Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24

Tema: Ali Ahmeti

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Ali Ahmeti


    Ahmeti: Nuk do tė lejomė qė Gruevski tė tallet me shqiptarėt
    Kryetari i partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI-sė), Ali Ahmeti, gjatė takimit me banorėt e disa fshatrave tė Tetovės deklaroi se, nuk do tė lejojė qė kryeministri Nikolla Gruevski tė tallet me shqiptarėt.

    Ahmeti tha se nuk do tė jetė pjesė e Qeverisė aktuale sepse po tė ndodhė kjo “atėherė do tė pranojmė qė Gruevski tė tallet me shqiptarėt”.

    Kreu i BDI-sė deklaroi se “partitė politike shqiptare nuk duhet tė kenė rezerva pėr njėra tjetrėn qė njėra del dhe tjetra hyn nė qeveri. Se kush do tė jetė nė qeveri vendos populli. Ne jemi qė tė shkojmė nė zgjedhje tė parakohshme dhe pastaj le tė formojnė qeveri partitė fituese tek dy palėt”.

    Kryetari i BDI-sė nėnvizoi rėndėsinė e proceseve qė duhet tė ndodhin nė vitin 2008. Me kėtė rast ai pėrmendi procesin e definimin pėrfundimtar tė statusit final tė Kosovės, qė sipas tij, ajo tanimė ėshtė e pavarur dhe pritet qė edhe de jure Kosova tė jetė e pavarur dhe tė implementohet nė praktikė plani i Presidentit Ahtisaari.

    Gjithashtu ai pėrmendi edhe rėndėsinė e anėtarėsimit tė vendeve tė Kartės sė Adriatikut nė NATO qė, sipas tij, do tė prodhojė stabilitet nė rajon qė ėshtė i nevojshėm pėr proceset qė duhet tė ndodhin dhe integrimin e rajonit nė BE. /INA/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Me mbarimin e luftes (udheheqes i se ciles ishte z.Ahmeti) rrjedhimisht me ardhjen e tij ne pushtet, qytetarit shqiptar te Ilirides filloi ti hiqet frika nga forcat e uniformuara te shtetit, sepse ne to u inkuadruan nje numer i konsiderueshem shqiptaresh. Ne kohen kur partia e tij ishte ne pushtet u soll Ligji per decentralizim (sigurisht me disa te meta), i cili ndikoi shume ne lirine e vendimmarrjes se vete shqiptareve neper komunat ku ishin shumice. U mundesua perdorimi i lire i Flamurit Kombetare (neper komunat shqiptare). Legalizimin e Universitetit te Tetoves. U soll ligji per perdorimin e gjuhes shqipe (ne nivel lokal dmth neper komunat shiptare dhe ne nivel te qytetit te Shkupit, qe eshte shume me rendesi). Me ardhjen e partise se tij ne pushtet pati nje tendence qe Shkupit si kryeqender e Dardanise (dhe vend ku shqiptaret qe moti kishin humbur ndikimin) t'ia kthente rendesine historike qe kishte pasur per shqiptaret e Ilirides. Ne kohen e qeverisjes se tij per se pari here ne histori festa e 28 Nentorit u festua ne menyre pompoze ne qender te Shkupit dhe e finansuar nga buxheti i shtetit. Ne 28 Nentor te 2006 strukturat e Partise se tij me ne krye Kryetarin e Komunes se Cairit e administruar nga kjo parti sollen dhe vendosen ne Shkup bustin e Heroit Kombetar Skenderbeut dhe emeruan nje shesh ne qender te Shkupit, Sheshin Skenderbeu.

    Sigurisht asnje nga ligjet dhe iniciativat e z.Ahmeti dhe Partise se tij nuk kane qene te perkryera, sepse dihet boterisht se askund nuk ekzistojne Ligje te perkryera

    Dhe c'eshte mjaft me rendesi per ju opinionin shqiptar jashte Ilirides, ne kohen sa Partia e z.Ahmeti ishte ne pushtet, nga anketat e ndryshme shihej se rejtingu i partise se tij kishte tendence rritje kurse e partise maqedone ne koalicion renie te dukshme, dhe si pasoje humbje ne zgjedhje. Kurse tani ne kohen kur Partia e z.Thaqi eshte ne pushtet bashke me partine tjeter maqedone kemi nje fenomen te kundert. Edhe pse rejtingu i PDSH-se nuk ishte i madh as para zgjedhjeve (se sic dihet ato nuk i fituan zgjedhjet), tani qe jane ne pushtet rejtingu i tyre c'do dite eshte ne renie, kurse i partnerit te tyre maqedon eshte c'do dite ne rritje, ne kurriz te mossuskeseve dhe leshimeve qe po ben Partia e z.Thaqi.

    sqarim: ketu ne Iliride rejtingu i partise maqedone ne koalicionin qeveritar dhe sukseset e partise shqiptare ne qeveri jane ne proporcion te zhdrejte, dmth sa me shume e suksesshme partia shqiptare ne pushtet aq me i ulet rejtingu i partnerit qeveritar maqedon.



    Bashkim Ameti, Shkup
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bOndi_oo7 : 29-01-2008 mė 20:52
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  3. #13
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Ali Ahmeti
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Beni_The_Great
    Anėtarėsuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    Nou Camp
    Postime
    379
    Citim Postuar mė parė nga bOndi_oo7 Lexo Postimin

    Sigurisht asnje nga ligjet dhe iniciativat e z.Ahmeti dhe Partise se tij nuk kane qene te perkryera, sepse dihet boterisht se askund nuk ekzistojne Ligje te perkryera

    O Bondi Shqipetar, a me gjith mend e ke kur e thua kete fjali a? Nuk paska ligje te perkryera askund ne Bote a!

    Mua kohes fundit nuk me brengos injoranca e politikes shqipetare ne Maqedoni, por me brengosin tej mase partizanet qe me gjith te keqijat qe ka kjo politike (te gjithe partite se bashku), u dalin ne mbrojtje. O zoteri, une do ti le menjane ligjet "e perkryera" qe mendon ti, po une kerkoj te pakten ate copez "marreveshje te Ohrid" te implementohet.

    Me mire e le me kaq, se kur 1% flasin dhe 99% i mbeshtesin keto politika, fundja mire na bejn. E tha edhe R.Qosja ne nje kohe me heret nje fjalim te tij rreth votuesit shqipetar, nuk ka levizur gje qe nga ajo kohe, per fat te keq.
    we will rock you

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2008
    Postime
    5
    Ai (Ali Ameti ) eshte luftari qe la fushebetejen (kalane) per nje grusht pare, qe deklaroi se luften e beri per te ruajtur integritetin e Maqedonise, qe pranoi te hyje ne qeveri pa agjende politike per implementimin e Marreveshjes se Ohrit ( e cila kishte afatin e implementimin deri ne mesin e 2004), qe tradhetoi shume luftare dhe ekzekutoi shume kundershtare,qe nuk i solli ligjet kruciale te dale nga marreveshja e Ohrit (ligji per gjjuhe, ligji per deshmoret) dhe solli ligje gjysmake sic jane ai per dokumente dhe ligji per ndarje teritoriale,dhe qe eshte bere avokat i djallit (lexo: Branko Crvenkovskit) dhe devalvoi shtresen intelektuale dhe nxori ne shesh injorancen ....

  6. #16
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar mė parė nga Beni_The_Great Lexo Postimin
    O Bondi Shqipetar, a me gjith mend e ke kur e thua kete fjali a? Nuk paska ligje te perkryera askund ne Bote a!

    Mua kohes fundit nuk me brengos injoranca e politikes shqipetare ne Maqedoni, por me brengosin tej mase partizanet qe me gjith te keqijat qe ka kjo politike (te gjithe partite se bashku), u dalin ne mbrojtje. O zoteri, une do ti le menjane ligjet "e pndon ti, po une kerkoj te pakten ate copez "marreveshje te Ohrid" te implementohet.

    Me mire e le me kaq, se kur 1% flasin dhe 99% i mbeshtesin keto politika, fundja mire na bejn. E tha edhe R.Qosja ne nje kohe me heret nje fjalim te tij rreth votuesit shqipetar, nuk ka levizur gje qe nga ajo kohe, per fat te keq.
    Beni The Great, me gjithe se ti ke shume te drejte, une vetem u mundova te jap ca informacione me teper per Pyrrhus_Mollos, (qe ne fund te fundit edhe mund te mos u pelqejne te gjothe forumisteve).

    Rrofsh!
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  7. #17
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar mė parė nga shpend6902 Lexo Postimin
    Ai (Ali Ameti ) eshte luftari qe la fushebetejen (kalane) per nje grusht pare, qe deklaroi se luften e beri per te ruajtur integritetin e Maqedonise, qe pranoi te hyje ne qeveri pa agjende politike per implementimin e Marreveshjes se Ohrit ( e cila kishte afatin e implementimin deri ne mesin e 2004), qe tradhetoi shume luftare dhe ekzekutoi shume kundershtare,qe nuk i solli ligjet kruciale te dale nga marreveshja e Ohrit (ligji per gjjuhe, ligji per deshmoret) dhe solli ligje gjysmake sic jane ai per dokumente dhe ligji per ndarje teritoriale,dhe qe eshte bere avokat i djallit (lexo: Branko Crvenkovskit) dhe devalvoi shtresen intelektuale dhe nxori ne shesh injorancen ....

    O shoci shpend, mos i jep shum hov muhabetit.
    Eshte fakt qe luftetaret ndjehen te lene pas dore nga udheheqesia e UCK-se, bile eshe te tradhetuar ne njefare menyre, po kjo nuk don te thote se ne duhet te kerkojme shpetimin nga z.Menduh Thaqi dhe Partia e Deshtuar Shqiptare.
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    i lumte ali ahmetit per qdo gje qe ka ber deri ne perfundimin e luftes ne maqedoni ndersa per at qe ka bere pas nenshkrimit te marrveshjes se ohrit me mire te mos them asgje,vetem se nuk jam i knaqur me te.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202
    Per Rolin E Tij Ne Lufte Meriton Levdata,por Ne Paqe Si Politikan Eshte I Pavlefshem.thjesht Njeriu Nuk Eshte I Afte Per Poziten Qe Ka.......

  10. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    Citim Postuar mė parė nga Bl3ri Lexo Postimin
    Atdhetar i shquar dhe meriton shum respekt i pari qe mund te quhet politikan ne mesin e politikaneve shqiptare ne Maqedoni.
    nuk e di si guxoni ti beni njerezit politikan duke qene murator , ali ameti eshte thjeshte vegel e dikujt tjeter ai vetem u kryen sherbime te tjereve se kujt e tregoi koha, sherbetori i gruevskit dhe likuidoi shoket e tij te luftes,nuk e di se sa e keni ndjekur neper debate televizive , shprehjet dhe terminologjine e ka me te ulet se nje nxenes i shkolles se mesme eshte shume i thjeshte dhe pa vizion, pervec qe mundohet te flase shqip ( imitim shqiperie) nuk di asnje gjuhe tjeter sikur qe jane shumica e politikaneve .

    thjeshte doli si hardhuce ne 2001 ne skene duke mos e njohur askush dhe tani eshte bere nje nder figurat me kyqe ne politiken e maqedonise fale gruevskit PARTNEROT OD KOALICIJATA

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 21:23
  2. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  3. Pse Ali Ahmeti ik nga duelet televizive?
    Nga Omari nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 17-09-2007, 10:34
  4. Ali Ahmeti: Nuk jam nė opozitė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 05:53
  5. Ahmeti: Pse i paralajmėrova maqedonasit pėr luftė tė re
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 12:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •