Liridon..beje ti nje keng me te bukur.. hajt cik mos prito..
Provo e bej nji poezi..se vec kritika ban..
qyre ni here...lol.
Liridon..beje ti nje keng me te bukur.. hajt cik mos prito..
Provo e bej nji poezi..se vec kritika ban..
qyre ni here...lol.
O Brari, Liridona nuk din me ba vjersha.Pasha daden me qef kisha me i shkruejt ketu e me ma ba naj vrejtje(jo politike sic bani A.Doqi me nje cikel te mrekullueshem te sjelle ne forum nga Pentesilea).
Por kjo sdo te thote se nuk e shijoj poezine e kur ajo shkruhet keq s`mund ta le pa thene noj fjale(qe heren tjeter te shkruhet me mire).
njashtu te past dada!
Liridona
shum te bukura, dhe ca prekse!.keto vargje--==-- te thuara,ne poezi e (prozzz)
SHQIPERI,"ka SHUM mot te qaj me lot Ty" KOSOV" te qaj Sot?!)
,,si po luan me ne kjo (Bot)--Bot e eger o genjeshtare!")
Ti Shqiptaret i qiti fare--tuj mashtru me (letra pare!>
sa per buk me ba idare...
aman Burra mem Ndegjua *LIRIN* ton me e Gezua* tokat tona mej punua vendin ton me ndertua*...
kthehnu," Djema ne Shpi te vet. Buk e kryp e mjalt me gjet!*
te gjith Boten e kerkova si vendin tim asgje s'shijovA!> perplot me lule e malije,
eren aromes* askund se ndije!)vim e shkojm --==e shkojm e vim, malli [zemren]po na shkrin.digjem e shkrihem por si qier,s' po shofim drit*veq erresire>!!!!!!!
"Vall, per te miren e mjer per t'keqen,as njiher punet s' nau ndreqen!")NE DUART TE HUAJA GJITHMON MBETEM!>)
haj medet per ket Shqiptari veq kan mbet tuj formu Parti!.
,, Un po di e ti s' po din,kurr nuk shkuan punet ne Drejtim*
e kujt ti ankohem e kujt?. ti DREJTOHEM-- askush s' po e merr fajet mbi vete?!.
s' po me vjen mir per" vargjet" e mija po, keshtu>)me kaploi stuhija--shtjerrem ne lot si Femija!>...si Femija qe rritet pa (Nan) se nxen Diell se nxen Han!!!!!!)
"KURAJO SHQIPTAR NGRITNJU NE KAM SHOJI* SHOIT BES MEJ DHAN"
TE GJITH NJE ZA O SHQIPE NAN**********
************************
Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII
Më fal Shqipëri, nesër bëhem qytetar i botës së lirë!
Cikli poetik i poetit Leke Gjoka botuar ne Gazeten illyria te Nju-Jorkut(New York) Amerike .....
Kacavirren mendimet
Kacavirren mendimet në pemen e merzisë
qiejt shpirtërorë i ledhatoj me buzëqeshje
mendimet veshin trikën e trishtë
ndal frymen ; e një çast mendimet i gjuaj me heshtje !..
Ngatërrohën planetet e dashurisë
në ketë stinë dashurie ngatërrohen rrotullimet
dielli i shpreses mundohet të mos japë shpirt
megjithese drejt shtratit te vdekjes po shtriqen përqafimet !..
Pemet shpirtërorë po thahen e lëshohen ne denesa lotësh
se dikur pas puthjës rigonte ëmbelsi
e zjarri i ngrohtësise oqeane epshesh shijonte
dhe male trishtimesh e tonelata thashathemesh i bënte hi !..
Kacavirren mendimet në pemen e merzise
trishtimin mundohëm ta gjuaj me heshtje
shtrij duar e ledhatoj imazhin e dashurisë
dhe s’dua ti pres bilete vdekjeje !...
Amerikes iu mbushen sytë me lot
-Ushtareve Amerikane
qe rane herokisht në kerkim të lirise.
Ju puthjen e varroset në heshtje
të përlotura rete iu veshtrojne nga lart
u niset udheve të vdekjes me pak rreze shprese
që Lirine popujve të robëruar tiu sillnit në prag !..
Nga lart rete rigojnë shi të idhet baroti
përdore me vdekjen ecni në cdo hap
qe të kapni ato qe në kopshtin e brishte mbjellin
vdekjen e terrorin
dhe qe popujve lirinë iu mbyllen në kafaz !...
Por…Një çast vdekja shtrihet plot qejf
duke harruar që ju vdekjen e keni vrarë me liri
vetem puthjën iu varros në heshtjen e blerte
dhe heronjë iu kthen në përjetësi !...
Amerikes iu mbushen sytë me lot
për një çast Amerika ndaloi frymarrjen
shtrin duart plot dhimbje e ferkon heronjtë
e në ndienjen e pavdeksise iu uron Mireseardhjen !...
Nenat
Kur dhimbja ne shpirt të gjuan me shuplaka merzije
dhe dielli shpirtëror te shikon me inat
kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit
vjen nena si ne nje ëndërr të arte.
E dhimbja ne çast iken rreshqathi te mbytet ne det
dhe dielli shpirteror te fal ledhatime
fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh
merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!
Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera
por kur ajo është mungese
ke gjithmone tallaze shpirterore
dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..
Puthja e buzeve
Sakaq dallgezohen rete shpirterore nga epshtet
syte leshojne rrufene qe puthjen e buzeve mbjellin
trupat shkrepetijne pa fikje ngrohtesie
e rete epshore shi te imet rrjedhin !...
Te pres e dashur te Semafori i Jetes
ose me prit tek Treni i Shprese se Madhe
me vete do te sjell Puthjen prej te Verteti
e jo puthjen Tinzare !..
Se atehere dallget shpirterore te epsheve
helmatisen nga idhnimi i ndienjes
syte fiken e puthja loton anes buzeve
qe ne shpine te dashurise i trokasin vdekjes !..
Te pres tek Semafori i Jetes
po qe se nuk vij do te te dergoj imazhin tim
jepi ca ledhatime me flladin tend si Zane e Bjeshkes
se puthja eshte nje trokitje qe ka vetem fillim !....
Shqiperi gezohu per djemte...
-ne takimin e Texasit te SHSHSHA.
Kur nata po mundohet te zgjohet nga gjumi
turruvrap u mbyt ne oqean
notin mire nata kishte mesuar
por llogarite s'i dolen taman!..
Texsasi sonte e nderroi buzeqeshjen
dhe rruget e ndryshuan rrahjen
oqeani po degjonte me vemendje biseden
e me perqafime dallgesh na uroi mireseardhjen !...
S'e dinim se shqiptaret e Dallasit
keto sterniper te Kastriotit
ne damare pa stacion ndalese rendte gjaku i mikpritjes
qe s'ishte pare ne dite te sotit !...
U mbledhen shkrimtare e poete
ngarkuar shpirterisht me vargje e halle
Shqiperi gezohu per djemte
dhe ne djemte gezohemi per Nenen e Madhe
Me dy nena..
-nje ditë para betimit për neshtesi Amerikane
Nata nuk e di pse gjumin e gjuajti më shkelm
dhe ores i tha ti ec por mos bëj zhurme
e ndienjat mërgimin e varin në tel
se zemra përgiditet të udhëtoje në dy udhe !...
Me fal Shqipëri por neser
do të bëhem qytetar i botes së lire
por ti je atdheu im i parë
por ti je nena ime më e mirë !..
Shqiperia më sheh disi e merzitur
shfryn e në këmbë ngrin Jonin e Adriatikun
eh mor bire e di pse keni ikur
por shpirti im do rri gjithmonë i trishtur !..
Se femitë tuj do harrojnë se c’peme i mbolli
se thonë se vendi i huaj të ha
do harrojnë të flasin më gurgullimat e bjeshkëve
e ajri i trishti gjakum ka më ju shpërla !..
Jo nene ti hidhe mërzine e idhnimin n’humere
me shiko se në çast do të te qeshin sytë
te thashe ti je atdheu im i parë
e Amerika e lire atdheu im i dytë !...
Qesh nene se tashti u bera me dy nena
ti qe më mësove të flas me male e dete
Amerika atdheu im i dytë që më fali lirinë
qe nëper bota shqiptareve poi a mbyllin në qelse !...
Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 24-10-2007 më 19:38
Pse qan flamuri ?..
Kur vjeshta valixhet e stines gadi ben
qe dimrit me tapi kohen tia leshoje
ne Shqiperi mbi te thepisurin shkemb
nje flamur i kuq nis te valoje !..
Valviten ai ne kater anet
ne cep te saj shoh buleza loti
nuk e di pse valle flamuri qahet
qe kur vdiq Gjergji i Kastriotit !...
Permes dallgeve te Atlantikut
permes Jonit e Adriatikut
permes ndienjes se shqiptarise
permes Drinit te djalerise
ne shkemb tek flamuri imazhin ndaloj
dhe lotet mundohem tia lehtesoj !...
Cfare ke flamur valle pse qan
se lote te kuq te kembet me rane
Kosova me pavarsi e liri po lahet
flamuri hap syte , e me buzeqeshje
thote se liria s'shahet !..
E di flamur me shume mos fol
se Kosoves flamurin ia lyne me boje
dhe boja ty e shqiptarit i ben alergji
por shko ti ne Kosove se je ne cdo shtepi !..
Ne shpirt flamuri pak u lehtesua
ne bjeshke ndalon e pine uje ne krua
e shikon vajzat qe po i mbyt vetmia
se udheve te kurbetit ka ike djaleria !..
Eshte ftohur puthja, djepi eshte thate
ne mergim femija me shqip nuk qan
s'do tia di ai per flamurin me shkabe
se vendi i huaj gjakun ta shperlane
e gjysherit ne varre me rehat s'rane !..
Qetesou flamur se prape do vime
sa ikem pak per te vrare varferine
e per tu vyshkur s'e lame vajzerine
se s'jetohet dot pa dashurine !..
Nuk te rrej per zoten ,shihme ne sy
nje dite do kthehemi ne Shqiperi
megjithese atje ka sherr e shamate
une jam i djathte e ti i majte
une jam toske e ti je gege
veq ti flamur gjithmone je mbret !...
Ndaj ndali lotet , nuk di pse qan
fati i shqiptarit keshtu qe shkruar
por tashti e kemi gjetur vane
e drejt Europes do udhetojme te bashkuar
Lek Gjoka
Jacksonville Florida nentor 2009
Bjeshket po qajne
Bjeshket po qajne, lumi ndal frymen
dielli me nuk fal ngrohtesi
krisma e vdekjes ia ndali zemren
se kishte vdek cdo bese e burreri !...
Lot , lot sa lot sot derdhi gjithesia
femi jetima ne listen e gjate
o zot c'po ngjet tek Shqiperia
kush valle e mbodhi kete lengate?!..
A ishte Leka, a ishte Kanuni
jo jo te dyja kane ike te lumi!..
Po valle atehere kush i thirri ngujimit
dhe femite s'pijne me si dikur ujin e burimit !..
S'ka me lodra e mesime ne shkolle
por ka gjakmarrje qe n'dere e kane mbodhe
por ka edhe sa dite do te jetoj
a do burrerohem pa shku tek kroi?
Kur ne varreza do ta kem vendin
dhe me lote prape do te qaje gjithsia
se jeta rrin ne fije te penit
vetem tek ti o Nene Shqiperia !..
Ndaj zgjou nga gjumi shqiptar i shkrete
se di pse zoti te ka mallkuar
perdite luten te gjitha fete
qe vellau me vella mos me u c'burreruar!..
T'mos kete ngujime as mort as vaje
t'mos kete jetime ne sofren e jetimeve
t'mos kete me vrasje per nje fjale ne ajer
t'mos kete me lot Shqiperia ime !..
Ndaj Leken ta ruani ne histori
dhe ta lavderoni per burreri
Kanunin mire e mire ta lexoni
por ligjin e jetes sot ta zbatoni
Dy prind dhe zoti jeten ta dhuroi
dhe askujt ate nuk ja ke borgj
femijet te lire te pine uji tek kroi
dhe falje te kete shoqi me shoq !..
Lek Gjoka
shtator 2009
Jacksonville Florida
Krijoni Kontakt