
Postuar më parë nga
Korcar-L1
Policia greke vret shqiptarin në mes të Athinës
Policia greke ka ekzekutuar një shqiptar, në qendër të kryeqytetit, Athinë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në rrugën "Sepolion 14", në sheshin "Atika", kur dy anëtarë të një bande grabitësish të armatosur, dolën nga një zyrë postare, që sapo e kishin grabitur. Në momentin që po dilnin me një shumë parash, u gjendën përballë një efektivi policie, i cili u bëri thirrje të dorëzoheshin. Njëri prej grabitësve tentoi ta qëllonte me një automatik tip "Uzi", por polici hapi zjarr i pari, duke e lënë të vdekur në vend. Njëri prej dy anëtarëve të tjerë të bandës, të cilët po prisnin jashtë, qëlloi me kallashnikov drejt zyrës postare më tepër se 30 herë, por pa lënduar njeri. Shumë pranë vendit të ngjarjes ndodheshin edhe disa policë të tjerë, të cilët iu përgjigjën zjarrit të grabitësve. Policia greke i ndoqi dy grabitësit e tjerë nëpër rrugicat e lagjes, por ata mundën të largohen me një motoçikletë, e cila rezultoi e vjedhur. Nga ekzaminimi i të dhënave të gjetura në trupin e viktimës, mësohet se ai është shtetas shqiptar, i dënuar më parë për grabitje me armë. Emri i tij nuk bëhet publik për shkak të hetimit. Në cilësinë e provës materiale u gjetën edhe armët e viktimës, një automatik "Uzi", një pistoletë TT, një motoçikletë me të cilën autorët e grabitjes do të largoheshin nga vendngjarja, një pjesë e parave të grabitura në zyrën postare. Në vend u gjetën më tepër se 40 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Ndërkohë, polici që qëlloi mbi grabitësin, u ndalua prej agjentëve policorë deri në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
gazeta-shqip
Krijoni Kontakt