Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 114
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Qeveria e Kosovës: Po bëjmë përgatitjet për shpalljen e pavarësisë

    Prishtinë, 7 shkurt 2008


    Në mbledhjen e gjashtë të Qeverisë së Kosovës, të cilën sot e ka udhëhequr kryeministri Thaçi, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministrat Kuçi dhe Manaj, janë diskutuar përgatitjet intensive që po bëhen për ditën e shpalljes së statusit të Kosovës dhe çështjet që lidhen më këtë ditë historike për Kosovën.
    Kryeministri Thaçi ka theksuar para Këshillit të Ministrave se realisht Qeveria e Kosovës po angazhohet me të gjitha kapacitetet dhe me përkushtimin më të madh për përfundimin e suksesshëm të procesit të pavarësimit të Kosovës, si dhe është duke punuar maksimalisht me gjithë formacionin politik të vendit, me bashkëpunim të ngushtë me Uashingtonin dhe Brukselin, për përmbylljen e kësaj çështjeje madhore.
    Kabineti qeveritar në ketë takim të hapur edhe për mediat vendëse dhe të huaja, të cilat gjenden në Kosovë për të përcjellë zhvillimet e fundit, ka miratuar një sërë vendimesh dhe ligjesh, ndër të cilët edhe vendimin për inicimin e procedurës për hartimin e Projektligjit për Presidentin (ZKM), me anë të të cilit do të rregullohen të drejtat e presidentit dhe familjes së tij pas përfundimit të mandatit, si dhe është miratuar projektvendimi për inicimin e procedurës për hartimin e Projektligjit për Diasporën (ZKM), me anë të të cilit njihet roli i diasporës shqiptare në ecurinë e proceseve në vendin tonë.
    Po kështu është miratuar edheplani vjetor të punës së Qeverisë (ZKM), me ç’rastZyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë koordinimin e punëve me të gjitha ministritë për përgatitjen e këtij plani.Me këtë rast është vlerësuar se plani paraqet një pasqyrë reale të mundësive dhe kapaciteteve për realizimin e pjesëve të obligimeve që dalin nga Programi i Qeverisë.
    Gjithashtu është miratuar strategjia legjislative për vitin 2008 (ZKM), e cila është hartuar nga grupi punues qeveritar që është themeluar me Vendimin e Qeverisë nr. 03/2, të datës 17 janar 2008, duke u bazuar në akte dhe dispozitat ligjore, si dhe në bazë të planeve legjislative për vitin 2008, të miratuara dhe të ofruara nga të gjitha ministritë, me qëllim të hartimit të një strategjie në harmoni me rrjedhat politike në Kosovë dhe në harmoni me legjislacionin evropian dhe planin e partneritetit, si dhe është miratuar vendimi për eliminimin e kolizionit ligjor dhe njësimin e ligjeve (ZKM), i cili ka dalë si rezultat i vështirësive të krijuara nëlegjislaturat e kaluara, ku janë miratuar ligje në të cilat ekzistojnë mospërputhje dhe kundërthënie në mes tyre. Me qëllim të zbatimit efikas në praktikë dhe shmangies së paqartësive është propozuar themelimi i një grupi punues me përfshirje të gjerë, i cili do të shqyrtojë të gjitha konfliktet eventuale ndërmjet ligjeve dhe do të rekomandojë veprimet e caktuara. Nga fusha ligjore është miratuar edhe vendimi për themelimin e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve (ZKM), i cili do të mbikëqyrë një numër të madh të ligjeve që janë në fuqi dhe nuk zbatohen në praktikë ose ka ngecje në zbatimin e tyre, dhe është aprovuar kërkesa për shqyrtimin e ligjeve që janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe nuk janë nënshkruar nga PSSP-ja (ZKM).
    Kabineti qeveritar ka miratuar në vazhdim të mbledhjes së sotme edhe vendimin për shënimin e përvjetorit të Epopesë së UÇK-ës (ZKM), me qëllim që manifestimi popullor Epopeja e UÇK-së të organizohet dhe udhëhiqet në mënyrë solemne nga Zyra e Kryeministrit, ndërkaq ka miratuar udhëzimin administrativ për caktimin e shpenzimeve të reprezentacionit për zyrtarë të institucioneve të Qeverisë së Kosovës (MSHP); udhëzimin administrativ për përcaktimin për një pagë të të emëruarve politikë (MSHP); udhëzimin administrativ për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës (MSHP)dheudhëzimin administrativ për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) në Qeverinë e Kosovës (MSHP).
    Gjithashtu për riaktivizimin e grupeve për tranzicion kishte një pajtim të përgjithshëm të kabinetit qeveritar, me ç’rast kryeministri Thaçi ka emëruar si koordinator për tranzicion, këshilltarin e tij politik, z. Lirim Grajçevci.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Pavarësia më 17 Shkurt 2008!

    Ministri i Jashtem francez Bernard Kushner ka deklaruar se Bashkimi Evropian do te marre se shpejti nje vendim te q arte per te ardhmen e Kosoves, e cila pritet qe shume shpejt te shpalle pavaresine nga Serbia. Sipas Kushner, ky veprim do te behet pavaresisht kundershtimeve te Serbise per pavaresine dhe misionin e BE-se.
    "Ne pritem zgjedhjet presidenciale ne Serbi, qe nxorren ne krye presidentin proevropian Tadic. Serbia nuk ka dale nga procesi i saj zgjedhor. Se shpejti do te marrim nje vendim per Kosoven, meqenese gjithcka ishte e bllokuar", ka pohuar Kushner.

    Nderkohe burime te aferta me qeverine Kosovare kane bere te ditur se presin driten jeshile te BE-se per te shpallur pavaresine, e cila mund te ndodhe nje dite para 18 shkurtit, kur do te zhvillohet nje mbledhje e ministrave te Jashtem te BE.

    Top Channel
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    I FTOJ QYTETARËT TË ÇOJMË MESAZH PAQEJE NË BOTË

    Nga Vedat Vllasaliu / Petrit Musolli
    Jan 30, 2008, 22:32


    Zenun Pajaziti, minister i Brendshem ne Qeverine Thaci

    JAVA: A jeni përgatitë për Shpalljen e Pavarësisë?



    Zenun Pajaziti: Kosova po shkon pakthyeshëm drejt shpalljes së pavarësisë dhe kjo do të bëhet në koordinim të plotë me partnerët tonë ndërkombëtarë. Si e ka cekur Kryeministri Thaçi dhe PSSP-ja z.Ruecker, në takimin e fundit të Këshillit të Sigurimit, Kosova është e gatshme për hapin e ardhshëm që është shpallja e pavarësisë dhe është e gatshme për të vepruar si shtet i pavarur.

    Kosova ka vite që është e përgatitur për të funksionuar si shtet, tanimë kanë mbetur vetëm procedurat ceremoniale për shpalljen e pavarësisë, e cila do te pasohet nga njohja e shpejtë nga partnerët tanë në Washington dhe vendet kryesore të BE-së.



    JAVA: Si do të menaxhoni me situaten e sigurisë nëse ajo cenohet, sidomos nga komuniteti serb të cilët shumëherë kanë kërcënuar se do të reagojnë në forma të ndryshme nëse shqiptarët shpallin pavarësinë?



    Zenun Pajaziti: Nuk e përjashtojmë faktin se do të ketë njërëz që nuk do të pajtohen me realitetin që do të krijohet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe kjo mund të reflektohet edhe në situatën e përgjithshme të sigurisë në vend. Por ne jemi të përgatitur që së bashku me strukturat relevante vendore dhe ndërkombëtare të ruajmë rendin dhe qetësinë në Kosovë për të gjithë qytetarët pa dallim.



    JAVA: Cilat janë masat konkrete? Na specifikoni?



    Zenun Pajaziti: Çdo strategji e strukturave vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë është e mbështetur me plan veprime konkrete te cilat do te zbatohen në rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.



    JAVA: A ka mundësi të na e përshkruani “Operacionin Statusi”?

    Çka përmban, si është planifikuar të zbatohet. Në çka është përqëndruar…?

    Sa pjesëtarë të policisë do të jenë të përfshirë në këtë operacion?



    Zenun Pajaziti: Hartimi i planeve të tilla dëshmon qasjen tonë proaktive për të ruajtur rendin dhe qetësinë në Kosovë në këte periudhë të rëndësishme. Në këte plan janë paraparë disa masa preventive që të sigurohemi që situata të mos eskalojë. Ne jemi vigjilentë, por nuk besojmë se do të ndodh asgjë e jashtëzakonshme. Sidoqoftë, në rast se ndodh e kundërta institucionet e Kosovës në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë përgjegje adekuate për situata të tilla.

    Ndërsa, jo vetëm policia, por ne po punojme me tërë mekanizmat institucional që të kemi një mobilizim të përgjithshem që në diten e shpalljes së pavarësisë dhe tutje Kosova të dërgojë mesazhe pozitive në mbarë botën. Në këte kontekst, ftoj edhe qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen kësaj fryme dhe të ecim së bashku përpara.



    JAVA: A jeni konsultuar me KFOR-in dhe Policinë ndërkombëtare për zbatimin e këtij operacioni? Kush do ta udhëheqë këtë operacion: kosovarët apo ndërkombëtarët? Cili do të jetë bashkëveprimi me KFOR-in dhe Policinë ndërkombëtare?



    Zenun Pajaziti: Raportet me KFOR-in dhe Policinë ndërkombëtare janë në nivelin me të lartë të mundshëm. Ne kemi kontakte të vazhdueshme dhe të gjitha planet operative janë të harmonizuara në mes strukturave vendore dhe atyre ndërkombëtare. Ne jemi koshientë për përgjegjësitë tona dhe në bashkëpunim me partneret tanë ne do të sigurohemi që secili të jetë në krye të detyrës. Jo më kot ne kemi ndjekur qasjen e shpalljes së koordinuar të pavarësisë.



    JAVA: Nëse serbët në veri shpallin pavarësinë e veriut, si janë kërcënuar në rast se Kosova shpall pavarësinë, si do të reagoni?



    Zenun Pajaziti: Besoj se çdokush është i vetëdijshëm për parimet e Grupit te Kontaktit për tërësinë territoriale të Kosovës. Kosova do ta shpall pavarësinë në tërë territorin e saj dhe si e tillë do të njihet nga SHBA, BE dhe shume vende tjera.



    JAVA: A keni ndonjë strategji si do të veproni në veri apo thjesht do t’ia leni KFOR-it të mirret me këtë situatë dhe ju do të jeni vetëm vëzhgues?



    Zenun Pajaziti: Ne kemi strategji dhe plane operative në bashkëpunim me KFOR-in. Ne kemi marre garancitë e nevojshme nga KFOR-i për sigurimin e tërë territorit të Kosovës.



    JAVA: Pjesëtarët serbë të SHPK-së a do të shërbejnë në vendbanimet serbe e sidomos në veri kur të shpallet pavarësia – apo a keni frikë se ata mund të dezertojnë dhe të solidarizohen me qytetarët e veriut dhe vendeve tjera të banuara me serbë – të cilët parashikohet se do të kundërshtojnë dhe protestojnë kundër shpalljes së pavarësisë? A janë të trajnuar këta policë për raste të këtilla?



    Zenun Pajaziti: SHPK-ja është një institucion multietnik dhe të gjithë pjesëtarët e saj pa dallim kryejnë përgjegjësitë e tyre konform ligjit. Nuk dua të bëj dallime dhe të krijoj dualizma brenda vet SHPK-se. Zërat për dezertim të pjesëtarëve të SHPK-se nga rradhët e komunitetit serb më shumë janë në rrafshin spekulativ. Sidoqoftë, ne i konsiderojmë institucionet si të shenjta dhe çdo sulm mbi to do të jetë i papranueshem dhe ne do të jemi të pakompromis ndaj të gjithë atyre që ndërmarrin akte që janë në kundërshtim me ligjin.



    JAVA: Zakonisht në çdo protestë situatën e kanë udhëhequr ndërkombëtarët?



    Zenun Pajaziti: Do theksoja edhe njëherë se përgjegjes për sigurinë në Kosovë janë SHPK-ja, KFOR-i dhe Policia e UNMIK-ut. Përgjegjësitë e tyre janë të ndara dhe të kjarta. Por ne ndajmë interesa dhe përgjegjësi të përbashkëta.



    JAVA: Ju i keni ftuar serbët që të bashkëpunojnë më ngushtë me institucionet kosovare për ndërtimin një të ardhme europerendimore. A mendoni se mundet të realizohet kjo duke pasur parasysh të kaluemën e shqiptarëve dhe serbëve?



    Zenun Pajaziti: Nuk bëj apele të tilla po të mos kisha besuar se një gjë e tillë është e mundshme. Është botërisht e njohur aspirata e qytetarëve të Kosovës, për një shtet të pavarur e sovran, të integruar në sturkturat Euro-Atlantike. Se kendejmi, konsiderojme se Pavarësia e Kosovës është vetëm fillimi i fundit dhe jo përfundim i tërë procesit. Misionin do ta shpallim të përmbushur ditën kur anëtarsohemi në Bashkimin Europian. E ardhmja europiane nuk do te mbetet peng e së kaluarës.



    JAVA: Në disa anketa me serbë –ata janë shprehur se nuk i besojnë SHPK-së, a mendoni se do të bashkëpunojnë me ju si keni kërkuar ju nga ta?



    Zenun Pajaziti: SHPK-ja është duke u funksionalizuar dhe është duke i ngritur kapacitetet e veta për ushtrimin e përgjegjësive. Ne jemi të përkushtuar që të sigurohemi se SHPK-ja të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallim. Ndërsa edhe roli i qytetarëve është jo më pak i rëndësishëm. Ata duhet të bashkëpunojnë dhe t’i besojnë SHPK-se, në mënyrë që të sigurojmë një ambient të qetë për të gjithë.



    JAVA: A ka mundësi që qytetarët e Kosovës të provokohen nga shteti i Serbisë kur të shpallet pavarësia? Nëse ndodh kjo a do të ballafaqohet edhe SHPK-ja me këtë situatë spo jeni këshilluar nga KFOR-i që të mos reagoni dhe ta leni komplet në duar të KFOR-it këtë situatë. A e keni diskutuar më KFOR-in dhe policinë ndërkombëtare si do të reagoni në një situartë të tillë edhe pse kjo është një pyetje hipotetike – por shumë e parashikueshme?



    Zenun Pajaziti: Është për keqardhje që Serbia ende po vazhdon me një qasje e cila nuk ndryshon shumë nga parktikat e kaluara. Kosova po shkon pakthyeshëm drejt shpalljes së pavarësisë dhe kjo do të bëhet në koordinim të plotë me partnerët tonë ndërkombëtarë. Ne do të levizim përpara dhe do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë si dy shtete fqinjë në të ardhmen. Por në asnjë rast nuk do të lejojmë që të cenohet siguria e qytetarëve të Kosovës dhe këte do ta bëjme në bashkëpunim me KFOR-i dhe mekanizmat tjerë relevantë.





    JAVA: A keni zhvilluar takime edhe me qytetarë shqiptarë të Kosovës se si të reagojnë në ditën e shpalljes së pavarësisë? Duke u bazuar në përvojat e festimeve të mëhershme shpesh dijmë me huq si me festue në mënyrë normale?

    Si me e normalizue festimin e shpalljes? A keni ndonji plan-program?



    Zenun Pajaziti: Ne fillim të intervistës e ceka se jemi në pregaditje të procedurave ceremoniale për shpallje të pavarësisë. Ne po mbajme takime dhe vizita në të gjitha anët e Kosovës dhe me të gjitha komunitetet. Poashtu, i bëj thirrje edhe mediave, shoqërisë civile dhe qytetarëve në përgjithësi që të kultivojnë këte frymë të sjelljes me dinjitet si vlera civilizuese të botës së qytetëruar.



    E tërë bota është duke përcjellur me vemendje zhvillimet në Kosovë. Ne duhet të kemi kujdes se çfarë mesazhi dërgojmë te miqtë tanë.



    Ne i ftojme qytetarët e Kosoves të na bashkohen në angazhimet tona dhe të festojmë këte akt historik me dinjitet. Ne kemi qenë dinjitoz, kemi sakrifikuar, çdo qytetar i Kosovës ka hise në këte proces historik, prandaj si të tille duhet të sillemi edhe në ditën e shpalljes së pavarsisë së Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    POLITIKË Shpallje dhe festë dinjitoze


    Deklaratat kundër pavarësisë, kreu i ekzekutivit i ka injoruar, duke thënë se ai do të vazhdojë të punojë me të gjithë ata që punojnë për pavarësi

    Bajram Lani
    Prishtinë, 7 shkurt

    Zëra për shtyrje të shpalljes së pavarësisë mund të ketë vetëm në Beograd, ngase në Prishtinë, në Bruksel dhe Uashington gjithçka është e përfunduar. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, të enjten pas mbledhjes së Qeverisë, duke hequr dilemat rreth shpalljes së pavarësisë brenda një periudhe shumë të shpejtë. Ai ka thënë se nuk ka çka të diskutohet më për pavarësinë, ngase është punë e kryer dhe vetëm kërkohet përfundimi i përgatitjeve për shpallje. Deklaratat kundër pavarësisë, kreu i ekzekutivit i ka injoruar, duke thënë se ai do të vazhdojë të punojë me të gjithë ata që punojnë për pavarësi.

    Mst; Festim dinjitoz

    Kryeministri Thaçi ka thënë se gjithçka për shpalljen e pavarësisë është e kryer, vetëm kanë mbetur edhe disa detaje të vogla. Ai ka shprehur angazhimin e të gjitha institucioneve të Kosovës në nivelin qendror dhe lokal për përfundimin sa më të shpejtë të procesit dhe për përgatitjen dinjitoze për ta festuar ditën e pavarësisë. “Dita e vendimit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës duhet të jetë ditë e festimit dinjitoz. Si popull dhe si vend kemi investuar më se një shekull për këtë ditë historike të madhështisë, pas çlirimit të Kosovës në qershor të vitit 1999. Unë jam i bindur se ne do të kemi sukses me shpallje dinjitoze, me kremten e festës dinjitoze dhe me një sjellje shumë të civilizuar”, është shprehur Thaçi. Për ta festuar këtë ditë, Qeveria e Kosovës ka ndarë një milion euro dhe ka formuar një komision të veçantë për koordinimin e punëve rreth përgatitjeve.

    Mst; Ligji për presidentin dhe për diasporën

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të hapur për media ka miratuar projektvendimin për fillimin e hartimit të ligjit për presidentin dhe ligjit për diasporën. Me ligjin për presidentin, i cili është iniciuar nga Zyra e Kryeministrit, do të rregullohen të drejtat e presidentit dhe familjes së tij pas përfundimit të mandatit, ndërkaq me ligjin për diasporën, gjithashtu nga Zyra e Kryeministrit, do të njihet roli i diasporës shqiptare në ecurinë e proceseve në Kosovë. Në mbledhjen e Qeverisë, është miratuar edhe plani vjetor i punës së Qeverisë, me ç’rast Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë koordinimin e punëve me të gjitha ministritë për përgatitjen e këtij plani, ndërkaq është vlerësuar se plani paraqet një pasqyrë reale të mundësive dhe kapaciteteve për realizimin e pjesëve të obligimeve që dalin nga Programi i Qeverisë. Gjithashtu është diskutuar edhe për përgatitjet rreth manifestimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila mbahet më 5, 6 dhe 7 mars. Epopeja e UÇK-së do të organizohet dhe udhëhiqet në mënyrë solemne nga Zyra e Kryeministrit.

    BOX:
    Zvogëlimi i shpenzimeve jep rezultat

    Qeveria ka vlerësuar se janë shënuar rezultatet e para në zbatimin e zvogëlimit të shpenzimeve buxhetore. Me këtë rast, në mbledhjen e radhës Qeveria ka miratuar udhëzimet administrative për caktimin e shpenzimeve të reprezentacionit për zyrtarë të institucioneve të Qeverisë së Kosovës, për përcaktimin për një pagë të të emëruarve politikë, për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës dhe udhëzimin administrativ për përdorimin e telefonave fiks dhe mobil në Qeverinë e Kosovës, të gjitha të dala nga Ministria e Shërbimeve Publike. Veç tjerash, kryeministri Thaçi ka bërë të ditur se ka emëruar këshilltarin e tij politik Lirim Greiçevcin, në detyrën e koordinatorit të grupeve për tranzicion.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15

    Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt

    Shpallja e pavarësisë do të bëhet më 17 shkurt, bënë të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA, duke u thirrur në një burim të afërt të kryeministrit kosovar Hashim Thaçi.

    Agjencia italiane shkruan se kjo datë është përmendur edhe nga mediat kosovare. Sipas agjencisë ANSA shtetet e para që do të njohin pavarësinë do të jenë SHBA, Gjermania, Franca dhe Anglia.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot sërish nuk përcaktoi një datë rreth shpalljes së pavarësisë, por ai tha se kanë përfunduar përgaditjet për shpalljen e saj.

    “Në Prishtinë, Bruksel dhe Uashington gjithçka është e përfunduar dhe zëra për shtyerje mund të ketë vetëm në Beograd”, ka deklaruar Thaçi, pas një séance të rregullt të Qeverisë.(ANSA)

    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  6. #16
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    Hajde te shpresojm se fort afer eshte afrue kjo date mirpo aq shum ka humbur besimi te ish qeveritaret e kaluar me ato data te pa kuptimta ,te shohim se si do te na dalin keta te qeverise se re te Thaqit njiher pernjiher mir jan kah shkojn te shohim me tutje shpresojm pra te je 17 shkurti 2008 data dhe dita me e mir dhe me e madhe qe i ka ndodhur kosoves ndonjiher pra Pamvarsia njiher e pergjithmon, nga thundrrat e huaja.
    URIME FITOREN PDK

  7. #17
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    ishalla more Zot eshte me 17 booll ma kan lodh kryt tu e shty ...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Post vendoset data perfundimtare e pavaresise se kosoves

    po eshte mese e vertet shqipe
    vendoset data perfundimtare e pamvaresise se kosoves
    ajo do te jete me 17 shkurt 2008
    cika e djem te kosoves me ne fund shqipnia do te mare
    fryme lirisht
    pasi zemra e saj tani ka nisur te punoje
    e tani duhet qe dhe cameria te jete e jona
    qe te kete mundesi te punojne edhe mushkrite tamam
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. #19
    DaJeTiRoNe SOP Maska e Visushi
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    20
    Menoj se ka ardh momenti qe te themi "Rrofte Kosova e Lire"

    E punofshin me shnet e me SHTET ....!

    Visi
    Shqiptar ne shpirt ...
    Tironc ne zemer...

  10. #20
    Perhajer na kofte Kosova e Lire, por do te kisha dashur te di se si kan ngel disha ceshte kryesore si Emri (Kosove apo Dardani), Flamuri, Hymni, Stema etc. Ju lutem kush ka info te sakta te tregon jo ti thoni idete e juaja se si duhet te jene se ka shume tema te tilla, por meqe data eshte caktuar besoj se edhe ket detaje me vec duhet te jene caktuar?

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •