Njė nga nismat e rėndėsishme tė ndėrmarrė nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės (METE) ėshtė reforma e procedurave tė regjistrimit tė biznesit. Kjo reformė do tė reduktojė nė njė ditė kohėn e regjistrimit kėrkuar pėr bizneset e reja dhe do tė kombinojė nė njė procedurė tė vetme tė gjithė hapat e regjistrimit duke pėrfshirė regjistrimin pėr efekt tė taksave.
Njė ligj I ri pėr reformėn nė regjistrimin e biznesit ka hyrė nė fuqi nga Parlamenti nė 3 Maj 2007. Ligji 9723 "Pėr Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit" themelon Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit (QKR) si njė institucion tė ri publik nė nivel qėndror. Ky ligj dhe ngritja e QKR ėshtė njė nismė e qeverisė shqiptare dhe METE e mbėshtetur nga Marrėveshja Prag e Sfidės sė Mijėvjeēarit pėr Shqipėrinė, administruar nga USAID.
Kjo reformė ėshtė njė hap domethėnės nė programin e pėrgjithshėm tė qeverisė pėr pėrmirėsimin e klimės sė biznesit nė Shqipėri. Reforma ofron disa pėrfitime tė rėndėsishme si pėr bizneset shqiptare edhe pėr investitorėt e huaj:
Proces mė i thjeshtė, mė i shpejtė dhe me mė pak shpenzime pėr regjistrimin e bizneseve tė reja
Regjistrim i njėkohshėm nė administratėn e taksave, nė sigurimet shoqėrore, nė sigurimet shėndetėsore dhe nė Inspektoriatin e Punės, nėpėrmjet pėrdorimit tė njė procedure tė vetme aplikimi
Sportele aplikimi pėr regjistrimin e biznesit nė mbarė Shqipėrinė, duke i mundėsuar njė biznesi kryerjen e tė gjithė procedurave tė regjistrimit nė nivel tė qeverisė vendore
Qasje e lirė e publikut nė informacionin e Regjistrit Tregtar nėpėrmjet Internetit.
Qendra Kombėtare e Regjistrimit do tė fillojė aktivitetin e saj rreth fundit tė vitit 2007. Karakterisitikat kryesore tė QKR dhe tė procedurave tė reja tė regjistrimit tė biznesit janė:
![]()
1. Rrugėzgjidhja "one-stop-shop" pėr regjistrimin e biznesit.
QKR do tė ofrojė njė zgjidhje "one-stop-shop" pėr regjistrimin e biznesit. QKR do tė shėrbejė si sportel i vetėm pėr tė gjitha llojet e entiteteve tė biznesit nė mbarė Shqipėrinė, pėr tė kryer dhe aplikuar pėr tė gjitha proceset e regjistrimit tė biznesit, duke pėrfshirė regjistrimin e taksave nė nivel kombėtar dhe vendor (bashkiak), sigurimin shėndetėsor dhe shoqėror, Inspektoriatin e Punės dhe Institutin Kombėtar tė Statistikave.
2. Regjistrimi elektronik I biznesit.
QKR do tė ofrojė kapacitete maksimale pėr regjistrimin elektronik tė bizneseve, si dhe qasje nė informacionin e Regjistrit Tregtar pėrmes Internetit. QKR do tė inkurajojė pėrdorimin e procedurave elektronike tė regjistrimit pėrmes Internetit, ndėrsa dokumentat jo-elektronike do tė hidhen nė bazėn e tė dhėnave tė QKR, pėr tė lehtėsuar procesin dhe pėr tė mundėsuar marrjen e informacionit nga publiku.
3. Regjistri tregtar elektronik:
Regjistri Tregtar do tė mbajė tė dhėnat pėr tė gjitha tipet e entiteteve tė biznesit dhe do tė jetė njė bazė tė dhėnash unike, e vetme dhe uniforme. QKR do t'ju ofrojė publikut, investitorėve tė huaj dhe agjensive qeveritare qasje tė plotė elektronike nė informacionin e Regjistrit Tregtar.
4. Regjistrimi ėshtė i mundshėm nė mbarė Shqipėrinė.
QKR, duke qenė njė ent dhe bazė tė dhėnash unike dhe i centralizuar, do tė ofrojė sportele shėrbimi nė tė gjithė vendin, duke funksionuar ne zyrat e bashkive te cilat do te jene tė lidhura me Regjistrin Tregtar tė QKR. Kjo do ti mundėsoje bizneseve nė tė gjitha rajonet e vendit tė pėrfitojnė nga shėrbimet e regjistrimit tė biznesit nė njė zyrė shumė pranė vendbanimit te tyre.
5. Plotesimi I standardeve nderkombetare per regjistrimin e biznesit:
QKR dhe procedurat elektronike te tij do tė bėjnė qė Regjistri Tregtar shqiptar dhe regjistrimi i biznesit tė pėrputhen plotesisht me tė gjitha direktivat e zbatueshme te Bashkimit Europian dhe do t'i beje regjistrimin e biznesit dhe informacionin e Regjistrit Tregtar plotesisht te aksesueshem per pėqrdoruesit shqiptarė, si edhe per perdoruesit e huaj tė biznesit.
6. Shumė pėrfitime pėr bizneset.
Ligji i ri i propozuar pėr QKR e shndėrron procesin e regjistrimit tė biznesit nga njė proces me shumė faza qė kėrkonte vendim-marrje ligjore nga gjykata, nė njė proces administrativ me njė ndalesė. Procedurat e regjistrimit tė QKR-sė do ta thjeshtojnė dhe reduktojnė dukshėm koston e shėrbimeve pėr regjistrimin e biznesit, duke reduktuar nė njė ditė tė vetme periudhėn e nevojshme pėr tė regjistruar njė biznes tė ri dhe pėr tė bėrė ndryshime nė informacionin pėr kompaninė e regjistruar. Liēensat qė kėrkohen pėr aktivitetet specifike do tė merren nė vijim, dhe nuk do tė jenė mė kusht qė duhet pėrmbushur para regjistrimit tė biznesit dhe regjistrimit tatimor. Tė gjitha kėto do tė pėrmirėsojnė dhe thjeshtojnė procedurat pėr regjistrimin e bizneseve dhe tė sipėrmarrėsve tė rinj.
Lexo mė shum....
Krijoni Kontakt