Gjithcka...
Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni
Te takoj Parashqevi Simakun e te kendoj bashke me te kengen "Bashke me femijet"
Uhhh sa teme e lezetshme. Si se kisha vene re me pare!
Une kam pasur nje qerre me lodra ne fakt, por me kane mbetur shume lodra fiksim qe nga femijeria. Italia Uno jepte gjithe ato reklama ne mengjes ndermjet filmave me kartona te animuar dhe me qante zemra sa here dilte nje kukull qe mund ta zhgarravisje sa te doje (si ne floke edhe ne trup) edhe lahej prape per tu bere si e re. S'kam lene kukull pa i prere floket dhe pa i shkulur fustanet po prape qejfin e asaj kukulles se kam nxjerre akoma. Ne plan me te gjere gjithnje kam dashur : 1.teleskop 2. firzamonike (se di pse) 3.harmonike (kete e kam pasur ne fakt) 4.nje shpi kukullash gjigande dhe 5. lojrat me mozaike ose me ndertime piramidash a ku di une. Edhe tani me pelqejne lodrat per femije dhe sa i here i shoh i turrem per ti blere por me mbajne njerezit me te cilet shoqerohem. lol
Sa te bej ca leke dhe ate fiksimin e teleskopit do ta nxjerr por ce do qe s'shihet gje nga light pollution.
Homo sum; humani nil a me alienum puto.
LoL... me kujtove harmoniken... kam patur nga ato kinezet qe shiteshin atehere... te dyja anet e nikeluara pastaj ne mes ishte druri... kur filloja ti bija nuk e hiqja me nga goja... edhe fryme merrja e nxirrja nepermjet saj duke bere te tingellonte si ambulance...
E kam kalbur drurin duke e lagur :P
Ne fund fare i mbaja sa i mbaja pastaj i hapja te shikoja ca kishin brenda... LOL
Ishte gjithmone po e njejta flete metalike e prere me ato shiritat e ngritur prej celiku gjusem te ndryshkur nga peshtyma....hahahhaa
looool Une e kisha metalike me duket. Edhe shkelqente ne diell sa te nxirrte syte vetem se behej me gishta dhe here pas here duhet ta ferkoja tek bluza (qe jo gjithnje ishte e paster nga lojrat me dhe). Edhe une kot me kot i bija. Me sa fryme kisha ne mushkeri (qe s'ka qene ndonjhere shume i bollshem). hmmm Loder tjeter.Uh sa ka pas po s'me kujtohen dreqin. Fiksim kam pasur lodrat e vogla. Sa me shume dhe sa me te vogla te ishin aq me mire per mua! Njehere kam nderruar nje dollap Barbie te papare (plot me rroba) per ca peshore idjote me fruta perime prej plastike. hahaha Ah kur me kujtohet shprehja e fytyres se time meje!
Homo sum; humani nil a me alienum puto.
Ehhh.. ti qenke e vonshme. Ne kohen time gocat kukullat barbi ti shikonin te italia 1. Maksimumi ndonje nga ato kukullat Mira poa Zana :P
Cfare nostalgjie... ta mendosh qe mezi prisja te rritesha te kisha edhe une nje biciklete si im ate....
Tani qe u rritem edhe kemi edhe gjera te tjera... asgje nuk te hyn me ne sy...
Jeta eshte e cuditshme
Me verte s'te hyn me asgje ne sy? Sa keq. Kujtova se mos kishe kompleksin e Piter Panit :P Mua perkundrazi sa here shoh lodra me nxjerrin xixa syte. Jo se s'jam aq e vonshme mos ki merak. Edhe kukulla Zana kam pasur por i kam "martuar" qe ne kopesht. Sa here qe femijet e tjere me kerkonin gjera ja u jepja se me vinte keq. Meqe me kujtove "kohet e hershme"...lodrat e Mimoza llastices me pelqenin shume. Sec kishte ca cajnikra e ca sobra qe edhe tani kur i mendoj them "ah qe si gjej dot me!". Po nejse kot ti thashe keto se ti si cun do e kesh pasur mendjen tek aeroplanet dhe makinat me telekomande.
Homo sum; humani nil a me alienum puto.
Lapsat me ngjyra,Bojrat e Ujit,Akuariumin me Peshqit Portokalli te Ndezur.
Poo te ai film ka patur ate soben ajo qe me eshte duk interesante edhe mua mgjths isha cun...
Hapej mbyllej...model ne miniature... tmerresisht interesant
Kurse kur thashe qe nuk te hyn gje ne sy... ne fakt po i referohesha pikerisht kompleksit peter pan (ne mos e mbaj mend gabim ka patur ate kopertinen bojeqielli :P) Mgjths mund te kesh shume gjera tani.... gjithmone deshirat dhe malli mbeten te e kaluara... dhe te bejne te deshirosh te mos ishe rritur kurre
Hhahahah per lapsat mos pyet.... sa kishin ardhur ato kinezet atehere me 12 lapsa me ngjyra... fletoret e vizatimit iknin rresht nga 2 ne dite...
Tema e vizatimit?
Natyre e "qete" me nja dy kodra jeshile... nja 3-4 peme ne sfond dhe perpara nja are e verdhe me grure dhe nje traktor qe punonte krenar :P
Ose vazo me lule... po ca lulesh? Te dhjefsha van gogun... lol
Edhe tentativa per te vizatuar makina qe me dilnin gjithmone te shemtuara
Oh sa te hershem qenkeni ju. :P Temat e vizatimit as ne "kohen time" s'kishin ndryshuar. Ne klase te katert na bene qe te vizatonim as me shume dhe as me pak se nje PUSHKE. Natyrat e qeta pastaj diheshin po me mire se "mozaiket" ishin (apo qilima si dreqin i quanim". Ndersa per tema te lira une i fusja nje te kopjuar ilustrimeve te Cufos dhe Tipit dhe se caja koken hic. Tmerr me vete ishin vizatimet.
Sa per te mos dale nga tema: me pelqenin shume edhe kamerat dhe aparatet fotografike po tani ja kam pire lengun me kohe
Ja dhe nje te fundit sa per fiksim: kush i mban mend ato dylbite e vogla me film qe sa here i rrotulloje shihje gjera te ndryshme. Te papara kane qene.
Homo sum; humani nil a me alienum puto.
Veri duart tek banka ti shohi zysha Edhe shamine e hekurosur...
He se vetem shtepi benim vizatim...puna me dru ishte me kendshem... LoL
Po top llastiku ke pas ti? Po biciklete kineze? Po birila ?
Per ta mbyllur para disa ditesh bleva kubin e tmerrshem me ngjyra.
Rubic's cube? E ke gjetur zgjidhjen?
Shih pak kete mjeshtrin http://youtube.com/watch?v=VzGjbjUPVUo
Homo sum; humani nil a me alienum puto.
Nje kusheriri im e ka bere ne syrin tim per pune minutash po ky me te vertete qe te shtin friken. Mesa kuptoj eshte kub special qe rrotullohet shume me shpejt me sa mbaj mend une nga ai kubi im i Shqiperise te duheshin te dy duart per ta manovruar (ndonjehere duhej nxjerre edhe gjuha jashta madje :P).
Homo sum; humani nil a me alienum puto.
Krijoni Kontakt