Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Fate shqiptarësh, të kyçura në qelitë e Athinës

    Fate shqiptarësh, të kyçura në qelitë e Athinës


    Nga Jakup . B. GJOÇA



    Më 2-3 shkurt Qendra e të Drejtës Kushtetuese Europiane në Greqi dhe Fondacioni Themistokli & Dhimitri Çaço do të organizojnë veprimtarinë “Imazhi i “Tjetrit “ dhe integrimi i Emigrantëve”.

    Do të marrin ( dhe sigurisht, që do të na ...ligjërojnë) edhe Elisabet Papadhimitriu, nënkryetare e parlamentit grek , deputete e Nea Dhimokratisë ( partia në pushtet), si edhe eurodeputetët Kostas Botopoullos, Dhimitri Papadhimulis, si edhe drejtori i Institutit të Politikës të Emigracionit në Greqi,, Aleksandër Zavos.

    Zotërinjtë e lartpërmendur do të na ligjërojnë ( kushedi sa orë...) për teorinë e Teorisë të Integrimit të Emigrantëve në ...( planetin ) Greqi.Do të na (mbushin mendjen) ligjërojnë për (mos)domosdoshmërinë e ligjërimit të emigrantëve në (planetin) Greqi.

    Zotërinjtë e lartpërmnendur nuk janë të dërguarit e OKB, dhe as të organizatës botërore të Emigracionit. Dua që ti pyes; -Vërtet, ju zotërinj, sa e njihni gjendjen reale të emigrantëve në Greqi? Sepse , nuk kam të drejtën, që të shtoj tjetrën. Që zotërinjtë nuk jetojnë aspak në realitetin shoqëror të (planetit) Greqi. Që të dinë , si trajtohen skllevërit bashkëkohërë e tregut të zi të punës në Greqi.

    Këto lloj veprimtari , si edhe disa konferenca ndërkombëtare me temën e Emigracionit që ka organizuar (herë pas here) , zoti Zavos, janë fasada e gënjeshtrës , e disinformimit të realitetit të Emigracionit në Greqi.

    Sikurse është një (gënjeshtër) propagandë boshe edhe plani (MARSHALL) 6 vjeçar i Pavllopullos “ ESTIA”, i financuar 16 milionë evro nga BE plus 4 milionë evro nga pagesat e emigrantëve për ri-ri-ri-riligjësim.

    Realiteti? 400.000 emigrantë të padokumenta ( dhe jo të paligjshëm) punojnë sot në tregun e zi të punës në Greqi. Dhe, këta 400.000 emigrantë të paligjshëm, përçdo ditë jetojnë edhe me frikën e madhe të policisë. Dhe me qindra nga këta emigrantë që punojnë skllevër bashkohorë në tregun e zi të punës në Greqi, dergjen me muaj të tërë nëpër birucat e policive të Greqisë. Nuk kanë kryer asnjë lloj vepre penale. Krimi i vetëm i jetës të tyre është që , të shtyrë nga nevoja e një jete më të mirë nga ajo e Atdheut të vet, kanë ardhur në Greqi dhe punojnë të padokumenta .Punojnë me vite të tëra.Ky është realiteti i Greqisë së sotme. Ndërsa në fasadën e propagandës , dikushët organizojnë konferenca të (mos)integrimit të emigrantëve.

    Në qelinë e policisë të Nea Filadhelfias takova emigrantët shqiptarë Arbër Ahmetaj nga Mallakastra ( në foto) 20 vjeç, Edison Nuraj nga Burreli 24 vjeç, si edhe një tjetër emigrantë shqiptar 29 vjeç ( që nuk do të indentifikohet- turpërohet që është në qeli- edhe pse kurrë nuk ka kryer asnjë krim).Në qelinë tjetër është një irakian, i cili është miqësuar shumë me emigrantët shqiptar.

    -Në Irak na vrasin, vijmë këtu në Greqi, dhe na burgosin.- na thotë irakiani-Ku të vemi e të jetojmë në paqe?

    Të tre emigrantët shqiptarë kanë disa javë që janë të burgosur në qelitë e policisë të Nea Filadhelfias. Kanë kaluar edhe nga gjyqi, dhe presin akoma, pa ditur afatin kohor, shpresën që i ushqejnë avukatët grekë, që një ditë do ti nxjerrin nga qelitë e policisë greke. Me kushtëzim .Që mbase një ditë ( në beharin e madh të iluzioneve të rrema), do të mund ( avukati grek dhe jo ligji grek) ti pajisë me dokumenta. Dhe sa më të besueshme ua bën iluzionin e rremë avukati grek, kaq më shumë duhet të paguajë emigranti i padokumeta.

    -Deri tani kam paguar mbi 1500 evro, - më thotë emigranti shqiptar që nuk do të indentifikohet,- dhe avukati më ka thënë që do të më nxjerrë me kusht nga qelia e policisë.

    Kush ka të drejtën që ti shuajë shpresën emigrantit të padokumenta, por të burgosur me javë të tëra në qelitë e policisë greke . Që një ditë edhe ai do të mund të ketë një fletë që ta ...vërtetojë edhe atë që ....është i ligjshëm në atë vend që ai e quan shpresën e jetës të tij?Kjo, gjithë bota e emigrantit të burgosur në qelitë e policisë greke, është ajo fletë e ...shpresës. E shpresës kundër frikës të policisë.

    Arbër Ahmetaj duke qeshur me hekurat që e ndanin me mua, pranoi ta fotografoja.

    -Ska gjë, me nxirr edhe foto.Po do edhe botoje.

    -Nuk ke ndruajtje?- e pyes.

    -Përse? Që jam brenda hekurave ?Nuk kam bërë kurrë ndonjë krim. Shikoji sa të trasha janë këta hekura që më mbajnë këtu ,mbyllur mua.Sikur të kem vrarë, apo vjedhur.

    -E ndjen veten se të bëjnë padrejtësi? Apo e quan të drejtë , derisa nuk ke dokumenta, dhe policia zbaton ligjin?

    -Të të burgosin se do që të punosh me ndershmëri dhe të jetosh më mirë , kjo është e Drejta? Apo ky është Ligji ndaj Njeriut?

    Befasohem. Arbëri është i njomë në moshë, ndonëse mjekra e lënë i ka ngjyrën e zezë.

    -Sa vjeç je?

    -20 vjeç.

    -Kur ke ardhë për herë të parë në Greqi?

    - Në vitin 2002.

    -Ku ke punuar deri tani.

    -Kam bërë të gjitha punët.

    - Me kë je këtu në Athinë?

    -Kam edhe vëllanë.

    -Më të madh ?

    -Jo, është më i vogël.

    -Po vëllai është me dokumenta?

    -Jo, jo , edhe ai pa dokumenta punon.Prandaj edhe nuk vjen dot të më shikojë.

    -Po pse nuk munde ti bëje dokumentat në vitin 2005, me ligjin e ri të Emigracionit?

    -Vajta në bashkinë e Athinës, bëra kërkesat. Po nuk kisha vizë ,që kërkonte ligji . Kisha dokument që kisha marrë pashaportën në ambasadën tonë në Athinë më 2003, dhe bashkia e Athinës , edhe pse paguajta, më dha veveosi ( dëshmi ) të bardhë. Ky veveos, deri tani nuk mund të më bëjë emigrantë me dokumenta të rregullta.

    -Po , tani çfarë shpreson?

    -Avukati më thotë që do të bëjë një gjyq , dhe do të më nxjerr këtej.

    -Kur?

    -Edhe unë nuk e di. Pres.- dhe Arbëri qesh.

    -Sa lek të mori avukati?

    -Kush pyet për lekët?!Dua vetëm të më nxjerrë këtej. U çmenda këtu.

    -Sikur të të çojnë në Shqipëri, ty çdo të bësh?

    -Përsëri do të vij këtu, në Greqi. Do të punoj, se këtu i njoh të gjithë. Do të ruhem më shumë nga policia. Çtë bësh?!

    -Edhe ty, kështu si Arbëri?-pyes Edisonin

    -Edhe unë pa dokumenta. Më kapën policët edhe mua në një ditë me Arbërin në Filadhelfia. Po ata policë ishin. Më parë kapën mua, dhe pastaj panë dhe kapën Arbërin.

    -Edhe ty, ke vënë avukat që të dalësh?- e pyes.

    -Po, unë kam një vendim apelasi ( zbimi nga Greqia ) të policisë më 2004, dhe avukati më ka dhënë shpresë që mund të më bëjë dokumentat.

    -Po ligji i Emigracionit 3386/2005 thotë që emigrantët që kanë apelasi nga policia greke ( me përjashtim për vepra penale të terrorizmit dhe sigurisë kombëtare të Greqisë ) do të hiqen dhe njëkohësisht data e apelasit do të merret si fakt qendrimi në Greqi, dhe ke të drejtën që të bëje kërkesën për ligjësim.- e sqaroj Edisonin, sepse vërtet habitem, si ka mundësi që Edisoni nuk ka dokumentat e ligjësimit.

    -E bëra kërkesën në bashkinë e Athinës, po nuk më pranuan dokumentat. Prandaj edhe avukati tani më jep shpresë se do të më shpëtojë....

    Shpresa përtej hekurave të birucave të policisë greke. Edhe kur ligji i shtetit grek është kaq i qartë, në Greqi ka nëpunës që veprojnë jashtë ligjit. Që janë ata ligji! Viktima janë emigrantët shqiptarë. Që nuk mund të fitojnë të drejtat që u jep ligji.Dhe pastaj emigrantët , viktimë të keqzbatimit të ligjit bëhen gjahu i policisë greke. Bëhen edhe viktima të gjahtarëve –avukatëve grekë. Që në emër të ....NDIHMËS, i rrjepin ekonomikisht emigrantët , edhe për një plotësim të thjeshtë të një kërkese.

    Dhe kur ke ditë e javë të tëra përtej hekurave të qelive të policisë greke-për krimin e vetëm që ke bërë- QË DËSHIRON TË JETOSH NJË JETË MË TË MIRË- ajo shpresë e avukatit , të duket rreze dielli.Që të ngroh shpresën e të nesërmes.Që të ngroh atë të qeshur edhe përtej hekurave të qelive të policisë greke.

    Dhe e di që ato konferenca dhe seminare e veprimtari si ajo e 2-3 shkurtit ( nuk është edhe në ditën e parë të prillit, dreqi e martë) kurrë nuk do të mundin që të jetësojnë këto të qeshura të shpresës të Arbërit , të Edisonit, e të qindra e qindra emigrantëve që janë akoma në qelitë e policisë greke si emigrantë të padokumenta, s emigrantë të paintegruar. Dhe nuk e di, nëse ia vlen që emigrantët edhe ti dëgjojnë ato ....ligjërata të deputetëve të nderuar grekë, që kujtohen në të tilla aktivitete , ti djegë ....meraku i emigrantëve.

    gazeta ndryshe - E Merkure, 23 Janar 2008

  2. #2
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Me keto kritere burgimi nuk eshte çudi qe ka 3000 shqipo te burgosur ne Dreqi.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #3
    Nuk e kuptoj ate thenien pa dokumenta, por jo te paligjshem. Si kane hyre ne Greqi keta?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    dale tani ...
    Keta cunat kane qene ketu qe ne 2000 apo 2002 ..
    Pse nuk kane bere letrat??Une them se i kane lene pas dore..
    Kur doli ligji, nuk ka ngel njeri pa marre dokumenta..qe te tregoje qe ishe ne Greqi para se te dilte ligji nuk duhej VIZE ,,,duhej nje leter cfaredo, nje AFM apo nje tollon autobuzi apo nje llogari ne emrin tend apo nje bilete qe erdhe nga Shqiperia apo nje dite pune apo nje leter nga doktori ..cfaredo lloj letre me emrin tend persiper..
    EE nuk ka mundesi qe kaq vjet ne Greqi te mos kishe te pakten njeren..
    Greku e beri legalizimin per te gjithe me qellim qe te kontrolloje ilegalet dhe me qellim qe keta te futen ne pune te ligjshme dhe te derdhin para ne IKA apo institucionet tatimore dhe siguracionet...
    Djemte o sja kane varur shume ose kane ardhur me vone..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Me keto kritere burgimi nuk eshte çudi qe ka 3000 shqipo te burgosur ne Dreqi.
    jo mos u jep flatra, kane bere krime ata qe jane ne burgjet greke dhe jane shumica minorene...
    Keta djemte i mbajne avokatet brenda me qellim qe te shpetojne deportimin dhe te gjejne nje menyre legalizimi se ndryshe greku te con fishek ne Kakavije..

  6. #6
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    tu bofsha kurbon une ty
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    tu bofsha kurbon une ty
    yep , u besh kurban ti per mua!! hahahahaha

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Vdes Nje 14-vjecare Ne Nje Club Te Athines
    Nga gabriela_athine në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 14:40
  4. Shkolla Shqiptare e Athinës është krijuar, pse heshtet
    Nga klor në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 15:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •