Close

Rezultati i Sondazhit: A e flisni gjuhen letrare ne jeten e perditshme?

Votues
133. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    50 37.59%
  • JO

    83 62.41%
Faqja 10 prej 27 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 265
  1. #91
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Baptist, ky sqarim ketu eshte per fjalen (n)gërrzhatje (e mora bile si konfirmim edhe prej familjes sime, konkretisht gjyshes time, se ajo vjen nga pjesa e Kosoves, ku perdoren/jane perdor keto fjale)

    Gerzhatje eshte kur nxit apo ngacmon dike ne formen p.sh. "Mos e (n)gërrzhat.."

    Kurse gerzhitje perdoret si "Mos u gerzhit.." "Nuk/(z) gerzhitem" e keshtu.

    pra, dallimi eshte shume i vogel gerzhitje --gerzhatje

    Cka me ben mua pershtypje eshte se me tingellon si fjale shume e vjeter. P.sh. g+rr+zh..grrzh tingellon dicka ne forme te tingujve te paartikuluar mire qe shprehin forme pakenaqesie dhe qe me vone (ndoshta) i eshte dhene nje forme me e qarte. Sikur p.sh. tingujt ggghhhh.

    Pra krejt kjo lidhur me kete fjale/keto fjale eshte se me tingellojne si fjale shume shume te vjetra, e qe ndoshta jane ruajtur me vite, shekuj ...e ndoshta edhe me mijera vjet. Mirepo, une normalisht se mund ta jem shume gabim.

    Fort mire por nuk ka kurrfare dallimi kuptimor forma gerzhit prej gerzhat, perpos asaj gramatikore. Ku gerzhat eshte kryesisht apo rregulisht pesore, ndersa gerzhit veprimore.

    Po ia bashkangjes kesaj qe po flas ate cfare kam folur perpara qe ta kompletoj.
    Gerzhitja eshte nje forme ngacmimi iritues dhe qe behet me qellim ndaj nje personi per ta dekoncentruar, per t'ia ngrutur nervat; shpesh per kete qellim perdoret nje thuper e holle ose ndonje fije bari, si mjet per ta gerzhitur dikend qe eshte ne qetesi; Kur dikush i ka duart e zena me ndonje pune te vazhdueshme nderkohe qe dikush ia ngreh qellimisht ndonje qime te flokut pa u hetuar, ne menyre te perseritur per ta penguar irrituar qe ta nderpreje punen me te cilen eshte preokupar; e ta kete hetuar se nuk ka tik i trupit te vet, por se ka shkaktar dikend qe ia ben me qellim. Gerzhitesi ne vetmbrojtje zakonisht qesh me te madhe kur ta zbuloje personi i gerzhitur, por ndonjehere edhe nuk shpeton pa e henger ndonje te rene qe e kap per udhe duke ikur sikur ne shaka.

    Shembull tjeter i gerzhitjes eshte ta zeme:
    ajo qe bejne mizat ne muajt shtator dhe tetor (qe si tremb dot pa i mbytur), kur je ne gjume ose kur rehatohesh per te fjetur. Ato me ato prekjet tyre te panderprera e te gerditshme ne lekure, mund te te gerzhasin aq shume sa kur te ngritesh, nga tensioni i fituar ka gjasa te thyesh ndonje send ne orvatje per t'i mbytur.

    Pra,
    gërzhitje: jane veprimet qe kane per qellim ose per rezultat ta nxjerrin nga njeriun nga nje gjendje e vazhdueshme e qellimshme e individit qe mund ta konstatojme si: perqendrim, lexim, shkrim, degjim (audioje), shikim (videoje), gatim, fjalim, studim, meditim, menaxhim, qeverisje...etj, etj, etj.
    Pra ka njerez qe nuk gërzhiten fort flejne edhe me mizat gerzhitese. Ka prej atyre qe gërzhiten lehte. Ka prej atyre qe thone "s'gërzhitem fare" por genjejne.

    Fjala kuptimisht me e afert me gërzhitjen apo identike me te eshte fjala angleze: "annoyance".
    ***
    "Mos gerzhat" perdoret kur drejtohesh ne shumesine e formave te ndryshme te kuptimit te fjales, gërzh/at; ~je, eshte forme e pergjithshme, forma e pervecme eshte gerzh/it;~ja. Prandaj njeriut me prirje per te gerzhitur i thuhet gerzhaç e jo gerzhiç. Ndersa gerzhiq mund t'i thuhet mjetit te caktuar qe mund te perdoret ne funksion te kuptimit te fjales vetem per nje menyre te vecante te gerzhitjes. Por nese kemi nje mjet qe sherben per kete qellim atehere mund te perdoren te dy format emerore por njera per te vogla tjetra per te medha. Pra "gerzhaca" sic mund ta para kuptosh eshte me e madhe me e gjate dhe qe mund ta perdoresh prej nje largesie me te madhe ndersa gerzhiqi te jete me i vogel me i shkurter per t'u perdorur nga afersia. Si nje shufer e shkurte metali (eventualisht me nje kuke ne maje) qe perdoret per ta gerzhatur zjarrin ne furrig ose gerzhaca e madhe e drurit qe perdoret per ta gerzhatur zjarrin ne oxhak.

    Pra, gerzhat eshte veprim me te njejtin kuptim qe ka gerzhit por qe gerzhat pershkruan nje teresi te menyrave te gerzhitjes, e cila per dallim shenon nje menyre te vetme apo te vecante.

    Nje tjeter rast kur gerzh~ perfiton prapashtesen ~atë perdoret per pesuesin e trete veprimor ndaj te dytit dhe thuhet "cka po e gerzhate" e jo "cka po e gerzhit" se eshte gabim.

    Pra format e mundshme te perdorimit per karakterin e njeriut jane: nuk gerzhitet, (si vetevetore), nuk gerzhatet, (si cilesore) etj. Menyra qe e permende ti: "mos e n'gerzhat" vjen nga [mos e në gerzhat] si shkurtim special i kuptimit "mos e vej nen ushtrimin/veprimin gerzhatje". Format "nuk gerzhitna" (e shkurtuar: s'gerzhitna), po edhe "nuk n'gerzhitna" kane te njejtin kuptim per dallimin e vogel qe "nuk n'gerzhitna" eshte me e eksplikuar kompletuar sepse permban edhe sqarim: "se nuk i nenshtrohem/dorezohem gerzhitjes, i bej ball, i rezistoj me vetedije, e perballoj gerzhitjen, permes qellimit, vendosmerise se vetdishme", per dallim nga thjeshtesia kuptimore e s'gerzhitna; nuk gerzhitem, qe tregon se subjekti eshte i pandjeshem ndaj gerzhitjeve; e vetiu nuk ndikohet nga faktoret e rendomte te gerzhitjes, si cilesi ose tupitje me te lindur.
    --------------
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Une flas Gegnishten, ajo osht gjuha tamam tamam zyrtare Shqiptare....ket te fundit qe e futi ENver loqja nuk e paraflas shum, por po desha edhe e boj.
    Ti e flet gegenishten se eshte gjuha zyrtare,apo se nuk mundesh te flasesh toskerisht?


    Une toskerisht flas perdita,por toskerishtja eshte e ndare ne nen-kategorira sipas qyteteve dhe me sakte une flas nje perzjere te ketyre nen-kategorirave,per arsye se jam shoqeruar me persona nga vende te ndryshme te jugut.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  3. #93
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Fort mire por nuk ka kurrfare dallimi kuptimor forma gerzhit prej gerzhat, perpos asaj gramatikore. Ku gerzhat eshte kryesisht apo rregulisht pesore, ndersa gerzhit veprimore.

    Ok ok ndoshta dallimi eshte vetem gramatikor. Sidoqofte, faleminderit per sqarimin. Tung

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2008
    Postime
    29
    E njoh mjaft mire gjuhen letrare dmth te shkruar por per ta folur as qe me shkon ne mendje.
    Kam dialektin tim dhe do ta ruaj deri kur te vdes si gjene me te bukur te vendlindjes sime Shkoder,aq me teper kur ndodhem kaq larg saj.
    Mendoj se te shkruash shqip drejt e te flasesh jane dy gjera te ndryshme prandaj votova JO

  5. #95
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Jo nuk e flas. Me duket vetja fallso.

  6. #96
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    mhhhh sedi se si ti pergigjem kesaj teme sepse une flas ate gju qe kam mesuar ketu dmth tu pa televizor ose me shqiptaret qe kemi ketu...si shkruaj ketu edhe pak a shum e flas ndonijhere flas dhe keshtu si ckena(ckemi) etj...por rendsi ka qe di shqip dhe pse kam hikur 5 vjec nga shqiperia dhe kam 18 vjet jashte shqiperis
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Mundohem te flas gjuhe sa me letrare por nuk ja arrij dot gjithmone.Varet ke kam perball.


    Po Flitet gjuha letrare me Vlonjatet derman?????
    hhhhhhhaaaa Santo.


    Flas ne gjuhen letrare(jo 100%) po lodhem duke shpjeguar e mesuar se jam e rrethuar nga Tironc.

  8. #98
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Jo ne jeten e perditshme flas gjuhe popullore edhe banale
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Me kene te flas ne gjuhen letrare ketej ?
    tek e fundit nuke eshte kjo edhe nje qeshtje kyqe e popullit shqiptar....
    Me shume me intereson se si ushqehet shqiptari sot, din te ulet mbi nje tavoline dhe si ushqehet ai, si e prdor pirunin, si e perdor thiken, si ushqehet ai, si pertypet, çfare sjelljesh ka, a perdor faculet ap jo, ka dikush qe fshin gojen me rryla....pra per mua kjo eshte kultura...
    ju mundoheni gjithnj te teproni; si flete shqiptari...
    ore; shiko se si perpjeket shqiptari para pjates njehere e pastaj do i vie radha edhe tek gjuha letrare...

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Ok ok ndoshta dallimi eshte vetem gramatikor. Sidoqofte, faleminderit per sqarimin. Tung
    FJala Gerzhat d.m.th ne Kosovë e perdorum "me gjujt fjal thumbuse "

    Fjala GERZHIT d.m.th "mos u merzit per nje pune qe e ke pa mbaruar "




    Sa i perket gjuhes sa e flasim letrare , Une pak a shum e flas sepse ndikojn prinderit qe me korigjojn qdo her , por shoqrija flet ndryshe keshtu qe duhet te ju pershtatesh nga nje her , sa i perket shkrimit bej gabime shum dhe nganje her si gjej ne testatur pikat etje .

Faqja 10 prej 27 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha shqipe po vritet pa mëshirshëm! A po shkojmë drejt humbjes së gjuhës?
    Nga projekti21_dk në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 28-05-2009, 17:57
  2. Gjuha Shqipe nga vjetersia e treta ne Europe
    Nga niku-nyc në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 239
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 06:39
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Konkurset, programi dhe modeli i testit për gjuhë-letërsi
    Nga Davius në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47
  5. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •