Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 66
  1. #11
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Syte e tu!...poezi nga Lek Gjoka

    Syte e tu !....

    Pak çaste syte e tu
    me fluturuan një buzeqeshje
    zemerimi vdiq dhe ra në perru
    ashtu i zhurshem e pa heshtje !..

    Afroju pra si dikur
    kur naten e gjuanim me shkelma
    e mallit i vinim një gur
    kur në apelin e mbrembjeve ishte mungesa !...

    Pas krahevezhurme femijore
    dhe tym mergimi me oke
    rrëshqasin ca perqafime gojore
    qe trupin t'mos na e kapi ndoj i ftohtë !..

    Stuhi dikur kishin syte
    stuhi dhe epshe dashurie
    qe shkrinin asbejger perdite
    e në pritje të puthjes rrije !..

    Serishmi naten e vrame
    dhe trupin e kaploi flaka
    ndienjat në krevatin shpirtëror ranë
    që ashtu ngadalë të shuhej shtrëngata !..

    Lek Gjoka -Kallmeti Florida 2002

  2. #12
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Enderr amerikane apo djall..-tregim nga L.Gjoka

    Ënderr amerikane apo djall?..
    tregim.(nga Lek Gjoka)
    Një mjergull e dendur ia kishte behtur papritur duke ia turrullosur me shume ate koken e vogel tullaqe ku ca cime te holla flokesh kishin mbire ne menyre te çrregullt si vete jeta e çrregut e Syri Matrizit.As vete nuk e dinte se si ishin rrokullisur aq shpejt ne dyshezen e mergimit ato kater vjet plot me halle dhe strese.Rreshqiste me padurim me ate fordin e lodhur rruges qe te dergonte tek banka.Ishte lebetitur fare duhet te pagonte plot dy mije dollare qe te nxirrte te ashtequajtur gruan e tij Sandra Smith nga burgu.-Djalli e marrte-bebezoi si neper dhembe duke hedhur nje veshtrim ashtu koturu perjashte xhamit te makines.Në të dale te Mandarinit dalloi nje vene gri me nje flamur te madh shqiptar dhe pa e kuptuar as vete sesi iu rrokullisen ndienjat larg shume larg ne Shqiperi...Era e ngrohte e Adriatikut se si ti fryente mushkerinjte.Pranvera ashtu pa ndroje kishte trokitur ne lulet e pemeve por as vete Syri nuk po e kuptonte dot kete pranvere.Diçka si turullime ia kishte kapluar mendimet.-Oh zot-psheretiu si me vete duke tehequr vemendjen e Pjeter Currit shokut te tij te ngushte .Pjetri e shikoi drejt e ne sy disi i habitur dhe pa humbur kohe iu drejtua.
    -Çfare kemi Syri?
    -Hiç-ia ktheu gjoja si i qete.
    -Ahaahhaaa- qeshi si nëper dhembe Pjetri-me duket se pas pranveres vjen vjeshta pra..
    -Çfare vjeshte -e nderpreu ne mes ai duke e ngritur zerin me vale si nje radio e lodhur
    -Vjeshta pra -ia kthei serishmi i qete Pjetri -te korrurat
    AAAA!-bebezoi si nëper dhembe Syri
    -Të dashuruarit e pranveres e korrin dashurine ne vjeshte me martese-nuk iu durua me Pjetrit dhe kelthiti me te madhe troç.
    Syri qeshi si me ironi.- kush djallin me paske pare mua me Luljeten-i foli pakez vetes-a thua di çdo gje ai?Si u kthjellua disi i hodhi nje veshtrim si enigmatik atij e kapi per krahu dhe u nisen drejt kafes.
    -Për ku?-s'iu durua atij-dhe iu drejtua gjoja si i habitur
    -Per kafe,birra -ia ktheu i qete Syri-te korrurat duan urime
    -Aahaaa!-qeshi si neper dhembe Pjetri
    Piiiiiiiiip!Piiiiiiiiiiiiiip!.Buria e makines prapa ti se si ia treti ato kujtime te largeta te perzier me pak pluhur harresa nga tere ato vite qe kishin kaluar me rrapullime.I hodhi nje veshtrim makines pas ,i ngriti doren duke i kekuar falje ngaqe ishte harruar ne kujtime dhe nuk e kishte pare qe ishte ndezur semafori i jeshilte.E shkeli pedalen e gazit me force tëre nerva dhe e ndali vrapin përpara bankes.Si mori parate ngaqe avokati nuk donte chek por vetem kesh u kthye në
    Sauthsajte.Trokiti si me rrembim në deren e apartamentit ku banonin qe prej tre vjetesh me Luljeten dhe dy femijet Donaldin dhe Danielen.Si me nje kercitje te vajtueshme ajo hapi deren dhe disi e merzitur iu leshua ne krah te Syrit si dikur në breg te Adriatikut.Pa e kuptuar e puthi.Ai e veshtroi një copez here dhe gadi sa siu rrokullisen lote nëper faqe.Të lutem te me falesh-iu duk se si i folen syte e ti.Një heshtje varri kishte rënduar dhe çuditerisht asnjeri nuk po guxonte qe ta vriste kete heshtje.Vetem zhurma e kondishes dhe zeri i televizorit sikur ishin pronaret e vertete te kesaj heshtje te gjate.-Babi!- u degjua nga dhome tjeter zeri i Donaldit-i cili erdhi me vrap dhe iu ledhua në krah te Syrit.
    -Babi -kelthiti ai me nje shikim embelsues femijeror-a do të me blesh kaseten me skupindu-se mami me tha se nuk kemi leke,he babi fol.Ajo tha se do te pagojme shume leke per te nxierre teta Sandren nga burgu!..
    -Po-psheretiu e qete ai dhe beri sikur s'ia vuri veshin fjaleve te fundit.
    -I love you!-babi-unë te dua shume ty por edhe mamin e dua edhe motren-dhe nisi ti perqafonte te dy njeheresh.Nga jashte nje ere e lehte lozte me perden e dritare se hapur.Heshtja kishte kohe qe kishte vdekur.Luljeta e veshtroi drejt e ne sy dhe s'iu durua dot me dhe iu drejtua disi nervoze dhe si me ironi sikur nuk dinte gje.
    -Ç'kemi ndonje te re?
    -Hiç-ia priti ftohte ai
    -Si e kam gruan e burrit tim?-e thumboi ajo si pa dashje
    -Shko e shihe-ia ktheu qete ai-ne burg në qytet e ke?
    -Ne qoftese te kam merzitu po shkoj te jetoj me te ne burg-ia priti serisht Syri dhe u shtri rate ne divan duke i hedhur nje veshtrim te shpejte kujtimeve te kaluare plot idhnim ne Amerike...Duke pire ngadale nje kafe expres vetem nje ne kafe te vogel ne nje cep te San jose bulevard dëgjoi ca hapa qe i ndaluan pas shpine.Ktheu koken dhe nje cast i hodhi nje veshtrim mosperfilles Gezim Cukut.Ia beri me shenje qe te ulet dhe i porositi nje birre ngaqe ai kishte zet nga kafet.
    -He Syri -ia priti ai tere humor duke gerthitur-qesh se shpejt po te bej edhe ty me letra me te..
    -Si!-e nderpreu ne mes ai dhe syte i moren nje shkelqim tjeter.Oh zot -i foli vetes-me duket se shpetova.
    -Po,po -s'iu durua Gezimit-te kame gjetur nje amerikane qe te martohesh nja tre-kater vjet sa te besh letrat.Është pak e moshuar por shume e mbajtur si tridhjete e pese vjeqe duket.
    Ai u step.I hodhi nje veshtrim mosperfilles atij dhe qeshi si me ironi
    -Hahaha!-levizi lehte filxhanin e kafes dhe iu drejtua serish-do te me besh me dy gra ?
    -Në Amerike je beqar -ia priti i qeteGezimi-dhe ke nevoje si çdo mashkull për nje grua qe..
    -Po-e nderpreu ne mes-por vetem per Luljeten gruan time dhe femijet e mi.Sakaq buleza loti i rreshqiten nëper faqe.
    Kishte nje vit qe s'i kishte pare ato fytyra te pa zevendesueshe per te dhe lotet serishmi i rridhnin çurk.
    -Mbaje vetem bre -nuk iu durua me gjate Gezimit dhe bertiti me te madhe duke terhequr vemendjen e te tjereve qe pinin në kafe-a je burre a femi,ty te erdhi shanci ne dere;dhe si per çudi ia befti ne prag te deres Sandra Smith
    bashkshortja e re qe do tia ndryshonte tere rrjedhen e jetes ne Amerike.
    -Hi-pershendeti ftohte dhe porositi nje birre.Syri e veshtroi si me habi dhe qeshi me vete si me ze.
    -Haahaa!-grueja ime pika birre,oj oj paska edhe malboro ne gjep,pa ma flliqka shtepine -fliste si me vete ngaqe nuk pinte duhan i kishte zet ato qe e pinin..............Ejjjjjjjjjj-bertiti me te madhe Luljeta duke iu shkundur kujtimet e mykura-çfarë po kujton ngrihi te flesh ne krevar se u be shume vone dhe neser ke shume punë.U ngrit si dikur ne rini kur mezi priste qe ta takonte,ta mirrte në krah dhe ta puthte mu ne buze te Adriatikut ato buze hollake por teper perveluse.
    Ashtu si duke u rrokullisur u leshuan ne krevat.Për nje çast qendruan në heshtje dhe papritma ai ia dha nje te qeshure me te madhe duke i dhene nje te puthur te forte ne faqe.
    -Ore-iu drejtua Luljeta -perse qesh ?Gruaje jote legale Sandra Smith ndodhet në burg se e kane kapur me droge dhe ti harrove fare.
    -Ne djall te veje grueja e letrave Amerikane!-dhe iu leshua me tere egesine mashkullore sikur ta kishte per here te pare-une ja ku e kam dashurine time paçka qe eshte ilegale ne Amerike por ne i kemi dy deshmitaret tone kryesor te legaizimit tone Donaldin dhe Danielen.Ne djall te veje endrra dhe jeta Amerikane.................
    Kishte kaluar mesi i nates.Zhurmat e makineve godisnin pa pushim kete nate te lodhur plot me halle dhe ilegalitet!....

  3. #13
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Tregim i bukur...realitet i hidhur..Urime
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    usa Boston
    Postime
    6
    Mua me pelqen proza dhe po te them se u ndjeva mire kur e lexova dhembjen e vertete te ketij tregimi.Titulli eshte perfekt,sikur vetem titulli te ishte dhe ne qe jetojme ne U.s.a do ta shihnim tregimin tuaj si ne nje ekran. Sa keq per ne shqiptaret,akoma po vuajme,po poshteohemi dhe perse?...

  5. #15
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    ****

    ****
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #16
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    ëndër e varrosu- cikel poetik nga Kallmeti

    Ëndërr e varrosur
    -bashkfshatareve te mi që humben jeten
    aksidentalisht në mergim!..

    Shtrij duart e shpreses pertej dritare së trishtimit
    qe të ledhatoj sadopak shpirtrat e eres
    ndienjat shperthejnë në rreke merziteje
    e shpirtin e ka kapluar vapa e veres !..

    Ku jam në ketë botë të dehur
    nga avujt e trishtimit e të varferisë
    nga lotët qe varen në sytë e heshtjes
    n'arkivola kthehet shpesh herë shpresa e djalerise !..

    Kallmeti në maje të bjeshkes Vela në dorën mbi sy
    sodit bijte në skafet e fatit në shpinë të Adriatikut
    kthen kokën edhe në bjeshket e Olimpit
    ku djemtë me shprese të përgjakur rendin në të ikur !..

    Sakaq telefonat burojnë lajme
    dhe lot
    një tjeter djale kishtë trokitur në portën e vdekjes
    shperthen kuja buzë Drinit e deri në maje të Veles sot
    e lisat ia keputën në mes buzeqeshjen eres !..

    Shperthen Kallmeti në kuje e vajtime
    e fshatrat per rreth iu drithen misht e shperthejnë në lot
    erdhi makina morde me vdekjen në shpinë
    e në bjeshken Vele tallazohën rete e dhimbjes
    e shperthejnë lumejne plot!...

    tetor 2002




    Në stacion zemer !...


    Jashtë shiu mbush lotët e zbrazura të trishtimit
    dhe nata mundohet te jetoje mes nesh
    qe pak idhnim ia shton edhe mergimi
    e ti pranë meje të mos jesh!..

    Por shikimet e turrullosen mergimin
    dhe dielli i syve shiun në çeles mbyll
    rend nata të mbytet në lume prej zemerimit
    dhe ja ti në ndienja ke hyre symbyll!..

    Sakaq antenat e dashurise zgjohën nga kllapia
    era e ngrohte e puthjes në qeliza rreshqet vale-vale
    ndienjat askush s'do të na i hedhe nga gremina
    në stacionin zemer dashuria t'ka trokitur o vajze!..
    2002,,,

    Në mergim takoj Shqipnine

    Larg ku varferinë kam vrare
    shoh Shqipninë kete zane të bardhe !.
    Dhe ngadale nis t'kuvendoj
    n'udhë t'mergimit e takoj !.

    Heej Shqipni moj nane baroti
    ktheje koken t'flasim pak
    turivaruna retë prej soti
    kanë me ikun prej teje larg!

    Qesh nanamadhja psheretin
    dhe me dore flokeve iu jep
    ah more bire këtu n'mergim
    ajri n'fyt se si me djeg !..

    Ah moj nane mos u pshterit
    ti veç bijte ke erdhe me pa
    prape n'shpine tane ke me ike
    here tu qesh e here tu kja !..

    Eh more bire!-prape m'kthehet nana
    unë po kthehem me rete në qiell
    s'kam nevoje për vize a gjana
    e prape tek bijte kam me erdhe!..

    T'lutem nanë mos ik dhe pak
    se unë mallin du me vra
    iken nana se n'shpi bijtë kanë ba shamate


    Hamalli !.....

    Hamalli tere diten ngarkuar
    me ngarkese hamalli
    psheretin e shikon te vulosurat duar
    dhe prape rreshqet në udhe persepari!..

    E shoh nga larg te çfilitur
    afrohem dhe në kuvend shtrohem gjate
    i them te paguaj shtrenjte e ai në kembe është ngritur
    e serishmi u ul prape!..

    -Çdo mall unë mbaj!-ma kthen i merzitur
    çdo mall qe peshohet në peshore
    s'kam problem pesha te renda per te ngritur
    por jo pesha shpirterore!..

    S'mund ta mbaj dot mergimin
    e n'maunë ta ngarkoj ajo në gjunjë bie
    e pi pastaj ilaqe per te vrare trishtimin
    në diell e ne hije !..

    Oh zot !psheretis si me vete
    e hamalli me shikon me shikim hamalli
    sikur me thote hamall ma te mirë se une s'gjete.,,..
    e di në Shqiperi mergimi vdes perse gjalli !..
    Lamtumire o i huaj hamall...
    dhe rreshqas ne rrotullat e ndryshkura te mergimit
    unë mergimtari !...

    Lek Gjoka

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E ku je o Lek Kallmeti ...mirse erdhe !

    Mos harro ka ndrru Sahati sot. Mos harro me e kurdis.

    Urime per Poezite.. shume te bukura..

  8. #18
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Kushtrim Kosoves

    Kushtrim Kosoves
    -ndal vellavrasjes

    Hej Kosove shihe diellin
    qe shkjau në kafaz ta mbylli
    e prape përçarjen mbjelli
    dhe sherri nëper gjak hyni!..

    Kush jam unë,kush je ti?
    e ç'rendesi ka
    jemi të gjithe nji
    jena shqiptare e jo shkja!

    Po pse atehere djalli ta mbushi
    pushken e vellavrasjes shoq me shoq
    harruat gjakun e deshmoreve qe token e skuqi
    harruat ku ishit dje e ku jeni sot?!..

    Zgjohu pra Kosove se Shqipnia loton
    se trupin ia shkyen shekujt qe rendin
    me morden në shpine
    shihe pra Kosove vellaun qe për ty jeten flijon
    qe t'mos na e mbyllin prape në kafaz lirine!...
    (qan qielli me lot të trishte tue prite pavarsinë!!...)

    LEK GJOKA
    FLORIDA
    TETOR 2002
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #19
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Gjuha Shqipe...

    Gjuha Shqipe...

    Qesh fytyra e Bjeshkeve të Nalta
    kur shqip era nis e flet
    dhe u nisen n'udhna t'largta
    rrokullimthi në kurbet !..

    Shtriqet fusha e pergjumur
    dhe një sy pakez e hap
    shqip iu nis kanges dhe lumi
    shqip nis t'flasin rrruezat në gjak!..

    Shqip nis flet dhe shija e puthjes
    ku dashnia nis e rrjedh
    shqip nis flet dhe loti i humbjes
    kur shpresa n'rrugë na ka ngel !..

    Por..iken shqipja në mergim
    se varfnia duhet vra
    nis femija tue psheretim
    edhe shqip ai nis me kja!..

    Qesh fytyra me vogelushin
    sa mire shqip ai din me kja
    malet jashta frymen ndalin
    deti syte hapi tu pa!..

    Ç'ashtë ky za,kjo gjuhe qe mbjell
    diamante rreth e qark
    e vransinen në det e hedh
    vetem diellin sjell në prag ?!..

    Që sheron malle e trishtime
    t'fohtin n'shpirt në vend ta heq
    e me ty rri n'halle e n'gezime
    e kurre s'lodhet,kurre s'thotë dreq !..

    Gjuhes shqipe i qeshin syte
    në mergim bijte ledhaton
    shqip prapë flasin dhe dashurite
    dhe era e shpirtit veç shqip kendon!..


    Lek Gjoka 30 nentor 2002

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Heu ..t'lumt pena o Lek Gjoka !

    Per at shna Nue hic spo ka lezet ajo Lovju-ja..


    Urime !

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premton t’i vjedh qytetarët, zgjidhet kryetar komune
    Nga presHeva-Lee në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 14:32
  2. Drejtori i TVSH-së i premton besnikëri kryetarit socialist
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 01:58
  3. Edi Rama, premton për të ardhmen?
    Nga tani_26 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-10-2005, 20:08
  4. Qeveria, U Premton Toka Te Huajve
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 00:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •