Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421

    Post Gati projektligji për përpunimin e gazetave në letër higjienike

    Ministritë e Shëndetësisë dhe të Punës dhe Çështjeve Sociale kanë hartuar një projektligj për përdorimin e gazetave, konkretisht letrës së tyre, për letër higjienike, bënë të ditur burime zyrtare të këtyre ministrive. Projektligji, që i është paraqitur për miratim Kuvendit, parashikon që të gazetat ditore dhe ato javore (me përjashtim të fletoreve zyrtare dhe botimeve mujore) të mblidhen dy orë pas qarkullimi dhe të shndërrohen në letër higjienike të cilat do të paketohen dhe do të shiten në treg nga ndërmarrje private.

    Masa parashikohet të përfshijë fillimisht qytetin e Tiranës, të Durrësit dhe atë të Shkodrës për rreth dy muaj veprimtari testimi. Më tej pritet të prekë dhe qendrat e tjera urbane të vendit. Ky projekt i të dy ministrive parashikohet të hapë dhe vende të reja pune për grupmoshat e reja. 25 për qind e të papunëve shqiptarë të grupmoshës 19-28 vjeç, kanë paraqitur kërkesat për punësim pranë zyrave të punësimit.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, letra e gazetave shqiptare i plotëson të gjitha parametrat që të përdoret si letër higjienike dhe gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, rreth 65% e qarkullimit ditor të shtypit do të përpunohet në ndërmarrjet e posaçme private të cilat do të hapen dhe do të subvencionohen në masën 40% nga shteti. Fonde për këtë projekt ka dhënë dhe ambasada e Vendeve të Ulëta si dhe ajo gjermane. Përsa i përket përdorimeve të tjera, dy prej firmave sipërmarrëse kanë propozuar dhe përpunimin e kësaj letre për shami hundësh. Megjithatë kjo pritet të diskutohet pas dy javësh në seancë të veçantë të Kuvendit.

    SEE news24

  2. #2
    super saiyan Maska e vampiro
    Anëtarësuar
    04-04-2005
    Vendndodhja
    eneh probe
    Postime
    293
    une degjova qe kan organizuar dhe proteste neser ne oren 11 para kryeministrise keto te gazetave dhe te mjaftit. me pretekst se po shkelet liria e shtypit.

    me sa duket ajo firma Perla qe kishte propozu per facoleta ka per te bere nji thes me leke, se thone qe eshte rritur numri i qurraxhijnve. keshtu qe dhe qurre dhe gazete dhe facolete eshte 3 ne 1, oferte e paperseritshme
    paqe dashuri prosperitet luledele integrim euroatlantik ylbera ne qiell qingja dildo etj

Tema të Ngjashme

  1. Niveli i gazetave te djathta krahasuar me ato te majta
    Nga Eni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 13-05-2002, 10:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •