Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211

    Nano, sërrisht probleme me drejtësinë shqiptare

    AKUZA PER ÇESHTJEN E "LEVANTE&CO"

    Kalvari i Nanos me Drejtësinë
    Nga arrestimi në '93 deri të pafajësia


    --------------------------------------------------------------------------------

    Gazmend Janku


    TIRANE

    Data 31 korrik i vitit 1993 mund të quhet pa frikë si dita që nisi kalvarin e gjatë të Fatos Nanos me drejtësinë shqiptare. Pikërisht në atë ditë prokurori i Tiranës, i sapoemëruar, Arben Qeleshi, kishte firmosur fletëarrestin për ish-Kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Akuzat kishin të bënin me çështjen e shumëpërfolur të asaj kohë, atë të ndihmave italiane. Pak ditë pas arrestimit të Nanos, prokuroria firmos arrestin edhe për ish-zëvendësministrin e Jashtëm, Sokrat Plaka.

    Hetimi
    Dosja ndaj ish-kryeministrit Nano, e akuzoi atë për blerjen me çmim të lartë të ndihmave të qeverisë italiane tek firma italiane Leva-nte&CO. Hetuesit italianë nisën një hetim ndaj firmës ndërkohë që i njëjti hetim u shtri edhe në Shqipëri. Brenda një kohe të shkurtër, qeveria demokratike nisi një hetim jo vetëm të prokurorisë, por edhe nëpërmjet Komisionit të Kontrollit, të cilët ngritën akuza direkte ndaj ish-kreut të qeverisë për implikimin në këtë aferë 20 miliardë liretash. Pas përfundimit të fazës së hetimeve, organi i akuzës vendosi të dërgojë në gjyq Fatos Nanon, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

    Gjyqi
    5 marsi i vitit 1993 ka shënuar fillimin e gjyqit ndaj kreut të PS-së, Fatos Nano. Ka mjaftuar rreth një muaj gjykim, që përfaqësuesit e akuzës të lexonin pretencën e tyre, sipas së cilës Nano duhej të shpallej fajtor për akuzat dhe të dënohej me 14 vjet burgim. Më 10 prill të '93-it gjykata e Tiranës vendosi dënimin e Nanos me 12 vjet burgim. Të njëjtën masë dënimi lanë më pas në fuqi edhe Gjykata e Apelit dhe ajo e Kasacionit. Më 1 qershor të '95-ës Kodi Penal pësoi ndryshime, ku vepra penale për të cilën ishte dënuar Nano parashikonte një masë dënimi më të butë. Në zbatim të ndryshimeve të reja të Kodit, Fatos Nanos iu zbritën 5 vjet, duke i mbetur si dënim përfundimtar 7 vjet burgim. Në vitin 1998, gjykata e Tiranës i njohu pafajësinë kryeministrit Nano si dhe një dëmshpërmblim për ditët e burgut.


    Bendo, gjykatësi i parë që dha dënimin për ish-kryeministrin

    Rreth të pesëdhjetave, Agim Bendo, gjykatësi që i pari dënoi Kryeministrin Fatos Nano me burg, është përditë në zyrën e tij në katin e dytë të Gjykatës së Faktit në Tiranë. "Gjykatësi komunikon me mediat nëpërmjet vendimeve dhe unë dëshiroj që të më gjykoni dhe të merrni një opinion për mua nëpërmjet këtyre vendimeve, të cilave të gjithave nuk u lëviz asnjë presje", janë fjalët refraktare të tij në prani të gazetarëve. Gjykatësi Bendo thotë se i është përkushtuar punës së tij, që i ha shumë kohë dhe energji në Gjykatën e Tiranës dhe se nuk e ka zakon të flasë më tepër se i takon një gjykatësi. Përgjatë bisedës gjyqtari refuzon t'i përgjigjet drejtpërdrejt pyetjes se sa kushton të jesh një gjykatës, që ka dënuar një kryeministër, partia e të cilit ka gati 7 vjet në pushtet. "Të gjithë shqiptarët kanë telashet dhe hallet e tyre, që nuk janë të pakta. Të gjithë përditë dëgjojmë ngjarje të padëgjuara. Edhe unë jam pjesë e kësaj jete..", shqipton Bendo duke vështruar poshtë syzeve i përqëndruar edhe mbi një dokument. Edhe pse është pothuaj i palexueshëm në mendimet e tij, gjithsesi nëpër fjalitë e tij kuptohet se tashmë ai është një gjyqtar që ka aq moshë dhe vite punë mbi supe, sa nuk duhet të ishte ende me detyrë në Gjykatën e Faktit në Tiranë. Ai pohon se ka një memorje shumë të fortë dhe thotë se nuk di të ketë lidhje mes avokates Vitore Tusha dhe gjyqit ndaj Kryeministrit Fatos Nano, vite më parë, në Gjykatën e Faktit në Tiranë.


    Prel Martini, ish-kreu i Apelit larg

    Drejtësisë Prel Martini ka qenë Kryetar i Gjykatës së Apelit dhe njëkohësisht edhe kryetari i trupit gjykues që ka shqyrtuar çështjen ndaj Fatos Nanos. Rreth dy vjet pas lënies në fuqi të vendimit të Gjykatës së Tiranës, për Nanon, (me 12 vjet burgim) në vitin 1996, shpërtheu një sasi tritoli në banesën e Martinit. Për pasojë, u plagos vajza e tij dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale. Në vitin '97 Martini u shkarkua nga posti i Kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe menjëherë pas kësaj u largua nga Shqipëria së bashku me familjen e tij. Pas disa viteve në emigrim, Prel Martini u rikthye sërish në Tiranë, por duke abandonuar krejtësisht profesionin e tij të juristit. Që prej asaj periudhe, Martini ka qëndruar larg sallave të gjyqit, duke preferuar t'i përkushtohet aktivitetit privat.

  2. #2
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    MOISIU PO PERGATIT EMERIMIN NE KUSHTETUESE

    "Vitore Tusha la në burg Nanon"
    Sanxhaku: Prishi skemën e Zef Brozit për lirimin


    --------------------------------------------------------------------------------



    Vitore Tusha, ish-gjyqtarja që po shkakton krizën e rradhës mes PS dhe Presidencës, s'ka lidhje direkt me dënimin e Fatos Nanos, por ishte pjesë e trupit gjykues që rrëzoi përpjekjet e ish-gjykatësit Zef Brozi për lirimin nga burgu të kryetarit të opozitës së asaj kohe. "Kërkesa u bë në korrik të vitit 1995 dhe Tushe ishte njëra prej gjyqtarëve të të Kasacionit", kujton zëvendësministri Përparim Sanxhaku, në atë kohë avokat i kryetarit të PS Fatos Nano. Ai tregon për gazetën se çfarë ndodhi nga korriku i vitit 1995 deri në shtator të vitit 1995 kur u ndëshkua edhe vetë Zef Brozi për atë që donte të bënte.

    Rinisja
    Ngjarja ridoli në skenë pas zërave tepër të fortë kundërshtues brenda maxhorancës ndaj Presidentit Moisiu. Kundërshtimi lidhet me faktin se sipas tyre, Presidenti Moisiu po përgatit emërimin e një ish-gjyqtareje që la në burg Nanon, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ajo quhet Vitore Tusha, thonë deputetë të PS, të cilët kanë marrë tashmë dijeni në lidhje me emërimin e ri të saj.

    Tregimi
    Përparim Sanxhaku, ish-avokati i kryetarit të PS Fatos Nano tregon për Gazetën se si rrodhën ngjarjet dhe si dështuan skemat që donin të nxirnin nga burgu liderin e opozitës. Sipas tij në korrik të vitit 1995 kryetari i Gjykatës së Kasacionit e çoi çështjen e dënimit të Fatos Nanos në rekurs "në interes të ligjit". Ky veprim synonte që t'i jepte pafajësinë Nanos në atë kohë dhe të bënte të mundur lirimin e tij nga burgu ku qëndronte prej një periudhe kohe që nga përfundimi i gjyqit për çështjen e "Levante&Co". Çështja i drejtohej për shqyrtim pleniumit të Kasacacionit, i cili përbëhej nga një trup i gjerë gjyqtarësh, mes të cilëve ishte anëtare edhe Vitore Tusha. Vendimi i dhënë prej tyre ishte që kjo kërkesë e bërë nga Zef Brozi të shtyhej për t'u diskutuar disa muaj më vonë, në shtator. Sanxhaku tregon se Brozi me anë të kësaj kërkese kërkonte rrëzimin e vendimit të gjykatës që e gjeti fajtor Nanon dhe e dënoi me burgim. Por një skemë e dytë bëri që të rrëzohej e gjithë përpjekja e ish-kryetarit të gjykatës së Kasacionit.

    Kushtetuesja
    Shtyrja për më vonë e diskutimit dhe vendimit për kërkesën e bërë nga Zef Brozi i dha kohë atyre që nuk donin të linin Nanon nga burgu të përgatisnin kundërpërgjigjien. Një kërkesë e dytë i'u drejtua Gjykatës Kushtetuese të asaj kohe. Në të kërkohej të dihej nëse kishte të drejtën e rekursit gjykata e Kasacionit apo jo. Përgjigjia e dhënë në shtator të atij viti nga gjykata Kushtetuese, e cila drejtohej nga gjyqtari i njohur Rustem Gjata ishte negative. Vendimi i Kushtetueses i ndalonte Gjykatës së Kasacionit të drejtën e rekursit. Ky vendim bëri që kërkesa e paraqitur nga Zef Borzi të mos shqyrtohej më. Pas pak kohësh, kreu i Gjykatës së Kasacionit u shkarkua nga kjo detyrë e rëndësishme.

    Dënimi
    Gjykata e shkallës së parë të Tiranë e dënoi Nanon me disa vjet burg. Akuza ishte për shpërdorim të një ndihme italiane nga një firmë bareze dhënë Shqipërisë gjatë periudhës që Nano ishte Kryeministrit. Dënimi e më pas mosrikthimi i shqyrtimit të çështjes në kohën kur proçesi u mbyll në Itali bënë që gjithçka që ndodhi të quhej një gjyq politik. Vetëm pas vitit 1997 Nano mundi të dilte nga burgu, duke përfituar nga amnistia e përgjithshme, hapja e burgjeve dhe vetëm pak vjet më parë ai morri edhe pafajësinë nga Gjykata e Tiranës duke përfituar edhe një dëmshpërblim prë kohën e burgut. re.po


    Maxhoranca u përplas me Moisiun për Krans Montanën, pronat e Kushtetuesen

    Pak të thuhet se janë të acaruar me Moisiun. Maxhoranca socialiste e drejtuesit e saj nuk e kanë pranuar faktin se Presidenti Moisiu s'do të dekretonte ligjin e pronave miratuar së fundi në Parlament. Moisiu me disa takime rresht kishte përgatitur kthimin e këtij ligji, i cili mesa duket sot do ti jepet parlamentit për rishqyrtim. Çështja e dytë për të cilën maxhoranca është e pakënaqur lidhet me Krans Montanën. Megjithëse Moisiu nuk e ka përmendur asnjëherë publikisht fjalët që dëgjoi gjatë darkës së mbajtur në Krans Montana për të ftuarit e forumit, nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë interesuar në rrugë zyrtare. Kjo mesa duket si pëlqeu maxhorancës socialiste e drejtuesve të saj. Pika më e fundit për të cilën marrdhëniet mes PS dhe Moisiut janë acaruar është zgjedhja e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Socialistët mesa duket nuk janë dakort me të zgjedhurën e Moisiut dhe reaguan. Historia e marrdhënieve mes PS dhe Presidentit Moisiu ka qenë shumë e trazuar. Përveç muajve të parë të marrdhënieve të mira, kur Moisiu plotësoi disa nga kërkesat e bëra nga kryeministri i asaj kohe më pas "plasi sherri" mes tyre.


    Largimi i Zef Brozit pak kohë pas rekursit

    Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi, ishte njëri prej gjykatësve që mori në dorë çështjen Nano. Pas vendimit të tri gjykatave që kishin vendosur të linin në fuqi të njëjtin vendim ndaj ish-kryeministrit, Brozi tentoi ta rikthente edhe njëherë këtë çështje në gjykatën e Kasacionit, një veprim që mund t'i siguronte një tjetër shpresë për liri Nanos. Por duket se kjo do të ishte një nga arësyet që i kushtoi atij largimin nga detyra brenda një periudhe të shkurtër. Pas këtij veprimi, Brozi është larguar jashtë shtetit, ku ndodhet edhe aktualisht.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •