Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    L'ennui ( frymezuar prej Bodler )

    Kur kisha shkund kembanen dhe endrrat zgjon nga gjumi
    flamujt e modernizmit permbi asfalt peshtyjne tym
    kur alarmi ores sime kendon sa s’ka me fryme
    digjet shtrati im tave e une brenda tij brumi

    Peticion i zhveshur nudo pa te kalbetit zinxhire
    perpelitem nen lengim te marr zjarr nga cdo ane
    zemra ime furre dhe shpirti gaz butan
    binom burim pa fund qe arsyen me kane mpire

    Arsyen qe mes detrash diku larg eshte fundosur
    relike nje epoke tashme per histori
    makiazh banal me ngjyra por qe ende duken gri
    krenare per nga jashte, perbrenda sakatosur

    Perse Piktori im, me trego perse s’me fshin
    vizato aty mbi mua nje qen te jargavitur
    do duket shume me mire se dikush me shpresat shitur
    deshmitar i nje deshtimi qe mes kohesh e perpin

    Apo ndoshta une te njoh dhe ky eshte nje gabim
    mund te jem nje pjese e jotja dhe ende se kuptoj
    injorant ne furren time vazhdoj dhe lengoj
    rebel bertas me merr ose me sill nje shpetim !

    Ps : Kjo poezi eshte postuar edhe me pare ne forum por ne nje teme joletrare keshtu qe mendova ta risjell serisht ( me pak ndryshime ) ne kete pjese te forumit !

    Pratolini

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    L'ennui ( 2 )

    Ata ecin
    ai gjithmone aty
    ajo pret
    dhe ju shihni

    Lidheset e kepuceve
    lepijne gjithmone aty
    zig-zage mbi trotuar
    dhe une vetem shoh

    Ata s duhet te ecin
    dhe ai s duhet te jete aty
    pritja e saj duhet te kete fund
    dhe ju te mos shihni

    Merzia ime ka nevoje per ngjyra !

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Kur kisha shkund kembanen dhe endrrat zgjon nga gjumi
    flamujt e modernizmit permbi asfalt peshtyjne tym
    kur alarmi ores sime kendon sa s’ka me fryme
    digjet shtrati im tave e une brenda tij brumi

    Peticion i zhveshur nudo pa te kalbetit zinxhire
    perpelitem nen lengim te marr zjarr nga cdo ane
    zemra ime furre dhe shpirti gaz butan
    binom burim pa fund qe arsyen me kane mpire

    Arsyen qe mes detrash diku larg eshte fundosur
    relike nje epoke tashme per histori
    makiazh banal me ngjyra por qe ende duken gri
    krenare per nga jashte, perbrenda sakatosur

    Perse Piktori im, me trego perse s’me fshin
    vizato aty mbi mua nje qen te jargavitur
    do duket shume me mire se dikush me shpresat shitur
    deshmitar i nje deshtimi qe mes kohesh e perpin

    Apo ndoshta une te njoh dhe ky eshte nje gabim
    mund te jem nje pjese e jotja dhe ende se kuptoj
    injorant ne furren time vazhdoj dhe lengoj
    rebel bertas me merr ose me sill nje shpetim !

    Ps : Kjo poezi eshte postuar edhe me pare ne forum por ne nje teme joletrare keshtu qe mendova ta risjell serisht ( me pak ndryshime ) ne kete pjese te forumit !

    Pratolini
    Pratolini, do te te flas hapur, siē e mendoj.

    Per mendimin tim kokulur, kjo "poezi" eshte nje goditje huq. Them se nuk eshte kapur as tabela, te mos shkoj me tej per dhjeten.

    E ke ndertuar ne strofa katervargeshe. Bukuri. Perveē ndonje poezie alla Trakl (hermetike, katervargeshe por pa rime), poezite katervargeshe jane te rimuara.

    AABB
    ABAB
    ABBA

    Ti ke zgjedhur rimen ABBA. Shume bukur. Mirepo, kerkimi i rimes me ēdo kusht, ose siē thuhet ndryshe "i terhequr per flokesh" ka bere qe poezia ka dale jashte kontrolli. Sa rrokjesh e ke vargun ? Nje varg me 11 e tjetri me 17, ketu nuk shkon. Me vjen keq, por ska pionier apo fatos qe e reciton poezine tende. Te ngelet ne fyt nga pamundesia e nje ritmi. Ritmin do t'ia jepte respektimi i rrokjeve te njellojta gjate gjithe poezise. Kjo nuk eshte respektuar.

    Nga ana tjeter, duke kerkuar rimen e deshperuar, ti je futur ne nje gjuhe aspak poetike me fjale te tilla si "gaz butan", "tave", "brum", etj.

    Tjeter : ne strofen e pare, nuk merret vesh perse e ve oren ne zile. Sepse zgjimin ta ben kembana e kishes.

    Tjeter : endrrat nuk zgjohen nga gjumi. Nese ka diēka qe nuk fle gjate gjumit tone, keto jane endrrat. Ato flene vetem kur ne jemi zgjuar. Me kushtin sidoqofte qe te mos shohim endrra me sy hapur. Prandaj ai vargu "kur endrrat zgjohen nga gjumi", nuk shkon dhe eshte pa kuptim.

    Si perfundim, poezia eshte e rende, e parecitueshme apo e lexueshme, dhe kryesorja, nuk e prek fare lexuesin. Ne fund te leximit, nuk mbahet mend asgje.

    Te uroj gjithe te mirat.

  4. #4
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Pershendetje i nderuar.
    Do perpiqem ti marr parasysh dhe ti shoh me vemendje pikat per te cilat me ke kritikuar.

    Sa per punen e endrrave, ka qene pikerisht ideja e enderrimtareve me sy hapur. Ne fund te fundit jane ata qe e vuajne me shume merzine, monotonine dhe njetrajtshmerine e reales. Ka qene thjesht menyra ime per te trajtuar idene se : These are hard times for dreamers !

    Rrokjet : Ne artin aestetik nuk perben peshe numri i tyre, mirepo kur kjo rekuperohet me ane te ritmit dhe muzikalitetit qe te ofron vargu, te cilin mesa duket une nuk kam arritur ta ofroj dhe per kete te jap te drejte.

    Zgjimi : Eshte i duplikuar me qellim, situate paranoje. Tentativa e deshtuar e enderrimtarit per te perjetuar zhgenjimin, vetem kjo i siguron qe gjithe kohes do mbetet nje enderrimtar.

    Te falenderoj per kritiken !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zė zė zė.. je vertet nje goxha zė i vlefshem e interesant ketu..

    ka lezet kur lexon mendimet e tua ne forum te letersise..
    po mo harxho bateri me kte praton..

  6. #6
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    L'ennui (3)

    Nder peshtyma
    apo pshurrje
    te majmuneve qe flasin

    Shpirti im tronditet dhe ndahet permes

    Nder fusha
    apo fjorde
    ku heshtja eshte Ion

    ekzistenca e tij drejtohet te mos vdese

    Por majmunet
    bashke ne turme
    qe zionin me perthyejne
    me rikthejne
    serish aty
    ndergjegjen me *** lyejne

    virgjeria e kerkuar duhet ende qe te prese...

Tema tė Ngjashme

  1. Muslimanet dhe Kryqezimi i Krishtit
    Nga berat96 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 29-08-2002, 02:44
  2. Pa titull(i frymezuar nga ju)
    Nga dimegeni nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-05-2002, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •