
Postuar mė parė nga
Pratolini
Kur kisha shkund kembanen dhe endrrat zgjon nga gjumi
flamujt e modernizmit permbi asfalt peshtyjne tym
kur alarmi ores sime kendon sa s’ka me fryme
digjet shtrati im tave e une brenda tij brumi
Peticion i zhveshur nudo pa te kalbetit zinxhire
perpelitem nen lengim te marr zjarr nga cdo ane
zemra ime furre dhe shpirti gaz butan
binom burim pa fund qe arsyen me kane mpire
Arsyen qe mes detrash diku larg eshte fundosur
relike nje epoke tashme per histori
makiazh banal me ngjyra por qe ende duken gri
krenare per nga jashte, perbrenda sakatosur
Perse Piktori im, me trego perse s’me fshin
vizato aty mbi mua nje qen te jargavitur
do duket shume me mire se dikush me shpresat shitur
deshmitar i nje deshtimi qe mes kohesh e perpin
Apo ndoshta une te njoh dhe ky eshte nje gabim
mund te jem nje pjese e jotja dhe ende se kuptoj
injorant ne furren time vazhdoj dhe lengoj
rebel bertas me merr ose me sill nje shpetim !
Ps : Kjo poezi eshte postuar edhe me pare ne forum por ne nje teme joletrare keshtu qe mendova ta risjell serisht ( me pak ndryshime ) ne kete pjese te forumit !
Pratolini
Krijoni Kontakt