Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Skandali i KLSH_se,fsheh raportin pėr Durres_Kukes

    25/01/2008 - 06:08


    Ka konstatuar 99,6 milionė lekė tė reja dėm financiar nga abuzimet e kryera me paratė e shtetit nė Drejtorinė e Rrugėve Kontrolli i Lartė i Shtetit. Periudha e kaluar nė “sitė” pėrfshihet midis 1 janarit 2005 deri mė 31 dhjetor 2006. Por, pjesa mė e pritur e kėtij raporti, tė paktėn pėr publikun e gjerė, po mbahet e fshehtė. Nė njė konferencė shtypi, u theksua dje nga ana e kėtij istitucioni se, meqė Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė qė nė mars tė vitit tė kaluar ka sekuestruar tė gjithė dokumentacionin e tenderit tė ndėrtimit tė rrugės Rrėshen-Kalimash dhe ka filluar procedimin penal, raporti pėrfundimtar i kontrollit lidhur me kėtė ēėshtje i ėshtė pėrcjellė organit tė akuzės. Tė pyetur dje nė drekė nga Gazeta, pas kėsaj deklarate, nė se kishte mbrritur apo jo raporti nė Prokurori, pėrfaqėsues tė akuzės iu pėrgjigjėn nė mėnyrė negative.
    Propozimi
    Masa e parė, qė ka propozuar KLSH pėr rregullimin e gjendjes nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve, ėshtė ajo qė ky institucion tė kalojė nė vartėsi direkte tė kryeministrit. Si njė Ent Kombėtar, jo mė nė vartėsi tė Ministrisė sė Transportit. Kjo do tė parashikonte edhe kompetenca apo pėrgjegjėsi mė tė gjera, por edhe njė kontroll mė tė ngushtė nga ana e kreut tė Ekzekutivit. Ky propozim nuk mund tė mos bėjė pėrshtypje pėr dy arsye kryesore. Sė pari, nuk i takon KLSH-sė tė ofrojė propozime tė tilla, tė cilat duket qartė se i janė kėrkuar nga dikush nė qeveri. Me ēėshtje tė tilla merret parlamenti, i cili duhet tė ndjekė edhe njė praktikė konsultimesh tė gjera, deri sa tė arrihet nė njė konkluzion. Sė dyti, propozimi, pikėrisht nė momentin kur po pėrflitet direkt kryeministri dhe njerėzit mė tė afėrt tė tij, familjarė apo tė rrethit miqėsor tė bijve tė tij, tė paktėn tė thuash, nuk ėshtė nė rrugėn e duhur. Pėr mė tepėr, realizimi i tij tė le tė kuptosh njė kontroll jodemokratik nga numri njė i qeverisė, qė gjithnjė e mė shumė merr pushtete direkte. Gjė, qė edhe ministri Olldashi, por jo vetėm ai, zor se do ta pėlqente.
    Shkeljet
    Institucioni i zotit Ēeku ėshtė kujdesur ta shtrijė sa mė gjatė nė tė kaluarėn kontrollin e tij, duke futur sa mė shumė nė tė muaj tė qeverisė sė mėparshme. Pėr periudhėn 1 janar 2005-31 dhjetor 2006, konstatohen shkelje nė masėn gati 100 milionė lekė tė reja, dėm pėr buxhetin e shtetit. Fajtorė kryesorė pėr kėtė janė rreth 10 punonjės, tė cilėt janė pėrcjellė nė Prokurori. Nuk bėhet e ditur asgjė lidhur me konstatime shkeljesh nė Rrėshen-Kalimash.

    Marre nga "Gazeta Shqiptare"
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    PS: Basha abuzoi, doreheqje
    Oli Xhilaga
    E Enjte, 31 Janar 2008

    Qeveria "Berisha" ka deformuar qellimisht procedurat e prokurimit publik per tenderin e rruges Durres-Kukes". Kjo ishte akuza e radhes e ardhur nga Partia Socialiste, e cila ne vijim te zbardhjes se raportit te fundit te Kontrollit te Larte te Shtetit per rrugen Durres-Kukes, eshte perqendruar ne nje tjeter fakt, qe ngarkon serish me pergjegjesi ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha. Konkretisht, sipas socialisteve, "Ecorys Group" paracaktohet te pergatite dokumentet e tenderit, per ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash, duke konfirmuar se eshte partnere e qeverise. Keshtu, dhe gjate dites se djeshme, Partia Socialiste vijoi linjen e saj akuzuese ndaj ministrit te Jashtem, Basha. Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, ne komunikimin e tij me mediat u ndal pikerisht ne pjesen e raportit, qe lidhet me perzgjedhjen e konsulentit per rrugen Durres-Kukes, qe eshte firma "Ecoris Group".

    Brace vuri ne dukje se "konkluzioni i raportit te KLSH perputhet me ate te eksperteve te FMN-se qe procedurat e ndjekura nga ministri Basha jane ne kundershtim me ligjin. Rregullat baze te prokurimit duhet te ishin rregullat e Bankes Boterore, te BE-se dhe KE-se. Ky konstatim sjell ne vemendje faktin qe ish-ministri i MPPTT-se qellimisht ka deformuar procedurat permes "Ecoris Group" per te shmangur konkurrencen dhe transparencen ne prokurimin publik te kesaj ceshtjeje. Ajo qe mbetet te deklarojme pas raportit te KLSH-se eshte kerkesa jone permanente qe ministri Basha te jape doreheqjen". Nenkryetari i Grupit parlamentar socialist, Brace, sqaroi me tej duke vene ne dukje faktin se gjithe shkelja behej ne favor te kompanise "Bechtel Enka".

    "Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, ka dhunuar hapur procedurat e tenderit. Pjese e dhunimit, behet edhe qeveria e kryesuar nga Sali Berisha, duke i hapur rruge "Ecorys Group", te behet pjese e tenderit. "Ecorys Group" paracaktohet te pergatite dokumentet e tenderit, duke konfirmuar se eshte partnere e qeverise", ka deklaruar Brace. Per te, kompania "Ecorys Group", eshte perzgjedhur qellimisht, per te shmangur garen dhe per te percaktuar fituesin e tenderit te ndertimit dhe ne kete kendveshtrim, "Ecorys Group" ka mbrojtur interesat e "Bechtel Enka", vecanerisht per cmimet. Madje, duke ironizuar pretendimin e ministrit Basha, sipas te cilit ai ende nuk eshte njohur me kete raport, Brace u shpreh se "i kam marre masat, qe me ane te postes elektronike, t'i ve ne dispozicion Bashes nje kopje te raportit. Me deklarimin e tij, qe Basha tha se do jete drejtesia qe do jap verdiktin, nenkuptoj se ai kerkon nga prokuroria qe ta coje ceshtjen ne gjykate".

    Tenderi

    "Qeveria e Republikes se Shqiperise, posacerisht ministri i Transporteve i asaj periudhe, Lulzim Basha, ka ndertuar nje proces te tere korruptiv, per sa i perket procedurave te prokurimit publik te ndertimit te rruges Rreshen-Kalimash, duke shmangur garen, duke shmangur konkurrencen dhe duke paracaktuar fituesin per ndertimin e segmentit shume te rendesishem dhe te kushtueshem"

    Abuzimi

    "Me daten 15.03.2006, Vendimi i Keshillit te Ministrave, nr. 158, tenderi i hapur sipas procedurave te BB-se per projektin e zbatimit dhe dokumentet e tenderit. Me date 9.6.2006, ne perputhje me rregullat e BB-se, Komisioni i Vleresimit te Ofertave, ka kualifikuar 6 kompani te huaja per te vazhduar fazen e metejshme te ketij tenderi. Natyrisht qe mes ketyre kompanive nuk eshte 'Ecorys Group'"

    Partneriteti

    "Kompania 'Ecorys Group' paracaktohet te pergatite dokumentet e tenderit, duke konfirmuar se eshte partnere e qeverise. Ne vleresimin tone, kompania 'Ecorys Group', eshte perzgjedhur qellimisht, per te shmangur garen dhe per te percaktuar fituesin e tenderit te ndertimit. 'Ecorys Group' ka mbrojtur interesat e 'Bechtel Enka', vecanerisht per cmimet"

    Gazeta "Koha Jone"
    "Carpe Diem"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po mire abuzoi po denim ska
    apo o burra abuzo bej lek jep doreheqje
    edhe ne austri dretori i bawag bankes popullore 74 vjec eshte ne proces per abuzim
    dhe pse njerezit e tij milioner i kerkojne shtetit te paguajne edhe me shume se c eshte abuzuar vecse mos ta lene ne burg prap se prap shteti thote jo.prtitet denimi ku mund te vdes ne burg
    tek ne o burra nje muaj te jesh minister ska nevoje fisi te punoje me
    JO SEKS PARA MARTESE

Tema tė Ngjashme

  1. Skandali i ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  2. Skandali i grabitjes sė rėrės shqiptare
    Nga Tirana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-08-2004, 08:10
  3. Skandali Parmalat
    Nga leci nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 15:29
  4. Shqipėria dorėzon raportin mbi pakicat
    Nga shoku_sar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2003, 19:36
  5. Skandali Rama -"2K" fituese pa kritere ne tendera.
    Nga ChuChu nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 15:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •