Mjedisi kishtar dhe politik i Kuvendit tė vitit 1462


Nga Kasem Biēoku

Me paraqitjen e mjedisit kishtar dhe politik synohet tė ndriēohet shtrirja gjeografike e dy peshkopatave katolike, tė Arbnit dhe tė Shtjefnit, gjatė shekujve tė mesjetės, si edhe lidhjet e ngushta tė tyre me familjen e Kastriotėve, dy pinjollė tė sė cilės, Gjoni dhe i biri Skėnderbeu, kanė krijuar nė trojet shqiptare shtetin mesjetar mė jetėgjatė, mbi 70-vjet. Pėrveē kėtyre dy peshkopatave, edhe peshkopata e Lezhės ka qenė e lidhur ngushtėsisht me Kastriotėt, sidomos nė kohėn e Skėnderbeut.

Pėrcaktimi i shtrirjes krahinore (gjeografike) tė Peshkopatės sė Arbnit (Episcopatus Arbanensis) ėshtė ēėshtje e rėndėsishme si pėr historinė e organizimit kishtar, ashtu dhe pėr historinė politike tė trojeve shqiptare gjatė shekujve tė mesjetės. Sipas njė dokumenti tė fillimit tė shek. XV, Peshkopata e Arbnit shtrihej nė zotėrimet e Gjon Kastriotit. Peshkopė dhe abatė tė Peshkopatės sė Arbnit pėrmenden nė dokumentet e kohės si misonarė tė Gjon Kastriotit dhe, mė pas, tė Skėnderbeut nė vendet e tjera.

Pėr historikun e formimit dhe tė shtrirjes gjeografike tė Peshkopatės sė Arbnit studimi mė i mirė ėshtė bėrė prej Aleksandėr Meksit. Shtrirjen gjeografike tė Peshkopatės sė Arbnit A. Meksi e ka dhėnė tė ngushtuar, vetėm nė kufijtė e rrethit tė sotėm tė Mirditės. Nga shqyrtimi i tė dhėnave tė burimeve dokumentare mesjetare dhe tė periudhės osmane, qė janė pasqyruar nė punimin “Peshkopata e Arbnit dhe Kastriotėt” ėshtė arritur nė pėrfundimin se Peshkopata e Arbnit ka pėrfshirė Mirditėn, Kurbinin trevėn e Ishmit (Misja mesjetare) dhe trevėn fushore qė kufizohet me Ishmin, Kurbinin dhe qė nė veri arrin deri nė afėrsi tė qytetit tė Lezhės.

Konfliktet midis Peshkopatės sė Lezhės dhe tė Arbnit, e kanė ēuar A. Meksin nė pėrfundimin e drejtė se, nė mesin e shek. XII, prej peshkopatės sė parė ėshtė shkėputur pjesa lindore e saj dhe pėr interesat e tyre fisnikėt shqiptarė dhe kleri vendas krijuan Peshkopatėn e Arbnit. Peshkopatėn e Arbnit e krijuan intresat ekonomikė dhe politikė tė aristokracisė vendore shqiptare. Zhdukja apo tjetėrsimi i kėsaj aristokracie si rrjedhojė e pushtimit osman e zhveshi Peshkopatėn e Arbnit nga mbėshtetja politike. Prandaj ajo u shua gradualisht gjatė periudhės osmane dhe pjesė tė saj iu bashkėngjitėn peshkopatave tė tjera.

Pėr njohjen e Peshkopatės sė Arbnit prej Vatikanit fisnikėt e klerikėt shqiptarė tė kėsaj treve shfrytėzuan ndarjet kishtare. Ata u shkėputen prej kryepeshkopatės ortodokse tė Durrėsit, nga varej peshkopata e Lezhės, dhe u konvertuan nė katolikė. Vatikani miratoi formimin e Peshkopatės sė Arbnit dhe i dha kėsaj peshkopate tė re katolike njė status tė veēantė, qė ajo tė kishte lidhje tė drejtpėrdrejta me Selinė e Shenjtė. Peshkopata e Arbnit u bė kėshtu shprehėse edhe e interesave politikė tė Vatikanit pėr pėrhapjen e katolicizmit nė trevat ku vepronte kisha ortodokse.

Pėr konvertimin nga ortodoksė nė katolikė tė klerit e tė kishave tė kryepeshkopatės sė Durrėsit, si edhe dhe tė vetė kėsaj kryepeshkopate, Peshkopata e Arbnit ka pasur rol parėsor. Ajo ka qenė misionare e pėrhapjes sė katolicizmt nė trevat e kryepeshkopatės ortodokse tė Durrėsit. Prandaj, edhe sikur shtrirja fillestare e Peshkopatės sė Arbnit tė ketė qenė nė trevėn e Mirditės sė sotme, pa kaluar shumė kohė kufijtė e saj u shtrinė gjithnjė e mė shumė drejt jugut, duke zvogėluar kėshtu, nga veriu drejt jugut, hapėsirat e veprimtarisė sė kryepeshkopatės ortodokse tė Durrėsit.

Emėrtimi Peshkopata e Arbnit (Episcopatus Arbanensis) ėshtė marrė prej njė makrotoponimie mesjetare (Arbanum) me shtrirje gjeografike tė gjerė dhe qė nė jug pėrfshinte trevat rreth lumenjve Ishėm, Erzen e Shkumbin. Nė dokumentet e shek. XV ėshtė dalluar mirė se Arbni (Arbanum, Albanum, Albano) ishte njė trevė e gjerė e Arbėnisė (Albania). Arbni ishte poshtė Krujės (l’Albano soto Croia). Sundimtari i trevave pėrgjatė lumit Shkumbin, Gjergj Arianiti, ishte “zot nė Arbėn” (dominus in Albano), Andrea Topia “qėndronte nė viset bregdetare tė Arbėnisė” (in partibus maritimis Albanie residet), kurse Skėnderbeu “zot i Krujės dhe i Arbnit” (dominus Croye et Arbani) nė fillim tė veprimtarisė antiosmane tė tij.

Peshkopata e Shtjefnit del pėr herė tė parė nė vitin 879 dhe pėrmendet vazhdimisht nė burimet historike mesjetare dhe tė shekujve tė parė tė sundimit osman, por shtrirja e saj nuk ėshtė bėrė objekt studimi dhe ka mbetur e palokalizuar. Kjo peshkopatė shpesh del nė emėrtimin e dyfishtė “Dhimitri, peshkop i Shtjefnit dhe i Bendės” (Demetrius episcopus Stephaniensis et Bedensis). Ky emėrtim i dyfishtė ėshtė pėrdorur edhe pėr peshkopė tė tjerė. Kėshtu, p.sh., i njėjti peshkop (Andrea) pėrmendet si peshkop i Shtjefnit dhe pas njė viti si peshkop i Bendės dhe i Priskės. Edhe nė dokumentet e periudhės osmne del emėrtimi i dyfishtė “peshkop i Shtjefnit dhe i Bendės”. Pra ėshtė e sigurtė se Shtjefni dhe Benda kanė qenė njė peshkopatė.

Dokumentet tregojnė se Peshkopata e Shtjefnit ėshtė “pėrmbi Krujė” dhe si vendbanime tė peshkopėve tė Shtjefnit janė pėrmendur Priska, Burani, Kllojka, Mamli etj. Vendbanimi fillestar i peshkopėve, qė i ka dhėnė emrin peshkopatės, duhet tė jetė kėshtjella e Shėn Shtjefnit (Sanctus Stephanus), e cila ėshtė pėrmendur, nė mesin e shekullit VI, prej Prokopit tė Cezaresė si kėshtjellė e rindėrtuar nė Epirin e Ri prej perandorit bizantin Justinianit. Shtjefni (Stephaniacum) shfaqet si qendėr peshkopale nė shek.IX. Kėtė emėr sot e mban fshati Shtjefėn nė Mat. Nė juglindje tė tij, rreth njė orė rrugė mė kėmbė ėshtė kėshtjella e Stelushit (Kalaja e Varoshit), e cila ruante grykat e Qafė-Murrės dhe tė Gurit tė Vashės dhe zotėronte kėshtu rrugėn qė lidhte Dibrėn e Lurėn me Matin e me bregdetin. Sot njihet me emrin Kalaja e Varoshit dhe pranė saj ėshtė fshati Lis. Ky fshat gjatė mesjetės dhe periudhės osmane ka qenė qendra administrative e krahinės sė Matit dhe vendbanimi mė i madh i saj.

Gjatė mesjetės Peshkopata e Shtjefnit shtrihej nė krahinėn e Matit, nė malėsinė nė lindje tė Krujės e tė Tiranės dhe nė veri tė Elbasanit. Peshkopi i fundit i saj, Nikollė Mekajshi, e ka pasur selinė e tij nė fshatin Mamėl. Pas vdekjes sė tij u emėrua Gjon Kolesi, i cili mori titullin e peshkopit tė Arbnit. Kjo ndikoi qė emri i Peshkopatės sė Shtjefnit tė harrohet. Nė fund tė viteve 30 tė shek. XVII emri i saj fillon e zėvendėsohet me emrin e Peshkopatės sė Lisit (Diocesi Lisiense) dhe qė nga vitet 40 tė atij shekulli Peshkopata e Shtjefnit nuk pėrmendet mė. Lisi ėshtė pranė Stelushit dhe pranė fshatit Shtjefėn tė Matit. Gjatė mesjetės dhe periudhės osmane Lisi ka qenė qendra administrative e krahinės sė Matit dhe vendbanimi mė i madh i saj.

Jashtė Peshkopatės sė Shtjefnit e tė Bendės e nė perėndim tė saj shtrihet njė trevė fushore dhe kodrinore shumė e madhe dhe e pasur. Nė kėtė trevė tė gjerė, gjatė shekujve tė mesjetės, ka qenė padyshim Peshkopata e Krujės, por jo e vetme pas krijimit e fuqizimit tė Peshkopatės sė Arbnit. E sigurtė ėshtė qė pjesa jugore e kėsaj treve ka qenė e lidhur ngushtėsisht me Peshkopatėn e Krujės. Kurse kjo lidhje nuk mund tė thuhet pėr pjesėn veriore, duke pėrfshirė edhe Misjen mesjetare (Ishmin e sotėm), e cila pėrmendet qė nė shek. XV. Pjesė e Misjes ka qenė edhe Kepi i Rodonit, ku gjatė shek. XIV-XV ka pasur tė paktėn 4 manastire: Shėn Nastasia (Sancta Anastasia), Shėn Kolli (Sanctus Nicolaus), Shėn Mėria (Sancta Maria) dhe Shna Ndou (Sanctus Antonius).

Kjo pjesė veriore e trevės sė sipėrpėrmendur, sipas letrave e relacioneve tė shek. XVI-XVII, pėrfshihej nė Peshkopatėn e Arbnit. Dėshmia mė e rėndėsishme pėr kėtė ėshtė relacioni i vitit 1610 i kryepeshkopit tė Tivarit, Marin Bicit. Gjatė udhėtimit tė tij nėpėr Rodon (Misje, Ishėm) M. Bici ishte shoqėruar nga peshkopi i Shtjefnit, Nikollė Mekajshi, qė ishte i vetmi peshkop nė tė gjitha trevat e kryepeshkopatės sė Durrėsit dhe kujdesej pėr kishat e kėsaj treve, si edhe nga peshkopi i Sapės, Nikollė Bardhi. Gjithashtu ai shoqėrohej edhe nga klerikė tė tjerė, qė ishin nė varėsinė e peshkopit N. Mekajshi e qė kujdeseshin pėr kishat e disa krahinave dhe qė dhanė dėshmi pėr udhėtimin e M. Bicit, si Gjergj Bardhi (vikar i pėrgjithshėm nė trevėn e Rodonit), krutani Gjon Kolesi (ministėr i Urdhrit tė Observancės pėr Provincėn e Arbėnisė, Andrea Lopėsi (famulltar i Krujės dhe vikar i Durrėsit) etj. Nė relacionin e M. Bicit janė pėrmendur edhe emrat e disa klerikėve katolikė tė trevės sė Rodonit (Ishmit) qė ai i ka takuar vetė. Nė kėtė relacion pėr Peshkopatėn e Arbnit (Dicesi Albanense) ėshtė shkruar se kjo peshkopatė “nuk ėshtė mė, sikurse nuk janė shumė tė tjera nė Arbėni, ku kanė mbetur vetėm tri peshkopata…e Sapės, e Lezhės dhe e Shtjefnit”. Rrjedhimisht, prej klerikėve qė e shoqėruan M. Bicin gjatė udhėtimit nėpėr krahinėn e Ishmit (Rodonit) apo qė ai takoi nė kėtė trevė, askush nuk kishte interes qė tė mos tregonte tė vėrtetėn pėr shtrirjen qė ka pasur Peshkopata e Arbnit. Prandaj ato qė janė shkruar pėr shtrirjen gjeografike tė kėsaj peshkopate janė dėshmi kolektive e klerikėve vendorė qė i njihnin mė mirė se askush tjetėr shtrirjet qė kanė pasur peshkopatat e Kryepeshkopatės sė Durrėsit.

Nė relacionin e tij M. Bici ka shkruar: “Arritėm nė lumin e Ishmit dhe atė mbrėmje Qullėzin (Chiuresi) nė Dioqezėn e Arbnit (Diocesi Albanense), ku nė kishėn e Shėn Kollit shėrbente D. Gjergj Bardhi, i quajtur maqedonasi dhe i caktuar vikar mbi priftėrinjtė e Rodonit prej peshkopit tė Shtjefnit…Prej Qullėzit shkuam nė fshatin e Muzhllit (Rusili) ku, nė kishėn e Shenjtėreshės shėrbente D. Marku…Nė patentet …shėnohet se ai fshat ėshtė nė Dioqezėn e Arbnit (Diocesi Albanense)…Nga kėto fshatra qė ishin pėrmbi kodrina u kthyem nė anėn e majtė nga fusha qė i rri Krujės pėrballė…nė fshatrat e Bilajt (ville di Belagni). Na doli pėrpara D. Dedė Vojo, nėnprifti i Bilajt tė poshtėm… Ndėr patentet edhe ai fshat thuhet se ėshtė nė Dioqezėn e Arbnit (Diocesi Albanense), i cili shtrihet pėr njė pjesė tė gjatė edhe nė malet e Dukagjinit”.

Nė mesin e shek. XII, kur u krijua Peshkopata e Arbnit, aristokracia shqiptare ishte e fuqizuar ekonomikisht dhe politikisht. Nė kėto rrethana fisnikėt shqiptarė, nga radhėt e tė cilėve dilte kleri vendas, u pėrpoqėn tė krijonin formacionet e tyre shtetėrore. Nė kėtė hulli ėshtė krijimi i Peshkopatės sė Arbnit. Pėrfshirja nė tė e Mirditės nuk ishte e rastit, por lidhej me pozitėn e rėndėsishme gjeografike tė saj. Shtrirja gjeografike e gjerė dhe pėrshkimi prej rrugėsh tregtare, qė lidhnin bregdetin me trojet lindore dhe trevat qendrore shqiptare me trevėn veriore, kanė bėrė qė peshkopėt, abatėt dhe klerikė tė tjerė tė Peshkopatės sė Arbnit tė kishin peshė nė jetėn politike tė vendit.

Studimet mė tė fundit kanė qartėsuar se nė trevat perėndimore shqiptare gjatė mesjetės, tregtia mė e madhe me drithin (rrjedhimisht edhe me mallra tė tjera tė kohės si kripa etj.) ėshtė bėrė nė Lezhė dhe nė skelat detare e lumore pranė saj. Kjo dėshmon se rruga e karvaneve, qė lidhte bregdetin pranė Lezhės (si Shufadanė etj.) me Prizrenin dhe trevat e tjera tė Dardanisė (Kosovės e mė gjerė), ka qenė shumė e rrahur dhe jetike pėr banorėt e trevave perėndimore e lindore qė tregtonin midis tyre. Prandaj pėrgjatė segmentit mė tė vėshtirė malor dhe zotėrues tė kėsaj rruge, qė ka kaluar nėpėr Mirditė, kanė qenė ngritur manastire shumė tė rėndėsishme tė Peshkopatės sė Arbnit. Kėto manastire kanė shėrbyer edhe si stacione rrugore. Rruga Bregdet-Prizren ka ndjekur rrjedhjen e lumit Fan dhe tė Fanit tė Vogėl dhe nga Kumlla e Fanit ka dalė nė Lumė pėr tė arritur nė Prizren. Pėrgjatė saj burimet mesjetare pėrmendin kėto manastire: Shėn Aleksandrin e Bregut tė Matit (Sanctus Alexander de Collematia), manastirin e Shelbuemit nė Rubik (Sanctus Salvator), Shėn Mėrinė nė Gėziq (Sancta Maria di Trafandina), Shėn Palin (Sanctus Paulus) nė Shėnpal dhe manastirin e Shėn Llezhdrit nė Orosh apo nė Malin e Shenjtė (Sanctus Alexander de Monte, Sanctus Alexander Maior), qė ka qenė qendra shpirtėrore, politike dhe ekonomike e krahinės. Pėrveē kėtyre manastireve, gjatė mesjetės ka pasur nė kėtė trevė edhe shumė kisha.

Rruga shumė e rėndėsishme qė kalonte nėpėr Peshkopatėn e Arbnit dhe qė lidhte bregdetin me Prizrenin, me tė drejtė ėshtė emėrtuar edhe si “rruga tregtare nėpėr tokėn e Gjon Kastriotit”. Ajo lindi dhe lidhi ngushtėsisht midis tyre dy qytete, Lezhėn dhe Prizrenin; po ashtu si rrugėt e tjera tregtare, si Egnatia p.sh. qė lindi dhe lidhi Durrėsin me Ohrin, Selanikun me Manastirin. Nėpėrmjet rrugės Lezhė (bregdet) - Prizren, - ka shkruar A. Dyselie, Gjon Kastrioti ka synuar tė bėnte tregti transballkanike. Pėr lidhjen e trevave bregdetare me trevat lindore, pas Egnatias (Rrugės Mbretėrore), rruga Lezhė-Prizren e mė tutje ka qenė mė e rėndėsishmja nė trojet e Arbėnisė sė Epėrme e tė Mesme. Prandaj Prizreni, vendkryqėzim i rrugėve kryesore ndėrkrahinore, ka qenė qyteti mė i rėndėsishėm i Rrafshit tė Dukagjinit e mė gjerė.

Zotėrimi i rrugės bregdet-Prizren ka qenė njė faktor parėsor pėr krijimin e Peshkopatės sė Arbnit dhe pėr veprimtarinė ekonomike e politike tė disa familjeve fisnike, si Kastriotėt, Dukagjinėt, Jonimėt etj.

Nė njė dokument tė viteve 20 tė shek. XV Mirdita e sotme pėrmendet edhe si “vendi i Dukagjinėve”, qė mund tė lidhet me zotėrimin e dikurshėm tė kėsaj treve prej familjes fisnike Dukagjini dhe me vendorigjinėn e saj. Emri i dytė familjar i Dukagjinėve, Perlati, ndoshta tregon prejardhjen e hershme tė tyre nga fshati Perlat i Mirditės.

Nė fund tė vitit 1387 Dukagjinėt janė bėrė zotėr tė Lezhės dhe tė rrugės tregtare qė tė ēonte nė trevat e Kosovės sė sotme, siē dėshmohet prej njė letre sllavisht tė Lekė Dukagjinit drejtuar Republikės sė Raguzės mė 30 dhjetor tė vitit 1387. Nga pėrmbajtja e letrės del se, me pėrkrahjen e osmanėve, Dukagjinėt kishin dėbuar zotėruesit e mėparshėm tė rrugės tregtare qė lidhte bregdetin me Prizrenin dhe, siē rrėfen M. Barleci, kishin nė dorė edhe kėtė qytet. Por prishja me osmanėt bėri qė Dukagjinėt tė largoheshin nga kėto treva dhe, nė vitin 1393, Lezhėn ia dhanė Venedikut. Zotėrimet e tyre duket se u reduktuan nė trevėn e Tejdrinit (Zadrimės) dhe Dukagjinėt u pėrpoqėn tė shtinin nė dorė rrugėn qė, pėrgjatė rrjedhjes sė lumit Drin, lidhte bregdetin me Rrafshin e Dukagjinit. Synimi pėr kontrollin e qarkullimit nėpėr kėtė rrugė shpjegon pėrpjekjet e tyre tė herėpashershme pėr marrjen e Dejės.

Po me pėrkrahjen osmane, rruga tregtare nga bregdeti e deri nė Prizren, nė mos tėrėsisht sė paku pjesėrisht, kaloi nėn zotėrimin e Jonimėve, siē e dėshmon emėrtimi Dhimitėr Jonima i trevės nga Lezha nė Rubik. Deri nė vitin 1409 Dhimitėr Jonima pėrmendet si zotėrues i qendrės tregtare e doganore tė Shufadasė, nė grykėderdjen e lumit Mat. Edhe Jonimėt nuk e mbajtėn gjatė nė zotėrim rrugėn tregtare qė lidhte bregdetin me Prizrenin.

Nė krahasim me Dukagjinėt dhe Jonimėt, qė e zotėruan pėr pak vjet rrugėn tregtare pėr nė Prizren dhe, bashkė me tė, Peshkopatėn e Arbnit, Kastriotėt janė zotėruesit e vėrtetė e tė lidhur ngushtėsisht dhe pėr njė kohė tė gjatė me kėtė rrugė, si edhe me Peshkopatėn e Arbnit. Zotėrimi i kėsaj rruge dhe i trevave pėrqark duhet parė si shkak i mosmarrėveshjeve tė njohura midis Skėnderbeut dhe Dukagjinėve.

Gjon Kastrioti ka qenė sundimtar i rėndėsishėm nė fund tė shek. XIV, siē e tregon edhe martesa e tij me Vojsavėn rreth vitit 1390. Mendohet se Vojsava ka qenė vajzė e familjes sė njohur aristokrate Brankoviēi, qė nė atė kohė sundonte trevėn e Kosovės sė sotme e tė Maqedonisė dhe Shkupin e kishte kryeqendėr tė saj. Martesa me Vojsava Brankoviēin dėshmon se Gjoni ka qenė sundimtar i fuqishėm dhe se nė zotėrim tė familjes sė tij ka pasur treva tė gjera dhe qytete. Vojsavėn, qė kishte jetuar nė qytet, prindėrit nuk mund ta martonin me njė sundimtar tė rėndomtė qė nuk zotėronte qytete dhe qė jetonte nė njė fshat tė humbur tė Peshkopisė. Edhe sikur tė ishte kėshtu, sipas traditės sė martesave tė familjeve sundimtare, nga zotėrimet e prindėrve tė saj Vojsavės i janė dhėnė si prikė treva, qė kanė pasr edhe ndonjė qytet pėr tė jetuar familjarisht. Ėshtė e dokumentuar se Prizreni, vendkryqėzim rrugėsh ndėrkrahinore dhe qendėr e njė treve tė gjerė fushore e malore, ka qenė nė zotėrimin e Gjon Kastriotit. Prizreni i fundit tė shek. XIV dhe i fillimit tė shek. XV ofron tė dhėna tė mjaftueshme pėr ta konsideruar atė kryeqendėr tė shtetit tė Gjon Kastriotit, vendbanim tė familjes Kastrioti dhe vendlindje tė Heroit tonė Kombėtar dhe tė motrave e tė vllezėrve tė tij.

Jeta qytetare e pajisi Skėnderbeun me kulturė tė gjerė humaniste dhe e bėri atė njohės tė shkėlqyer tė disa gjuhėve tė huaja. Skėnderbeu “e kupton dhe e flet mirė italishten, si ēdo njėri nga ne”, kėshtu kanė shkruar nė dhjetor tė vitit 1466 dy ambasadorė milanezė qė e shoqėronin Skėnderbun gjatė qėndrimit nė Romė.

Duke zotėruar Prizrenin dhe trevėn shumė tė gjerė tė tij, Gjon Kastrioti e kishte tė domosdoshme daljen nė bregdet pėr tė zotėruar rrugėn qė lidhte Prizrenin me bregdetin, tregtinė qė bėhej nėpėrmjet saj, si edhe furnizimin e nėnshtetasve tė tij me mallra jetikė, si kripa etj. Prandaj dalja nė bregdet e Gjon Kastriotit ėshtė e lidhur ngushtėsisht me zotėrimin e Peshkopatės sė Arbnit prej tij. Pėr kėtė ai ka shfrytėzuar konfliktin e Peshkopatės sė Arbnit me Peshkopatėn e Lezhės.

Sipas njė dokumenti tė fillimit tė vitit 1407, peshkopi i Lezhės kishte futur nėn zotėrimin e tij 12 kisha tė Peshkopatės sė Arbnit. Kjo do tė ketė ngjarė nė fund tė shek. XIV, kur qyteti i Lezhės kishte kaluar nė duart e Dukagjinėve. Pėr t’i siguruar pushtetit tė tyre mbėshtetje shoqėrore (sidomos mbėshtetjen e klerit) nė qytetin e Lezhės e nė trevėn e saj, Dukagjinėt kanė pėrkrahur ambiciet e peshkopit tė Lezhės pėr tė zotėruar 12 kishat e Peshkopatės sė Arbnit.

Peshkopė dhe klerikė tė tjerė tė rėndėsishėm tė Peshkopatės sė Arbnit kanė qenė bashkėpunėtorė tė ngushtė tė Gjon Kastriotit dhe tė Skėnderbeut. Ndėr ta do tė veēonim abatin Pjetėr, kushėri i Kastriotėve, dhe peshkopin Andrea. Nė korrik tė vitit 1439 abati Pjetėr qe dėrguar prej Skėnderbeut dhe nėnės sė tij nė Raguzė pėr tė pėrmbyllur detyrimet financiare qė tregtarėt raguzanė tė drithit kishin ndaj Gjon Kastriotit, i cili kishte vdekur. Nė dhjetor tė vitit 1447 abati Pjetėr qe dėrguar si pėrfaqėsues i Skėnderbeut pranė Mbretit tė Napolit, Alfonsit V. Kurse peshkopi Andrea ka qenė nė krah tė Skėnderbeut gjatė nėnshkrimit, mė 4 tetor tė vitit 1448, tė traktatit tė paqes midis tij dhe Venedikut.

Nė dokumentin e vitit 1407 Gjon Kastrioti ėshtė cilėsuar prej Senatit tė Venedikut si “zot shumė i fuqishėm nė trevat e Arbėnisė”. Pushteti dhe ndikimi i tij nė mjedisin shqiptar tė kohės janė vlerėsuar si shumė tė rėndėsishme pėr interesat e Venedikut. Nė vitin 1408 ai u bė garant i paqes qė u nėnshkrua nė rrethinat e Durrėsit midis Venedikut dhe Balshajve. Si zotėruese e Lezhės, Republika e Venedikut normalisht duhej tė pėrkrahte interesat e peshkopit tė kėtij qyteti pėr zotėrimin e 12 kishave tė Peshkopatės sė Arbnit. Por nuk ndodhi kėshtu, sepse lidhjet me Gjon Kastriotin ishin shumė tė rėndėsishme pėr Republikėn e Venedikut. Pa e pėrmendur emrin e Gjon Kastriotit, Senati i Republikės i shkroi Papa Grigorit XII qė 12 kishat qė ishin marrė prej peshkopit tė Lezhės, duhej t’i riktheheshin Peshkopatės sė Arbnit se ndryshe pakėnaqėsia e banorėve tė atyre anėve do tė shkaktonte trazira.

Angazhimi i Gjon Kastriotit pėr 12 kishat e Peshkopatės sė Arbnit ishte lidhur ngushtėsisht me interesa vetjake. Ato duhet tė jenė kisha tė krahinės sė emėrtuar mė vonė “Dhimitėr Jonima”, qė kishte dalje nė det, sepse nė vitet 30 tė shek. XV Skėnderbeu ka pasur aty njė timar tė madh me 9 fshatra sė paku. Po nga dokumentet osmane tė asaj kohe del se Gjon Kastrioti ka zotėruar krahinėn e Misjes (Ishmit) dhe ka qėndruar aty pėr shumė kohė. Pas shtypjes tė kryengritjes antiosmane tė Gjon Kastriotit, i biri i tij, Skėnderbeu, si kuadėr osman u ka kėrkuar autoriteteve tė Perandorisė Osmane qė Misjen ta zotėronte si zeamet. Siē ėshtė treguar mė parė Misja ishte pjesė e Peshkopatės sė Arbnit.

Krahas Peshkopatės sė Arbnit, Kastriotėt kanė qenė tė lidhur ngushtėsisht edhe me Peshkopatėn e Shtjefnit. Nė zotėrim tė Gjon Kastriotit ka qenė treva e Matit, qė ishte pjesa mė e rėndėsishme e Peshkopatės sė Shtjefnit. Kufiri lindor i kėsaj peshkopate ka qenė Drini i Zi, siē e ka treguar Mark Skura pėr pasardhėsen e saj, Peshkopatėn e Lisit. Edhe nė njė letėr tė vitit 1459 tė Papa Piut II nėnkuptohet se Drini i Zi mund tė konsiderohet si kufiri ndarės i veprimtarisė kishtare tė dy peshkopatave katolike (tė Arbnit e tė Shtjefnit) me trevat nė lindje tė tyre dhe qė ishin kryesisht nėn ndikimin e kishės ortodokse sllave. Nė trevat e kėtyre dy peshkopatave katolike nuk ka pasur ndonjė qendėr tė mirėfilltė qytetare, ku mund tė jetonte familja e Gjon Kastriotit dhe qė mund tė shėrbente si qendėr administrative e shtetit tė tij.

Pėrveē trevave perėndimore, ku ushtronin veprimtarinė e tyre peshkopatat katolike tė Arbnit e tė Shtjefnit, Gjon Kastrioti ka qenė shumė i lidhur edhe me trevat nė lindje tė tyre dhe qė ishin nėn ndikimin e kishės ortodokse sllave. Dokumentet mesjetare dėshmojnė se Gjon Kastrioti ka zotėruar Prizrenin, qendėr e rėndėsishme e kishės ortodokse sllave. Nė tė ka qenė vendosur administrata qendrore e shtetit tė Gjon Kastriotit, prandaj kancelaria e tij ka pėrdorur kryesisht sllavishten si gjuhė komunikimi me vendet e tjera. Krahas pjesės veriore tė maleve tė Sharrit, tėrthorazi dėshmohet se nėn pushtetin e Gjon Kastriotit ka qenė edhe pjesa jugore e tij. Nė vititn 1426 ai i dhuroi manastirit tė Hilandarit dy fshatra tė Rekės, Rostushė (Radostushė) dhe Trebishtė, qė janė pranė manastirit Bigorski dhe 25 km nė lindje tė qytetit tė Dibrės. Dhurimi dėshmon se nė zotėrim tė Gjon Kastriotit ka qenė lugina malore strategjike e Radikės. Kėtu ishte njė vendkryqėzim rrugėsh malore qė vinin nga lugina e Vardarit, Prizreni dhe Kėrēova pėr t’u lidhur me rrugėn e Drinit tė Zi dhe pėr tė vijuar nėpėr Matin e Kastriotėve drejt bregdetit, i cili u kontrollua prej tyre sė paku nė fund tė viteve 30 tė shek. XV, kur Skėnderbeu u bė subash i vilajetit tė Krujės. Zotėrimi prej Kastriotėve i pjesės perėndimore tė kėsaj rruge, lejon tė mendosh se ata kanė kontrolluar edhe pjesėn e rrugės qė kalonte nėpėr luginėn e Vardarit.

Kryengritja e pėrgjithshme antiosmane e nėntorit tė vitit 1443, e drejtuar prej Skėnderbeut, ēliroi tė gjitha trevat e Peshkopatės sė Arbnit, ato tė Kryepeshkopatės sė Durrėsit dhe shumė treva tė tjera shqiptare. Pėr ruajtjen e konsolidimin e kėsaj fitoreje historike Skėnderbeu dhe fisnikėt e tjerė shqiptarė, mė 2 mars tė vitit 1444, mbajtėn nė Lezhė njė Kuvend historik, ku krijuan Besėlidhjen Shqiptare, qė ishte bashkimi i parė kombėtar politik dhe ushtarak i shqiptarėve.

Ky bashkim politik i vendit pėrfshiu edhe klerikėt shqiptarė. Kėta i shuan grindjet midis tyre pėr zotėrimin e kishave, siē kishte ndodhur midis Peshkopatės sė Arbnit dhe Peshkopatės sė Lezhės nė kohėn e Gjon Kastriotit, i cili kishte pėrkrahur tė parėn. Edhe pėr kėtė qėllim Skėnderbeu e mbajti kuvendin e bashkimit kombėtar nė kishėn katedrale tė Shėn Kollit tė Lezhės.

Peshkopi Andrea i Lezhės, gjatė viteve 50-60 tė shek XV, ka qenė bashkėpunėtor i Skėndereut dhe pėrkrahės i politikės sė tij. Ky peshkop dhe peshkopi Nikolla i Pultit u shkėputėn nga sundimtarėt separatistė tė trevave tė peshkopatave tė Lezhės e tė Pultit ose kufitare me to, qė kanė qenė Dukagjinėt, dhe u bėnė pėrkrahės tė politikės centralizuese tė Skėnderbeut. Gjatė viteve 50 tė shek. XV Dukagjinėt u afruan me osmanėt dhe hynė nė mosmarrėveshje tė thella me Skėnderbeun. Pėrballė njė situate tė tillė, peshkopi Andrea i Lezhės dhe peshkopi i Pultit, Nikolla, u radhitėn nė krah tė Heroit tonė Kombėtar, zbatuan porositė e papa Kalistit III pėr shkrishterimin e Dukagjinėve dhe, mė pas, ndikuan pėr largimin e tyre prej osmanėve dhe pėr rivendosjen e lidhjeve tė Dukagjinėve me Skėnderbeun.

Nė mesin e viteve 50 tė shek. XV, kur kisha e Shėn Kollit tė Lezhės u dėmtua rėndė dhe u shkatėrrua, Papa Kalisti III miratoi kėrkesėn e Skėndėrbeut qė tė lėshonte indulgjenca pėr ata qė do tė ndihmonin pėr rindėrtimin e kishės sė Shėn Kollit tė Lezhės, qė u bė mė pas edhe vendvarrim i tij.

Lezha gjatė kohės sė Skėnderbeut u lidh ngushtėsisht me Heroin tonė Kombėtar, aq sa ajo dhe rrethinat e saj mund tė thuhet se zotėroheshin prej tij edhe pse ato juridikisht ishin zotėrim venecian. Gjatė konfliktit ushtarak me Venedikun ushtria e Skėnderbeut ka kaluar pa asnjė pengesė nėpėr trevėn e Lezhės dhe, me pėrjashtim tė kėtij qyteti, ai ka sulmuar qytetet e tjera shqiptare qė ishin nėn zotėrimin venecian, si Durrėsin, Tivarin, Shkodrėn, Drishtin, Dejėn etj. Gjithashtu pranė Lezhės ka qenė kampi i Heroit tonė Kombėtar, kur u nėshkrua traktati i paqes midis tij dhe pėrfaqėsuesve tė Venedikut. Shumica e letrave tė Skėnderbeut, qė njihen deri sot, janė shkruar nė Lezhė. Kjo tregon se ai ka banuar kryesisht nė kėtė qytet pėr tė ushtruar veprimtarinė e tij politike dhe ekonomike.

Peshkopata e Lezhės ka qenė e lidhur ngushtėsisht me Skėnderbeun, prandaj peshkopi Andrea u vu nė krah tė Pal Engjėllit nė kuvendin kishtar qė u mbajt mė 8 nėntor tė vitit 1462 nė kishėn e Shėn Trinisė tė Matit.

Nė kėtė kuvend filloi shkrimi i gjuhės shqipe dhe procesi i shqiptarizimit tė Kishės Katolike nė trojet shqiptare. Ky kuvend ėshtė ngjarje e rėndėsishme historike, sepse parapriu procesin e reformimit tė Kishės Katolike nė Shqipėri.

Nė aktet e kėtij kuvendi ėshtė shkruar: “Nėn tė ndriturin zotin Skėnderbe, zot i Arbėnisė, dinjiteti kishtar gėzon tė gjithė lirinė dhe mbrojtjen…Klerikėve u lejohet tė mbajnė armė, tė plagosin dhe tė vrasin”. Prandaj klerikėt shqiptarė kanė qenė pjesėmarrės aktivė nė luftėn antiosmane tė Skėnderbeut. Ata kanė mbėshtetur pa lėkundje politikėn e brendshme tė tij pėr krijimin e shtetit tė bashkuar shqiptar dhe kanė pasur rol parėsor nė trojet e kėtij shteti pėr vėnien nė jetė tė vendimeve e tė urdhėresave tė Skėnderbeut si kryetari sovran i shtetit shqiptar.

Krahas klerikėve tė sipėrpėrmendur dhe klerikėve tė Peshkopatės sė Arbnit, si abati Pjetėr e peshkopi Andrea (peshkopatė kjo e lidhur me Kastriotėt qė nė kohėn e Gjonit), Heroi ynė Kombėtar pati si bashkėpunėtorė e ambasadorė tė tij edhe klerikė tė tjerė tė shquar tė trevave tė largėta, qė nuk u pėrfshinė nė shtetin e bashkuar shqiptar. Ndėr ta duhet veēuar Gjergj Pelini, abat i manastirit tė Shėn Mėrisė sė Rotecit pranė Tivarit, qė ishte nėn zotėrimin venecian. Ky abat pėr gati 20 vjet ka qenė bashkėpunėtor i ngushtė i Heroit tonė Kombėtar dhe ambasadori i tij mė jetėgjatė nė kėtė detyrė. Vendin e Gjergj Pelinit, pas vdekjes, e zuri denjėsisht Pal Engjėlli, kryepeshkop i Durrėsit dhe hartues i Formulės sė Pagėzimit.

Me emrat e kėtyre klerikėve tė ndritur, bashkėpuntorė tė ngushtė tė Heroit tonė Kombėtar, Skėnderbut, ėshtė lidhur ngushtėsisht procesi i lindjes sė shkrimit nė gjuhėn shqipe dhe i shqiptarizimit tė kishės katolike nė trevat shqiptare. Kuvendi i 8 nėntorit tė vitit 1462 ėshtė njė ngjarje historike shumė e rėndėsishme, sepse parapriu procesin e reformimit tė Kishės Katolike nė trojet shqiptare.

gazeta tema 22-01-2008