Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: voskopoja

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2007
    Postime
    1

    voskopoja

    mirmbrema anetare. ju lutem kush nga ju do te me jepte disa te dhena per voskopojen do tua dija per nder. ju faleminderit
    SINQERITETI TREGON KARAKTERIN E NJERIUT.

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Nje njeri kerkon te ngreje nga hiri Voskopojen e madhe

    E Enjte, 02 Qershor 2005

    Quhet Ilir Ballauri dhe me profesion eshte gjenetist. I larguar nga Shqiperia prej vitesh te tera, ai eshte duke ngritur dhe ringjallur nje korpus te tere dijesh dhe dokumentash per qytetin e te pareve te tij, qe quhet Voskopoje dhe qe ka qene nje nga pikat me te qyteteruara te shqiptareve te gjithe koherave. Per te fokusuar qytetin e tij, ai ka germuar ne Arkiva pa fund dhe ka bere studime te medha, por dhe ka pastruar vete gurre varri ne Voskopoje, ku flinin bashke me perjetesine voskopojaret. Ne fund- na ka dhene gati virtualisht fale krijimeve te tij, qe tashme kapin shume e shume libra: sesi ishte Voskopoja e madhe. Dhe, qe ai beson se e kane themeluar te ngratet, qe erdhen nga djegja e Kostadinopojes se lavdishme te Bizantit

    Ben Andoni

    Po te kesh parasysh "Guerniken" e Pikasos, ndoshta mund te krijosh ndonje perfytyrim per momentet e fundit te grahmave te Voskopojes. Ose ashtu do te donin qe te ishin njerezit e saj, qe tashme mbiemrat e Voskopojes- i kane mbjelle kudo ne Bote. Ashtu do te kene qene dhe ato momente, qe i dhane fund Mekes se vlleheve: te trishta dhe me te keqia se vete vdekja. Por, Voskopoja jetoi, sepse tharmi i ketij vendi nuk ishte si gjithkund. Kjo eshte nje arsye, qe shume studiues e hamendesojne forcen e kesaj mbijetese- tek ardhjet e njerezve nga Kostadinopoja, kurse te tjere tek veprat qe ata lane pas. Nje prej ketyre te fundit eshte 54 vjecari Ilia Ballauri, puna e te cilit tashme synon qe te ngreje nje Voskopoje qe nga fillimi. Kuptohet jo me gure, me kishat e mrekullueshme dhe me te gjithe trashegimine e saj, por me idete dhe te verteten ne dokumenta sepse Voskopoja ishte dhe mbetet kaq e madhe per emrin qe ka. Gjenetisti shqiptar, qe eshte ne kurbet prej 14 vitesh, e ka trasuar mire rrugen e tij. Ajo eshte e ndare ne dy drejtime, te dyja vecmas njera-tjetres. E para eshte e lidhur me teper me nje drejtim te ri te gjenetikes se sotme, "Ancient Genetics": E cila ka te beje me teper me lexime dhe me pak me investime laboratorike, gje qe i jep pamvaresi ne punen e tij kerkimore. Dhe, tjetra per Voskopojen e gjysherve te tij- vllehe- per te cilet eshte krenar deri ne pamundesi.

    Ky qellimi i tij i dyte eshte personal dhe i vjen nga thellesia e shpirtit: Ai shpreson qe te ringjalle Voskopojen me emrin dhe bemat e njerezve te saj.

    Rrefen- Ai per Voskopojen

    "Ajo cka eshte me rendesi per mua eshte qe te behen te njohura shume gjera, te cilat lidhen me Voskopojen dhe qe deri me sot nuk njihen, apo ngurohet te pranohen, psh. Me 1 janar te cdo viti, ne shohim me endje koncertet e Vjenes. A e dine ne Shqiperi se ajo godine aq e bukur- ku zhvillohet kjo ngjarje, eshte ngritur me inisiativen dhe nen patronazhin e nje voskopojari, Nikoll Dumbes? Dhe, per nder te tij Sheshi dhe rruga ku eshte ajo, quhet "Dumba Strasse", ose qe Sinat themeluan 2 Akademi: Akademine e Athines dhe Akademine e Shkencave ne Budapest, -shpjegon ai. Ose ne qender te Bukureshtit ka qene ne Shek. e 19-te nje hotel kafeteri shume e bukur -prone e familjes voskopojare Kapsa, qe vizitohej prej gjithe intelektualeve me ne ze te Rumanise dhe ku kishte vendin e vet me te preferuar kompozitori i madh italian Pietro Maskanji. etj. Qellimi im eshte qe keto fakte ti bej shume te njohura. Ose se bursisti me i njohur ne Trieste- ne fundin e shekullit te 18-te ka qene Nikolla Botta prej Voskopoje. Ose se Minister i Arsimit dhe Edukates ne Rumani, ne fillim te shekullit te 20-te ka qene nje Ilia Ballauri, ose se nje oficer hungarez ( voskopojar nga Familja Bulcu) i shek 18, ka qene husar ndofta edhe deri ne Finlande dhe zoteronte rreth 9 gjuhe etj etj, ose novelisti i madh hungarez Elek Gozhdu, eshte i biri i pasanikut dhe pronarit te nje kuartieri (lagjeje) ne Budapest, Manol Gozhdut prej Voskopoje, e plot e plot te tjera".

    Shkelqimi i qytetit te vdekur

    Kur Kostadinopoja u pushtua perfundimisht nga turqit me 1453, shume nga njerezit e saj, qe kishin mbetur ne qytetin e Bizantit, u zhvendosen ne Perendim. Studjuesit besojne se shume prej tyre zune vend ne Voskopoje, ne vendin qe do gjallonte me vone rreth 15 kilometra nga qyteti i Korces. Dhe, njerezit e Voskopojes dinin se c'benin. Ata ne qindra vjet te ekzistences se qytetit realizuan shtypshkronjen, qe do te ishte nga te paret ne rajon dhe me gjere. Ishin ata, qe me 1720 formuan nje Akademi, e cila u ngrit rreth vitit 1744. Lektoret e saj, qe vinin nga te gjitha kendet e Perandorise dhe jashte saj -sollen ne kete oaz kulturor dhe ne kete vend te humbur te Rumelise se atehershme- lende, qe mund te zilosin dhe sot lektoret. Atje mesohej logjika, filozofia, matematika dhe fizika, por mesohej dhe per ekonomiste dhe llogaritare. Kujtojme se flitej per shekullin e XVIII, kohe kur qyteti filloi te pulsonte ndryshe. Ne biblioteken publike te mirenjohur, kishte klasike por edhe nje koleksion te gjere te veprave shkencore nga Evropa Perendimore. Kuptohet, ashtu si mund te merret lehte me mend, voskopojaret shkonin lehtesisht ne shkollat me te mira jashte. Duhet thene se kjo shkolle ka vlera se ne Akademi u punua dhe per shqipen, ndersa filloi dhe hartimi i fjaloreve dhe shume gjera te tj. Kurse zejtaret e ketij vendi per punimin e stolive dhe zbukurimin e armeve -ishin te rralle.30.000 apo 40.000 banore e tij, qe studjuesit Ilia Ballauri thote se jane baraz me 400.000 sot gjallonin ne kete qytet. E se fundi-nga kjo mrekulli u prishen dhe 24 kishat e mrekullueshme, qe nanurisnin njerezit dhe qe vendosnin paqen e Zotit mbi kete vend te mrekullueshem.

    Nga ketu...

    Prej kesaj pike fillon lodrimin e tij ne arkiva- njeriu i apasionuar Ballauri. I cili ne kohen tone punon ne arkiva dhe fale njohjes se shume gjuheve mundohet te penetroje ne celesat e qytetit historik... "Tragjedine e pare kodiku i madh i Shen Prodhromit e pershkruan shume shkurt me keto fjale rrengjethese-thote ai: "Me 2 Shtator 1769 ... u shkaterrua Voskopoja. Njerezit u shperndane nga do mbi dhč. Nuk mbeti ne vend as edhe nje qen. Vetem pas kater pese muajsh u rikthyen nja dyqind familje ... " . Nderkaq, tre vjet pas shkaterimit katastrofal, me 1772 Voskopoja doli ne ankand ne oborrin e Sulltanit ne Kostandinopoje dhe u @#%$ per 27 pungje, ndersa me 1788 pra rreth njezet vjet pas djegjes se pare, qyteti yne tashme i shkretuar dhe i kthyer thuajse ne grumbuj guresh, ku me dhembe mbaheshin dhe qendronin edhe banoret e fundit, u dogj perseri.

    Shkak per kete u bene perleshjet mes bejlereve te Beratit dhe Ali Pashes. Te dy grupet nisur nga interesat e ngushta feudale te tyre thuhet se u ndeshen diku, aty mes kufirit Gjonomadh - Voskopoje. Pas perfundimit te luftes Ali Pasha ngriti aty nje pirg te larte me trupat e therura te Kurt Pashajt te Beratit dhe ndoqi mbeturinat e forcave te ketij te fundit deri ne Opar, e me tutje. Ne kete rremuje, hanxharesh, dhe kokrash te prera, Voskopoja u dogj per here te dyte.

    Studiuesi rumun V. Papakostae, i cili eshte bazuar ne burime hungareze thote se pas kesaj katastrofe te dyte te vitit 1788, njeqind e pesedhjet fryme, te ndodhur ne te tilla situata tragjike, me ne krye Papa Janin dhe nje burre tjeter qe del se pat qene prej fisit Sina, pasi pershendeten me lote njehere e pergjithmone vendlindjen e tyre qe digjej e digjej, kthyen syte nga veriu, drejt Evropes dhe moren rruget, duke udhetuar neper monopate qe ata i njihnin fort mire", -vazhdon citimin e tij studiuesi. Pasi pershkuan gjithe Ballkanin, dolen ne luginen e lumit Sava ne Serbi dhe Vojvodine, drejtuan karvanet per ne Slavonski Brod dhe perfunduan ne Austri.

    Edhe sot e kesaj dite sa here cfaqet ndokush prej Evrope dhe kerkon rrenjet e largeta prej Voskopoje, ka mundesi qe, ai te origjinoje prej te tillash karvane mergimtaresh, qe thuhet se ne ato kohera s'pushonin se larguari nga Voskopoja, duke u shperndare nga do, ... ne Vjene, Linz, Budapest, Keshkemet, Miskolc, Zemun, Bitole, Nish, Beograd, Osijek, Novi Sad, Lajpsig, Halle, Krakov, Varshave, Bukuresht, Arad, Timishuare, Kostance, Jash, Odese, Sofie, Selenik, Serres, Bllac, Siatishta, Krushovo, Trieste, Venetik, Sarajeve, Dubrovnik, etj., etj, kujtojme fjalet e ketij kodiku te shenjte.

    ***

    Ja pse kur kujton kete episod te vjen ndermend qe vetem nje "Guernike" mund te tregonte lengimin e madh te voskopojareve, qe vertete i shkaterruan fizikisht qytetin, por i lane kujteses se njerezimit nje perpjekje te madhe...per te mbijetuar me dinjitet.

    Kush eshte Ilia Ballauri

    Flet me shume per familjen, sepse ate e konsideron si themelin e pune dhe burimin e kenaqesise se punes se tij. 54 vitet e tij i kane lejuar qe te shohe boten me syzet reale, sepse ka jetuar kohen e Enver Hoxhes dhe privacionet, qe rridhnin nga kjo kohe. Eshte i martuar dhe ka dy femije, qe studiojne respektivisht djali per Arte ne Gjermani dhe vajza per Gjenetike, profesionin e tij- ne Austri. Ai vete ka mbaruar shkelqyer ne Shqiperi per agronomi, ne nje nga disiplinat me cilesore te shkolles shqiptare. Ka arritur qe nga 37 lende te zhvilluara gjithsej ne Universitet- 36 lende t'i kete fituar me noten 10. Gjithsesi, emerimin e kishte ne Librazhd dhe qe andej kaloi ne Stacionin e Panxharit ne Korce. Kurse drejtimin per gjenetike, e ka marre pasi ka mbrojtur diplomen per gjenetiken e bimeve- me te cilen ka bere dhe doktoraturen per gjenetiken e bimeve. Ketu dhe ka punuar paralelisht si pedagog i Gjenetikes per 12 vjet ne Universitetin e Korces. Tashme e permend me krenari, nje pune qe ka te ngjare qe ja kane harruar dhe qe eshte krijimi i varieteteve te panxharit me cilesira te larta dhe te pershtatshme per klimen e Korces. "Puna ime e mesiperme-thote me nostalgji ai-gjendet e shkrojtur ne Doktoraturen time rreth 270 fq., te depozituar ne Biblioteken Kombetare Tirane" . Nostalgjia i vjen ngaqe prej 15 vitesh eshte ne Greqi dhe tashme punon perseri ne industrine e sheqerit, por kete here per greket "perseri ne drejtimin tim, vetem ne laborator, me analizat

    virusiale, pra me mikroorganizma parazitare, qe ndikojne ne nivelin qelizor te bimeve, pra ne strukturen gjenetike te bimeve te panxharit". Gjithsesi, interesi i tij eshte per nje

    drejtim te ri te gjenetikes se sotme, "Ancient Genetics", qe ka te beje me

    teper me lexime dhe me pak me investime laboratorike, gje qe kuptohet i jep edhe lirine e tij te cmuar ne punen kerkimore ku lodron prej 15 vitesh. "Investimet ne kete drejtim jane te nje natyre tjeter, duhet te njohesh mire biologjine, historine, etiken, filozofine, sociologjine, etj. etj. dhe sidomos shume gjuhe", thote ai. Kjo e beri, qe pak kohe me pare te shkruaje nje liber, qe lidhet me pikpamjet e Aristotelit per gjenetiken. Ndersa ka gati per botim edhe keto libra gati te perfunduar, "Konceptet ekogjenetike ne vepren e Hipokratit", "Platoni, Demokriti, Pitagora etj, per nje shoqeri njerezore gjenetikisht sa me te mire", "Probleme te Biologjise te ngritura prej Aristotelit dhe te zgjidhura prej tij" si dhe " Konceptet gjenetike ne kulturat e lashta, babilonase, indiane dhe egjiptiane". Por ka deshire qe te vazhdoje, kuptohet thote: Po i dha Zoti shendet - "ta vazhdoj duke perfshire ne te edhe te tjera aspekte (psh, nje permbledhje te ideve gjenetike te Lukrecit; nje tjeter te ideve te Theofrastit mbi gjenetiken e bimeve; nje tjeter mbi nocionet e gjenetikes ne ligjet e lashta te Manit, etj.). Ndersa, ka gati te perfunduar monografine kushtuar Familjes fisnike te Sinajve, por edhe ka botuar "Dhimiter Alqeu, voskopojari-dhe traktati teologjik", etj.
    Ballauri: Po Voskopojen e krijuan qytetaret e Kostadinopojes
    E Enjte, 02 Qershor 2005
    Shkaterimi i dikurshem i Voskopojes do te mund pra te perngjasohej si dhe me shkaterrimin e sotem te nje qyteti me rreth 400 mije apo gjysem milioni banore, thote autori, qe jep shkelqimin e vertete te ketij qyteti, qe tashti eshte vetem nje fshat. Kurse, per Familjen Sina, nje nga krenarite e qytetit shton se: "Kane kontribuar duke qene investuesit kryesore ne ngritjen e ures se varur te Budapestit; kane themeluar Akademine e Athines, Akademine e Shkencave te Budapestit, rinovimin e pallatit De Grassi-Sina ne Canal Grande te Venecias etj. etj. Te gjitha keto- i kam paraqitur ne nje studim i cilin e kam edhe kete gati". Komenti eshte i tepert per banoret, qe ai e ka bindje se jane pasardhesit e Bizantit

    Ben Andoni

    Si e imagjinoni Ju, Voskopojen ne lulezimin e saj?

    "Per te krijuar nje imazh per kete qytet ne perfytyrimin tim marrin pjese tre elemente. 1) Te thenat gojore, qe mberriten deri tek mua, brez pas brezi nga te paret te cilet origjinonin nga ky vend. 2) hulumtimet e mia per disa dekada rreth historise se ketij qyteti dhe 3) sfondi i formimit tim kulturor ne pergjithesi.

    Une e imagjinoj Voskopojen, ne kulmin e lulezimit, nje qytet me rreth 40 mije banore, nje qytet teper te gjalle, me nje jete teper te lidhur per ate kohe me Evropen, me nje shtrese te shoqerise, qe kish nocione te shendosha per "bon viver", e nje komuniteti te vecante qe kish nje formim te tille qe problemet i zgjidhte vetem nepermjet zgjuarsise dhe qe nuk kish aspak njohuri dhe force per perleshje luftarake, e nje komuniteti ku kish nje moral fetar dhe social per tu admiruar, nje ngritje kulturore te nje metropoli per ambjentin rreth e rrotull, etj. Nuk duhet harruar edhe nje dicka. Kur Voskopoja kish rreth 40 mije banore, (pra rreth viteve 1750) gjithe Globi kish nje popullate rreth 700 milion banore. D.m.th, krahasuar me sot, kur globi ka rreth 6 miliard njerez, do te ishte njesoj sikur te kishim te benim me nje qytet me rreth 400 mije banore. Shkaterimi i dikurshem i Voskopojes do te mund pra te perngjasohej si dhe me shkaterimin e sotem te nje qyteti me rreth 400 mije apo gjysem milioni banore".

    Kush ka qene qellimi juaj per studimet mbi kete Metropol dije dhe tregetie?

    "Qellimi im ka qene pra, te kerkoj ku mund dhe te evidentoj, familje te vjetra, te harruara, te humbura, me origjine nga Voskopoja. Ne kete kuader, kam pregatitur nje liber (studim) qe e kam derguar per botim, ku duke hulumtuar per shume vjet historine e ketij qyteti, kam mundur te gjej ne literature, kataloge, shenime historike, etj. etj. e deri ne gure vorezash, mbi 200 familje te vjetra pak te njohura voskopojare, te cilat, bazuar ne burimin ku i kam gjetur, i kam renditur ne formen e nje regjistri, sipas kohes se shfaqjes neper dokumente dhe sipas rendit alfabetik, pergjate nje koheshtrirje nga v. 1550 -1900.

    Kjo eshte njera ane, ne nje studim tjeter qe e kam ne dore, do te paraqis rreth 100 familje te tjera te njohura dhe te degjuara voskopojare te shperndara kudo ne bote, duke folur shkurtimisht per historikun e seiciles, personat me evidente qe kane dale prej tyre dhe mundesisht, perpilimin e gjenealogjise ose fragment-gjenealogjie, per seicilen prej tyre. Kete studim, te cilin e kam ne doreshkrim, besoj se do ta kem per shtyp gati aty nga fundi i vitit".

    Dicka per Familjen e madhe te baroneve Sina dhe ku degjohet ajo me shume?

    "Familja Sina ka qene me origjine nga Voskopoja. Me djegjen e qytetit ata iken ne zonat Danubiane dhe pastaj u vendosen ne Vjene, ku bene pasurira perrallore. Ata u ngjiten ne rangjet e aristokracise vjeneze me titujt barone, u nderkryqezuan me familje kontesh dhe pervec kesaj, fale fuqise ekonomike kane luftuar ne nje konkurence te forte duke dale fitimtare, aty nga mesi i shekullit te 19-te, me familjen e njohur te Rotschildeve per te shtene ne dore monopolin e trenave ne Austri. Kane disponuar prona te pa tundshme: pallate, (perfshire ketu edhe pallatin e mbretereshes Sisi ne Godollo te Hungarise), fabrika filature, avullore, te cilat lundronin ne gjithe Danubin, etj etj. dhe deri banja termale, vila luksoze. Ato ishin ne shume vende ne Austri, Venecie, Hungari, Sllovaki, Moravi, Bohemi, Rumani, etj. Nje gazete irlandeze e vitit 1856 i konsideron Sinat, si me te pasurit ne Bote per ate kohe. Kane kontribuar duke qene investuesit kryesore ne ngritjen e ures se varur te Budapestit; kane themeluar Akademine e Athines, Akademine e Shkencave te Budapestit, rinovimin e pallatit De Grassi-Sina ne Canal Grande te Venecias etj. etj. Te gjitha keto- i kam paraqitur ne nje studim i cilin e kam edhe kete gati".

    Ku i shikoni me shume lidhjet e Voskopojes me Bizantin dhe cfare teorish qendrojne me shume?

    "Nder teorite me te pranueshme, te cilat perpiqen te hedhin drite mbi themelimin e ketij qyteti, eshte edhe ajo e themelimit te tij prej te vajturish aty (le ti quajme keshtu) prej Kostandinopojes, pra Bizantit. Dy jane mbeshtetesit kryesore te kesaj teorie: 1) Johan Georg Von Hahn, ish konsulli austro-hungarez ne Janine (1847) dhe nje nder albanologet me ne ze, autoriteti i te cilit per ceshtjet historike te trojeve tona eshte i pa diskutuar. Ai thote se Voskopoja eshte themeluar prej intelektualesh bizantine, te cilet ne rrugen e tyre te shtegtimit per ne Itali, pas renies se Kostandinopojes me 1453, gjeten fillimisht strehe ne kete vend. Ky i fundit, ne kete kohe- ende gezonte lirine dhe pastaj, pas pushtimit total turk, mbeten aty ne pamundesi qe te shkonin e te hidheshin matane detit, duke mbjellur keshtu ne kete vend, farat e erudicionit te tyre. Hahn nuk referon burime per kete argument por, thuhet se ai pati kaluar ne dore dokumenta, qe bazonin kete trajtim".

    Pse erdhen ata ne Voskopoje?

    "Voskopoja ndodhej ne ane te "Via Egnatia", dhe ishte ne gjirin e principates se Muzakajve dhe per me teper, prane qendres (pallateve) te kesaj principate, qe ishin ne Zerec te Oparit. Vete Muzakajt pretendojne se ishin me origjine molloso - bizantine".

    Te vazhdojme argumentat

    "Kurse se dyti, prifti jezuit Cordignano duke studiuar historine e Voskopojes arrin ne konkluzionin se jo vetem qe ky qytet u themelua prej bizantinesh por, se nje pjese e tyre ishin prej Lagjes se Gjenovezeve, qe ndodhej brenda Kostandinopojes- krahas edhe lagjeve te tjera qe kish ky qytet kozmopolit. Nuk dihet se ku bazohen keto te dhena por, nuk perjashtohet mundesia qe ky prift te kete shfrytezuar arkiva te vjetra te Venedikut apo dhe te Vatikanit. Etj..Etj.."

    "Kam grumbulluar plot material, qe besoj se do ta bej te njohur ndonjehere, fluturimthi po them te meposhtmet: Jam i mendimit se Voskopoja eshte themeluar prej elementesh bizantine per keto arsye: Themelimi i Voskopojes ka nje date fikse, vitin 1338. Asnje themelim spontan, evolutiv (themelim qe nuk ka nje cast por nje periudhe kohe graduale ngulitjeje), dhe i rastit, nuk lidhet dhe mbetet ne kujtese dhe ne histori, me nje date fikse, qe eshte vecem date, dhe e pa mbushur me ndonje ngjarje. Ne ndryshim, kjo date 1338 (e themelimit te Voskopojes) lidhet me nje ngjarje te Malesise se Oparit ku futet edhe Voskopoja. Gjithashtu duhet ditur se ne kete periudhe, kjo krahine ishte nen Principaten e Muzakajve dhe keta te fundit ishin princer vasale te Bizantit.

    Ne kete vit pra, ka ardhur ne keto ane perandori-historian, Johan Kantakuzeni i cili perforcoi aty pozitat perandorake. Treqind e pesedhjete vjet me pas, patriarku voskopojar Joasaf, i ka deklaruar princit Eugjen te Austrise se origjina e tij (pra e Joasafit) ishte prej Kantakuzeneve. Gjithashtu, ne ish kishen e dikurshme te Shen e Premtes (themeluar ne kohen e Paleologeve) ndodhej nje varr shume i vjeter, i quajtur "Varri i gjeneralit". Gjithashtu, ne Kodikun e madh te Shen e Prodhromit me 1657, gjejme nder banoret e Voskopojes se kesaj periudhe edhe mbiemrin Kostandinopoliti (Stambollxhiu).

    Gjithashtu, duhet ditur se nje pjese e mire e intelektualeve bizantine dhe sidomos e klerit dhe aristokracise tregtare flisnin edhe ata nje idiome latine dhe kjo fale ecjes paralele, qe pati per shume shekuj edhe ne Oborrin e Bizantit dhe me gjere, latinishtja (si relike e perandorise se madhe romake) dhe greqishtja.

    Une besoj se edhe logjikisht, ne te gjitha llojet e kend veshtrimeve, eshte me e qendrueshme te pranojme se ishin eruditet bizantine, te cilet qendruan ne anet tona, ata qe themeluan Voskopojen dhe se ata e bene kete, mbasi edhe ata, gjeten aty nje terren ku mund te qendronin, gjeten nje qender principate, gjeten nje ambjent qe ishte i pershtatshem edhe per mendimin intelektual te tyre, me kulture per te mirepritur kulturen. Gjin Muzaka, i cili u largua prej Zereci me 1470, njihte nje sere aforizmash te Pirros se Madh, dhe kish nje kulture dhe njohje te Historise se Bizantit qe eshte per tu admiruar, ai ishte i tille qe admirohej prej njerezish me kulture, por dhe qe, edhe ai i admironte ata.

    Pra, mendoj se kjo linje shpjegimi eshte me e qendrushme, sesa te pranojme gjithmone teori autarqike, se gjithmone te gjitha i bejme me forcat tona dhe se arritem per 300 vjet, te kalojme nga barangat e barinjve, ne analizat e filozofise se Aristotelit dhe Platonit dhe ne emertime te tilla te shkollave si "Akademia e Re", por dhe te nxjerrim bashke-nxenes te Erasmusit te Roterdamit, apo dhe njerez me pasuri perrallore qe themelonin Akademi e jo stane, etj. Thjesht, une mendoj ashtu si dhe Hahn".
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Tema tė Ngjashme

  1. Vjedhjet dhe dhunimet e Kishave Orthodhokse
    Nga Brari nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 02-02-2012, 06:10
  2. Krishterimi nder shqiptare
    Nga Anton nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-06-2008, 13:52
  3. Monumentet kulturore tė Voskopojės nė rrezik!
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 15:10
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Shkaterrimi i Voskopojes
    Nga Pasiqe nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 18:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •