Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Tayfur Abu Jazid al-Bistami

    Tayfur Abu Jazid al-Bistami (804-874 CE).
    Allahu qofte i Kenaqur Mire prej tije

    “Une kam mbjellur dashuri ne zemren time
    dhe nuk do te me largoje vemendjen askush deri ne Diten e Gjykimit.
    Ti ma ke lenduar zemren kur u afrove afer meje.
    Deshira ime rritet, dashuria ime gumon.
    Ai me derdhi nje pije.
    Ai ma shpejtoi zemren me nje gote te dashurise
    Qe e pat mbushur tek oqeani i shoqerise.”


    Kushtuar Bajazidit

    Jeta e Tije

    Tayfur Abu Jazid al-Bistami, gjithashtu eshte i njohur me emrin Bajazid Bastami. Kishte lindur ne Bostam te Iranit.
    Gjyshi i Bajazidit ishte Zoroastrian nga Persia qe u konvertua ne Islam. Bajazid beri nje studim detale te ligjit Islamik Sheriatit dhe praktikoi me dicipline te rrepte mohimin e vet-vetes (zuhd). Gjate gjithe jetes se tije ai ishte i palodhur ne praktimin e obligimeve fetare dhe ne respektimin e adhurimit vullnetar.

    Ai i lutej studenteve te tije (murids) ti lene te gjitha punet ne duart e Allahut dhe i inkurajoi ata qe te pranojne sinqerisht doktrinen e cilter te Unicitetit te Zotit (tawhid). Kjo doktrine perbehej prej pese gjerave esenciale:

    1) Ti mbajne te gjitha obligimet sipas Kuranit dhe Sunetit,
    2) Gjithmone te flitet e verteta,
    3) Zemra te jete e lire nga urrejtja,
    4) Ti shmangen ushqimeve te ndaluara
    5) Ti injorojne risite (bid a).

    Theniet e tije

    Njera prej thenieve te tije ishte: “Arrita ta njohe Allahun nepermjet Allahut, dhe kam arritur te njohe cka eshte tjeter gje prej Allahut me driten e Allahut. “Ai tha, “Allahu u ka dhuruar sherbetoreve te tije favor per qellim qe ti ofroje afer tije. Ne vend qe te afrohen afer tije ata/ato nga mahnitja me favorizimet jane duke u larguar me large prej tije.” Dhe ai tha, duke iu lutur Allahut, “O Allah, Ti e ke krijuar kete krijim pa dijenin e tyre dhe Ti ke vene besimin e tyre pa vullnetin e tyre. Ne qofte se Ti nuk ju ndihmon kush do te ju ndihmoje?”

    Bayazidi tha qellimi kulminante i Sufit eshte te perjetoje vizionin e Allahut ne boten e pertejme. Per ate efekte ai tha, “Ka sherbetore special te Allahut qe, ne qofte se Allahu fshihet nga ata gjate pamjes se Parajses, do ti luteshin Atije qe ti largoje ata nga Parajsa sikurse banoret e zjarrit do ti luteshin Atije qe ti liroje ata nga Ferri.”

    Ai tha per dashurine e Allahut ndaje sherbetoreve te tije, “Ne qofte se Allahu i don sherbetoret e Tije, Ai do te ju dhuroje atyre tre atribute qe jane vertetim i dashurise se Tije:

    1. bujaria sikurse bujaria e oqeanit
    2. dashamiresi sikurse dashamiresia e Diellit kur jep driten
    3. modestin sikurse modestia e Tokes.

    Ai/Ajo qe dashuron me te vertete kurr nuk konsideron per te ekzagjeruar ndonje pikellim dhe kurr nuk zvoglohet ne adhurim, per arsye te besimit te cilter

    Njeri e pyeti Bajazidin, “Me trego nje vrepim qe une mund ta beje ne menyre qe ti afrohem Zotit tim” Ai i tha, “Dashuro te dashurit e Allahut ne menyre qe edhe ata te te duan. Sepse Allahu i shikon zemrat e te shenjteve te Tije dhe atje Ai do te shohe emrin tend te ngulitur ne zemrat e te shenjteve te tije dhe Ai do te fale.”

    Shume dijetare musliman te kohes se tije, dhe shume te tjere me pas, thane se Bajazid al-Bistami ishte i pari te shperndaje Realitetin e Shkrirjes (fana’). Bistami ishte i pari qe foli haptasi per shkrirjen e vetes ne Zotin (fana fi ‘Allah’) dhe ekzistenca nepermjet Zotit (baqa ‘bi’ Allah). Eshte me rendesi te ceket se ky realitet i arritur nuk eshte ndonje lloj misherimi. Asnje krijese nuk mund te barazohet me Krijuesin Suprem dhe te besohet nje gje e tille konsiderohet shirk.

    Edhe nga dijetaret me te rrepte si, Ibn Tejmije, qe jetoi ne shekullin e 7’te A.H. e adhuroi Bajazidin per kete dhe e konsideroi ate te jete njeri nga mesuesit e tije. Ibn Tejmije tha per te, “ Jane dy kategori te gjendjes FANA’: Njera eshte per Profetet dhe te shenjtet e perfekte, dhe tjetra eshte per kerkuesit midis te shenjteve dhe njerezve te devotshem (saliheen). Bajazid al-Bistami i takon kategorise se pare prej atyre qe perjetojne fana’, qe do te thote mohim komplet i cdo gjeje perveq Zotit. Ai nuk pranon asnje vetem Zotin. Ai nuk adhuron asgje tjeter perveq Atije, dhe nuk kerkon nga askush perveq Atije,” Ai vazhdon, duke e cituar Bajazidin qe tha,

    “Une nuk dua te dua perveq asaj cka Ai don,”

    Ishte raportuar per Bajazidin te ket thene, “U shkurorzova nga bota e ulet tre here ne menyre qe te mos mund te kthehem aty dhe u shperngula tek Zoti im i vetem, pa asnjeri, dhe e thirra vetem Ate per ndihme duke i thene, ‘O Allah, O Allah, askush nuk qendron per mua perveq Teje.’ At kohe e kuptova sinqeritetin e lutjes ne zemren time dhe realitetin kur egoja mbeti e pa ndihmuar. Menjehere pranimi i asaj lutje u pranua ne zemren time. Ky perjetim me hapi nje vizion se nuk isha me ne ekzistence dhe u zhduka komplete nga vetja ime ne veten e Atije. Dhe Ai i solli para meje te gjitha ato perjetime nga te cilat u shkurorzova me pare, dhe me veshi me drite dhe me atributet e tije.”

    Bajazidi tha: “Me Uroni, per Shkelqimin tim me te madh!” Dhe ai vazhdoi duke thene, “Shkela ne nje oqean kur profetet e mehershem ishin ende prane bregut.” Dhe ai tha, “O Perendia ime, bindja jote ndaj meje ishte me e madhe se sa bindja ime ndaj teje.” Kjo do te thote, “O Zot, ti veq e pranove lutjen time perderisa une ende duhet te krijoje bindjen ndaj teje.”

    Ai tha, “ I kam bere kater gabime ne hapat e pare te ketije udhetimi: Une mendova se une e kujtoje Ate dhe e njohe Ate dhe e dua Ate dhe e kerkoje Ate, por kur e mberriva Ate e kuptova se Ai me kishte kujtuar para se une ta kujtoja Ate, se Ai me kishte njohur mua para se une ta njihja Ate, se dashuria e Tije ndaj meje ishte me antike sesa dashuria ime ndaje Tije, dhe Ai me kishte kerkuar mua ne menyre qe une te filloja ta kerkoje Ate.”

    Adh-Dhahabi e kishte cituar ate ne shume gjera, midis se cilave ishte: “Me Uroni, per Shkelqimin tim me te madh!” dhe “Nuk ka asgje me shume ne keto rroba qe i kam veshur perveq Allahut.” Mesuesi i Adh-Dhahabit, Ibn Tejmije shpjegonte, “Ai nuk e shifte vehten se ekzistonte me, por vetem e shikonte ekzistencen e Allahut, per arsye te mohimit te vet-vetes.”

    Adh-Dhahabi me tutje thote, “Ai tha, O Allah, cili eshte Zjarri yt? Eshte asgjeja. Me lejo te jem i pari te shkoje ne Zjarrin tend dhe cdo kush tjeter do jete i shpetuar. Dhe c’fare eshte Parajsa jote? Eshte nje loje femijesh. Dhe kush jane ata jobesimtare qe deshiron ti torturosh? Ata jane sherbetoret e tu. Fali ata.”

    Ibn Hegjar tha, ne lidhje me shprehjet e famshme te Bajazidit, “Allahu e din sekretin dhe Allahu e njeh zemren. C’fardo qe Aba Jazid foli per Njohurine e Realiteteve popullata e kohes se tije nuk e kuptuan. Ata e denuan ate dhe e larguan shtate here nga qyteti i tije. Secilen here qe e largonin, fatkeqesi te tmerrshme qellonin qytetin derisa popullata do e thirrnin qe ai te kthehej, mandej i premtuan besnikerine atije, dhe e pranuan ate si nje te shenjte te vertete.”

    Nje here Bajazid tha, “ Allahu me i Drejti me thirri ne Prezencen e tije dhe me tha, ‘O Bajazid si erdhe ne Prezencen time?’ Une ia ktheva, ‘Nepermjet zuhd, heqjes dore nga bota.’ Ai tha, ‘Vlera e botes se ulet eshte sikur nje krah i mickonjes. Me cfare lloj braktisje nga bota erdhe?’ I thashe, ‘O Allah, me fale.’Mandej i thashe, ‘O Allah, erdha tek ti nepermjet tawakkul, duke u varur nga Ti.’Mandej Ai tha, ‘A te kam tradhtuar ndonjehere besimin qe te kam premtuar?’ I thashe, ‘O Allah me fale.’ Mandej i thashe, ‘O Allah, une erdha tek ti nepermjet teje.’ Atehere Allahu tha, ‘Tani Ne te pranojme ty.””

    Ai tha (Tadhkiratul-Awliya nga Farid al-Din Attar),

    1. “Ndejta me te devotshmit dhe nuk gjeta ndonje perparim me ta. Ndejta me luftetaret ne kete rruge dhe nuk fitova asnje shkalle perparimi me ta. Ndejta me ata qe luten shume dhe me ata qe agjerojne se tepermi dhe nuk mberrijta asnje perparim.
    Mandej i thashe, ‘O Allah, cila eshte rruga tek Ti?’ atehere Allahu tha:
    Lere veten dhe eja.’”
    2. “Une kurr nuk pashe ndonje drite te shkelqeje me shume se sa drita e heshtjes”
    3. “Shkova ne shkretetire, dashuria kishte rene dhe e kishte mbuluar token, sikurse kembet qe depertojne ne bore, e gjeta veten te mbuluar me dashuri.”

    Ibrahim Khawas tha, “Rrugen qe Allahu i tregoi atije, me fjalet me delikate dhe me shpjegimin me te thjeshte, ishte ‘lere interesin per vet-veten ne te dy boterat, ne dynja dhe ne boten e pertejme, leri te gjitha mbrapa perveq Meje.’ Ajo eshte rruga me e mire dhe me e lehte te arrishe tek i Gjithefuqishmi dhe i Lartemadheruari Allah, gjendja me perfekte dhe me e larte e pohimit te Njejtesis/Bashkimit, te mos pranosh asgje apo askend perveq Allahut te Madherishem.

    Derisa njeri nga nxenesit e Dhul Nun al-Misrit po ndiqte mesimet e Bajazidit, Bazazidi e pyet, “Kend deshiron ti?” Ai u pergjegj, “Bajazidin.” Bajazid i pergjigjet, “O djali im, Bajazidi e donte Bajazidin per dyzet vite te tera dhe ende nuk po mund ta gjene.” Atehere nxenesi i Dhul Nunit u kthye tek mesuesi i tije dhe ia tregoi atije incidentin qe i kishte ndodhur. Kur Dhul Nun e kuptoi se cfare kishte ndodhur i bie te fiket. Ai shpegoi me vone duke thene, “Mesuesi im Bajazid e ka humbur veten ne dashurine e Allahut. Kjo i ka shkaktuar atije qe te mundohet dhe ta gjeje veten e tije prape.”

    Ata e pyeten, “Na meso se si ke arritur Realitetin e Vertete.” Ai tha, “Duke e ushtruar veten, duke u izoluar.” Ata thane, “Si, ne cfare menyre?” Ai tha, “I kam bere thirrje vetes qe ta pranoje Allahun e Gjithfuqishem dhe te Lartesuar, por vetja rrezistoi. U betova se nuk do te pije uje dhe nuk do te shijoje gjume perderisa ta sjell veten time nen kontroll.”

    Ai gjithashtu tha, “O Allah! Nuk eshte cudi qe une te Dua sepse une jam nje sherbetore i lige, por eshte cudi kur Ju me doni mua kur Ju jeni Mbret i Mbreterve.”

    Ai tha, “Per tridhjete vite, kur deshiroja ta perkujtoja Allahun dhe te beja Dhikr e pastroja gjuhen dhe gojen time per te lartmadheruar Ate.”

    Ai tha, “Perderisa nje sherbetore i Allahut mendon se midis Muslimaneve ka me te ulet se ai, atehere atije sherbetori i ka mbetur ende mendjemadhesi.”

    Ata e pyeten ate, “Pershkruana diten dhe pershkruana naten.” Ai tha, “Une nuk kam dite e as nate, sepse ditet dhe netet jane per ata qe kane karakteristikat e krijimit. Une e kam shkulur veten sikurse gjarpri qe e shkule lekuren e tije.”

    Per Sufizmin Bajazid tha: “Te heqesh dore nga te gjitha dhe te pranosh vuajtjen.”

    Per obligimin qe te ndiqesh nje mesues, ai tha: “Ai qe nuk ka mesues, mesuesi i tije eshte Djalli.”

    Per te kerkuar Zotin ai tha: “Uritja eshte re shiu. Ne qofte se sherbetori behet i uritur, Allahu do ti vershoje zemren atije me zgjuarsi.”

    Per ndermjetesimin ai tha, “Ne qofte se Allahu do te me lejonte te ndermjetesoje per te gjithe njerezit e kohes time une nuk do te isha fare krenar per nje privilegj te tille, sepse une do te ndermjetesoja per nje cope dheu,” dhe “Ne qofte se Allahu do te me lejonte te ndermjetesoje, se pari do te ndermjetesoja per ata qe me kane bere keq mua dhe per ata qe me kane refuzuar.”

    Per nje djale te ri qe deshironte nga Bajazidi nje cope te mantelit te tije per bekim (baraka), Bajazid tha: “Edhe po ta marresh te gjithe lekuren e Bajazidit dhe ta veshesh sikur lekuren tende, nuk do te duhet asgje por vetem ne qofte se e percjell shembullin e tije.”

    Ata i thane atije, “Qelsi i Parajses eshte ‘La ilaha ill-Allah’ (deshmia qe nuk ka tjeter zot perveq Allahut).” Ai tha, “Eshte e vertete, por qelesi eshte per te qelur dryrin; dhe qelesi i nje deshmie te tille mund te funksionoje vetem nder konditat si nje vijim:

    1) Nje gjuhe qe nuk genjen dhe nuk ia kthen askujt me te keq;
    2) Nje zemer pa tradheti;
    3) Nje stomak pa ushqime haram apo te dyshuara;
    4) Veprime pa deshira apo risi.”

    Ai tha, “Egoja apo vetja gjithmone e shikon boten dhe shpirti (ruh) gjithmone shikon jeten e ardhshme dhe njohuria shpirterore (ma’rifat) gjithmone shikon Allahun e Gjithfuqishem dhe te Lartesuar. Ate te cilin egoja e mund eshte nga ata qe shkaterrohen, dhe ai, shpirti i te cilit del fitmtare ndaj egos, eshte besimtari i devotshem, dhe atije te cilit njohuria shpirterore ia mbizoteron egon, ai eshte nga ata te quajtur vetedije-Zoti. (God-conscious).”

    Ad-Dailami tha, “Nje here pyeta Abdur Rahman bin Jahja per gjendjen e besimit ne Allah (tawakul). Ai tha, “Ne qofte se e ve doren prane gojes se luanit, mos u frigeso nga askush tjeter perveq Allahut.” Shkova tek zemra ime te vizitoje dhe pyeta Bajazidin per kete pune. Trokita dhe degjova per nga brenda, “A nuk ishte e mjaftueshme ajo qe te tha ‘Abdur Rahman? Ti erdhe vetem te besh pyetje, e jo me qellim qe te me vizitosh mua.” Kuptova dhe erdha me vone prape mbas nje viti, trokita ne dere. Kete here ai u pergjegj, “Mireserdhe djali im, kesaj radhe erdhe tek une si nje vizitor dhe jo si nje pyetes.”

    Ata e pyeten “Kur nje njeri behet njeri me te vertete?” Ai tha, “Kur ai ti kupton gabimet e vetes se tije dhe kalon kohen per ti permirsuar ato.”

    Ai tha, “Une kam qen per dymbedhjete vite farketari i vetes sime, dhe pese vite lustruesi i pasqyres se zemres sime, dhe per nje vit po shikoja ne ate pasqyre dhe pash ne barkun tim rripin e mosbesimit. U mundova forte qe ta pres dhe i kalova dymbedhjete vite duke u perpjekur. Mandej shikova ne pasqyre dhe e pashe brenda ne trupin tim ate rrip. I kalova pese vite duke e prere. Mandej kalova nje vit duke shikuar se cka bera. Dhe Allahu me hapi vizionin e gjithe krijimit. Dhe i pashe te gjithe ata te vdekur. Dhe i fala kater lutje (takbire) te gjenazeve mbi ta.”

    Ai tha njehere: “Ne qofte se Kurora dhe cka eshte perreth saj dhe cka eshte brenda saj te ishin vendosur ne qysh te zemres se atije qe eshte i Zgjuar, ato do te treteshin komplet brenda tij.”

    Per gjendjen e Bajazidit, al-Abbas ibn Hamza tha: “Njehere kur e fala vaktin e drekes mbrapa Bajazidit, verejta se kur i ngriti duart te thote ‘Allahu Akbar’ ai nuk ishte ne gjendje ti shqiptonte fjalet, nga frika e Emrit te Shenjte te Allahut, dhe i gjithe trupi i tije dridhej dhe nje ze sikur eshtrat duke u thyer vinte nga ai: Mua me kaploi frika.”

    Munawi tregon kur nje dite Bajazidi morri pjese ne klasen e qujtur shkence e drejtesise apo jurisprudences (faqih) dhe ne kete klase po shpjegoheshin ligjet e trashegimise: “Kur njeri vdes dhe len mbrapa kete-dhe-ate, djalit te tije do ti takoje kjo-dhe-ajo etj.” Bajazid tha: “ O faqih, O faqih! Cka do te thoshe per nje njeri qe vdiq dhe nuk la asgje perveq Zotit?” Njerezit filluan te qanin, dhe Bajazidi vazhdoi: “Robi nuk zoteron asgje; kur vdes, nuk le asgje perveq Zotit te tije. Ai eshte ashtu siq e krijoi Allahu ne fillim.” Dhe recitoi: “Ju do te ktheheni tek ne te vetem, ashtu si ju krijuam juve per te paren here” [6:94].

    Sahl at-Tustari i dergoi nje leter Bajazidit ne te cilen shkruante: “Ketu eshte nje njeri qe piu nje pije dhe e la pergjithmone ate te fresket.” Bajazidi ia ktheu: “Ketu eshte nje njeri qe e ka pire te gjithe ekzistencen, por qe goja e tije eshte thare dhe digjet nga etja.”

    Vdekja e tije

    Kur Bajazid vdiq, ai kishte mbi shtatedhjete vjet. Para se te vdiste, dikush e pyeti se sa vjet i kishte. Ai tha: “Une i kam 4 vjet. Per shatedhjete vite kam qene mbrapa perdes. E hoqa perden time vetem kater vite me pare. Sheiku i 39 i Zingjirit te Arte, Sultan al-Awliya Sheikh ‘Abdullah Daghestani, thoshte se kur ishte takuar me Kidr (udhezues nga bota e pertejme) ai i kishte thene, deri sa po vizitonin varret Muslimane te disa dijetareve te medhenje: “Ky i ka tri vjet; ky tjetri shtate vjet; Ai tjetri dymbedhjete.”

    Bajazidi vdiq ne vitin 261 H. Thuhet se eshte varrosur ne dy vende, njeri ne Damaske dhe tjetri ne Bistam te Persise. Sekreti i Zingjirit te Arte kishte pasuar nga Bajazid al-Bistami tek Abul Hassan al-Kharqani.

    http://www.naqshbandi.org/chain/6.htm
    http://en.wikipedia.org/wiki/Bayazid_Bastami
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 24-01-2008 mė 02:13
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •