Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Tregjet botërorë në panik

    (Nga Peshkupauje)

    Mbetet ende per tu pare nese levizja drastike e Sistemit Qendror Bankar të ShBA (Federal Reserve System) per te prere me 0.75 perqindjen e interesit do arrije te shpetoje tregjet financiare amerikane nga kaosi qe shkaktoi sot dita e dyte e humbjeve te medha ne tregjet aziatike dhe europiane. Tregjet globale pesuan humbje te medha dhe paten shitje ne mase kur u kapluan nga frika i shkaktuar nga numrat qe tregojne performancë te dobet ekonomike dhe humbje miljarda dollareshe nga firmat financiare qe investuan ne tregun e huave te shtepive.

    Mundesia e nje krize ekonomike ne ShBA ishte gjithcka qe u desh per te shkaktuar renie te medha dhe nje fryme kapitullimi ne tregjet financiare boterore, duke treguar keshtu edhe nje here se pretendimet e analisteve te ndryshem qe ekonomite e zhvilluara boterore nuk jane me te varura aq ngushte nga ekonomia amerikane jane te gabuara. Tregu amerikan i konsumit eshte ende tregu me i madh ne bote, dhe ngjarjet e sotme treguan se nese ekonomia amerikane hyn ne krize, ekonomia boterore me siguri do ta ndjeke, apo me keq do i paraprije.

    Ne Wall Street hapja e tregut sot u prit me ankthin qe shkaktoi informacioni i asaj cka kishte ndodhur ne tregjet aziatike dhe europiane te hapura me heret, dhe indeksi Dow Jones ra 200 pike brenda disa minutave nga renia e ziles qe shenon hapjen e tregut. Shitjet ne mase qe ne oret e para te mengjesit bene qe humbjet ne Dow Jones te thellohen deri ne 465 pike ndersa NASDAQ humbi 11% te vleres perpara nderhyrjes federale per uljen e perqindjes se interesit e cila e frenoi renien e lire dhe beri qe Dow Jones te rikuperoje te pakten 200 pike duke i zbutur disi humbjet. Prerja e interesave lehteson financiarisht konsumatoret amerikane dhe shpresa eshte t’i inkurajoje ata te shpenzojne, c’ka eshte vitale per shendetin e ekonomise amerikane dhe ndoshta akoma me krtike per ekonomite e tjera boterore te cilat varen dhe influencohen nga tregu amerikan.

    Ulja e perqindjes se interesit per ate qe njihen si “federal fund rate” - eshte interesi qe bankat i kerkojne instituteve te tjere financiare - pritet te shkaktoje ngritje te numerit te bleresve ne tregun amerikan te banesave, kriza e te cilit eshte shkaktari fillestar i rremujes qe po perhapet shpejt ne nivel boteror. Normat e interesit u prene nga 4.25 ne 3.50, plot 0.75%. Federalet kane deklaruar se kane ndermend t’i presin normat e interesit akoma me shume nese do te jete e nevojshme per te rigjalleruar tregun. Si rrjedhoje e kesaj uljeje pritet qe edhe Bankat te ulin interesin per huate e shtepive, duke afruar keshtu ne tregun e banesave bleresit qe ne kete pike pothuajse e kane braktisur kete treg plotesisht per shkak te cmimeve te fryra artificialisht nga huate e shumta qe iu dhane njerezve me te ardhura te pakta.

    Reagimi fillestar i Wall Street ishte premtues. Le te shpresojme qe masat te kene efekt pozitiv. Perndryshe, sic na lajmeroi dhe “bacterius” para dy javesh: Lidhni rripin e sigurimit.

    Gjate dites se sotme tregjet financiare pesuan keto humbje:

    AZI

    Hong Kong - 8.7% te vleres se tregut
    Shangahai - 7.2% te vleres se tregut
    Australia - 7.1% te vleres se tregut
    Japonia - 5.7% te vleres se tregut


    EUROPË

    Gjermania - 7.2% te vleres se tregut
    Franca - 6.8% te vleres se tregut
    Britania e Madhe - 5.5% te vleres se tregut

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga Shekulli

    Ekonomia amerikane në krize

    FED ul interesin e dollarit me 0.75%, duke e çuar interesin për monedhën e gjelbër në 3.5%
    Rezerva Federale Amerikane kreu një lëvizje urgjente, duke njoftuar uljen edhe më tej të normës së interesit për dollarin. Duke kryer një ulje me 0.75%, norma shkon në 3.5%, duke e çuar kështu dollarin drejt një zhvlerësimi të mëtejshëm. Monedha amerikane pritet që të humbasë pikë gjatë ditëve në vazhdim edhe kundrejt Lekut. Kjo lëvizje ishte një përgjigje e Rezervës Federale Amerikane për krizën e bursave ndërkombëtare, të cilat po regjistrojnë ulje të çmimit të aksioneve që prej 24 orësh. Banka Qendrore e SHBA reagoi kështu përballë pritjeve për një regres ekonomik që po parashikohet pas krizës së bursave. Muajt e fundit, normat e interesit janë reduktuar disa herë, duke çuar në uljen historike të monedhës së gjelbër në krahasim me Euron.

    E njëjta situatë është përjetuar edhe në tregjet e tjera ndërkombëtare. Vlera e aksioneve në tregjet botërore po bie për të dytën ditë rresht sot, mes panikut se ekonomia globale po shkon drejt rënies. Dje në orët e para të ditës, indeksi kryesor në Kinë shënoi rënie prej 5 për qind, dhe në Hong Kong u shënua rënie në të njëjtën vlerë. Indeksi kryesor në Japoni ka shënuar rënie me 4.5 për qind, një rënie e ngjashme me këtë, dje në Japoni u pasua me rënie të mëdha të vlerës së aksioneve në mbarë botën. Në Francë, Gjermani dhe Britani vlera e aksioneve dje ra mes 3 dhe pesë për qind. Ndërsa përsa i përket ekonomisë shqiptare, duket se ndikimet do të jenë tepër të vogla. Madje, nga ana e ekspertëve të ekonomisë bëhet e ditur se vendi mund të përfitojë në këto kohë të vështira për ekonominë botërore.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Dy tre gjera qe me vijne nder mend tani, sepse ne fakt kam plot per te thene po te kisha kohe : )

    1. Ke gjetur faqe ku te marresh informacion dhe ti se pak info ka ne te gjithe internetin sot per kete 'problem'.

    2. Nuk e kuptoj shqetesimin e njerzve duke qene sepse ky 'problem' dukej qe po afrohej qe me diellin e mengjesit.

    Sigurisht duhet te shqetesohen ata qe vajten blene shtepi me sy mbyllur dhe tani po digjen nga qulli. Por keta njerez duhet shqetesohen vazhdimisht per mendimin tim, edhe kur tregjet jane mire : ) Dhe PO, disi duhet te shqetesohen ata qe kane ndermend te dalin ne pension neser ose qe e mbeshtesin gjithe jeten e tyre ne 'tregtine' e lekut. Por keta te fundit dine cik me shume se ata te qullit dhe jam e sigurt qe flene te qete dhe ne dite si sot.

    Po per ne, popullin dmth...ku qendron shqetesimi? Tek 'skllaveria' them une!


    3. Per mendimin tim cfare po bie duhet dhe te ngrihet, tani besoj eshte momenti me i mire per te perfituar. Bli, bli, bli kjo eshte rrugzgjidhja ime per kete lloj situate. Por do thoja dhe per kete ndoshta duhet pritur deri neser nga mengjesi per te vendosur ne lidhje me blerje te medha. Dhe sigurisht kjo nuk eshte keshille se mos ankohet dikush pastaj per 'firme piramidale'.


    p.s. kam dhe dicka tjeter per te thene po s'po e them qe mos ju mbetet qejfi njerzve (jo Lioness po 'njerzve' flas)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beni_The_Great
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    Nou Camp
    Postime
    379
    Fiori a na tregon nje çik portofolin tend? Edhe une jam i mendimit se tash duhet ne investohet.
    we will rock you

  5. #5
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Sot, nderkohe qe po i hidhja nje sy shkrimeve te temes me titull "Dollar!", pashe kete "copez" mendimi ne shkrimin nr.75

    Citim Postuar më parë nga ganoid Lexo Postimin

    Per mendimin tim ekonomia amerikane po mundohet te mbylli vrymat e shkaktuara nga vitet e kaluara si rrjedhoje e futjes ne borxh te shtetit vete, kompanive si dhe qytetareve. Pra aty ka pas nje optimizem te pabaza i cili ka per te perfunduar me nje krize si ajo e vitit 1929 kur amerikanet blenin aksione jo duke paguar leke, por me borxhe.
    Kjo pak a shume eshte njesoj me firmat piramidale.
    Kete shkrim e kam bere ne Nentor te 2004 dhe ja dergova Gazetes Biznes. Ajo e publikoi me titull "Nje analize interesante mbi Dollarin!". Kur shikoj pas, ne ate kohe kam qene student ne vitin e 3-te dhe kisha per te bere nje essej. Zgjodha te shkruaja mbi Depresionin e Madh te vitit 1929. Mblodha shume informacion dhe dola ne konkluzionin se ajo krize nuk ishte shume e ndryshme nga ajo e Piramidave ne Shqiperi.
    Te dyja kishin ne thelb iluzionin se investonin ne aksione te kompanive te cilat edhe pse kishin nje kapital dhe fitim normal do te mund tju jepnin te ardhura anormale. Keto investime nuk kishin si kunderparti nje asset. Thjeshte kishin garancine e imazhit te kompanise.
    E njejta gje ndodhi dhe me kredite amerikane ku shume amerikane merrnin kredi pa siguruar ne anen tjeter me nje asset me te njeten vlere.
    PAUCA SED MATURA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Edhe pse nga fundi i javes kurset filluan te stabilizohen,une nuk e besoj se ky ishte fundi.Shkaktaret jan te ndryshem nga ato qe permendi ganoid me larte,e deri tek frika dhe paniku qe ka kapluar qytetaret e "investuar",te cilet pa menduar shume deshirojne te" dalin ne breg".Dhe do te shkoje perseri nje kohe e gjate derisa investoret e vogel ti kthehen prap tregut.
    Une per veten time i kam shitur te gjitha qe i kam pase qysh ne nentore te vitit te kaluar,dhe prej asaj kohe nuk kam investuar me nga frika se do te ndodhe ajo qe ndodhi.
    Ne fund te fundit eshte kjo menyra me legale ku te pasurit "vjedhin"te varferit,andaj edhe nuk do te investoj ne kete kohe.
    Besoj se do te kemi edhe nje "krash" te vogel,por jo sikur ai i 1999-tes.

Tema të Ngjashme

  1. Monumentet e Shqiperise te cilat jane ne rrezik!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2011, 22:46
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •