Këndi Amerikan në Tetovë, një "Amerikë në Miniaturë"
"Jemi këtu në 540 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndebeut, figurës së madhe historike të njohur në gjithë botën dhe mendoj se i përgjigjet rastit që kjo ditë e përkujtrimit të Skënderbeut është edhe dita e hapjes së kësaj qendre kulturore” theksoi ambasadorja amerikane Millovanoviq.
NACIONAL
Të enjten edhe zyrtarisht është hapur Këndi Amerikan –në Tetovë. Ambsadorja amerikane në Shkup, Xhilien Millovanoviq me këtë rast tha se ky Kënd është i treti me rradhë që themelohet në Maqedoni. “Jemi këtu në 540 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, figurës së madhe historike të njohur në gjithë botën dhe mendoj se i përgjigjet rastit që kjo ditë e përkujtimit të Skënderbeut është edhe dita e hapjes së kësaj qendre kulturore.”
Ky Kënd Amerikan është i treti në Maqedoni i dedikuar të bashkojë njerëzit e kulturave të ndryshme. Këndet e tjera, në Shkup dhe në Manastir pranojnë nga 10 mijë vizita në vit. Shpresoj se po aq njerëz nga tetova Gostivari dhe komunat tjera në rajon do të shfrytëzojnë këndin amerikan të ri, kënd që është si burim i dobishëm sidomos për të mësuar për Shtetet e Bashkuara dhe për të përmirësuar gjuhën angleze”, deklaroi Millovanoviq. Sipas saj, përmes këtij këndi ofrohen një vend ku nëpërmjet librave dhe internetit njerëzit e të gjitha moshave mund të eksplorojnë dhe zbulojnë atë që i ineterson. ”Tetova sot i bashkangjitet rrjetit të pasur të më tepër se 300 këndeve amerikane anembanë botës me qindra mijëra anëtarë. Secili prej jush që jeni sot këtu dhe të gjithë ata që të vizitojnë atë mund të presin shumë kënaqësi dhe njohuri të reja”, tha ajo. Koordinatori i Këndit Amerikan në Tetovë, Gëzim Sulejmani këtë ditë e quajtur të veçantë, pasi që sipas tij tani për herë të parë në qendër të Tetovës zyrtarisht vendoset dhe do të qëndrojë flamuri Amerikan. “Kjo është një ngjarje e madhe për qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm për qytetarët por edhe për të gjithë studentët, arsimtarët, profesorët, hulumtuesit, intelektualët dhe të tjerët që jetojnë dhe që vizitojnë Tetovën. Misioni ynë kryesor do të jetë të ndërtojmë ura të mirëkuptimit në mes të popullit Amerikan dhe qytetarëve të Tetovës” tha koordinatori Sulejmani. Organizata rinore “Aurora”, sipas tij, është shumë falenderuese ndaj Qeverisë Amerikane, Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Tetovës, për bashkëpunimin dhe përkrahjen. Ndërkaq, drejtori i qendrës kulturore të Tetovës Faik Musfata tha se ky është një sihariq i vërtetë për kulturën dhe për të rrinjt Tetovarë.” “Këndi Amerikan është një sihariq i këndshsëm për Tetovën, që ka dy universitete dhe gjashtë shkolla të mesme, i cili ka një armatë të tërë të rrinjsh që do të gjejnë një streh, do të gjejnë literaturë të pasur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mësojnë shumë cka që është në interes të tyre. Ne përshëndesin ambasadoren për këtë mbështeteje dhe mbështetjen që do të na jap në mbulimin e pullazit të Pallatit të Kulturës i cili nuk është në gjendje të mirë.Ne larguam Klubin e Shahut që të japim mundësi këtij këndi për të promovuar vlera”, deklaroi Mustafa. Ndërkohë kryetari i Komunës së Tetovës Hazbi Lika tha se ky kënd ka rëndësi në këmbimin e velrave mes popujve të Tetovës dhe atyre Amerikan.” Ky është një projekt i tretë që po realizohet në bashkëpunim me Ambasadën Amerikanë që unë jam si kryetar i komunës. Projekti i parë ishte koncerti Xhez, i dyti projekt ishte hapja e galerisë së arteve dhe projekti i tretë është hapja e këndit amerikan. Unë përshëndes angazhimin maksimal të ambasadës Amerikane që patën vullnet që të manifestojnë një veprimtari siç është kjo sot që është me rëndësi se ne jemi pjesë e kësaj ku qytetarët e Tetovës do të informohen për vlerat dhe mundësitë e popullit Amerikan dhe të njoftojmë popullin Amerikan për vlerat tona. Ne kemi shumë vlera dhe do të kemi munëdësi që ato vlera t`ia prezantojmë popullit Amerikan.”, deklaroi Lika.
Ne foto: Ambasadorja Millovanovich dhe Koordinatori i KAT, Gëzim Sulejmani
Krijoni Kontakt