Shkruan: Besnik Prishtina
A është më e mirë një gënjeshtër e ëmbël apo një e vërtetë e hidhur? Kosova po mbetet e ndarë nga shteti Amë nën sundimin e Malit të Zi, Serbisë e Maqedonisë! Një pjese të Kosovës po i hiqen prangat e hekurta të ngushta të shekullit të kaluar dhe po i vihen prangat më të gjëra e të argjendta të këtij shekulli. Dikush do të shikojë në pasqyrë ta vërtetojë se sa mirë po i rrinë prangat e reja dhe do t’ia thotë këngës nga gëzimi. Sepse ai që kurrë nuk ka qenë i lirë kënaqet me pak duke menduar se kështu duket liria! Pastaj kur të zgjohet nga gjumi do ta sheh se asgjë nuk ka ndryshuar! Të dielën do të e shohim se sa jemi duke fjetur e sa jemi të zgjuar! E di se nuk do të Ju gëzojë, por këtu do tua përkujtoi të vërtetën.
Nga institucionet e BE dhe nga institucionet e pakicës në Kosovës u paralajmërua shpallja e pavarësisë së Kosovës, duke mos e thënë saktësisht, por duke aluduar se fjala është për „pavarësi“ nga Serbia. Por si është bërë zakonisht deri me tani nga këto qarqe, mendohet diçka tjetër, verbalist thuhet diçka tjetër, në teori shkruhet e kundërta dhe praktikisht bëhet e katërta që nuk ka lidhej as me atë që është thënë dhe as me atë që është shkruar. Fjala është për një demagogji të rafinuar, e cila diplomacinë e sjellë deri te kufijtë e kriminalitetit politik mafioz, ku mashtrimi është vegla kryesore për të zvarritë shpresat e njerëzve deri në pafundësi.
Shqiptarët e kanë një të metë kolektive. Harresën! Shpejt i harrojnë edhe veprat e mira edhe veprat e këqija. Një shembull: Pas lufte kur u krijua Parlamenti i Kosovës brenda tij u gjet përsëri Mamut Bakalli me kompaninë e vet që i kishin shërbyer Beogradit me zell. Jashtë këtij parlamenti u gjetën njerëzit, të cilët do të viheshin në krye dhe me të cilët do të ishte krenar çdo popull! Te ne, ata sa janë gjallë nuk nderohen e nuk shfrytëzohen, por përbuzen. Dhe, kur më nuk janë më, ne i nxjerrim në këngë në bisht të sharkisë dhe krenohemi me ta përsëri. Të tillë janë Adem Demaçi dhe bashkëluftëtarët e tij të luftës ilegale dhe të luftës së armëve! A ishte kjo liri? Nuk ishte dhe nuk është! Kujtimet na kthjellin mendjen. Nuk po e shkojmë në të kaluarën e largët, sepse kemi kujtime të freskëta të mjaftueshme.
Vëzhguesit, e dinë mirë se si në fillim të janarit 1998 Brukseli i dha leje Millosheviqit për masakrën e Prekazit. Brukseli ka gisht edhe ne vrasjet në Prishtinë e Mitrovicë menjëherë pas lufte. Brukseli ka gisht edhe ne vrasjet e shqiptarëve më 17 e 18 mars 2004. Brukseli ka gisht edhe ne vrasjet e 10 shkurtit 2007 dhe Brukseli ka gisht edhe ne masakrën e Bodecit të viti të kaluar.
Ata e dinë mirë edhe marrëveshjen nga fund viti 1998 të diplomatëve të Fuqive të Mëdha me Millosheviqin e Gligorovin për hapjen e kanalit të shpërnguljeve masive nga Kosova , të cilin Gligorovi e zbuloi dhe kjo gati se i kushtoi me kokë! Shpërnguljet ndodhën më vonë ashtu si tha Gligorovi. Këto shpërngulje të kurdisura Bruksel-Beograd do të shërbenin për të bindur opinionin botëror për “intervenim humanitar për të ndihmuar shqiptarët”. Por ushtritë e huaja në vend se të hynë ne Serbi e Mal të Zi dhe i shfuqizojnë regjimet kriminale, ata hynë vetëm ne trojet shqiptare dhe i çarmatosën shqiptarët e i shkatërruan armët, me të cilin ishin mbrojtur ata nga horrat barbare sllave. Ndërsa as kolonistët serbë në Kosovë nuk i çarmatosën.
Në realitet ata erdhën për të mbrojtur sovranitetin e Beogradit në Kosovë dhe për këtë e nxorën Rezolutën 1244. Vëzhguesit mirë e dinë edhe se Konferenca e Rambujesë e 1999 është organizuar ekskluzivisht për të e realizuar likuidimin e UÇK, sepse krijimi i UÇK i prishi planet greke të BE për shpartallimin e Ushtrisë dhe të Armatimit të Republikës se Shqipërisë. Vëzhguesit politik e dine se BE në emër të ndihmës „humanitare përmes UNMIK-ut i shpartalloi institucionet vendore shqiptare dhe morri ato paralele serbe nën mbrojtjen e vet, parmes të KFOR-it ndau Mitrovicën dhe krijoi enklavat serbe, ku po krijohen komunat serbe që nuk ekzistonin asnjëherë në kohën e okupimit serb! Përmes të AKM, me ndihmën e hajnave vendore shkatërroi bazën ekonomike të Kosovës. BE e organizoi arrestimin dhe eliminimin në forma të ndryshme nga skena e të gjithë shqiptarëve që ishin, kenë dhe janë të vendosur për të arritur objektivat e kauzës së lirisë dhe bashkimit kombëtar. Që nga Adem Demaçi e deri te Albin Kurti i nxjerrin nga skena ndërsa riaktivizohen në politikë të gjitha veglat titiste të regjimit të Beogradit!
Vëzhguesit politikë e dinë se Serbia u kursye dhe u privilegjua nga BE që nga mosdhënia e përgjegjësisë për krimet e luftës e deri te ruajtja e nomenklaturës shtetërore të Beogradit që qëndron e tëra pas krimeve të luftës. Bile duke e kursyer edhe vet Milloshjeviqin që të mos shpallet fajtor. Brenda në Serbi nuk hyri asnjë ushtar dhe asnjë policë i huaj dhe ajo u njoh nga OKB pa kushte e standarde, pa administrim e pa mbikëqyrje. Nga të gjitha këto del përfundim se BE u sjellë e po sillet sikur Serbia të ishte viktimë e Kosova agresor. Kjo është „ndihma humanitare“ e BE ndaj Kosovës!
Për 8 vite rresht BE provoi t’i bind shqiptarët që sërish t’i nënshtrohen sovraniteti të Serbisë dhe kur kjo nuk funksionoi praktikisht, BE po e le në fuqi Rezolutën e OKB 1244, me të cilën njihet sovraniteti i Serbisë në Kosovë dhe njëkohësisht po bëhet shpallja e pavarësisë e Kosovës! Prej kujt? Preje Serbëve apo prej Shqiptarëve?
Politikanët e korruptuar po thonë se Kosova po pavarësohet nga Serbia. Por, Pakoja e Ahtisarit ka për synim që Kosovën ta pavarësojë nga Populli Shqiptar autokton dhe vet Popullin Shqiptar të Kosovës ta pavarësojë nga Kombi Shqiptar duke krijuar nga ai një “komunitete multietnik kosovarë”, me flamur dhe himen të BE!
Më 17 Shkurt 2008 Kosova po ndahet nga Flamuri e Himni Kombëtar dhe nga kjo ditë mbi Kosovë do të valojë flamuri i errësirës së natës me shumë yje që i bëjnë dritë vetëm vetes. Flamuri i BE dhe Himni i BE janë qefini dhe tallkini që shënojnë fillimin e sundimit të diktaturës së Perandorisë Globaliste të BE mbi vendin tonë. Kali Trojës po vjen i ftuar nga ata që e “…sjellën ujkun në torishtë…”!
Kush janë ata shqiptar që bëjnë festë, kur prangat e robërisë i vihen lirisë? Kush janë ata që do të rrinë gatitu para himnit të BE? Cili do të jetë ai që do ta ngritë flamurin e Ahtisarit në vend të Flamurit të Skënderbeut?
Janë politikanët e korruptuar që na thonë “o burra a i shihni se prangat janë prej ari”?
Ai shqiptar që e ngritë flamurin e Ahtisarit, i pari do të jetë tradhtari dhe ai që do t’ ia vej i pari flakën këtij flamuri do të jetë heroi i parë i kombit në këtë shekull!
Marti Ahtisari do të thotë para parlamentit të Kosovës duke ju drejtuar fytyrave të pafytyra:
”…tradhtinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes juvsh…”!
Pastaj përsëri do të ndihet trokëllima e kalit të birit të luftëtarit që BE ia vrau babanë me 1999… me… me 17 e 18 Mars 2004, me 10 Shkurt 2007 apo atje në Brodec…! Djemtë e Heronjve, të Dëshmorëve e të Luftëtareve të Kombit do ta rrokin edhe njëherë, në njërën dorë armën e në tjetrën Kanunin e Lekës për të e çuar drejtësinë e Zotit në vend nën valëvitjen e Flamurit të Skënderbeut!
“Nënë moj mos ki frikë…”
se ke Batalionin e
Atlantikut në Amerikë
që do të venë në Prishtinë
“…në Prishtinë aty pikësëpari
Kërcet topi me duhi
Aty gjaku i shqiptarit
Ra në tokë me mbi përsëri…”
16.02.2008
http://lajme.dervina.com/?sherbimi=l...=2626-2498:713
Krijoni Kontakt