Geert Wilders, kryetari i Partisë Holandeze të Lirisë (PVV- e djathtaekstreme) është duke shkaktuar ankth në Holandë me një projekt të filmit i cili me sa duket e prezanton Kuranin si “libër shumë fashist”. “Provokimet e Geert Wilders janë përhapur në qarqet Arabe shumë shpejtë”, shënon ditorja. “Sipas ekspertëve, në shtetet Arabe ku çfarëdo kritike është e pamundur, nuk bëhet dallimi në mes mediave të lira dhe botës politike. Për këtë arsye nëse qeveria lejon transmetimin e filmit anti-Kuran të Wildersit, do të supozohet se mendimet e tija janë të njëjta me atë të qeverisë. Deri tani radiot publike dhe stacionet televizive nuk janë treguar të gatshme të shfaqin këtë film... Por nëse transmetuesit publik vendosin të bojkotojnë filmin, Wilders prapë mund të shpreson në transmetimin nga TV Nederland1, i cili iu jep kohë për transmetime partive politike. Në këso lloj programesh, partitë janë udhëheqësit e përmbajtjes për tre minuta. Andaj, të enjten, në ora 17.50, radha do të jetë e PVV-së të Geert Wilders.
Kush eshte Geert Wilders
http://en.wikipedia.org/wiki/Geert_Wilders
Krijoni Kontakt