Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 47

Tema: Avni Elmazi

  1. #31
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ZAIM BEQIRI :


    VARGJE KUSHTUAR AVNIUT

    (Qėndrimi i matur dhe burrėror i Avniut
    e kishte merituar edhe njė emėr.
    Ne tė burgosurit nė burg e thirrnim :
    G J Y S H I )


    Linde nė ditėt e stuhishme
    Jeta t'u bė plot stuhi
    Ti do tė rritesh edhe mė,
    O i dashuri Avni !
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #32
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    NĖ "SHLLAJFERNO" TĖ IDRIZOVĖS

    ( Avni Elmazit )

    Qysh si fėmijė -
    e dėgjova kėngėn pėr Ty
    Nė odė tė burrave -
    jehonte kushtrimi .
    Atje nė male - nė vetmi
    nė log -
    fitonte Avni trimi.

    Avni !
    Tek makina ta lexova emrin
    atje ku punuam ne tė dy !
    Nė "Shllajferno " qė ata e quanin
    dhe vriteshi tė ri !

    Pas burgut sėrish u takuam,
    Sėrish mu duke shumė i ri
    pluhuri s'tė dėmtoi , Avni,
    se mė i fortė ishe ti !

    Sytė liqej malesh tė mbetėn
    ferri s'ti lodhi assesi,
    n' Itali tė dy i mbylle
    se hasmi -
    tė pėrcolli ty !

    Legjendė u shndėrrove
    ndėr brezėri
    Avni ! Martir i qėndresės !
    Kushtrim urtėsie pėr liri
    pėr ditėt tona tė shpresės...!
    __________________
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #33
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Hamdi ISLAMI :


    LAJMI PĖR NJĖ METEOR

    ( Martirit Avni Elmazi )


    Nuk deshėm kėshtu tė tė njohim Avni Elmazi
    me ftesat qė na i prunė nė kėtė pėrvjetor
    se s'ishte kjo thirrje tė tė mbėshtjellė gazi
    por ishte lajmi pėr njė meteor.

    Ne morėm udhėn e largėt tė vijmė,
    tė kalojmė fusha, gryka e male
    pėr disa ēaste me ty tė rrijmė
    siē rrijnė njerėzit qė kanė shumė halle.

    Dhe do tė rrijmė me ty, me kujtimin tėnd
    kėtu ku kokėn pėrgjithmonė ke vėnė
    bashkė me nderimin , aty nė njė kėnd
    lule, zemėr e vargje do tė vėmė !

    Do tė lėmė pėr ty martiri Avni
    se dhe ti ke lėnė kėtu pėr t'na mbledhė
    t'i biem mu nė kokė gjarpėrit tė zi
    qė helmin midis nesh mos e derdhė !
    __________________
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #34
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Arianit RAMADANI :


    KĖNGA E QĖNDRESĖS

    ( Poetit Avni Elmazi )

    Ti kėnga e jonė e qėndrimit,
    vigani i shtigjeve - rrėfimit !

    N' Idrizovė jehonė lirie
    varg i lirė i njė brezėrie !

    Nė vargje ngritur - Shtėpi e Ferrit
    nga bijtė e shqipes, trim i Skenderit !

    Rrethuar nė pranga e n'robėri
    tė pathyer pėr Arbėri !

    Shkamb mė shkamb e mal mė mal
    kėnga jote - ideal !

    Na jep shpresė ta ruajmė Sėrmnovėn
    ta kthejmė n'zemėr si Libohovėn !

    Qė Lindi e rriti Avni Rrustemin
    Pėr ta mposht Esat veremin !

    E ti vėlla Avni Elmazi
    kėngė qėndrese pėr shtypėsa Kaukazi !

    __________________
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #35
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Isa S A D I K U :


    VARGJE PĖR AVNI ELMAZIN


    I heshtur dole si gjithmonė
    por u ktheve nė jehonė

    Avni vėlla sot - tribun rrite
    kėnga jote rreze drite

    Vepra jote flamur qėndrese
    vigan madhi i njė shprese

    Dole nga ferri i Idrizovės
    Avni Rrustem i Sėrmnovės

    Se ēdoherė - mposhte tradhėtinė
    qė ne ta gėzojmė Pavarėsinė !
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #36
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Poezia ėshtė marrė nga pėrmbledhja Shpirt i shqetėsuar e poetit Shaban Xheladini, i cili, kaloj shumė vite nė burg me Avniun.

    IDRIZOVĖ SHTĖPI E FERRIT

    Me mijėra korba, krra-krra bėjnė
    Mbulesėn e kuqe, tė zezė e bėjnė
    Nė katin e fundit, atje lart
    Korbat e zinj po pinin gjak

    Po pinin gjak, gjak shqiptari
    Kėshtu ka urdhėruar komandari
    Komandar, ore Kėrstja i zi
    Me gjak shqiptarėsh nuk je ngi.

    Kėshtu thoshte Avniu i ri
    Hiē pa frikė, plot krenari
    Kjo ishte devizė e ēdo shqiptari
    Nė pėrjashtim tė ndonjė tradhtari

    Kėrste bisha, komandiri
    Valentija e Tomė topalli
    Shumė egėrsira, shkije milica
    Mbytėn djem shqiptarė, si Fatmir Reēica

    Qėndroni o burra, thoshte , Avniu i ri
    Se i vjen fundi edhe kėtij ferri
    Bashkohuni o burra, thoshte Xhaferri
    Se pa bashkim nuk ka liri
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #37
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Nė pėrvjetorin e vdekjes sė Avni Elamazit, pas kthimit nga Bari , Nė Sėrmnovė tė Gostivarit, nė prani tė shumė qytetarėve tė mbledhur nga Gostivari, Kėrēova, Dibra, Tetova, Kumanova, morėn pjesė edhe nga shoqata e shkrimtarėve tė Kosovės, dhe nga Televizioni Shqiptar i Shqipėrisė !

    Nė Vitpėrkujtimin e vdekjes sė Avni ELMAZIT, shoku i burgut Shaban XHELADINI,( i ndjerė ), tha :

    AVNIU ISHTE I GUXIMSHĖM DHE DINAMIK...
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  8. #38
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Shaban XHELADINI :

    AVNIU ISHTE I GUXIMSHĖM DHE DINAMIK


    Mė kujtohet viti 1975, kur organet e pushtetit sllavo-shovenist mė kishin burgosur dhe mė kishin dėrguar ta vuaj dėnimin prej 11 vjetėsh nė kėtė burg, pėr herėn e katėrt. Sipas tyre : Paskam vepruar kundėr popullit dhe klasės punėtore dhe socializmit tė tyre !

    Iu nėnshtrova torturave mė ēnjerėzore, ashtu si gjithė tė tjerėt...

    Nė njėrėn prej atyre ditėve tė gushtit qė mė shpien nė "Shllajferno" , qė do tė thotė burg nė burg, mė afrohet njė djalosh 25 vjeēar dhe mė pėrshėndet :

    -Mirėdita baci Shaban !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  9. #39
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    E shikova mirė e mirė pėr disa ēaste dhe ia ktheva pėrshėndetjen me dashamirėsi.
    Pastaj mė tha ngadalė se : Jam Avni Elmazi ! Jam nga Sėrmnova e Gostivarit.

    Desha t'u tregoj !, vazhdoj Avniu. Se organet e burgut na kanė porositur neve ca tė burgosurve, qė mos tė kontaktojmė me ju. Dhe, na janė kėrcėnuar se , po qe se e bėjmė kėtė, do tė ndėrmarrin masa tė rrepta.

    -Baci Shaban! Pa marrė parasyshė se na kanė ndaluar tė flasim me ju, unė nuk do ta bėj kėtė ! Pėrkundrazi, unė gjithnjė do tė kontaktoj me Ju ! Nėse do tė keshė nevojė pėr ndihmė, trego! Jam gati tė tė ndihmoj !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  10. #40
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    AVNI ELMAZI

    Ti bujk, mesues, coban.
    Ti malesor trim, punetor.
    Ne dore Ti shkopin mban,
    Perballe nje fshat te tere.

    Si t'njihje kufinjte Ti ?
    Ne malet e vendit tend.
    Robnuar , jetoje ne liri,
    Vendlindjes kend me kend.

    Na mohuan gjuhen neve,
    bagetise, kullosen dhe barin.
    Ky soj i me te pafeve,
    Rob desh te mbaje shqiptarin.

    Ashtu ngrysur , menduar,
    i urte dhe s'deshe luftim.
    Por c'ti beje turmes terbuar,
    Provuan tendin guxim.

    E kam emrin Avni,
    Me hapni rrugen te shkoj.
    Jam dhe une vendali,
    dhe une ketu jetoj.

    Shumice ishin ata,
    dhe mesuesi i ri ishte vete.
    U be nam , u be hata,
    u be lufte e vertete.

    Eshte e vertete ,kot s' thone,
    Fati i prin vec guximtarit.
    ngjarje qe kujtohet gjithmone,
    Mesuesi me zemer t'shqiptarit.

    I shtriu te gjithe per toke,
    Arme kishte shkopin per bageti.
    Arme zjarri kishin ata marroke,
    zemren zjarr ,ky djale i ri.

    Kohe te tjera ishin athere,
    teli i ciftelise te mori.
    "Kenga e mesuesit",ish per ne nder,
    dhe tmerr per at soj horri.


    Kujtim e mbaje per jete,
    ate takim,ate doreshterngim.
    O , shqiptar i vertete,
    O, amanet per clirim.

    Dhe lajmi zi kur erdhi,
    me kujtohet si sot.
    Kortezhin e gjate e zverdhi,
    me ligeshtim, lule dhe lot.

    Tek varri ku pushon,
    malet kurore permbi.
    Me emrin Tend , Iliriden mbron,
    Lavdi Avni, ....... Lavdi...



    Kam pasur privilegjin te takoj mesuesin Avni Elmazi, pas daljes nga burgu.Ishte tipik shqiptar, malesore si ne pershkrime burrnie kanunore,tipike shqiptare.Trup mesatar,me mollza pak te mprehta, mustaqe vesh me vesh, i urte dhe njekohesisht i gjalle.....Vertete ne ate kohe shume te rrept per ne atje ku neve na trjtonin me se keqi ishte nje kenge ne mesin e pak kengeve qe kendoheshin ilegalisht atkohe per kushtet dhe rrethanat e atehershme, ishte nje kenge qe na trimeronte, thirrte per qendrese dhe dinjitet njerezor dhe kombetare,ishte "Kenga e Mesuesit, Kenga e Avni Elmazit",kenge qe na rikujtonte sa here qe e ndegjonim ne konak te dasmave se c'soj jemi ne, se duhet guxim dhe dinjitet edhe kur je vete perballe nje katundi por edhe kunder nje shteti te tere..Avniu ne vetmbrojtje zbrapsi fshatin e tere te sllavomaqedonasve qe ia zune rrugen pa te drejte dhe duke llogaritur se do te bejne sic kishin planifikuar , duke ndjere mburrje tipike sllave njeqind me nje athere jane trima ata.Por, ndodhi mrekullia qe quhet drejtesi dhe trimeri shqiptare, Avniu e cau rrethimin dhe i sakatoi edhe fizikisht kete sakatet nga truri.....
    Ne kohen kur ndegjova lajmin per vdekjen tragjike te Avniut ne Itali , une kam qene ne vendlindje , me kujtohet si sot ..ne mesin e shume shqiptareve nga gjithe trevat kam qene edhe une nje pjestare i atij kortezhi te piklluar te Popullit Tim, ne varrim te Avni Elmazit, ketij njeriu qe beri nje akt trimerie te rralle per kohen, mundesine dhe rrethanen....Lavdi Avni Elmazit

    me nderime,
    bili99

    P.S.
    Te pershendes i nderuar Feneri dhe te falenderoj qe ke perkujtuar nje njeri me emer te atij nenqielli, nje njeri unik Avni Elmazin...rrofsh!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 24-01-2008 mė 19:55
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Elmaz Plava
    Nga Davius nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28
  2. Babai pėrdhunues del para togave tė zeza
    Nga FLORIRI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •