Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Poetët ditën e Martë

    POETËT ditën e Martë!.....

    Poetët e trishtuar nga pavioni i të marrëve
    dalin me pizhamat e kohës amorale!...
    Numërojnë të premtet e të vetëvrarëve
    dhe nisin vajin marramendshëm në korale.

    Pa ngrihuni poetë! Ju të dashurit e mi!
    Dhe lini bubuzhelët të sorollaten në mjerim...
    të thurim së toku një Hymn t'i vëmë në vij
    Të gjithë të trishtuarit në një Grand Parakalim!

    Le të ndezim ngado zjarre të anti inkuizicionit
    të shpallim me të madhe Vitin e Dashurisë!
    Ka ardhur koha e mbrapshtë e ekzibicionit
    Le të bëjmë edhe né Sfilatën e Poezisë!

    Vërtet jemi shpirtbrishtë shpesh dhe rënkojmë...
    Se nuk e dimë ku vemi, as dhe nga vijmë!
    Po le t'i themi Botës se dimë të Dashurojmë
    të ndezim zjarrin poetik dimë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Poeti të Enjten...

    Rreshtohen
    çastet,
    orët,
    ditët,
    javët,
    muajt,
    vitet,
    shekujt e…
    mijëvjeçarët në… kuadrate kalendarësh.
    Datat shtyjnë njera tjetrën
    Njerzit po ata.
    Hallet po ato
    Stresse shqiptarësh.
    Katundet
    Qytetet
    mëhallat
    rrugicat
    zgjerohen e ngushtohen
    jeta në TENDER.
    Kazanët e plehrave plot e përplot
    Qentë dhe macet në konsesus
    llapaçisnin mbeturinat njerzore...
    gazetat nxijnë nga kronikat e zeza
    Vlora don REFERENDUM
    Çfar të bëj un?!...
    Fërshëllej motivin e këngës “Jeta kërkon dashuri”
    Interesant!!!!
    Dhe kjo këngë nxit sherr
    Nxit mllefet
    Përtej tyre nxin një JURI.
    Çudia më e madhe zgjat 3 ditë!!!
    Po sikur të bëj një çorbë
    me të gjitha meloditë
    Pastaj ta gris kalendarin
    e ditët do t’i numëroj me kalendarin kinez
    Hë si thoni?...
    Do të kisha sukses???
    Mendimin ma preu një çift i dashuruar
    Që fërshëllenin motivin “Zemrat i lamë peng”...
    dhe putheshin të dy
    Pranë kazanit të plehrave
    Ku hedhur ishte një gazetë
    E në faqen e saj të pistë lexohej
    “Dallaveret e një gjykimi!...”

  3. #3
    Realja ne poezi!

    ...dhe une qe s´di te fershellej, ate nate belbezova nder buze..."Jeta kerkon dashuri".

    Suksese, Agim!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    si ju, fershellej te njejten melodi te kenges "jeta kerkon dashuri"
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    POETËT ditën e Martë!.....

    Poetët e trishtuar nga pavioni i të marrëve
    dalin me pizhamat e kohës amorale!...
    Numërojnë të premtet e të vetëvrarëve
    dhe nisin vajin marramendshëm në korale.

    Pa ngrihuni poetë! Ju të dashurit e mi!
    Dhe lini bubuzhelët të sorollaten në mjerim...
    të thurim së toku një Hymn t'i vëmë në vij
    Të gjithë të trishtuarit në një Grand Parakalim!

    Le të ndezim ngado zjarre të anti inkuizicionit
    të shpallim me të madhe Vitin e Dashurisë!
    Ka ardhur koha e mbrapshtë e ekzibicionit
    Le të bëjmë edhe né Sfilatën e Poezisë!

    Vërtet jemi shpirtbrishtë shpesh dhe rënkojmë...
    Se nuk e dimë ku vemi, as dhe nga vijmë!
    Po le t'i themi Botës se dimë të Dashurojmë
    të ndezim zjarrin poetik dimë
    Pershendetje Agim.
    Lexoj vargjet e mesiperme dhe mahnitem me gjendjen tende poetike "te nje niveli vertet te admirueshem", ndaj s'mundem te mos te't'uroj perzemersisht:
    Urime dhe suksese!

Tema të Ngjashme

  1. Shkrime nga Bahtir Hamza mbi çeshtjen kombetare
    Nga Bahtir Hamza në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 24-02-2010, 16:59
  2. Poezi Te Perkthyera Nga Poetet Shqiptare
    Nga gjakushi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 13:08
  3. Poetët bashkëkohorë
    Nga forum126 në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-11-2007, 15:11
  4. U Zunë Poetët Fare Kot!
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 11:03
  5. Kadare per dy poetet e pushkatuar nga PPSH-ja
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 03:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •