Buze kazaneve eshte nje tregim i shkruajtur sot ne nje lulishte te Tiranes...
Buzė Kazaneve
Dita nuk kish zbardhur ende kur te dy moter e vella dolen nga shtepia me vrap. Nga pas i ndiqnin ca te thirura kercenuse dhe fluturimi i shapkave e kepuceve te vjetra mbi shpinen e tyre.
Rruga dredheronte midis barakash te shtrembeta pa rrethime, te ndertuara me derrasa te vjetra, dyer dollapesh, plasmase, copra eternitesh dhe aty ketu ndonje kabine makine te stolisur me fenere te vjeter e pasqyra te thyera. Bregu i lumit ishte mbushur plot me te tilla strehime te ngjeshura prane njera tjetres qe te jepnin pershtypjen e nje qyteti te hedhur ne plehra.Ne ate ore fillonte zgjimi i banoreve te ketij plehre-qyteti. Aty ketu degjoheshin hingellimat e kuajve, sharjet e burrave te cilet kishin nje te folur te vecante me kuajt, qarje femijesh te vegjel, ndonje e qeshur gruaje tek percillte burrin tek dera e shtepise, ndonje feshkellime per njohje apo ndonje e share vence.
Ata te dy nxitonin te kapnin te paret kazanet e mbushur plot, pa ardhur akoma makinat e plehrave. Aty ne lagje nuk kerkonin gje se e dinin shume mire qe kazanet aty ne pergjithesi rrinin bosh pasi nuk kishin pare e degjuar qe te hidhte njeri plehra nga lagjia e tyre. Me shume preferonin zonen e ish bllokut, aty kazanet qendronin gjithmone plot madje kishte plehra dhe jashte tyre .
Ecnin, e me pas vinte nje vend ku ata ndalonin gjithmone. Nje furre buke me xhama te djersitur dhe me eren e kendshme te bukes qe piqej i bente te humbnin disa minuta. Qendronin ashtu te ngjitur me hunde e buze pas xhamave per te dalluar dicka pertej avullit qe nuk i lejonte te shikonin furxhiun i cili here pas here hapte nje kapanxhe dhe me nje drite qe e ngrinte dhe e ulte shikonte buket nga gryka e furres. Rrinin me kot sepse ne ate ore buka nuk ishte pjekur akoma por ata kenaqeshin me aromen e saj ne pjekje e siper. Disa here kishin tentuar te flinin me teper qe ta kapnin ate orar te magjishem dhe te shikonion buket kuqerreme e plot avull duke dale nga gryka e furres por e ema i ngrinte me ulerima cdo mengjes.
Motra ishte nje vit me e madhe se i vellai, ajo kujtohej e para qe te shkeputeshin nga xhami. Ngrinte nje lloj thesi plastik ne krahe dhe sa nuk e terhiqte zvare te vellane qe nuk donte te shkeputesh nga ajo pamje dhe arome. Me pas niseshin me hap te shpejte se e dinin qe kishte dhe te tjetre si puna e tyre qe nuk respektonin zonat e kerkimit. Ata nje here kishin mbledhur dyfishin e kanoceve kur u futen ne nje zone qe dikush nuk e kishte kontrolluar pasi kishte qene i semure, por raste te tilla ishin te rralla. Ne te shumten e rasteve nuk kishin ndonje shprese te madhe te gjenin jashte zones se tyre ndonje kazan pa kontrolluar.
Rreth ores dhjete, moter e vella pothuajse i kishin mbushur thaset e tyre plastike me kanoce te tipave te ndryshme. Me te lypur kishin mbledhur disa leke e kishin blere nga dy byreke e me pas ishin ulur prane nje lulishteje dhe po hanin plot shije me duart te nxira nga pislliku.
Vellai i beri nje shenje te motres, ajo kthehu koken dhe buzeqeshi. Dy qen me zonjat e tyre po afroheshin tek nje stol. Zonjat ishin kujdesur qe ti vishnin sa me bukur qente e tyre me ca pantallona te vogla vija vija,ku dallonte njeri qe kishte dhe nje fjongo te lidhur ne qafen e tij leshtore. Moter e vella pane njeri tjetrin te habitur dhe qeshen me te madhe. Pastaj ulen koken dhe ju shkuan syte ke kepucet e tyre te medhaja qe lejonin daljen e gishtatave me thonj te zinj nga majat e cara. Motra po degjonte muhabetin e zonjave dhe i beri shenje te vellait te mos e ngrinte zerin. Ai nuk qeshi me por ndoqi shembullin e te motres dhe te dy u perqendruan e po degjonin njeren nga zonjat me floke te kuqe, mbeshtjelle si topuz mbrapa kokes.
-Eshte mungese kulture te shendoshesh kaq shume sa ty –
-Po cte bej moj aman e kam rralluar te shkretin sa nganjehere me behet se do te me bjere te fiket - foli tjetra, nje bjonde bukuroshe.
-Qenka si Zhadja ajo qime verdha - i foli me ze te ulet vellai motres.
-Pusho mer zhuls, na lej t nigjojm i cike. Kane muhabet filmash keto - i peshperiti e motra
-Qe thua ti moj mike, isha dje tek salloni fitnesit. Eshte hapur nje i ri tek rrruga Elbasanit - foli flok kuqja dhe u kapardis.
-Ua , si nuk me the te vija dhe une. Apo s'kam blere nje kostum te bukur sportiv - vazhdoi bjondja duke ngritur baluket e verdha mbi balle.
-E ka hapur nje mikesha ime - dhe uli pak zerin – ajo qe te kam folur njehere, e sponsorizon ai bosi qe sjell speca e veze nga Maqedonia.
-Sa e kishte oren moj aman - u be kurioze bjondja.
-Gjashtedhjete euro ora. Por une i bera verejte. Duhet ta bente njeqind qe te mos vijne lloj lloj femrash aty. Nuk kish ngele grua kasapi e shitesi pa ardhur. Lere pastaj fjalorin e tyre. Nuk durohen kur puthen njera me tjetren pllaq e pllaq - shtoi kuqja - nuk kishte as ndonje vend ku te rrinin dhe qete. Mere me mend te ngaterohet qen i imi me ndonje qen kasapi.
-Ha ha ha - qeshi bjondja - cte keqe ka? Fundja ata i ushqejne me mish, ndersa ne me qumesht e me krahe pulash.
- Jo, i kane agresive. Nje dite qenushes time ju qep nje goxha qen sa nje gomar por dhe kjo dreqe i vinte verdalle atij. Do ta kasha lene pak te luanin bashke por i zoti ishte nje pensionist qorr qe e merte per ti treguar rrugen e per pak me turperoi. ,
Moter e vella kishin mbyllur gojen e po degjonin te habitur
-Te jashteme jane keto moj? - pyeti vellai te motren
-Jo nuk jane te jashteme por keshtu shesin men kur bashkohen me njera tjetren, sikur se di une. Ajo kuqja punon duke hypur e zbritur neper makina te shtrenjta. E kam pare une por sot paska pushim...
Krijoni Kontakt