Urime Kallmeti, dita e sotit nuk të ka shkue ders. Ke bërë poezi të bukur.
me respekt,
Urime Kallmeti, dita e sotit nuk të ka shkue ders. Ke bërë poezi të bukur.
me respekt,
Ky eshte titulli i nje artikulli qe gazeta "Bota Sot", e cila botohet ne te gjitha kryeqytetet e shteteve te Europes dhe ne shume shtete te Amerikes, flet per poetin Leke Gjoka.
Leka eshte anetar i rregullt i Forumit Shqiptar dhe njihet me emrin Kallmeti.
Me poshte keni imazhin a faqes se gazetes ku flet per Leken dhe gjithashtu vete Ai mund te botoje shkrimin e gazetes dhe te postoje poezite e tij, ashtu sic e ka bere deri tani ne forum.
Lek! Kam lexuar vellimin tend me poezi "Lotet e puthjes" dhe me ka pelqyer. Ketu mund te vecoj njeren nga ato.......
PRIT PAK
Prit pak! - me the
dhe eres ia more vrapin,
dhe diellit ia more ngrohtesine.
Prit pak!- me the, ike u largove
Era te dha vrapin, shpejt u ktheve
Dielli te dha ngrohtesine.
Mua te ma dhuroje
Prit pak........
Dhe ti erdhe !
Urime..![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
Mrekullisht e bukur Leke, dhe me fal per sugjerimin e meposhtem, mbase nuk me takon fare, po tek:
Qesh fytyra e Bjeshkeve të Nalta
kur shqip era nis e flet
dhe u nisen n'udhna t'largta
rrokullimthi në kurbet !..
dy rreshtat e fundit kalojne ne kohe te shkuar (shumes) e mua me ngaterron. Thjesht nje sugjerim i vogel, duke menjanuar cdo lloj keqkuptimi. Pavaresisht nga kjo, e gjitha eshte e mrekullueshme.
Me respekt!
I urojme shume suksese poetit tone Leke Gjokes e pse jo edhe cmimin Nobel ndonje dite.
Pshd. Dodoni
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Te lumte
Shume suksese
Dodoni
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Pershendetje te perzemerta!
Lek te falenderoj per poezine tuaj kaq magjike.
Une nuk kam lexuar asnjehere nga ti dhe jam i impresionuar nga vargjet e tua te bukura.
Gjynah qe nje mendje e dlirte si e jotja te tretet ne nje dhe kaq te larget.
Te pershendes ty dhe adhuruesit tuaj me pak vargje te miat:
Lamtumire!!!
Mbush me halle s'mun durova
mora rrugen per me ike
Vlore, Otranto, Itali
edhe mrrita n'Amerike.
Nana e shkrete po kjan me malle
A do te kthehesh bir noj dite?
Un i them "se pac me ardhe"
por s'kam ba letrat n'Amerike.
Eh, lamtumire pra nane e moter
lamtumire bjeshket e shkreta
Lamtumire oxhaku n'voter
lamtumire per sat jet jeta.
Ka me dal tash nana e shkreta
neper dasma nder komshi
por ka me ju djege asaj zemra
se djal as nuse s'ka ne shpi
Ne ket vend tash ku jam trete
nuk me gjindet ma nishani
ndersa nana ime e shkrete
eshte e vdekur per se gjalli.
Lamtumire pra viset e mia
qe po treteni dalngadale
gjemon deti ne Otranto
tundet varka vale mbi vale.
Neser heret kur mbi dhe
prape nji diell ka me shndrite
e mua shume uje e dhe
do m'ndajne nga vendi ku jam rrite.
Shqiptare te dashtun, Zoti jua bafte te lehte kurbetin!
Ndienjat i shtroj në spital!..
***************************
Përjashta shiu lëshohet turruvrap drejt tokës
engjujt e shpreses në krahe me marrin
më bejnë një xhiro anemban botës
e vrapin në Florida ndalin !..
...Ndienjat mu keputen krejt
kur nga lart Bjeshket më njohen buzëqeshjen
ndalu birë pak!- më thanë me nejte
por veç i shikoja e flisja me heshtjen !..
E lotët nxitojnë nëpër faqe
në det rane e u mbytën menjeherë
e di Atdhe ke shume stacione ndaljeje
dhe ndienjat tek ti me trenin e eres janë tu erdhe !..
Padashje hedh sytë poshtë Adriatikut
lulët e dhimbjes në mes te detit kishin mbirë
dallget i gjuanin me shuplaka në të ikur
mordja kish ngarkuar në shpine djalerinë !..
Në qiejte e Europës sakaq ndienjat rendin
tek semaforet e turpit rri lakuriqsia me skllaverinë
të tjeret me pash iu shesin nderin
...Oh zot!-Ç'po ndodh kështu me vajzerinë?!..
Engjujt e shprese në krahë me marrin
e xhiro anembane botës i rashe
lotët e shpirtit në kor nisin vajin
ndienjat më semurën ndaj i shtroj në spital për ilaq !..
24 dhjetor 2002
Lekë Gjoka
Mire e the o trim: "Cpo ndodh keshtu me vajzerine?!".
Pergjigjen, e ka te rende e te veshtire kjo pyetje.
"Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"
Krijoni Kontakt