Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Intervistė me politologun Bejtullah Destani

    Intervistė me politologun Bejtullah Destani, drejtor i

    Qendrės pėr Studime Shqiptare nė Londėr


    KOSOVA NDOSHTA DO TĖ JETĖ E DETYRUAR TĖ

    BASHKOHET ME SHQIPĖRINĖ




    - 17 vjet hulumtime nėpėr arkivat britanike...

    - Mungon pėrkrahja nga autoritetet dhe institucionet mbarėshqiptare...

    - Edhe nė 1913, roli i Rusisė kundėr Shqipėrisė ka qenė shumė i madh;

    - Tirana dhe Prishtina zyrtare, duhet tė zgjohen mė nė fund nga gjumi i tyre letargjik...



    Intervistoi: Demir RESHITI *

    Prishtinė – Londėr, Dhjetor 2007



    · Njihet si shqiptari i arkivave britanike. Noel Malkolm e ka cilėsuar si enciklopedi e gjallė. E vlerėsojnė si “ambasador” tė pėrjetshėm tė shqiptarėve nė Mbretėrinė e Bashkuar, si librari shėtitėse, etj. Qė prej 17 vjetėsh jeton nė Londėr dhe vendet e preferuara ku e kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės janė arkivat... Ai ėshtė Bejtullah Destani, me profesion politikolog, drejtor i Qendrės pėr Studime Shqiptare nė Londėr, autor dhe bashkautor i disa punimeve me rėndėsi pėr historinė e shqiptarėve.

    · Nė intervistėn ekskluzive pėr revistėn “Paqja”, Destani flet pėr aktivitetet e tij dhe tė qendrės qė ai drejton. Destani shpreh bindjen se, nė njė kohė tė pacaktuar, Kosova do tė jetė e orientuar dhe ndoshta e detyruar, tė bashkohet mė nė fund me shtetin amė, Shqipėrinė dhe thekson se Tirana dhe Prishtina zyrtare, duhet tė zgjohen mė nė fund nga gjumi i tyre letargjik, nė rast se duan vėrtetė tė ekzistojė kombi shqiptar.





    17 vjet hulumtime nėpėr arkivat britanike...



    PAQJA: Pse e zgjodhėt Londrėn si vend tė aktivitetit tuaj profesional?

    DESTANI: Pėr arsyeje se Londra ėshtė njė nga thesaret e arkivave me rėndėsi botėrore. Qė nė kohėn kur isha student pėr shkenca politike, nė Beograd, pata dėgjuar se nė Londėr ekziston njė arkiv shumė i pasur dhe i pa lėvruar, me materiale mbi Ballkanin. Kjo nxiti intuitėn time si studiues qė tė ndėrmarrė kėtė udhėtim, pa planifikuar tė qėndroj gjatė kėtu. Megjithatė, vitet kaluan dhe unė mbusha plot 17 vjet nė Angli.



    PAQJA: Kur e filluat punėn me hulumtime...?

    DESTANI: Hulumtimet i fillova menjėherė pas arritjes sime nė Londėr, nė Qershor 1991. U mahnita nga fonoteka e pasur e materialeve qė gjeta kėtu dhe tė gjitha ishin pothuajse tė paprekura.



    PAQJA: Ēfarė keni zbuluar nė arkivat dhe bibliotekat britanike?

    DESTANI: Materiale nga mė tė ndryshmet, qė kanė lidhje me historinė dhe kulturėn shqiptare, qė nga shekulli i 16-tė e deri nė vitet 1974-75.

    - Mund tė pėrmend kėtu, dokumente qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt nė shėrbim tė ushtrisė angleze, qė nė shek 16-tė, gjatė kohės sė Henrikut tė 8-tė dhe Elizabetės sė I-rė. Po kėshtu vlen tė pėrmendet se mjaft e pasur me materiale ėshtė dhe koha e Ali Pash Tepelenės. Dokumentet e kėsaj kohe arrijnė deri nė mijėra faqe tė pabotuara akoma.

    - Kam gjetur gjithashtu dhe dokumente tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me kohėn e kryengritjeve tė shqiptarėve nė vitet 30-tė tė shekullit tė 19-tė, njė dosje mjaft interesante e cila dėshmon pėr vrasjen barbarisht tė 500 feudalėve shqiptarė nė Manastir, nga turqit. Dokumente mbi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit e plot dokumente tė tjera me vlerė historike qė kanė lidhje me pavarėsinė e Shqipėrisė dhe okupimin e Kosovės nga Serbia.

    - Pėr periudhėn e luftės sė dytė botėrore, kam gjetur dy dokumente mjaft interesante, qė bėjnė fjalė pėr Luftėn Civile nė Shqipėri, bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė si dhe aneksimin dhe pozitėn e shqiptarėve, nė Jugosllavinė e re.

    - Njė nga dokumentet mė tė rėndėsishėm dhe me vlerė historike ėshtė njė dokument me vulėn origjinale tė Lidhjes sė Prizrenit.



    Mungon pėrkrahja nga autoritetet dhe

    institucionet mbarėshqiptare...



    PAQJA: Ju jeni themelues i Qendrės pėr Studime Shqiptare nė Angli. A mund tė na flitni lidhur me historikun e themelimit dhe aktivitetet qė ka zhvilluar kjo Qendėr studimore ?

    DESTANI: Qendra ėshtė themeluar nė Oxford nė vitin 1997 dhe ėshtė regjistruar si organizatė bamirėse dhe si kompani. Nė bordin e Qendrės janė emra tė shquar tė historisė dhe kulturės shqiptare dhe asaj botėrore, dashamirės tė Shqipėrisė. Mund tė pėrmend kėtu emrat e :

    - Ismail Kadaresė,

    - Noel Malcolm,

    - Pėllumb Xhufit,

    - Ferid Hudhrit,

    - Emine Bakallit,

    - Harry Norris,

    - Odile Daniel etj.

    Themelimi i Qendrės ka ardhur si rezultat i domosdoshmėrisė sė studimit dhe botimit tė veprave serioze, mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Libri i parė i botuar nga kjo Qendėr ėshtė njė ribotim i studimit tė Vaso Pashės “E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt”. Botimi i kėtij libri daton nė 1999. Pas tij u botuan njė sėrė veprash tė tjera si; 'Skėnderbeu" i Harry Hojkinson, "Selective corespondence" nga Faik Konica, "Njė anglez nė Shqipėri" nga Oakley-Hill, e plot botime tė tjera kryesisht historike. Pėrveē hulumtimit dhe botimit tė librave, qė pėrbėjnė dhe aktivitetin kryesor tė kėsaj Qendre, janė zhvilluar dhe njė sėrė aktivitetesh tė tjera nė planin e takimeve shkencore dhe historike, konferenca, pjesėmarrje nė panaire tė ndryshme tė standardeve evropiane etj.



    PAQJA: Me ēfarė vėshtirėsish jeni ballafaquar gjatė punės?

    DESTANI: Vėshtirėsia kryesore ka qenė dhe mbetet ajo financiare. Ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė kopjuar materialet qė arrijnė nė mijėra e mijėra faqe, dhe mė pas pėr ti pėrgatitur ato pėr botim e pėr tė pėrballuar shpenzimet e botimit. Shpesh mė ėshtė dashur tė paguaj nga paga ime mujore, edhe pse kurrė nuk kam patur ndonjė tė ardhur nga Qendra. Kjo mė ka vėnė nė vėshtirėsi tė mėdha financiare, personale, vėshtirėsi me tė cilat vazhdoj tė pėrballem ēdo ditė e mė shumė. Pėr botimin e librave, kam kėrkuar ndihmė nga autoritetet dhe institucionet mbarėshqiptare, qofshin ato politike apo shkencore, por nuk kam gjetur mbėshtetjen e duhur. Po kėshtu i jam drejtuar nė mėnyrė tė vazhdueshme, pėr ndihmė dhe klasės sė biznesmenėve shqiptarė, por duket se edhe kėtė herė kėrkesat e mia kanė rėnė nė vesh tė shurdhėt.



    PAQJA: Ēfarė bashkėpunimi keni me qendrat tjera?

    DESTANI: Qendra pėr Studime Shqiptare nė Londėr, ka njė bashkėpunim tė gjerė me qendra dhe institucione tė tjera kėrkimore dhe studimore si me Universitete tė ndryshme nė Angli, me Institutin e Historisė nė Tiranė, Arkivin e Shtetit Shqiptar si dhe me disa institucione nė Gjermani, Austri, Francė etj.



    PAQJA: Ēfarė planesh keni nė tė ardhmen?

    DESTANI: Planet janė tė shumta, por nga ato afat shkurtra mund tė pėrmend:

    - ribotimin nė tre vėllime tė “Albanica” e Faik Konicės,

    - njė libėr nga Willian Martin Leake qė titullohet “Hulumtime nė Greqi dhe Shqipėri”,

    - Dokumente mbi “Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”,

    - “Njė biografi letrare e Ismail Kadaresė” nga Peter Morgan,

    - njė libėr mbi “Ali Pash Tepelenėn” e shumė tė tjera.

    Theksoj se realizimi i tė gjitha kėtyre projekteve varet nga mbėshtetja dhe pėrkrahja financiare qė do t'i jepet Qendrės, pasi unė vetė tashmė nuk mundem tė vazhdoj me sponsorizimin tim individual, pėr arsye tė gjendjes sė vėshtirė financiare me tė cilėn pėrballem.



    PAQJA: Nga i siguroni fondet?

    DESTANI: Siē e theksova mė lart, njė pjesė tė librave e kam botuar me fondet e mia personale. Pėr disa projekte mė kanė ndihmuar individė, dashamirės tė kombit shqiptar, shqiptarė tė diasporės, kryesisht asaj tė Amerikės, dhe ndonjė ndihmė e akorduar nga ndonjė shoqatė bamirėse.



    PAQJA: Historiani Noel Malkolm nė librin e tij “Njė histori e shkurtėr pėr Kosovėn”, ju ka cilėsuar si enciklopedi e gjallė. Ndėrkohė ju vlerėsojnė si “ambasador” tė pėrjetshėm tė shqiptarėve nė Mbretėrinė e Bashkuar, si librari shėtitėse, etj. Sa keni gjetur pėrkrahje nga Tirana dhe Prishtina zyrtare nė punėn tuaj?

    DESTANI: Deri tani nuk kam gjetur asnjė pėrkrahje zyrtare nga institucionet shqiptare. Premtime kam patur shumė por, nė realitet asgjė nuk ėshtė akorduar deri tani pėr kėtė qendėr. Ėshtė pėr tė ardhur keq, kur mendon se pėrveē Greqisė, asnjė shtet tjetėr nuk ka njė qendėr tė ngjashme me Qendrėn pėr Studime Shqiptare, kėtu nė Londėr. Qendrat Greke, gėzojnė pėrkrahjen e plotė tė Qeverisė dhe biznesmenėve grekė, ndėrkohė qė Qendra Shqiptare kalon njė krizė tė rėndė financiare. Mbetem me shpresė se Qeveria e Tiranės dhe ajo e Kosovės, do ta marrin seriozisht punėn e sponsorizimit pėr daljen nė dritė tė kėtyre materialeve, me vlera tė patjetėrsueshme pėr kombin tonė.



    Edhe nė 1913, roli i Rusisė kundėr Shqipėrisė ka

    qenė shumė i madh



    PAQJA: Ju jeni me profesion politikolog. Si i vlerėsoni zhvillimet politike rreth statusit te Kosovės nga kėndvėshtrimi i juaj?

    DESTANI: Pavarėsia e Kosovės do tė realizohet, por koha e kėsaj dhe ajo qė sjellė me vete pavarėsia, mbetet nė pikėpyetje. Duke marrė parasysh peshėn dhe ndikimin politik tė Rusisė mbi qarqet e politikės ndėrkombėtare, ēėshtja e kufijve territorialė tė Kosovės, mbetet ende pėr t'u diskutuar. Jam i bindur se, nė njė kohė tė pacaktuar, Kosova do tė jetė e orientuar dhe ndoshta e detyruar, tė bashkohet mė nė fund me shtetin amė, Shqipėrinė.



    PAQJA: Londra zyrtare historikisht ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė fatet e kombit shqiptar. Edhe sot kur zgjidhja e statusit tė Kosovės ka hyrė nė fazėn pėrfundimtare, roli i Britanisė ėshtė i pamohueshėm. Cili ėshtė ndikimi i Qendrės qė drejtoni ju nė qėndrimin e Londrės zyrtare ndaj Kosovės?

    DESTANI: Roli i Qendrės nė kėtė pikė, mbetet ai informues. Kemi bėrė tė gjitha pėrpjekjet e mundshme tė informojmė Zyrėn e Kryeministrit, Parlamentin Britanik dhe opinionin ndėrkombėtar, lidhur me tė vėrtetėn dhe situatėn mė tė fundit nė Kosovė. Qėndrimi i Londrės Zyrtare ėshtė pozitiv dhe nė krah tė pavarėsisė. Nuk duhet harruar fakti se pavarėsisht copėtimit tė trojeve shqiptare dhe aneksimin e trojeve tona Malit tė Zi, Serbisė dhe Greqisė, Shteti Shqiptar ėshtė themeluar, nė Londėr. Po t’i rikthehemi historisė, nga njė kėndvėshtrim i ri, do tė gjejmė se edhe nė 1913, roli i Rusisė kundėr Shqipėrisė ka qenė shumė i madh dhe, nuk ka qenė e lehtė tė merren vendime pozitive, nė favor tė plotė tė Shqipėrisė.



    Tirana dhe Prishtina zyrtare, duhet tė zgjohen mė

    nė fund nga gjumi i tyre letargjik...



    PAQJA: Serbėt nė vazhdimėsi thirrėn nė tė drejtėn historike mbi Kosovėn, dhe nė kėtė drejtim, sa kemi informacione Akademia e Shkencave tė Serbisė ka botuar, dhjetėra mijėra faqe materiale nė serbisht dhe anglisht pėr tė argumentuar pse Kosova ėshtė pjesė e Serbisė. Ēka ka bėrė historiografia shqiptare nė kėtė drejtim?

    DESTANI: Fatkeqėsisht historiografia shqiptare ka qenė dhe mbetet pasive nė kėtė drejtim. Ka ardhur koha qė e vėrteta tė thuhet ashtu siē ėshtė bardh e zi, paēka se ne nuk jemi mėsuar tė jemi kritikė ndaj vetvetes. Kjo neglizhencė e sferave akademike dhe politike shqiptare, ka ndikuar dhe vazhdon tė ndikojė nė dėm tė kombit dhe vendit tonė. Tirana dhe Prishtina zyrtare, duhet tė zgjohen mė nė fund nga gjumi i tyre letargjik, nė rast se duan vėrtetė, tė ekzistojė kombi shqiptar.



    PAQJA: Mė 9 dhjetor ėshtė organizuar njė tubim pėr Kosovėn nė “Downing Street” me moton “THANK YOU” Britani, ku ishit tė pranishėm edhe ju. Ēfarė mesazhi pėrcolli ky tubim, dhe a mendoni se njė diasporė e organizuar mirė mund tė ndikoj nė shtyrjen pėrpara tė proceseve?

    DESTANI: Tubimi ishte shumė modest dhe mė sė shumti ishte njė shenjė falėnderimi pėr Qeverinė Britanike. Tubime tė tilla ka patur jo vetėm nė Londėr, por edhe nė SHBA e gjetkė. Natyrisht qė njė diasporė e organizuar mirė, mund tė ndikojė pozitivisht nė shtyrjen pėrpara tė proceseve, duke patur kėtu parasysh edhe fondet qė mund tė sigurojė ajo. Dua tė sjell kėtu shembullin dhe ndikimin qė ka diaspora armene nė Amerikė, e cila mbetet diaspora mė e organizuar pas asaj Izraelite, jo vetėm nė Amerikė, por dhe nė mbarė botėn. Tė mos harrojmė se Shteti Shqiptar u krijua nga diaspora shqiptare. Sot, Tirana zyrtare ka njė mirėkuptim dhe bashkėpunim me diasporėn shqiptare, mė tė madh se Prishtina. Jam i bindur se diaspora do tė ketė ndikimin e saj pozitiv me rėndėsi dhe nė tė ardhmen, pėr trojet mbarėshqiptare, kudo nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe trojet e tjera shqiptare.



    PAQJA: Pėr fund, cili ėshtė mesazhi i juaj pėr lexuesit e revistės “PAQJA”?

    DESTANI: Dėshiroj tė ndihmojmė njėri-tjetrin dhe tė nxisim kultivimin e vlerave pozitive tė shoqėrisė shqiptare. Tė studiojmė thellėsisht dhe tė krenohemi me tė kaluarėn e kombit tonė dhe le tė bėhet kjo e kaluar krenare, bazamenti i kombit tė ri shqiptar. I pėrshėndes tė gjithė lexuesit dhe shpreh urimin e ēdo shqiptari; pėr njė pavarėsi tė shpejtė tė Kosovės.



    · Demir Reshiti ėshtė redaktor pėrgjegjės i revistės mujore “PAQJA”, qė botohet nė Prishtinė. Kjo intervistė me pėlqimin e z.Reshiti botohet edhe nė faqen www.pashtriku.org.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    100%Shqiptar Maska e DJAL_PELIVAN
    Anėtarėsuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    Texas USA
    Postime
    291
    Ishalla do bashkohet me Shqiperine mer popull shqiptar amon ka lezet shtet i madh Albania

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    16 vite jetė duke zbuluar tė fshehtat e historisė shqiptare


    BEJTULLAH DESTANI SHQIPTARI I ARKIVAVE BRITANIKE


    Shkruan: Muhamed VELIU *

    Nga Londra



    Nė vitin 1991 pėr kėrkime historike nė Londėr…


    Bejtullah Destanin ėshtė e pamundur mos ta takosh nė veprimtari tė ndryshme tė komunitetit shqiptar nė Angli. E kanė cilėsuar si "ambasadorin" e pėrjetshėm tė shqiptarėve nė Mbretėrinė e Bashkuar, si librari shėtitėse, por pėr tė, mė shumė sesa kėto epitete ka rėndėsi diēka tjetėr. Zbulimi i dokumenteve tė reja historike nė arkivat e Anglisė dhe mė pas botimi i tyre. Ai ka 16 vite qė e bėn njė punė tė tillė me njė pasion qė sa vjen dhe i shtohet. Po kush ėshtė ky shqiptar i mirėnjohur pėr qarqet britanike, por i njohur pėr fare pak njerėz nė Shqipėri dhe Kosovė? "Shqip" takohet me Destanin ose Bejtėn, siē e njohin shumė shqiptarė nė Angli, nė lagjen Hammersmith, nė perėndim tė Londrės.


    Korrekt nė orarin e takimit, ai mbėrrin i mbėrthyer mirė me njė shall leshi nė qafė, njė kapuē duke iu mbrojtur tė ftohtit polar qė ka pllakosur kryeqytetin britanik. Nė pamundėsi pėr t‘u ulur nė kafe Costa, nė brendėsi tė stacionit tė trenit pasi tė gjitha vendet janė plotė, i drejtohemi njė pabi tė vjetėr pėr tė gjetur pak qetėsi e biseduar. Tė bisedosh me tė ėshtė njė privilegj. Ka aq shumė pėr tė treguar saqė njė natė e gjatė dimri pranė njė oxhaku me zjarr nuk do t‘i mbaronte historitė interesante.


    I lindur nė vitin 1960, ai do tė mbėrrinte nė Londėr nė vitin 1991 pėr tė bėrė kėrkime historike. "Ky ishte qėllimi i vetėm i ardhjes time nė Londėr. U "dashurova" me "Public Record Office Kew" (Arkivin publik nė Kew) fillon tė tregojė ai pėr fillimet e tija nė Angli, teksa gėlltit njė gllėnjkė verė tė kuqe. Si shumė shqiptarė tė tjerė, pėr tė siguruar jetesėn nė Londėr, nuk do t‘i shpėtonte rutinės sė bėrjes sė ē‘do pune qė do t‘i dilte pėrpara. "M‘u desh tė punoja nė njė bar ku bėnte sanduiēė", thotė ai. "Shpeshherė prisja gishtat me thikė. Ishte me tė vėrtetė diēka e keqe. Pastaj punova nė njė kafene franceze, me pronar sirian. U bėra kafexhiu mė i mirė. Kur kisha njė ditė tė vetme pushimi, shkoja nė arkivin publikė nė Kew. Kishte njė koleksion tė mahnitshėm dokumentesh pėr Ballkanin". Shumė shpejt ai do tė gjente materiale qė kishin tė bėnin me pėrfshirjen e britanikėve nė jetėn e shqiptarėve. Bejtullahu kujton se ka gjetur njė hartė tė Shqipėrisė, hartuar nga Konferenca e Londrės nė 1912-13, ku u aneksua shtetit shqiptar dhe se gati gjysma e territorit me popullsi shqiptare iu la Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi. "Britanikėt kanė pasur njė ide tė qartė se ēfarė duan shqiptarėt", vazhdon sė treguari ai, duke e aktualizuar bisedėn me zhvillimet e pritshme tė statusit nė Kosovė. "Lord Fitzmaurice, nė vitin 1880, kėshilloi dhėnien e lirisė nga Perandoria Otomane dhe bashkimin e tė gjithė shqiptarėve pėr tė parandaluar trazira nė 100 vitet e ardhshme".



    Mbretėrit e Britanisė janė pėrfshirė nė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me shqiptarėt. Destani ka zbuluar disa dokumente, ku nė njėrėn prej tyre shkruhet se nė vitin 1520 Henry Henry VIII u vesh me njė kostum qepur nė Shqipėri me fije ari, ndėrsa mbretėresha Elisabeta i mori si mercenarė ushtarėt shqiptarė. Qė nga dita e parė kur ai shkeli nė Angli kanė kaluar plot 16 vjet. Destani ėshtė i kėnaqur me ēfarė ka arritur. Por pohon se nė punėn me arkivat sa mė shumė tė hulumtosh aq mė tepėr tė shtohet dėshira pėr tė qėndruar me orė tė tėra mbi ato dosje, njėra mė surprizuese se tjetra. Hulumtimet e tij nuk kanė mbetur thjesht pėr interes personal. Ato janė publikuar nė shumė libra, madje shumė botues apo historianė britanikė tė ēėshtjeve shqiptare kanė trokitur nė derėn e tij pėr ndihmė. Dhjet vjet mė parė me iniciativėn e tij Bejtullahu dhe njė grup miqsh do tė themelonin "Qendrėn pėr Studime Shqiptare". "Qendra pėr studime shqiptare ka botuar deri tani libra qė kanė mė tepėr karakter historik dhe antropologjik, ose dorėshkrime tė pabotuara, por kjo nuk do tė thotė se ne nuk do tė botojmė nė tė ardhmen libra qė kanė tė bėjnė me karaktere kulturore, politike, d.m.th., libra qė janė pėr ēėshtje politike, qofshin tė partive politike nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni apo Mal tė Zi ose biografi politike", thotė ai.


    Historia e Qendrės pėr Studime Shqiptare nė Angli



    ( Qendra pėr Studime ShqiptareCAS )


    Qendra pėr Studime Shqiptare ėshtė themeluar nė shtator tė vitit 1997 nė Oxford. Vitin tjetėr do tė kremtohet 10-vjetori i hapjes sė qendrės. "Ėshtė nisur, si projekt, shumė modest pėr tė provuar qė tė zbardhen ca gjėra nga historia dhe kultura e Shqipėrisė. Nė bordin e qendrės janė: Noel Malcolm, Ismail Kadare, Alan Ducellier, Nick Pano, Elez Biberaj, Albert Ramaj, Isa Blumi,Robert Elsie, Emine Bakalli dhe shumė tė tjerė studiues tė huaj dhe tė vendit, qė pėrkrahin dhe ndihmojnė Qendrėn pėr Studime Shqiptare", tregon Destani i lumtur qė ndėrmori kėtė iniciativė tė vėshtirė, e cila provoi se ishte e domosdoshme njėkohėsisht e dobishme pėr vetė aktivitetin e saj. Sipas tij, njė ndėr veprat mė tė rėndėsishme, tė cilat dhe mė kryesorja qė ėshtė botuar nga qendra, qė sicc shprehet ai e bėn dhe krenar, ėshtė njė prej veprave mė madhėshtore dhe libri mė i madh qė ėshtė botuar nė historinė e Shqipėrisė, i shkruar prej njė anglezi, ėshtė ai i Owen Pearson. I botuar nė tri vėllime, nga viti 1908 deri 1998. Pėr fat tė keq, i ndjeri Owen Pearson ėshtė ndarė nga jeta disa muaj mė parė. "Ai i ka kushtuar 65 vite studime nė mbledhjet e shkrimeve tė historisė sė Shqipėrisė qė nga viti 1936. Ai kishte njė koleksion tė hatashėm tė veprave me karakter historik, kulturor, antropologjik dhe politik, qė kanė tė bėjnė me Shqipėrinė. Duke i mbledhur dhe pėrgatitur nė 65 vėllimet e tij, artikujt e gazetave qė nga viti 1912 deri mė 2006 pėr Shqipėrinė dhe trevat shqiptare, nė tė gjitha gjuhėt", tregon Destani, njė mik i kahershėm i Pearson. Pėr Destanin, librat qė janė botuar nga Qendra pėr Studime Shqiptare janė mirėpritur nga akademikėt britanikė dhe shqiptarė, duke i pėrdorur ato pėr qėllime akademike si nga shume studentė ashtu dhe studiues.


    Vėshtirėsitė e qendrės


    Problemi i pėrkrahjes financiare pėr Qendrėn pėr Studime Shqiptare ėshtė njė problem me shumė rėndėsi dhe nganjėherė ėshtė nė pikėpyetje ekzistimi apo vazhdimi i mėtejshėm i punės, sepse e gjitha kjo varet nga donacionet dhe pėrkrahja, e individėve apo institucioneve bamirėse. "Deri tani jemi kontribuar nga individ shqiptar apo anglez, nga ministri i Kulturės sė Kosovės, i cili do na financojė njė libėr pėr hartat e vjetra shqiptare qė nga koha e ilirėve deri 1946. Me kėtė rast e falėnderoj z. Haracia pėr kėtė pėrkrahje", rrėfen Destani. "Ndėrsa nga Shqipėria nuk kemi pas kurrfarė pėrkrahje. Ėshtė njė grup shqiptarėsh nė Amerikė qė na kanė ndihmuar jashtėzakonisht. Si gjithnjė, shqiptarėt e Amerikės kanė ndikuar dhe ndihmuar shume nė projekte tė ndryshme tė lėmes sė kulturės dhe kanė sponsorizuar botimin e librit "Lahuta e Malėsisė. Nė qoftė se do tė kem pėrkrahjen e instancave tė Kosovės dhe Shqipėrisė dhe mė gjerė, jam shumė i bindur se do tė botoj shumė mė tepėr libra, do tė organizoj shumė", shprehet studiuesi shqiptar.


    Bashkėpunimi me qendra tė tjera


    "Qendra pėr studime shqiptare ėshtė e hapur pėr bashkėpunėtorė dhe pėr njerėz tė cilėt interesohen tė bashkėpunojnė me institucionet nė Angli", sqaron Destani. "Kemi kontakte tė mira me Bibliotekėn Kombėtare Universitare tė Kosovės, Bibliotekėn Kombėtare tė Shqipėrisė, me udhėheqėsit e kėtyre institucioneve. Kemi kontakte jashtėzakonisht tė mira me Arkivin e Shtetit nė Shqipėri, arkivin e Kosovės.


    Kėtu kemi marrėdhėnie mė tė mira me shumė institucione, si pėrkrahjen institucioneve tė kulturės sė Anglisė, me arkivin, biblioteka tė ndryshme, me qendra studimore, individ. Mund tė them se njė prej njerėzve qė kam marrė pėrkrahje shumė tė madhe ėshtė edhe dr. Noel Malcolm, i cili ėshtė dhe anėtar i bordit. Pėrkrahja e tij ka qene nė ēdo lėmi pėr punėn e Qendrės pėr Studime Shqiptare... Kemi marrėdhėnie shumė tė mira me Robert Elsie. Po ashtu dhe me Albert Ramėn, i cili ka njė institut shqiptar me bazė nė San Gallen tė Zviceres. Kemi kontakte tė mira me njė prej studiuesve mė serioz qė kam takuar nė Diasporėn shqiptare, zotin Tanush Frashrin, i cili jeton nė Austri dhe qė ka shkruar njė libėr tė pėrkryer pėr Ali Kėlcyrėn.


    Planet


    E pyesim atė se cilat janė planet e Destanit dhe qendrės sė tij pėr kėtė vit qė sapo ka filluar? Duket se janė shumė. Ai nuk pėrton t‘i rendisė njė e nga njė librat qė priten tė botohen. "Njė prej librave qė do tė botojmė kėtė vit ėshtė njė biografi e Ismail Kadaresė e shkruar nga njė profesor nga Australia , i cili ma do mendja se do tė jetė njė nga librat shumė tė rėndėsishėm qė do tė botojmė.


    Librat qė kemi pėrgatitur janė tė bazuar kryesisht nga arkivat, dorėshkrimet ose nga individė qė kanė jetuar nė Shqipėri, ose qė kanė pasur tė bėjnė drejtpėrsėdrejti me Shqipėrinė. Por kjo nuk do tė thotė qė ne nuk jemi tė gatshėm tė bashkėpunojmė ose botojmė libra tė shkruara edhe nga studiuesit shqiptarė nga Shqipėria, Kosova dhe vende tė tjera tė diasporės.


    Pėr shembull, nė vitin 2008 do tė botojmė njė libėr qė ka tė bėjė me historinė e artit shqiptar, tė shkruar nga prof. Ferid Hudhri, qė do tė botohet nga Qendra pėr Studime Shqiptare nė bashkėpunim me Shtėpinė botuese IB Tauris. Njė libėr qė ka tė bėjė me arkitekturėn, ndryshimet arkitektonike nė kohėn e Zogut dhe Enver Hoxhės. Libri ėshtė pėrgatitur nga njė studiues anglez qė ka jetuar nė Shqipėri. Ėshtė njė libėr interesant. Njė libėr nga Isa Blumi, mbi Shqipėrinė nėn Perandorin turke.


    Ėshtė njė rastėsi qė librat e botuara deri tani, kanė karakter historik. Megjithatė, nė tė ardhmen do tė jem i interesuar qė tė botojmė edhe libra qė kanė tė bėjnė me historinė e kulturėn shqiptare, fotografitė dhe artet e tjera. Do tė botojmė dhe njė libėr qė ka tė bėjė me pėrrallat".


    Do tė botojmė njė libėr "Dora D‘Istria" tė Elena Gjikės, nga frėngjishtja dhe italishtja ca shkrime. Ėshtė fatkeqėsisht e harruar nga institucionet e kulturės dhe historisė si nė Shqipėri dhe nė Kosovė, dhe tė mos harrojmė faktin se kjo ka njė influencė qė Longellow, njė poet i famshėm amerikan, tė shkruaj njė poezi pėr Skėnderbeun. Libri tjetėr qė do tė botojmė ėshtė njė libėr i shkruar nga znj. Margaret Haslock, e cila ka jetuar nė Elbasan. Shkrimet e saj janė nė lėmin e antropologjisė. Znj. Haslock ka punuar pėr shėrbimin e fshehtė anglez gjatė luftės dhe do tė botohen tė gjitha raportet pėr Shqipėrinė qė ka shkruar gjatė Luftės sė II Botėrore, qė janė tė panjohura. Do tė jetė njė kontribut shumė i madh pėr ndriēimin e periudhės sė Luftės sė II Botėrore.



    Njė libėr tjetėr qė do tė botohet ėshtė libri i Sir Arthur Evans pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, nacionalizmin dhe pavarėsinė. Arthur Evans ka raportuar pėr mediat britanike nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit dhe ka qenė fillimisht pėrkrahės i flaktė i saj. Libri tjetėr qė do tė botohet ėshtė shkruar nga profesor Tom Winifrith pėr fiset dhe Shqipėrinė veriore. Ka botuar njė libėr tė ngjashėm pėr Shqipėrinė jugore para dy vitesh. Njė libėr tjetėr qė do tė botohet ėshtė njė libėr i panjohur fare, i shkruar nga Vaso Pasha dhe nga njė studiues anglez dhe ka tė bėjė me historinė, origjinėn e Pellazgėve! Ky libėr mund tė botohet me herėt se tė tjerėt. Librin e kam zbuluar kohėt e fundit dhe ėshtė nė pėrgatitje e sipėr... padyshim qė do tė jetė njė kontribut i madh! Njė libėr tjetėr qė do tė botohet ėshtė mbi njė filozof shqiptar tė shekullit XVI, Nikoll Leonik Tomeo, i cili ka qenė profesor i Thomas More, Nikolla Kopernikut, Erazmo Roterdami dhe shumė tė tjerėve. Ka qenė me origjinė shqiptare.


    Dhe pėrfundimisht dy librat e fundit qė mund tė botohen ėshtė libri me hartat e vjetra shqiptare, pėrgatitur nga unė dhe me parathėnie tė Noel Malcolm, i sponsorizuar nga Ministria e Kulturės sė Kosovės dhe libri tjetėr nėse do ta realizojmė ėshtė "Albania" e Faik Konicės, qė do tė botohet nė tre vėllime nga 550 faqe secili. Shpresojmė se do t‘ia arrijmė qėllimit tė botojmė "Albania" e Faik Konicės, ku, sipas Nolit, i cili thotė: "Kėtu ėshtė gjithė historia e rilindjes shqiptare". Noli nė njė ligjėratė tė tijėn, ka sugjeruar qė "Albania" duhet tė ribotohet, por, fatkeqėsisht, nuk ėshtė bėrė njė gjė e tillė asnjėherė.



    * * *
    Disa nga Botimet e Qendrės pėr Studime Shqiptare Angli


    "E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe Shqiptarėt"
    Nga Vaso Pasha

    "Skėnderbeu"
    Shkruar nga Harry Hodgkinson. Ėshtė njė biografi e ribotuar disa herė dhe ka pasur shumė sukses.

    "Korrespondenca tė zgjedhura nga letrat e Faik Konicės 1896- 1942"
    Nga Faik Konica. Duke ditur qė Konica ka jetuar nė Londėr, u pa e arsyeshme tė botohet njė vepėr pėr rilindėsin tonė tė famshėm, i cili ka punuar gjithė jetėn pėr historinė dhe kulturėn e Shqipėrisė.


    "Lahuta e Malcisė" e Gjergj Fishtės

    Shqipėruar nga Robert Elsie nė anglisht, si pėrkthimi i tretė nė njė gjuhė evropiane, promovimin e tė cilit e kemi mbajtur para dy vitesh nė Parlamentin anglez, duke qenė njė sukses i jashtėzakonshėm.


    "Gjashtė muaj mbretėri"

    Shkruar nga sekretari i Mbretit Vid, Duncan Heaton-Armstrong, i cili ka qenė nė Shqipėri pėr gjashtė muaj si sekretar privat i Mbretit Vid


    "Albania today" (Shqipėria sot).

    Njė libėr shumė me rėndėsi pėr antropologjinė e Shqipėrisė, sidomos asaj veriore, kryesisht Mirdita, ėshtė shkruar nga Clarisa DE Wal, i cili ėshtė pėrfaqėsues i universitetit tė Kembrixhit. Libri ėshtė botuar edhe shqip dhe quhet


    "An Englishman in Albania" (Njė anglez nė Shqipėri).

    Shkruar nga i D. R. Oakley - Hill, "D. R. Oakley - Hill ka qenė njė kolonel qė ka shėrbyer nė ushtrinė shqiptare nė kohėn e Mbretit Zog deri nė vitet 1938. Ka lėnė njė dorėshkrim tė kujtimeve tė gjata, dhe qė ėshtė botuar nė vitin 2001 nga qendra jonė, duke u pėrkthyer nė shqip.


    "Letėrsia shqipe njė histori e shkurtėr"

    Shkruar nga Robert Elsie pėr historinė e letėrsisė shqipe.



    · Biseda ėshtė zhvilluar nė janar tė vitit 2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ........................
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ..........
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ..............,
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema tė Ngjashme

  1. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  2. Bejtullah Destani shqiptari i arkivave britanike
    Nga Shijaksi-London nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-02-2007, 20:29
  3. Intervistė me zėdhėnėsin e NATO-s gjatė bombardimeve nė Kosovė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:06
  4. Blerim Destani ateron ne Prishtine
    Nga babadimri nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 14:53
  5. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •