe momenti i marrjes së vendimit në Kuvendin e Kosovës dhe besoj se është çështje ditësh dhe çështje orësh. Me rëndësi është që këto veprime t'i bëjmë të koordinuara",- theksoi presidenti Sejdiu. Ndërsa në takimin me të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Joahim Ryker, presidenti Bamir Topi u shpreh se, zgjidhja e çështjes së statusit të Kosovës do të mundësonte që të gjitha e vendet e rajonit të linin pas përfundimisht të kaluarën e turbullt, ndarjen nga skenarët e luftës dhe idetë ultra-nacionaliste dhe të orientoheshin drejt së ardhmes së përbashkët Euro-Atlantike.

    Fjalimi në Kuvend

    "Të gjithë jemi të vetëdijshëm se më në fund, pas shumë përpjekjesh, vuajtjesh, lotësh dhe gjaku të derdhur, procesi i zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës ka mbërritur në stacionin e tij të fundit",- u shpreh Topi gjatë fjalës së mbajtur dje në Kuvendin e Kosovës. Kreu i shtetit, ndër të tjera ka theksuar se potenciali i negociatave mes palëve është ezauruar tërësisht dhe se ka një rezultat të mirë dhe gjerësisht i pranuar: që është plani "Ahtisaari". "Në të tilla kushte, çdo zgjatje është e panevojshme dhe nuk i shërben aspak të ardhmes së rajonit tonë. Përkundrazi, shtyrje të mëtejshme rrezikojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë rajonin, duke vënë në pikëpyetje arritjet e këtyre viteve, si dhe vetë procesin e integrimit Euroatlantik",- tha ai. Duke vlerësuar procesin zgjedhor ne Kosovë, presidenti Topi theksoi se zhvillimi me qetësi, maturi dhe në unitet të plotë i këtij procesi, dëshmoi se ecuria e proceseve demokratike në Kosovë është e pakthyeshme, se arritjet e deritanishme janë të konsoliduara dhe se Kosova ka kapacitetet e duhura shtet-formuese. "Është pikërisht fryma e integrimit dhe e bashkëjetesës paqësore që duhet të rrezatojë ky Kuvend dhe veprimtaria juaj, si përfaqësues të të gjithë popullsisë që jeton në Kosovë. Ky forum duhet të shndërrohet në laborator ligjesh, për të vënë në jetë parimet themelore të planit "Ahtisaari", të cilat garantojnë plotësisht dhe në mënyrë të paprecedentë të drejtat e komuniteteve pakicë",- tha ai.



    Presidentit Bamir Topi i jepet titulli "Honoris Causa" në një prej sallave të Universitetit të Prishtinës
    Topi: Pavarësia, Shqipëria, ndër të parat që do e njohë

    KOSOVË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar dje në Kosovë se Shqipëria do të jetë ndër vendet e para që do të njohë pavarësinë e Kosovës. "Institucionet kosovare do ta shpallin atë në harmoni më ndërkombëtarët, kur ta konsiderojnë të arsyeshme",- sqaroi Topi, duke shtuar se vetëm me shpirt e me zemër, ata do të ishin të parët që do të njihnin Pavarësinë e Kosovës. Po dje, pas përfundimit të disa takimeve të rëndësishme, pasdite, në një prej sallave të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së titullit "Honoris Causa" për Presidentin shqiptar, Bamir Topi. Pas fjalimeve të mbajtura nga profesorë të Universitetit të Prishtinës, është lexuar edhe titulli: "Në bazë të nenit 49, Senati i Universitetit të Prishtinës mori vendim: Doktor Bamir Topit i jepet titulli "Doktor Honoris Causa, për atribut të jashtëzakonshëm dhe permanent në zgjidhjen e statusit të Kosovës". "Në këtë moment solemn jam shumë mirënjohës për vlerësimin që më bëtë, duke më dhënë titullin, që nuk është një titull personal, por një titull që vjen në vijim të bashkëpunimit që kemi pasur në politikë, në jetën e thjeshtë shoqërore, në këtë bashkëpunimin mes qytetareve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Ju falënderoj që më dhatë këtë titull. Kam kërkuar vetë, me ngulm, të bëj këtë vizitë në Kosovë",- tha ndër të tjera presidenti Topi gjatë fjalës së mbajtur pas marrjes së titullit. Topi vlerësoi edhe njëherë në deklaratat e mbajtura gjatë paradites se zgjedhjet në Kosovë treguan se, Kosova është e gatshme për të shpallur pavarësinë e për të funksionuar si shtet ligjor dhe i pavarur. Gjatë fjalimit të mbajtur në fillim të vizitës së tij në Kuvendin e Kosovës, Topi tha se përfundimi me sukses i procesit zgjedhor dhe i formimit të institucioneve të reja përfaqësuese, ishte shembulli më i prekshëm i progresit që ka bërë Kosova deri më sot.

  4. #14

    Serbët e Kosovës i kërkojnë “besën” Bamir Topit

    Pakicat serbe në Kosovë kanë shfrytëzuar vizitën e Presidentit Bamir Topi për t'i kërkuar atij garanci për një të ardhme më të mirë në këtë vend.
    Pas një axhende të ngjeshur në ditën e parë të vizitës në Kosovë, kreu i shtetit ka pasur dje në mbrëmje takim me përfaqësuesit e partive kosovare, ndër të cilët edhe me përfaqësuesit e pakicave etnike. Sipas njoftimit zyrtar të faqes së Presidencës, bëhet e ditur se në takimin me përfaqësuesit e Partisë Liberal Serbe, Sllobodan Petroviç, i ka kërkuar garanci për të ardhmen e pakicave në Kosovë. "Zoti Petroviç, pasi falënderoi Presidentin Topi për mundësinë e këtij takimi, ka kërkuar ndihmesën e Presidentit Topi, i cili me autoritetin e tij të padiskutueshëm do të mundësonte një të ardhme të mirë, jo vetëm për komunitetin serb, por edhe për pakicat e tjera", thuhet në njoftimin për shtyp. Nga ana e tij, Presidenti Topi duke iu përgjigjur interesimit të mediave theksoi se në Kosovën e lirë e të pavarur, të gjitha pakicat do të gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre sipas standardeve ndërkombëtare dhe pavarësia e Kosovës do të mundësonte rrugëtimin e saj drejt familjes euro-atlantike, një e ardhme e sigurt kjo edhe për vendet e tjera të rajonit, larg skenarëve të luftës dhe ideve ultranacionaliste.
    Axhenda
    Kreu i shtetit është nisur nga aeroporti i Rinasit në orën 08.15 minuta dhe ka udhëtuar me një Charter të "Albania Airlines". Në aeroportin e Prishtinës delegacioni shqiptar, i përbërë nga rreth 100 vetë, ka mbërritur rreth orës 09.00. Për shkak të nisjes vonë nga Tirana, kreut të shtetit i është dashur të shtyjë për të dielën homazhet në varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Pasi ka zbritur në aeroportin e Prishtinës, Topi ka zhvilluar takimin e parë me të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Joahim Ryker. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i shtetit shqiptar tha se Shqipëria do të dëshironte që ta njihte Kosovën shtet të pavarur në sekondat e para të shpalljes. "Çështja është që në këtë situatë, kur të gjithë kërkojmë që të jemi në harmoni me ndërkombëtarët, ku edhe vetë klasa politike kosovare kërkon që ta bëjë në harmoni me institucionet ndërkombëtare, në këtë sens, në këtë kontekst, ne, edhe për shkak të asaj delikatese që mund të merret në konsideratë si pozicion i Shqipërisë ndaj Kosovës, do të jemi nga të parët dhe besoj jo të parët fare, por me zemër dhe shpirt sigurisht që jemi të parët", u shpreh Presidenti Topi. Rreth mesditës, kreu i shtetit ka mbajtur një fjalim në Parlamentin kosovar, duke konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e Tiranës zyrtare se Kosova brenda kufijve të tanishëm dhe e orientuar nga Brukseli është parakusht për t'u shkëputur përfundimisht nga e kaluara e hidhur. Njëkohësisht kreu i shtetit ka folur edhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. "Interesat e përbashkëta në shumë fusha domosdoshmërish kërkojnë angazhim dypalësh akoma edhe më serioz në të ardhmen. Nëpërmjet porteve të Shqipërisë, Kosova do t'i afrohet Bashkimit Evropian. Përfundimi i aksit rrugor Durrës-Morinë do i shërbejë pikërisht interesave të integrimit rajonal dhe rritjes së shkëmbimeve njerëzore dhe tregtare mes vendeve tona", theksoi më tej në fjalën e tij Topi.
    Don"t believe the truth

  5. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Gazeta Ekspres e Prishtines i kishte vene nje titull interesant gazetes "Pavaresine se luan as Topi". lol
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    Gazeta Ekspres e Prishtines i kishte vene nje titull interesant gazetes "Pavaresine se luan as Topi". lol
    Si e priten Bushin ne Shqiperi ashtu u munduam edhe ne qe ta pritnim Topin ne kosovë...
    ...ec mos u kreno kur shiqon imazhe si kjo qe qarkulluan ne tere globin.
    Me pelqeu fjala e Presidentit Topi; qe ne sekondat e par ne do ta njohim Pamvarsine e Dardanisë !
    vertete Shqipria kete here eshte e mrekullueshme, i ka te gjitha; topin, Naften, Kosoven&Ameriken, pse te mos krenohemi qe jemi shqiptar ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 26-01-2008 më 19:02

  7. #17
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kosova nuk e ka të ardhmen në multietnicitet, Kosova është pronë e Shqipërisë, e presidenti ynë është Bamir Topi.

  8. #18
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Kosova nuk e ka të ardhmen në multietnicitet, Kosova është pronë e Shqipërisë, e presidenti ynë është Bamir Topi.
    Pajtohem plotesisht me ty anthem. Ashtu eshte dhe edhe do behet ne nje te ardhme te afert.

    Nga kjo vizite e Presidentit Bamir Topi, per te cilin personalisht mendoj qe eshte presidenti me i mire qe ka pasur Shqiperia ndonjehere dhe nje nga lideret me te mire shqiptare te te gjitha koherave, me se shumti me beri pershtypje dhe pelqeu perulja e tij dhe gjithe atij delegacioni prej lidereve me te njohur shqiptare nga Shqiperia, para varrit te Adem Jasharit. Qe te gjithe lideret shqiptare duhet te perulen para varrit te tij sepse Adem Jashari eshte deshmori me i madh shqiptar i te gjitha koherave.

    Tani me pavaresine e Kosoves, ne duhet te punojme shume per forcimin ekonomik dhe ne cdo aspekt te Kosoves dhe Shqiperise, te integrohemi ne strukturat euro-atlantike sa me pare, dhe ta cojme vendin para me hapa sa me te shpejt. Pas nje periudhe 20-30 vjecare, askush nuk do kete mundesine ta ndal bashkimin e Kosoves me Shqiperine, sikur sot qe askush nuk mundi ta ndal pavaresine e Kosoves. Poashtu, i duhet kushtuar vemendje e vecante shqiptareve ne Maqedoni si nga ana e Kosoves ashtu edhe Shqiperise.

    Neve na duhen tani politikane dhe intelektual qe e duan kombin tone si Adem Jashari, pra na duhen shume Adem Jashara qe ta cojme vendin perpara me hapa sa ma te shpejte.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #19
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Bla bla bla,vetem propagande banale pa asnje lloj mesazhi qe se kemi degjuar te pakten 174 here dhe mbi te gjitha u evitua me mjeshteri fjala Shqiptar nga gjithe fjalimi...
    U perdor vetem 1 here si pergjithesues per ballkanin,'faktori shqiptar ne rajon'...

    Perkundrejt u perdor 72,7 here komuniteti nderkombetar ,minoranca si dhe 'qytetare' te kosoves,ku dihet fare mire se edhe serbi eshte qytetar i kosoves....Po ashtu u perdor gjeresisht togfjaleshi i cunguar kur behej fjale per vuajtjet,'popull i kosoves'...

    Me pak fjale nje fjalim prej nje dashamiresi dhe jo te interesuari kryesor,sic duhet te jete Republika e Shqiperise....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zëvendësministrja Harxhi dështoi ta lë presidentin Topi pa titullin “Dr. honoris caus

    Prishtinë, 26 janar – Zëvendësministrja e punëve të jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi, megjithatë ka bërë zemrën gur dhe i është bashkëngjitur duartrokitjeve në ceremoninë e organizuar nga Universiteti i Prishtinës, me rastin e dekorimit të presidentit shqiptar Bamir Topi me titullin e nderit “Dr. honoris causa”. Të premten, zëvendësministrja Harxhi ka marrë pjesë në këtë ceremoni, ndonëse dy herë brenda dy javëve ka ardhur në Prishtinë për të lobuar kundër dekorimit të presidentit Topi me këtë titull, raporton në numrin e sotshëm gazeta "Koha Ditore".

    Burime shumë të besueshme brenda Qeverisë së Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës, kanë konfirmuar për gazetën se edhe para dy javësh kur Harxhi ndodhej në Prishtinë, por edhe pesë ditë më parë, “ka bërë presion” që presidenti Topi të mos laureohej me këtë titull.

    “Jemi befasuar se si zonja Edith Harxhi shumë hapur është përpjekur të ndikojë që Universiteti i Prishtinës të mos vendosë për t’ia ndarë çmimin ‘Dr. honoris causa’ presidentit Topi. Ajo shumë hapur e ka thënë këtë para zyrtarëve më të lartë të Qeverisë”, ka thënë burimi brenda qeverisë së Kosovës.

    Për një kohë, Harxhi ka qenë e angazhuar si pedagoge në Degën e shkencave politike në Universitetin e Prishtinës. Aty janë ligjërues edhe shumë zyrtarë qeveritarë, nëpërmjet të cilëve theksohet të jetë pretenduar të bëhet ndikimi më i madh për ta realizuar ajo qëllimin. Sipas burimit të gazetës, kjo edhe e ka “trimëruar” zëvendësministren se mund t’i dilte suksesshëm misionit.

    Burimi brenda qeverisë kanë bërë të ditur se është zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ai që ka marrë të tillë porosi nga vetë zëvendësministrja Edit Harxhi. Ndër ministrat e njoftuar me këtë thuhet të jenë Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj dhe Skender Hyseni. Po ashtu, edhe këshilltari diplomatik i presidentit Topi, Arben Cici, dhe ai për siguri kombëtare, Ilir Kulla, si dhe shefi i Zyrës diplomatike të Shqipërisë në Prishtinë, Arben Çejku.

    Gazeta ka provuar të kontaktojë me të gjithë këta zyrtarë institucionesh, por i vetmi ka qenë këshilltari Ilir Kulla që e ka quar telefonin. Ai ka thënë të mos jetë në dijeni për një “mision” të tillë të zëvendësministres së punëve të jashtme.

    Jo vetëm burime brenda qeverisë kanë konfirmuar për përpjekjen e Harxhit që Topi të mos dekorohej me këtë titull. Të njëjtën e ka bërë të ditur edhe në Universitetin e Prishtinës.

    Megjithëkëtë, të martën që shkoi, Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur unanimisht që titullin e nderit “Dr. honoris causa” për këtë vit t’ua ndajë ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, presidentit shqiptar, Bamir Topi, dhe kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

    Burimi i gazetës zbulon arsyet pse Harxhi ka pasur këtë qëllim.
    “Ajo që ne dimë është se qeveritarët në Shqipëri janë të preokupuar me popullaritetin në rënie të kryeministrit Berisha, karshi presidentit Topi. Më sa kam kuptuar, ky ka qenë qëllimi pse zëvendësministrja ka insistuar që titulli t’i jepej vetëm kryeministrit dhe jo presidentit”, ka thënë ky burim, në kushte anonimiteti.

    Drejtuesit e rektoratit nuk kanë pohuar, por as mohuar, t’i kenë ardhur selame që emri Bamir Topi të mos futej si propozim në Senat për ta dekoruar me “Dr. honoris causa”.

    “Pa marrë parasysh qëndrimet personale të njerëzve, Universiteti i Prishtinës dhe Kosova ka qëndrim dhe dashuri të barabartë ndaj të gjitha institucioneve shqiptare”, ka thënë rektori Enver Hasani.
    Ndërkaq, vetë zëvendësministrja Edith Harxhi ka mohuar të ketë ardhur në Kosovë, për të lobuar kundër ndarjes së titullit “Dr. honoris causa”, për presidentin Topi.

    “Unë organizoj vizita dhe si mund t’i bëj presion dikujt?”, ka pyetur ajo.
    Harxhi ka thënë se i duket “budallaki” të japi deklaratë për këtë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Presidenti Moisiu viziton Kosovën
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 23-04-2004, 18:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •