
Postuar më parë nga
Kandili 1
Ka dicka te vertete ne kete qe e tha me lart Barati.Ka shume fakte e dokumente qe e vertetojne
Rrezikun e shuarjes se shtetit shqiptar pas LIIB!
Nje liber qe i spjegon koxha keto fakte eshte:
Ceshtja Shqiptare Ne Analet Diplomatike Amerikane( 1918-1945), nga autori Prof.Dr.Masar Kodra (botuar ne Shkup me1997, ne Sh.B. „Logos-A“)
Nder armiqet kryesore qe luftonin kunder pranimit te shtetit shqiptar, ishte greku i zi.
Sai perket E.Hoxhes dhe qendrimit te tij ndaj Kosoves.
Nuk di, pse jemi kaq siperfaqesore ne gjykimin e rrethanave historike?!
Enver Hoxha s`e ka shite kurre Kosoven.As nuk ka mund ta mbaje.
Shqiperia ne ate kohe ka qene nje shtet gati feudal,pa industri fare dhe pa aleate te sinqerte.Aleatet e forte dhe te sinqerte i ka pasur Jugosllavia e jo Shqiperia e vogel dhe e rraskapitur nga skamja e
Analfabetizmi.
Ne mund te flasim si te duam, ama nje te vertete nuk guxojme ta mohojme kurre!Ne luften e dyte B. ne Shqiperi ka pas vrasje te shqiptareve nga shqiptaret,mirepo lufta kryesore eshte bere kunder armikut fashist italiano-gjerman.Pikerisht fale kesaj lufte te shqiptareve,Shqiperia,megjithese me shume veshtiresi, arriti te pranohet si shtet.
Greku i zi s`ka lene sen pa provue,per te pengue pranimin e shtetit shqiptar.
Jugosllavia i kishte planet gati ta fus ne gjiun e vet Shqiperine, si republiken e shtate.Keto pune dihen.
Diktatura ishte e poshter kudo.Diktatura shqiptare ishte pak me e poshter se kudo!
Mirepo, diktatura ne Shqiperi e beri shtetin,me te gjitha institucionet qe i duhen shtetit.
Problemi eshte se Shqiperise i ishte e domosdoshme qe t`i kaperceje disa shkalle pernjehere,nga shteti feudal ne shtet industrial-kuptohet,me industri modeste.
Jam i bindur,sado subjektive te tingelloje kjo, qe shqiptaret sot,jo vetem ata te shtetit ame,mesatarisht nuk qalojne per nga niveli arsimore ne raport me popujte tjere ballkanik.
Pa qene fare kompetent ne lemine e historise, ua them me bindje te plote:
ishte shume fat i madh,per te gjithe shqiptaret, qe u pranua si shtet Shqiperia,edhe pse shume e cunguar!
Kur kihet parasyshe sa armiqet i kemi pase dhe i kemi perreth, eshte fat i madh qe ne flasim me njeri tjetrin shqip!
Krijoni Kontakt